Albatlanta

Withers : Vepra qė ka lėnė pas qeveria aktuale shkon tėrėsisht kundėr ndėrtimit tė demokracisė
Skender Minxhozi
Ish- ambasadori amerikan nė Tiranė, John Withers, nė njė intervistė pėr revistėn JAVA thotė se ėndrra e vitit 1912 nuk ėshtė pėrmbushur akoma. Sipas tij, lufta pėr liri nuk ėshtė fituar akoma. Ai tha se Ismail Qemali dhe tė tjerė patriotė do ishin turpėruar po tė shihnin kėtė qeveri moskokėēarėse se si tkurr liritė. Withers tha se ka frikė se zgjedhjet do jenė sėrish tė njollosura, ndėrsa theksoi se zgjedhjet lokale nė Tiranė ishin turpėruese. Ish- ambasadori tha se kjo qeveri pėrpiqet tė fajėsojė tė tjerėt pėr dėshtimet e saj politike. Withers tha se kjo qeveri nuk qeveris, por sundon. “Ajo nuk kryen funksionet elementare pėr tė cilat ėshtė nė pushtet,” u shpreh ai. Withers flet me tone tė ashpra pėr gjyqėsorin dhe pėr korrupsionin nė vend. “Prandaj i ndoqa me shumė dhimbje veprimet e gjykatės jo vetėm nė rastin e gjyqit tė Gėrdecit, por edhe nė rastin Meta, nė tė cilin, sipas asaj qė shihje, gjykatėsit bėnė pėrpjekje tė paimagjinueshme pėr tė hedhur poshtė evidencėn e pakundėrshtueshme tė shkeljes sė ligjit,” thotė Withers.

Ish- ambasadori e mbyll intervistėn duke thėnė se askush nuk e ndal dot demokracinė. “Historia po priret drejt demokracisė. Askush nuk mund ta ndalojė kėtė, e padyshim as ata pak udhėheqės regresivė, tė cilėt, siē ka thėnė Presidenti Obama “janė nė anėn e gabuar tė historisė.” Shqipėria ka qenė gjithnjė nė udhėkryqin e historisė. Dhe aty jeni sėrish. Ngrini zėrin pėr demokracinė tuaj, ngulni kėmbė pėr tė kėrkuar tė drejtėn tuaj tė lindur si njė popull i lirė, dhe nė fund keni pėr tė fituar”.

Zoti Ambasador, Ju keni ngritur zėrin pėr tė mbėshtetur pėrparimin e parimeve dhe institucioneve demokratike nė Shqipėri. Tetėmbėdhjetė muaj pasi jeni larguar nga Shqipėria si do ta pėrshkruanit gjendjen e demokracisė nė vendin tonė sot?

Mė lejoni qė t’i pėrgjigjem kėsaj pyetje nė kėtė mėnyrė: njė shekull mė parė, njė grup i vogėl patriotėsh shqiptarė, tė udhėhequr nga Ismail Qemali, shpalli ēlirimin e Shqipėrisė nga sundimi i huaj dhe ngriti flamurin e Skėnderbeut nė truallin shqiptar, pėr herė tė parė pas pesėqind vjetėsh. Ato ngjarje do tė festohen me krenari nga shqiptarėt anembanė botės, gjatė kėtij viti.

Burrat dhe gratė e guximshme qė ngritėn atė flamur nė Vlorė nė 28 nėntor 1912 kishin pak armė dhe burime. Ata pėrballeshin me armiq nė ēdo anė. Por ata ishin tė frymėzuar nga traditat e mėdha liridashėse tė popullit tuaj dhe parimet vizionare tė presidentit amerikan Woodrow Wilson, njė shembull i vlerave demokratike universale. Qemali dhe bashkėpunėtorėt e tij shpresonin ta ndėrtonin shtetin e tyre tė porsalindur mbi kėto vlera. Por ēfarė do tė mendonin vallė ata patriotė tė mėdhenj shqiptarė, nėse do tė shihnin se si ėshtė politika e sotme shqiptare? A nuk do tė zhgėnjeheshin ata nga dasitė qė mbizotėrojnė mes dy partive tė mėdha politike – dasi kaq tė thella sa e kanė bėrė qeverisjen, pėr tė mos folur pėr reformat qė i nevojiten aq shumė vendit, tė ngelet nė vend? A nuk do tė pezmatoheshin ata po tė shihnin sesi po tkurren ato liri, pėr tė cilat ata luftuan me aq trimėri dhe pėrballė vėshtirėsish aq tė mėdha, nga njė qeveri moskokėēarėse? A nuk do tė trishtoheshin ata po tė shihnin sesi po abuzohet me idealet demokratike pėr tė cilat ata sakrifikuan aq shumė, nga zyrtarė tė etur pėr pushtet e qė pėrpiqen me dėshpėrim vetėm pėr tė mbajtur pushtetin? Nėse kėta patriotė do tė mund tė flisnin sot, nuk kam asnjė dyshim qė do tė na thoshin se ėndrra e 1912 ende nuk ėshtė pėrmbushur dhe se lufta pėr liri nuk ėshtė fituar akoma.

Kjo intervistė po zhvillohet pothuajse ekzaktėsisht nė pėrvjetorin e katėr tė tragjedisė sė Gėrdecit. Katėr vjet pas shpėrthimeve, ēfarė pėrfaqėson Gėrdeci? Ēfarė ndryshoi nė Shqipėri pas asaj ngjarjeje tragjike? Ēfarė na tregon mėnyra sesi ėshtė trajtuar kjo ēėshtje, pėr qeverinė dhe pėrkushtimin e saj ndaj popullit shqiptar?

Reagimi i qeverisė ndaj tragjedisė sė Gėrdecit mbetet njė prej dėshtimeve tė saj mė tė mėdha. Nuk duhet harruar kurrė se nė radhė tė parė Gėrdeci ėshtė njė tragjedi njerėzore. Teksa fragmentet e mprehta e tė pėrvėluara tė metalit ranė si shi nga qielli, njerėzit humbėn tė dashurit e tyre, pėrfshirė fėmijėt, nė njė ngjarje qė mund tė pėrshkruhet vetėm si njė akt kriminal. Tė tjerėve, qė u plagosėn rėndė nga ciflat, iu ndryshoi jeta pėrgjithnjė. Askush nuk mund t’ua kthejė mė tė vrarėt familjeve apo t’i shėrojė sėrish ato trupa tė dėrrmuar. Por, ėshtė njė pėrgjegjėsi themelore e qeverisė qė tė garantojė qė drejtėsia tė vihet ne vend dhe qė viktimat e kėsaj bėme tė tmerrshme tė shohin, qė ata qė mbajnė pėrgjegjėsinė ligjore e morale pėr kėtė krim, tė japin llogari pėr veprimet e tyre. Por, qeveria shqiptare jo vetėm qė ka neglizhuar zbardhjen e tė vėrtetės sė Gėrdecit, por nė fakt, ka ushtruar nė maksimum pushtetin e saj, pėr tė mos lejuar qė e vėrteta tė dalė nė shesh. Me sulmet e saj tė egra kundėr prokurorėve qė hetonin kėtė krim, me sulmet e saj kundėr gjykatave dhe medias, me mbrojtjen e atyre, qė si ish-ministri i mbrojtjes Mediu, mbajnė pėrgjegjėsi morale, nė mos ligjore, pėr kėtė tragjedi, qeveria ka treguar qartė vendosmėrinė e saj tė palėkundur pėr tė mos lejuar zbardhjen e tė vėrtetės. Pyetja qė unė i bėj vetes – dhe qė duhet t’i bėjnė vetes edhe shqiptarėt – ėshtė pėrse. Ēfarė ka nė lidhje me Gėrdecin, qė qeveria nuk do qė ju ta dini?

Gjatė ditėve tė fundit, nė kontekstin e vendimit tė Gjykatės sė Tiranės nė gjyqin e Gėrdecit, janė ngritur pikėpyetje tė tjera. Askush nuk e ka mbrojtur mė fuqimisht sesa unė pavarėsinė e gjyqėsorit shqiptar. Por edhe pėr ata qė besojnė fort nė autonominė e gjykatave, kėto vendime janė tė ēuditshme, e madje zhgėnjyese. Rast pas rasti, Gjykata dha vendime pėr “dhunimin e rregullave tė sigurisė nė punė” dhe “shkatėrrimin e pronės pėr shkak tė neglizhencės.” Por si ka mundėsi qė ajo iu shmang me kaq pėrpikmėri elementit kyē, faktit qendror tė tragjedisė sė Gėrdecit: qė 26 njerėz tė pafajshėm u vranė nga ato shpėrthime dhe qė dikush ėshtė pėrgjegjės pėr ato jetė? Si shpjegohet hezitimi i Gjykatės pėr tė adresuar kėtė pyetje themelore? A mos vallė nuk e di se ēfarė ndodhi nė Gėrdec nė 15 mars 2008? E si mund tė japė njė vendim pėr shkatėrrimin e pronės, por jo pėr shkatėrrimin e jetėve? A mos vallė ėshtė e pashpirt? Apo ka frikė? Nėse ka frikė, nga kush ka frikė?

Zoti Ambasador, nė media ka njė debat tė madh nė lidhje me nevojėn pėr njė ndryshim madhor tė elitės politike nė Shqipėri. Klasa politike nuk ka ndryshuar qė kur ju u larguat nga vendi. Cili ėshtė mendimi juaj?

Ajo qė duhet tė ndryshojė mė shumė se ēdo gjė tek elita politike shqiptare ėshtė mentaliteti. Sot, klasa qeverisėse shqiptare i pėrmbahet njė koncepti tė vjetėr, e madje regresiv, se gėzon privilegje nė raport me njerėzit e zakonshėm, se ka imunitet nga sundimi i ligjit, se nuk i nėnshtrohet vullnetit tė popullit. Asgjė nuk ka influencuar pėr tė minuar progresin drejt demokracisė qė i duhet vendit, mė shumė sesa kėto qėndrime arkaike tė njerėzve me pushtet. Shqipėria ėshtė njė demokraci e re. Gjatė mė shumė se njėzet vjetėve qė kanė kaluar qė prej rėnies sė komunizmit, nevoja e saj mė e madhe ka qenė ndėrtimi i institucioneve kyēe tė njė demokracie: njė gjyqėsor tė pavarur dhe tė besueshėm, njė media tė ēliruar, njė sistem elektoral qė ėshtė realisht i lirė dhe i ndershėm, njė shtet ligjor qė e lufton realisht korrupsionin dhe qė ėshtė njėsoj i vlefshėm si pėr ata me pushtet, ashtu dhe pėr ata pa pushtet, njė kulturė politike qė ėshtė e aftė tė arrijė konsensusin pėr ēėshtjet e mėdha qė lidhen me interesin kombėtar, njė pėrqendrim i pareshtur pėr t’iu pėrgjigjur nevojave tė popullit.

Asgjė prej kėtyre nuk ėshtė arritur. Shikoni qeverinė aktuale. Vepra qė ka lėnė pas shkon tėrėsisht kundėr ndėrtimit tė demokracisė. Ajo ka kanosur gjykatat nė mėnyrė rutinė, madje edhe nėn fasadėn e njė ligji antikushtetues lustracioni. Ka sulmuar nė mėnyrė poshtėruese zyrėn e Prokurores sė Pėrgjithshėm, teksa ajo pėrpiqej tė gjente pėrgjigje pėr tragjeditė qė ndodhėn nė Gėrdec dhe nė 21 Janar 2011. Ėshtė pėrpjekur tė kufizojė liritė e medias, pėrmes ligjeve shtrėnguese dhe jodemokratike dhe pėrmes presionit ndaj ambienteve nė tė cilat funksionon media. Dhe rast pas rasti, ajo ka manipuluar dhe tė drejtėn demokratike mė themelore, procesin elektoral. Ėshtė e trishtueshme, qė pėrkundrejt gjithė punėve tė mira qė mund tė kishte bėrė njė qeveri largpamėse, reformiste dhe pro demokracisė, kjo qeveri ka treguar njė interes aktiv, e madje obsesiv, vetėm pėr njė objektiv: pushtetin, me ēdo mėnyrė qė ka nė dorė. Sikur ta kishte pėrdorur mandatin e saj qeverisės pėr tė avancuar parimet demokratike, ky komb do tė kishte ecur shumė pėrpara. Por siē vėrejmė, njė mundėsi e madhe ėshtė humbur.

Mė lejoni tė jem i qartė. Ajo qė i nevojitet Shqipėrisė nuk janė thjesht politikanė mė rinorė, por njė mentalitet i ri. Burrat e vėrtetė tė shtetit, si Nelson Mandela nė Afrikėn e Jugut apo i ndjeri Vaclav Havel i Republikės Ēeke, ishin burra nė moshė mjaft tė madhe, por besimi tek idealet demokratike ishte thelbi i karakterit dhe qenies sė tyre. Ky besim udhėhiqet ēdo veprim qė bėnin dhe ēdo vendim qė merrnin. Pėr fat tė keq, sot udhėheqėsve shqiptarė, qoftė kur janė nė moshėn e Kryeministrit Berisha apo tė Lulzim Bashės, ky besim ju mungon. Ėshtė me rėndėsi jetike pėr Shqipėrinė, qė tė gjejė tė tjerė udhėheqės – burra dhe gra, tė vjetėr apo tė rinj, tė ēfarėdo feje apo etnie – tek tė cilėt flaka e demokracisė vazhdon tė shndrijė.

Ju keni qenė mjaft kritik ndaj mėnyrės sesi zhvillohen zgjedhjet nė Shqipėri. Njė nga kabllogramet e WikiLeaks, tė dėrguara gjatė mandatit tuaj si Ambasador, shkruan se pavarėsisht njėfarė progresi “Shqipėria mbetet njė vend ku janė tė pranishme manipulimet, abuzimet elektorale dhe praktika tė tjera negative.” Vazhdoni tė jeni i tė njėjtit mendim?

Unė nuk mund tė komentoj mbi elementė specifikė tė raporteve tė WikiLeaks. Nė lidhje me pyetjen mė tė gjerė, mbi shkeljet elektorale nė Shqipėri, historiku i trishtė i zgjedhjeve tė fundit shqiptare flet vetė. Zgjedhjet parlamentare tė vitit 2009 thjesht nuk i pėrmbushnin standardet e pranuara ndėrkombėtare, pavarėsisht pėrpjekjeve tė mazhorancės qeverisėse pėr t’i shtrembėruar raportet ndėrkombėtare, pėr tė provuar tė kundėrtėn. Ndėrsa votimet pėr bashkinė e Tiranės vitin qė shkoi ishin njė farsė dhe, pėr ta thėnė troē, turpėruese pėr vendin.

Mė lejoni tė flas shkoqur: Nuk mė intereson se cili kandidat fiton apo humbet. Por procesi duhet tė jetė i ndershėm. Por kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e tregon veten se nuk ėshtė asgjė mė tepėr, se njė vegėl e partisė nė pushtet, ndėrsa Kolegji Zgjedhor tkurret pėrballė pėrmbushjes sė detyrave themelore qė parashikon mandati i tij, procesi ėshtė qartazi i pandershėm – dhe nė mėnyrė transparente jo demokratik. Unė e di qė pas pėrfundimit tė polemikave mbi zgjedhjet e vitit tė shkuar, ka pasur thirrje pėr njė reformė tė mėtejshme elektorale. Pėr fat tė keq, jam skeptik. Gjėra tė tilla janė provuar edhe mė parė. Nuk kanė funksionuar. Dhe as qė nuk kanė pėr tė funksionuar, derisa udhėheqėsit shqiptarė tė fillojnė t’i shohin zgjedhjet si njė shprehje tė padhunueshme tė vullnetit publik dhe jo si njė pėrpjekje pėr mbajtjen e pushtetit, pėrmes anashkalimit tė tė drejtave demokratike elementare. Pėr sa kohė nuk ėshtė zhdukur ky mentalitet, kam frikė se zgjedhjet nė Shqipėri do tė vazhdojnė tė jenė tė njollosura.

Njė tjetėr kabllogram i WikiLeaks pohonte se pas zgjedhjeve tė qershorit 2009 “njė ndėr pyetjet madhore qė shtrohet ėshtė nėse njė mazhorancė e dobėt do tė jetė efektive nė ndėrmarrjen e reformave qė i nevojiten vendit.” A e keni tani pėrgjigjen e asaj pyetje?

Sėrish, nuk do tė komentoj pėrmbajtjen e kabllogrameve tė WikiLeaks. Por pėrsa i pėrket ēėshtjes sė qeverisjes, nė njė kuptim mė tė gjerė, provat janė shqetėsuese nė qartėsinė e tyre: kjo qeveri sundon, por nuk qeveris; luan politikash, por nuk ndėrmerr reformat e nevojshme; ajo pėrpiqet tė fajėsojė tė tjerėt pėr dėshtimet e saj politike dhe, iu shmanget pėrgjegjėsive, por nuk kryen funksionet elementare pėr tė cilat ėshtė nė pushtet.

Mė sėmboi nė zemėr kur lexova Progres Raportin e fundit tė BE, i cili arrinte nė pėrfundimin se Shqipėria nuk kishte bėrė pėrparim nė asnjė nga fushat ku duhet tė pėrparojė pėr kandidaturėn e saj nė BE. Ėshtė e dhimbshme kur Transparency International dhe agjenci tė tjera tė respektuara ndėrkombėtare raportojnė se institucionet e pavarura, liritė e medias dhe tė drejtat themelore demokratike gjenden nėn sulmin e vetė qeverisė, dhe se demokracia shqiptare ka bėrė hapa prapa dhe ėshtė mė e dobėt se mė parė. Por si mund tė ndodhė kjo nė njė vend, njerėzit e tė cilit janė kaq tė talentuar, aspiratat e tė cilėve pėr tė ardhmen janė kaq largpamėse, dhe tė cilėt kanė punuar kaq shumė e me kaq mundim pėr tė pėrmirėsuar jetėt e tyre dhe tė fėmijėve tė tyre? Unė kam besimin e palėkundur se publiku shqiptar ėshtė mė i menēur se udhėheqja e tij dhe se njė ditė kjo urtėsi ka pėr tė fituar.

Cili ėshtė mendimi juaj mbi debatin e madh qė lidhet me ēėshtjen e korrupsionit nė vendin tonė?

Pak kohė mė parė njė gazetare e njohur ruse ka thėnė – dhe po i perifrazoj komentet e saj – se nė Rusi korrupsioni nuk ėshtė mė njė tumor nė trupin e politikės, qė mund tė hiqet relativisht lehtė. Por, korrupsioni ėshtė si njė helm qė ka hyrė nė gjakun e politikės ruse dhe pėr ta eliminuar atė tani do tė nevojiten masa tė dhimbshme dhe afatgjata. Unė shpresoj sinqerisht qė kjo tė mos jetė e vėrtetė pėr Shqipėrinė. Shqiptarėt janė ndėr njerėzit mė tė ndershėm qė njoh. Integriteti juaj ėshtė me emėr: kur dikush jep besėn, ajo kthehet nė njė lidhje solemne qė nuk duhet shkelur.

Prandaj ėshtė kaq e trishtueshme kur sheh se nė ē’shkallė ėshtė pėrhapur korrupsioni nė Shqipėri, sidomos tek elitat tuaja. Lufta kundėr kėtyre niveleve tė korrupsionit kėrkon mė shumė sesa atė retorikėn boshe qė del nga qeveria nė mėnyrė periodike. Gjėja esenciale qė ju nevojitet ėshtė njė sistem gjyqėsor i fortė dhe i besueshėm. Prandaj i ndoqa me shumė dhimbje veprimet e gjykatės jo vetėm nė rastin e gjyqit tė Gėrdecit, por edhe nė rastin Meta, nė tė cilin, sipas asaj qė shihje, gjykatėsit bėnė pėrpjekje tė paimagjinueshme pėr tė hedhur poshtė evidencėn e pakundėrshtueshme tė shkeljes sė ligjit, qė u ishte vėnė pėrpara. Por ēfarė mesazhi jep njė vendim i tillė i paprinciptė? Qė gjykatat mbrojnė ata qė kanė ndikim dhe para? Qė tė pasurit dhe tė pushtetshmit janė tė pėrjashtuar nga zbatimi i ligjit? Qė nė gjykimin e gjykatės, sundimi i ligjit vlen vetėm pėr ata qė nuk kanė pushtet politik? Nėse ėshtė kėshtu, a nuk janė nė thelb gjykatat, bashkėfajtore nė vetė aktet e korrupsionit qė ato lejojnė qė tė mos dėnohen? Dhe nėse gjykatat nuk e shkulin tumorin e korrupsionit, a nuk ka pėr tė hyrė ai shpejt nė rrjedhėn e gjakut?

Nėse mendoni sot pėr kohėn qė shėrbyet nė vendin tonė, a ka diēka qė do ta kishit bėrė ndryshe?

Po, ka disa gjėra. Sė pari, do tė isha pėrpjekur mė shumė tė mėsoja gjuhėn shqipe. Ėshtė njė gjuhė kaq melodike dhe shprehėse dhe do doja qė tė kisha pasur mundėsinė tė flisja drejtpėrdrejtė me miqtė e mi shqiptarė. Sot, kur dėgjoj shqiptarėt nė Amerikė qė flasin me njėri- tjetrin, mė duket si muzikė e dėgjuar nė njė ėndėrr. Mė zgjon shumė kujtime tė bukura.

Sė dyti, gjatė kohės time nė Shqipėri, unė u pėrpoqa shumė tė takoj sa mė shumė shqiptarė tė zakonshėm. Do tė doja tė kisha pasur mė shumė kohė pėr ta bėrė kėtė, pėr t’u prezantuar me mė shumė njerėz, pėr tė dėgjuar historitė e tyre, pėr tė mėsuar mbi ta si individė. Kėto ishin momentet mė tė bukura pėr mua nė Shqipėri: pirja e njė kafeje me miqtė, shakatė, tė dėgjoja shqetėsimet e tyre, tė pėrthithja gjėrat e menēura qė mė mėsuan. Mė kujtohet njė herė, jo larg prej fshatit Frashėr, kur miqtė qė mė kishin ftuar nė njė drekė, papritur ia morėn kėngės. Njė person udhėhiqte, tė tjerėt i mbanin ison, dhe tė gjitha shkriheshin nė njė harmoni tė mahnitshme. Atje, mes maleve dhe pyjeve, ku jetuan tė tre vėllezėrit e famshėm Frashėri, pasardhėsit e tyre kishin ringjallur muzikėn e njė kohe qė i pėrket historisė. Qe njė moment magjik. Kam pasur shumė momente magjike kur isha mes shqiptarėve. Do doja tė kisha pasur mė shumė kohė.

Zoti Ambasador, sot ju keni shprehur shqetėsimin pėr gjendjen e demokracisė shqiptare, por cili ėshtė parashikimi juaj pėr tė ardhmen?

Pavarėsisht vėshtirėsive pėr tė cilat folėm, unė mbetem shumė optimist pėr Shqipėrinė. Historia ėshtė nė anėn tuaj. Sot qė flasim, teksa pėrballen me mundėsinė e vazhdimit tė sundimit me dorė tė fortė, njerėzit anembanė botės janė duke kėrkuar demokraci. Jo shumė kohė mė parė, kjo ndodhi nė Europėn Lindore. Sot ėshtė radha e Lindjes sė Mesme. Njė ditė demokracia do tė pėrhapet kudo. Sepse nėse historia na mėson njė gjė, ky ėshtė mėsimi mė themelor, se nuk mund tė tallesh me vullnetin e popullit. Nė fund, fuqia e votės sė tyre ka pėr tė fituar.

Historia po priret drejt demokracisė. Askush nuk mund ta ndalojė kėtė, e padyshim as ata pak udhėheqės regresivė, tė cilėt, siē ka thėnė Presidenti Obama “janė nė anėn e gabuar tė historisė.” Shqipėria ka qenė gjithnjė nė udhėkryqin e historisė. Dhe aty jeni sėrish. Ngrini zėrin pėr demokracinė tuaj, ngulni kėmbė pėr tė kėrkuar tė drejtėn tuaj tė lindur si njė popull i lirė, dhe nė fund keni pėr tė fituar.
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com