Albatlanta

Urrejtja e Kryeministrit pėr kritikėn
Andrea Stefani



Kryeministri Berisha u dėgjua pėrsėri tė mallkojė me njė gjuhė tė spikatur urrejtjeje liderin e opozitės, Edi Rama.

Dhe pėrse? Vetėm pėr faktin e thjeshtė se duke bėrė detyrėn e vet, Rama po kritikon mangėsi tė dukshme tė qeverisjes nė pėrballimin e situatės sė vėshtirė tė krijuar nė shumė rrethe tė vendit nga reshjet e shumta tė dėborės. Por pėr njė autokrat si Berisha, qė kėrkon vetėm duartrokitje, kritika ėshtė njė sakrilegj dhe jo mision i parė i opozitės. Prandaj i vėrsulet Ramės me njė fjalor nekrofil, qė e pėrndez mė shumė konfliktin politikė edhe nė kėto ditė acari. E akuzoi Ramėn se po shfrytėzon situatėn e vėshtirė si pasojė e motit pėr tė pėrfituar politikisht. Shton edhe se, kryesocialisti ka “njė pasion tė ēmendur pėr tė pėrdhosur tė vdekurit”. E quan “korb”, “kallogjer”, “Kasandėr tė sė keqes”, “paranojak enverian” apo “pėrdhosės tė kodit tė vdekjes”. Asnjė kryeministėr normal nuk do tė sulmonte me njė intensitet tė tillė sharjesh dhe fyerjesh liderin e opozitės, vetėm se ky i fundit ka guxuar tė kritikojė kryeministrin dhe qeverinė pėr disa punė qė ai dhe opozita qė udhėheq, mendojnė se nuk janė bėrė dhe nuk po bėhen mirė. Ėshtė njė sulm qė rifakton mendėsinė anti-opozitare nė kokėn e Berishės, njė mendėsi qė e percepton opozitėn jo vetėm si tė padobishme dhe tė panevojshme, por edhe si armike tė njerėzve. Ėshtė dikotomia komuniste e pushtetit apo qeverisė sė mirė dhe opozitės se keqe, e qeverisė “popullore” dhe e opozitės “antipopullore”.

* * *

Qė njė opozitė mund tė kritikojė pa tė drejtė njė qeveri, nuk ėshtė njė dukuri e panjohur. Madje, ėshtė njė ekses me tė cilin demokracia bashkėjeton. Edhe vetė Berisha a ka praktikuar pa fund gjatė 8 viteve nė opozitė. Por i papajtueshėm me demokracinė ėshtė sulmi i qeverisė mbi opozitėn me sharje dhe propagandė. Sepse teprimi i kritikės opozitare ndaj qeverisė ėshtė ekses demokratik, ndėrsa teprimi i qeverisė mbi opozitėn ėshtė ekses diktatorial. Po si mund t’i bėjė ballė njė qeveri kritikave, ndonjėherė edhe tė ekzagjeruara tė opozitės? Duke sharė liderin e saj, siē bėn kryeministri ynė? Aspak! Sepse mjetet e qeverisė ndryshojnė nga ato tė opozitės. Opozita ka fjalėn, ndėrsa qeveria ka veprėn. Dhe nėse vepra e qeverisė nuk mund dot fjalėn kritike tė opozitės, kjo do tė thotė se vepra e qeverisė nuk ėshtė e mjaftė. Dhe kudo ku veprat nuk mjaftojnė pėr tė pėrligjur besimin qė i ėshtė dhėnė qeverisė nga zgjedhėsit, kjo e fundit do pėrpiqet tė vėrė nė pėrdorim fjalėt pėr tė kompensuar mangėsitė e veprės sė saj. Pikėrisht kompensimi i mangėsive tė qeverisjes me fjalė, premtime dhe sharje pėr opozitėn, ėshtė shkaku se pėrse shqiptarėt e shohin Berishėn tė dalė pėrditė e pėrnatė nė ekranet e televizorit. Qeveria ka detyrė tė ekzekutojė vullnetin e sovranit. Dhe kur njė ekzekutiv nuk ėshtė i aftė ta kryejė njė mision tė tillė, jo rrallė energjia e tij devijohet drejt ekzekutimit tė opozitės. Sharjet dhe kėrcėnimet qė lėshon kohė pas kohe kryeministri Berisha nė drejtim tė opozitarėve, janė shprehje e kėtij devijimi tė rrezikshėm.

* * *

Nė reagimin e kryeministrit kundėr liderit tė opozitė ndihet qartė frustrimi i njė qeverisjeje tė pasuksesshme, qė te kritika e opozitės shikon armikun e saj kryesor. Sepse Berisha kėrkon qė shqiptarėt tė mendojnė se tė gjitha tė kėqijat i vijnė vetėm nga fatkeqėsitė e natyrės dhe se qeveria po bėn tė pamundurėn pėr t’i lehtėsuar njerėzve pasojat e tyre. Por krejt nė kundėrshtim mė kėtė voluntarizėm kryeministror, kritika opozitare i tregon njerėzve se, pavarėsisht reshjeve tė pazakonta tė dėborės, gjėrat mund tė pėrballoheshin mė lehtė dhe mė me pak pasoja me njė qeverisje mė tė mirė. Pėr shembull, nėse qeveria do harxhonte mė pak para pėr udhėtime e lobime tė dyshimta dhe mė shumė pėr borėpastruese, pėr infrastrukturėn qė mbron qytetet e fshatrat nga pėrmbytjet, pėr tė garantuar furnizimin me energji elektrike. Situata e sotme do pėrballohej mė mirė nėse qeverisja me politikat e punėsimit do ju kish krijuar mundėsi tė gjitha familjeve qė jetojnė nė zona tė thella, tė kishin mjete financiare pėr tė grumbulluar ushqim pėr muajt e vėshtirė tė dimrit. Por kur qeveria nuk ėshtė e suksesshme nė pėrmirėsimin e infrastrukturave, kur shumė familje mbeten nė nivel varfėrie dhe jetojnė “me sot e me nesėr”, atėherė edhe reshjet e dėborės, pėrmbytjet apo edhe e kundėrta e tyre, vapa dhe thatėsira, pėrballen si fatkeqėsi me pasoja tė rėnda shpesh edhe pėr jetėn dhe pronėn e shtetasve. Dhe a nuk ėshtė fakt qė tashmė thuajse nuk ka vit qė Shqipėria tė mos pėrballet me ndonjė fatkeqėsi natyrore? Herė kemi thatėsirė, mungesė uji e dritash, herė kemi pėrmbytje. Keq me ujė dhe keq pa ujė! Kush e ka fajin pėr kėto katastrofa, pėrveē qeverisjeve miope dhe pa shikim perspektiv? Ėshtė shumė lehtė tė shkarkosh pėrgjegjėsinė te natyra apo “Zoti”, duke folur pa reshtur “pėr reshje apo thatėsira tė jashtėzakonshme”. Tė qeverisėsh do tė thotė tė parashikosh dhe tė pėrballėsh me sukses edhe tė jashtėzakonshmen. Nėse qeverisja do tė qe vetėm pėrballje e tė zakonshmes, pėrse do tė qe e nevojshme? E megjithatė, qeverisja themelohet edhe mbi pėrvoja tė zakonshme. Tė qeverisėsh do tė thotė tė dish dhe tė mos harrosh se ka edhe thatėsirė apo reshje tė pazakonta. Nėse e di njė gjė tė tillė, atėherė qeveria i lė ca para mėnjanė pėr t’i pėrballur me sukses ato situata. Kur nuk e di, apo e di por e neglizhon duke ndjekur synime tė tjera, bie nė aventurizėm. Tamam si njė prind i keq, qė i bėn paratė e bukės sė fėmijėve “rrush e kumbulla” nė bixhoz apo nė mejhane. Kėto kanė ndodhur me qeverinė Berisha. Shpenzimet e saj tė njėanshme dhe aventureske nė infrastrukturė, tė paralajmėruara me kohė si tė mbarsura me pasoja edhe nga institucione financiare ndėrkombėtare si FMN dhe Banka Botėrore, e kanė futur qeverinė nė njė situatė tė vėshtirė financiare pėr pėrballimin edhe tė situatave emergjente si kjo e reshjeve tė dėborės. Prandaj edhe Rama e kritikon me tė drejtė Berishėn pėr kėtė aventurizėm. Prandaj dhe Berisha, i tėrbuar nga tė vėrtetat qė ekspozon kritika, i turret Ramės duke e akuzuar se po luan politikisht me tė vdekurit. E kush akuzon kėshtu? Pikėrisht ai qė e vėrviti arkivolin e Azem Hajdarit nė dyert e Kryeministrisė! Ai qė vrau nė Gėrdec me qeverisjen e tij tė korruptuar. Ai qė vrau nė 21 janar njerėz nė emėr tė njė pushteti gjithnjė e mė ēnjerėzor! Tė protestosh kundėr kėtyre vrasjeve nė mbrojtje tė jetės sė qytetarėve, tė kėrkosh largimin e kryeministrit dhe qeverisė pėrgjegjėse pėr kėto vrasje, anatemohet nga Berisha si pėrdorim i vdekjeve nga Rama pėr qėllime politike. Nė fakt, po ndodh e kundėrta e asaj qė akuzon Berisha. Nuk ėshtė Rama qė po luan me vdekjen, por ėshtė Berisha qė po luan me jetėn e shqiptarėve.
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com