Albatlanta

Haxhi Lleshi pėr Masakrėn e Tivarit: Mirė ua bėmė kosovarėve
FATMIRA NIKOLLI
TIRANE-Ish-ministri i Brendshėm Haxhi Lleshi nuk u pendua kurrė pėr atė qė bėri me shqiptarėt e Kosovės nė Masakrėn e Tivarit. Kur i dėrgova njė dokument pėr tė konfirmuar firmėn e tij, ai tha 'nuk jam penduar. Ne ishim njė me jugosllavėt. Kosovarėve ua bėmė mirė se ishin reaksionarė". Ky qe njė ndėr rrėfimet rrėqethėse qė historiani Uran Butka solli dje nė Ministrinė e Kulturės gjatė promovimit tė librit tė tij "Masakra e Tivarit dhe pėrgjegjėsia e shtetit shqiptar". Pasi ka shfrytėzuar arkiva shqiptare e tė huaja, ndėr to tėrthorazi edhe ato jugosllave, Butka ka mundur tė sjellė dokumente qė vėrtetojnė se nė masakrėn famėkeqe tė Tivarit nė marsprillin e 1945-ės kanė gisht edhe komunistėt shqiptarė. Nė libėr autori ka ofruar dokumente tė firmosura nga Ramiz Alia, Shefqet Peēi, Enver Hoxha, Gjin Marku e Haxhi Lleshi qė vėrtetojnė dijeninė e tyre pėr ngjarjen por qė gjithashtu lejojnė dorėzimin e shqiptarėve tė Kosovės nė duart e jugosllavėve. Pėrveē kėsaj, njė fakt edhe mė i rėndė ėshtė vrasja e tyre pėrgjatė udhėtimit Prizren-Kukės-Shkodėr-Tivar dhe urdhri qė ata tė qėllohen nėse pinė ujė nga burimet shqiptare. Masakra e Tivarit ėshtė njė masakėr qė iu bė tė rekrutuarve shqiptarė nga Kosova nė pėrfundimin e Luftės sė Dytė Botėrore nė Tivar, Mali i Zi dhe nė rrugė pėr nė Tivar. Ata u nisėn pėr tė luftuar kundėr gjermanėve, por u vranė pabesisht rrugės pėr nė Tivar dhe nė Tivar nga forcat serbo-malazeze. Numri i tė vrarėve nė kėtė masakėr varėsisht prej burimeve sillet 1700-4300.

Promovimi
Nė promovimin e librit tė Butkės morėn pjesė emra tė njohur tė historisė e studimeve shqiptare. Fjalėn e hapjes e mbajti shkrimtari Bardhyl Londo i cili vlerėsoi librin si njė botim qė nxjerr nė dritė informacione qė deri tani janė fshehur. Pas tij pėr librin foli edhe ministri i Kulturės Aldo Bumēi, i cili e konsideroi Masakrėn e Tivarit njė ngjarje me pėrmasa tė frikshme. Sipas tij, botimi i kėtij libri nxjerr nė pah edhe njėherė nevojėn e rishkrimit tė historisė.
Fjalėn mė tė gjatė nė takimin e djeshėm e mbajti drejtuesi i Institutit tė Historisė, prof.Beqir Meta i cili nė fakt ofroi edhe njė analizė tė librit nga ana shkencore, por jo vetėm kaq. Duke ritheksuar se sa e vėshtirė ėshtė tė gjesh dokumente mbi veprimet e ushtrisė jugosllave, ai u shpreh se libri tregon se nė Shqipėrinė e vitit 1945 ka pasur luftė civile, gjė qė bėri qė shqiptarėt tė vriten mes tyre. "Partizanėt shqiptarė nuk bėnė asgjė pėr ta mbrojtur Kosovėn. Ata ia dhanė mė duart e tyre ish-Jugosllavisė. Nuk kėrkuan tė drejta pėr ta. Ushtria Nacionalēlirimtare shqiptare u bė bashkėpunėtore e asaj jugosllave duke i dorėzuar shqiptarėt e Kosovės nė duart e vrasėsve", - tha Meta dje.
Drejtori i Institutit tė Historisė u shpreh se shqiptarėt e kohės nė mėnyrė qė tė merrnin pushtetin me ndihmėn e jugosllavėve lanė nė baltė e dorėzuan shqiptarėt e Kosovės.
"Pėr fat tė keq shumė udhėheqės shqiptarė nė kohė tė ndryshme, kanė vėnė interesat e tyre politikė para interesave tė kombit. Kjo ndodhi atėherė e kjo ndodh edhe sot",-deklaroi Beqir Meta.
Ai nuk ngurroi tė pohonte se sa i takon Masakrės sė Tivarit, dijeni kishin edhe komunistėt e Kosovės, por edhe ata heshtėn. "Ata e dinin qė nė fillim dhe kanė qenė gjatė gjithė kohės tė informuar se ē'po ndodhte me shqiptarėt qė ishin nisur drejt Tivarit. Askush nuk e lėvizi gishtin dhe tė gjithė qenė bashkėpunėtorė nė masakėr, komunistėt e Kosovės, ata tė Shqipėrisė si edhe jugosllavėt. Jo mė kot rrinė tė mbyllura arkivat e Beogradit", - pėrfundoi Meta.

Agron Tufa, nga Instituti i Studimit tė Krimeve tė komunizmit duke vlerėsuar studimin e Butkės la tė kuptohej se lufta e partizanėve nuk ka qenė luftė, por shtrirje pushteti nėpėr Shqipėri. "Ēfarė donin partizanėt aty ku s'kishte gjermanė, nė mos tė shtrinin kontrollin e tyre? Aty ku nuk kishte luftė ata donin vetėm qė tė vendosnin pushtetin e vet, pushtet qė bashkėpunoi me jugosllavėt pėr tė vrarė shqiptarėt e Kosovės", - u shpreh ai.
Njė tjetėr problem i shtruar prej tij, ka tė bėjė me faktin se shumė prej atyre qė Tufa i quajti "kriminelė komunistė mbajnė ende dekorata si heronj tė popullit".

I tė njėjtės frymė ishte edhe historiani Enver Bytyēi.

Vetė autori i librit u shpreh i kėnaqur qė mė nė fund shteti shqiptar po i kushton rėndėsi kėsaj ngjarjeje historike. ai rrėfeu para tė pranishmėve njė bisedė qė ka pasur vite mė parė me ish-ministrin Haxhi Lleshi.
"Mė ra nė duar njė dokument i firmosur prej tij mbi masakrėn dhe e mora nė telefon sepse doja ta konfirmoja nėse qe vėrtet firma e tij apo jo.
I thashė se me kėtė rast ai ka mundėsi tė kėrkojė ndjesė meqė ėshtė edhe nė fund tė jetės.
Ai pranoi qė ajo mbi dokument ishte firma e tij, por jo tė kėrkonte ndjesė.
Kur i thashė se si qe e mundur qė kishte dhėnė autorizim qė tė vriteshin shqiptarėt, ai tha: Ne nė atė kohė ishim njė me jugosllavėt nga ana politike. Nuk jam penduar pėr atė qė kam bėrė sepse kosovarėt qenė reaksionarė, - pėrfundoi rrėfimin Butka.
balkanweb | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com