Albatlanta

Qeverisja XXL
Skender Minxhozi
Nė ēdo dyqan veshjesh, numri mė i madh i njė bluze apo pantalloni xhins ėshtė XXL. Thėnė ndryshe njė masė qė u rri mirė vetėm atyre qė kanė problem me kilet e tepėrta. Jashtė botės sė madhe tė artikujve tė konsumit, XXL pėrfaqėson njė simbol qė lidhet me gjithēka qė ėshtė e madhe, e tepruar dhe jashtė standardit normal. Nėse ne shqiptarėt e vrasim pak mendjen, do tė gjejmė pėr shembull, se kemi, veē xhinseve e bluzave, edhe njė qeverisje tė formatit XXL.

Le ta shpjegojmė konceptin, pasi ėshtė shumė i thjeshtė. Na ėshtė thėnė kėto vite se jemi ekonomia e dytė nė Europė, pas asaj gjermane. Na ėshtė thėnė gjithashtu se modeli ynė ekonomik ėshtė mė i suksesshmi, mė largpamėsi dhe mė i imunizuari nga kriza, aq e shpeshtė nė kėtė kontinent kėto kohė. A nuk ėshtė ky njė vizion prej “qeverisjeje XXL”?

Mė tej akoma, na kanė thėnė se nė Shqipėri janė shtruar 9 mijė kilometra rrugė nė gjashtė vjet e pak. Domethėnė, sa largėsia qė na ndan nga tė afėrmit tanė diku nė Nju Xhersi apo Detroit, paēka se shumėkujt kjo i duket njė gėnjeshtėr e madhe sa njė shtėpi! Na kanė thėnė edhe se do tė mbjellim 20 milion rrėnjė ullinj, edhe se arrorėt janė e ardhmja jonė, megjithėse me kėto deklarata qeshin edhe fėmijėt. Mė tej akoma, na kanė thėnė se Shqipėria do tė jetė shumė shpejt fuqi atomike dhe superfuqi energjetike nė Ballkan, megjithėse po t’ua thuash kėtė mijėra familjeve nė Veri e nė Jug qė sot kalojnė netėt e ftohta nė terr, merr mbrapsht njė mijė tė shara. Po ashtu na thonė se tek ne ka vetėm rritje pagash, ndėrkohė qė grekėt e italianėt po i shkurtojnė ato pėrditė, ashtu siē na tregojnė statistikat me miliona turistė (tė padukshėm) qė derdhen rrugėve tė Shqipėrisė ēdo vit. Na thonė, mė nė fund, edhe se do tė privatizojmė gjithēka, pėrveē shtėpive ku flemė e hamė. Gjithēka nė ekstrem, e mesmja, laramania, relativja dhe e pjesshmja nuk kanė vend tek ne! Bollėku virtual ka zėvendėsuar tėrėsisht varfėrinė reale.

Ky stil qeverisjeje, i frymėzuar nga kryeministri Berisha in personam, nuk e njeh rrugėn e mesme, as frikėn e shifrave, as dyshimin e natyrshėm qė duhet tė ketė dikush qė drejton njė shtet tė rrėnuar si ky i yni. Vėreni shefin e qeverisė dhe anėtarėt e kabinetit, apo edhe deputetėt e maxhorancės! Nuk kanė asnjė hije dyshimi kur rreshtojnė statistika pafund, tė cilat nuk i besojnė as vetė. Shtrohet ēeshtja e heqjes sė imunitetit, hidhen pėrpjetė qė tė hiqet ai pėr tė gjitha postet, qė tė zhduket nga faqja e dheut. Dhe ēfarė ka ndodhur?! Imuniteti ėshtė sėrish aty, i paprekur dhe i plotfuqishėm.

Qeverisja XXL refuzon ēdo gjė qė nuk futet brenda imazhit idilik tė vendit tė lumtur, ajo shpėrfill zerot, duke i shtuar e hequr ato sipas rastit, pa mė tė voglėn mėdyshje. Fluturojnė qindra milion euro investime nė tė gjitha drejtimet, turma turistėsh gjermanė e suedezė qė s’i ka parė askush, oxhaqe fabrikash e linja prodhimi qė egzistojnė faktikisht vetėm nė letėr, parqe eolike me shtylla tė bukura plot elika qė prodhojnė energji tė pastėr, por qė ende s’dihet se ku janė. Ėshtė ndėrtuar nė kėto gjashtė vjet njė univers paralel, i cili s’ka asgjė tė pėrbashkėt me realitetin qė jetojmė dhe qė qeveria po mundohet t’ia imponojė shqiptarit tė thjeshtė si lugė tė mbushur supe. Njė lugė e cila, nė jetėn reale, jashtė qeverisjes XXL, ėshtė bosh.
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com