Albatlanta

Njė letėr pėr fisnikun Aleksandėr Prosi!(
Dr.PERPARIM KABO
E hidhur mjeshtėr, e pasur nga njė e hėnė me njė shi tė tmerrshėm, kur tė gjithė me njė pikėllim tė thellė tė pėrcollėn pėr nė banesėn e fundit, qanin tė gjithė shqiptarėt kėtej dhe andej kufirit, kudo qė ishin. Zemrat e tyre ishin plagosur rėndė

I nderuar mjeshtėr, po tė shqetėsoj, dua tė bisedojmė sepse ditėt kanė rrjedhur dhe vitet njė pas njė, qė nga 24 marsi i 1985-ės. Ishte njė e diel tragjike, “Njė pranverė e hidhur”, si edhe titullohej filmi qė kishte nisur tė xhirohej! Ty nuk tė kishte ngrohur ky titull, tek e mbaje skenarin nė duar shpesh kishe thėnė “se si mė duket ky titull”! I tillė rezultoi, kishte mbėrritur tė paralajmėronte largimin tėnd nga bota fizike, nga njerėzit e dashur, nga kolegėt, nga skena e teatrit, nga sheshet e xhirimit. E hidhur mjeshtėr, e pasur nga njė e hėnė me njė shi tė tmerrshėm, kur tė gjithė me njė pikėllim tė thellė tė pėrcollėn pėr nė banesėn e fundit, qanin tė gjithė shqiptarėt kėtej dhe andej kufirit, kudo qė ishin. Zemrat e tyre ishin plagosur rėndė. Po pėrcillnin Ismail Qemalin e tyre, Dhaskal Todrin, Dajė Vranėn, Sefedinin e “Gjeneral Gramafonit”, me pengun qė duheshin zbėrthyer fjalėt e tija me litar nė fyt: “O popull, sa gjėra bėhen nė emrin tėnd, madje edhe naltmadhėnia flet nė emrin tėnd”! Vėrtet Sandėr (tė lutem mė ndje qė po tė flas kėshtu nė njė konfidencė njerėzore), ē’ėshtė marrėdhėnia e njėrit me popullin?! Ky ekuacion nuk mund tė zgjidhet pa njė tė dhėnė thelbėsore, pa atdheun dhe vendin qė zė ai nė vetėdijen e njeriut! Populli ka atdhe, njeriu ka vendlindje, sepse secili nga ne ka ardhur nė kėtė jetė njė ditė pa lejen e tij dhe largohet njė tjetėr me miratimin e tij, dhe kjo ndodh vetėm kur misioni i jetės ėshtė pėrmbushur, dhe ti e ke jetuar atė me ideale atdhetare dhe me vlera civile, i palėkundur pėrballė sfidave dhe me dashuri njerėzore nė ēdo rrethanė. U bėnė 25 vjet, mjeshtėr qė ndodhesh nė botėn e shpirtrave, por ne tė kemi pothuaj ēdo mbrėmje nė vatrat tona familjare. Sepse, njė herė na vjen si Dr.Kristo Borova (mė pėlqen ky emėr, edhe Krisht edhe Borova martire qė u dogj nga gjermanėt nazistė), po je i mirėseardhur edhe si inxhinier Abdyl Sharra, edhe si drejtori i shkollės sė Debatikasve edhe si Jaho Labi! E bukur ajo historia mjeshtėr, kur i veshur si personazhi bujte tek kafeneja dhe “tė zotėt” nuk tė njohėn dhe tė pandehėn njė tė zbritur nga mali e nuk tė shėrbyen kafenė! Ishte gjetur figura dhe ishte ndėrtuar tipi social i nevojshėm. Por, edhe si profesor Mirashi tek “Dora e ngrohtė”, ti vjen i ngrohtė, njerėzor, zemėrbardhė, por edhe i prerė ndaj vesit vrastar qė mund t’i futet njeriut si njė krimb dhe ta brejė gjatė gjithė jetės.

Pilo mullixhiu, tek filmi “njeriu me top” ėshtė i dashur pėr ne dhe batuta e Birēe Haskos: “Ti kauri i derrit, mbylle gojėn, je i ardhur nė fshatin tonė”! Jo mė kot u ndala kėtu, Aleksandėr Prosi. U bė rreth 20 vjet qė kishat e xhamitė nė Shqipėri janė hapur sėrish dhe njerėzit venė tė lirė tė dielave dhe tė premteve. E dėgjojmė kėmbanėn e kishės dhe zėrin e myezinit tė xhamisė, por vend dhe shoqėri laike kemi mbetur. Po ndodh ndonjėherė qė kur je nė teatėr dhe mbėrthyer gjendesh duke dėgjuar fjalėt e aktorit, dhe bashkė me to tė vijnė dhe ato tė atij qė lėshon pallėn nė xhami! Vitin qė kaloi Sandėr, po shikoja “Trojanėt e Euripidit”. Ekuba, gruaja e Priamit (lexo i pari jam) ishte-Margarita Xhepa. Po qante me ligje dhe kėrkonte trupin e tė shoqit, Mbretit tė Trojės pėr ta varrosur. Kur nė mes tė atij funebriteti, vinte edhe jehona nga Xhamia: -Pse rėnkove mjeshtėr!? E kuptoj, tė dhemb nė shpirt! Margarita ėshtė siē e ke lėnė, margaritar nė skenė e fuqishme emocionale, me pathos dhe vlagė njerėzore nė shpirt. Eh, do mė thuash mjeshtėr! “Hajde baba tė mė tregosh arat”! Ajo Dezdemona tek “Otello”! Ka qenė vėrtetė njė mrekulli ajo shfaqje! Mė prano i nderuar Mjeshtėr, tė tė pėrmend nja dy-tri fakte, paēka se juve nuk ju kanė pėlqyer kurrė lavdėrimet. Mi mirėkupto si njė detyrim ndaj kujtesės institucionale prej sė cilės ushqehet kujtesa historike dhe merr jetė kujtesa kombėtare. Katėr vjet punuat pėr tė realizuar ‘Otellon’. Katėr vjet ne ujėrat shekspiriane duke thėnė e rithėnė tekstin e ‘Otellos’, por edhe tė Dezdemonės, aq sa i mėsoi edhe djali yt i vogėl aso kohe, Aristidhi dhe kur vinin miqtė nė shtėpi, i fshehur poshtė tavolinės i thoshte si pa tė keq.

Po qesh mjeshtėr?! E ndiej! Sa mė kishte marrė malli pėr atė qeshje tė thellė dhe tė pastėr tėnden, e cila vinte rrallė, por kur derdhej sillte njė shpirt njerėzor tė sinqertė dhe mjaft human. Sot kryevepra vihen nė skenė Sandėr i dashur, por pėr katėr muaj dhe shpesh cilėsia humbet, mesazhet nuk kuptohen dhe vlerat universale ka raste qė zbehen. Eh, mjeshtėr, nuk ėshtė ashtu si nė atė kohė! Pylli i blertė i vlerave teatrore sa vjen e rrallohet. Nga regjisorėt e parė jetojnė ende Mihal Luarasi e Piro Mani, por ky i fundit larg teatrit, ka shkuar nė Amerikė. Para nja tre viteve u mblodhėm nė Teatėr (Teatri Kombėtar e quajmė tani, dhe jo popullor mendoj se ėshtė mė mirė kėshtu apo jo?!) pėr tė kujtuar largimin tėnd nga jeta fizike. Pirua kishte dėrguar njė letėr nga matanė oqeanit, shumė prekėse dhe e mbushur me mallėngjim. Po t’i pėrmend dy fjalė tė saj: “Pėr tė vyerin Sandėr Prosi”! Mė fal o “fisnik i skenės” se tė vura nė mendime, apo jo?! Po mė pyet se ku e gjeta kėtė epitet “FISNIK I SKENĖS”?!

Ky ėshtė emri qė tė ka vėnė kolegia dhe mikja jote e skenės, partnerja jote e sa e sa premierave, gruaja e menēur dhe artistja e formatit logjik, Drita Pelinku. Tė gėzova apo jo, kėshtu m’u bė sikur dėgjova tė thosha mjeshtėr! Sa e sa herė nė rolet ‘burrė dhe grua’! tek vendosa tė bisedoja me ju, Artisti i Popullit Aleksandėr Prosi, nuk kisha se si mos i drejtohesha Dritės sonė tė mrekullueshme! Ajo nxori shėnimet e saj dhe mė lexoi me mall dhe me njė dhimbje njerėzore shumė nga shėnimet e mbajtura. Por, ato qė lidhen me fisnikėrinė tėnde i nxori si ‘perla nga kujtesa e gjallė’. I edukuar me njė ‘edukatė gjermanike’ qė shprehej nė mirėsjelljen ndaj kujtdo, kujdesit nė komunikim pėr tė kėshilluar pa tė lėnduar, sinqeriteti pėr tė vlerėsuar punėn e kolegėve si dhe pėrkujdesja ndaj veprave tė mėdha pėr t’u sjellė me theks aktual! Do tė dėshiroja tė tė shpie pėrmes kujtimeve tek disa detaje nė pamje tė vogla, por qė si thoshte Oscar Wild, ato tregojnė ‘karakterin e njeriut’. Ju bashkė me Zonjėn Pelinku, dolėt nga teatri atė ditė, vijonin provat pėr pjesėn e dramaturgut rumun, Karexhata (nėse nuk gaboj nė artikulimin e emrit tė tij), e titulluar “Letėr e humbur”!

Njė prefekti nė fushatė zgjedhjeje (Aleksandėr Prosi –interpretonte prefektin) i kishte humbur njė letėr dashurie, sigurisht jo pėr gruan, ndaj rrezikohej reputacioni i tij! dhe Drita ishte e mėrzitur sepse nuk po arrinte ashtu si dėshironte rolin. Ecnit dhe kėmbėt ju shpunė tek shtėpia jote e vjetėr, diku andej nga (ish-Kinema 17 nėntori)! Pse them ish, mjeshtėr mė fal, por e kanė shembur! Kohė tė kėqija kanė ardhur, ndryshe quhen “kohėt e tregut”, tregtohet ēdo gjė, mallra, ndjenja, personalitete, poste shtetėrore, madje shiten edhe ėndrra e pėrralla. Jetojmė nė kohėn e transaksionit mjeshtėr!

Nejse, e ftove Dritėn pėr njė kafe dhe u rehatuat nė oborr dhe dikush nga familja juaj solli njė kafe qė ajo tė dilte nga ajo gjendje ankthi! Drita nuk e mbante mend se kush, ndoshta motra juaj apo nėnė Aspasia, ajo grua fisnike qė kur ndėrroi jetė tė tronditi shumė. E pėrcolle me nderime, por po atė natė shkove nė shfaqje nė teatėr! Mė kujton kjo ngjarje njė ndodhi tė ngjashme. Aleksandėr Moisiu ndodhej nė Amerikė dhe ishte duke bėrė ngrohjen e zėrit para shfaqjes, kur i dhanė njė telegram. E lexoi dhe e futi nė xhep. Shfaqja mbaroi me sukses. Pas saj ai vajtoi lajmin qė kishte sjellė telegrami pėr vdekjen e njėrit nga prindėrit. Por le tė kthehemi tek ngjarja qė po flisnim. Donit tė qetėsonit Dritėn.

E mė tej, ēfarė ndodhi?! Ju morėt violinėn mjeshtėr dhe filluat t’i binit pėr kolegen dhe partneren. Violina dashuria juaj e parė artistike, ajo qė tė ishte besuar qysh nė rininė shkollore nga mjeshtri shqiptar, Ludovik Naraēi, ish-studenti i “mjeshtrit tė madh” ēek (violinisti dhe metodisti mė i shquar pėr kohėn), Shevēik. I re pėr Dritėn, ajo u qetėsua sepse terapia muzikore ėshtė e pazėvendėsueshme.

Drita mė kujtoi fjalėt e tua: “Shko nė shtėpi, mos e hap tekstin, qetėsohu dhe do tė shohėsh se gjithēka do tė rregullohet”! Ashtu vėrtetė ndodhi! Nuk e di Sandėr nėse keni dėgjuar, por po ta rikujtoj, se edhe babai i tragjedisė greke, Sofokliu fillimisht kishte studiuar muzikė dhe mė tej hyri nė detin e gjerė tė teatrit. Ai, ndryshe nga Euripidi nuk i bėri kompromise autoritetit tė shtetit dhe institucioneve fetare, si tė thuash nuk pranoi tė konfirmohej. Ja pikėrisht kėto ditė ėshtė vėnė nė skenė Elektra e tij! Regjisori ėshtė nga Elbasani, por me emėr dhe mbiemėr nga antikiteti, Adonis Filipi, por me rrėnjė voskopojari. M’u vegua sikur ishe nė sallė edhe ti, veshur me tė bardha atje nė llozhė nė kėmbė, si edhe e kishe zakon qė ndiqje po me aq dashuri punėt e kolegėve. Kur shfaqja mbaroi, bėra tė tė afrohesha e tė tė flisja, por u trete dhe u largove duke thėnė: “bukur”! A nuk tė duket se ke njė gen artistik prej Sofokliu mjeshtri ynė! Fillimisht muzika e mė tej teatri, ti Aleksandėr Prosi nė tė gjitha rolet iu shmange ideologjisė, politikės, sistemeve pushtetore, dhe zgjodhe role ku nė qendėr ishte njeriu atdhetar apo kundra atdhetar, por kurrsesi partiak! Ja pėrse arti yt 25 vjet pas largimit tuaj me moskthim, jo qė nuk ėshtė vjetruar - pėrkundrazi ėshtė 25 vjet mė i ri, ndaj jo vetėm qė nuk u harrua, por pėrkundrazi ėshtė ngulitur fort nė ndėrgjegjen artistike civile e qytetare tė shqiptarėve, aq sa shumė nuk e dinė se ju nuk jetoni mė! Nėse nuk vdes vepra historike e Ismail Qemalit, ashtu nuk mund tė vdesė edhe vepra juaj Aleksandėr Prosi! Jemi nė vitin 2010. Pas dy vjetėsh do tė festojmė 100- vjetorin e pavarėsisė. Por do tė festojmė edhe 30-vjetorin e filmit “Nėntori i Dytė”, ku Ismail Bej Vlora jeni Ju! Kam pėrshtypjen se nėse takoheni andej monopateve tė eterit me tė, ai do tė tė thotė: “Ju jeni ai sozia ime artistike?! Je i pėrkryer, madje mė ke zbukuruar e menēuruar shumė o mjeshtėr, qė linde nė Shkodėr me gjak nga Elbasani dhe me rrėnjė nga vllehėt e menēur shqiptarė, qė i kanė prenjtė ekzistencialė tė jetės nga pėrzierja e romakėve me ilirėt”! E, ma do mendja se do t’ia kthesh, se ajo qė keni sjellė ju nė pelikulė ėshtė shumė, shumė pak nga ajo qė bėnė patriotėt, ata qė ndėrtuan Shqipėrinė “e vetme, tė lirė e tė pavarur”! Thuaj Ismail Beut se edhe vonesa e Isa Boletinit u rregullua! Tash dy vjet edhe Kosovėn e kemi tė pavarur shtet mė vete nga Serbia, por me njė simbolikė diēka ndryshe, nė festa festojnė me flamurin e Skėnderbeut, por si flamur zyrtar kanė njė “krijesė europiane”. Jemi po ai komb me rrėnjė dhe deje nga pellazgo-ilirėt, arbnorėt e shqiptarėt, por me dy shtete. Europa, Ismail Bej Vlora, Europa, Aleksandėr Prosi-Ismail Qemali, ende nuk ēlirohet nga makthet e marrėzive tė saj qė zunė fill nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr tė 1912-1913-ės! Do t’i bindim Ismail Bej, o kryeministri i parė europian i Shqipėrisė, do t’i bindim o Ismail Qemali i filmit shqiptar, qė kur e xhirove atė film ishe 62 vjeē dhe nė njė vapė pėrvėluese 40 gradė celcius qėndroje ashtu i veshur dhe i trukuar pėr orė tė tėra, sepse ishte shumė pak pėrballė asaj qė kishin bėrė heronjtė e vėrtetė tė kombit!

Kemi njė gjak e njė gjuhė shqiptar e kosovar, shqipen o Dhaskal Todri, sepse gėrmat qė ti solle qė nga Alemanjė, megjithėse Ndrio tė vrau, nuk u kalbėn nė ujėt e Dushkanit. Tunxhi, biri yt (vėrtet Bujar Lako, miku yt mė i mirė ėshtė shndėrruar nė njė bir aktrimi yti, Sandėr. Ai ka njė karrierė brilante nė teatėr, por sidomos nė kinemanė) nuk e la tė humbte ajo pasuri! Kemi edhe njė histori qė tregon se jemi nga popujt mė tė vjetėr nė kėto troje e pjesė e saj ėshtė edhe historia kulturore, ndaj dije Aleksandėr Prosi; kėtė emėr tėndin mjeshtėr mban prej disa vitesh ende pa ardhur pavarėsia e Kosovės, Teatri i Dramės nė Mitrovicė! Ai quhet “Teatri i Kombeve Aleksandėr Prosi”! E duam dinjitetin ne shqiptarėt dhe nuk jepemi pėr tė as me lajka, as me aspra, kjo sedėr e ka mbajtur shqiptarin!

Si thoshe ti mjeshtėr i skenės tek interpretoje muzikantin Miler tė Shilerit nė kryeveprėn “Intrigė e dashuri”: “Ju jeni kryeministėr i vendit, por jo zoti i shtėpisė sime”. dhe bija jote, Luiza Miler (Yllka Mujo) ėshtė bėrė e tillė si e dėshiroje ti Sandėr i shtrenjtė. Njė yll i skenės, njė artiste e shquar, e pjekur, vitale dhe tejet cilėsore. Ėshtė fryt i denjė i brezit tuaj! Vitin qė shkoi interpretoi Filomena Marturanon e De Filipos! Njė mrekulli skenike si pathos, si pėrjetim, si komunikim, si ndjenjė, si veprim, si gjestikulacion, si meditim!

emri Filomena tė ngacmon mjeshtėr! gruaja jote e jetės quhej ashtu, ajo heroina qė si the ti kur t’u dha titulli “Artist i Popullit”, gjysma e tij i takonte asaj gruaje fisnike qė gjithnjė i shpije lule dhe i puthje duart! Ej ‘kalorės i ndjenjės dhe skenės e ekranit’, i mungon trotuarit nė anė tė Hotel “Dajtit” (tė lutem mos pyet pėr hotelin, se mė vjen turp tė tė pėrgjigjem) ai ēifti buzė mbrėmjes, Sandri dhe Filomena qė ēuēurisnin si dy zogj! Si ata zogjtė qė ti i mbaje nė shtėpi me aq dashuri. Ndoshta se edhe tė parėt tanė pellazgėt krahasoheshin me shpendė si lejleku apo se zogjtė janė shumė besnikė tė dashurisė nė ēift dhe jo poligamė si shumė qenie tė tjera tė botės shtazore. Filomena ishte frymėzimi jot i vetėm, gruaja e dashurisė dhe bashkudhėtare shembullore. Ndoshta do tė ketė treguar pėr nipin qė emrin e ka (s) Andri, ndėrsa emrin e pagėzimit e ka Aleksandėr, si gjyshi! Do tė ketė treguar Filomena pa dyshim se si i sheh filmat e tu dhe si shkrehej nė vaj kur mendonte se nuk tė kishte takuar nė kėtė botė!

Mė duket se tė lodha o fisnik i skenės! Por se do duhet t’i themi edhe ca gjėra tė tjera jo mė pak tė rėndėsishme. Shpesh tė imagjinoj se je me Naim Frashėrin; ai Hamleti dhe Ti Horaci! Me ato pauzat e tua qė drithėronin me heshtjen, me shikimin dhe me monologjet e brendshme. Tė shoh me Loro Kovaēin; Ti Moisi Golemi e ai Skėnderbeu, tė shoh me mikun tim tė shtrenjtė Prokop Mimėn dhe me Violeta Manushin, me Kadri Roshin dhe Sulejman Pitarkėn, me Ndrek Lucėn e Bexhet Nelkun, o zot jeni shumė, aq sa mė duket se Panteoni ėshtė andej, kėtu kanė mbetur disa gjurmė tė njė historie qė quhet Teatri shqiptar! Mihal Luarasi ka shkruar disa libra sepse ėshtė shumė i shqetėsuar dhe njėrin prej tyre e ka titulluar “Teatri nė udhėkryq”. Tė lutem Sandėr, mblidhuni nė njė ‘tubim engjėjsh’ dhe dėrgoni njė peticion me firmėn e “Zeusit pellazg” si edhe thoshte Omeri; qė tė tregoni se bota lindi nga teatri, se politika erdhi mė vonė, se ajo e shpjegon botėn e administron atė ose edhe manipulon atė, ndėrsa arti me teatrin nė krye e ndryshon botėn, sepse ai e krijoi dhe e rikrijon njeriun nga virtyti dhe nga vlerat! Tė shoh me sytė e mendjes se si rrini me orė tė tėra me Viktor Gjikėn dhe Vath Koreshin. Ndoshta doni tė realizoni atė filmin pėr Bajram Currin, ose atė pėr gjakmarrjen! Vitin qė shkoi ishte 85-vjetori i vrasjes sė At Shtjefėn Gjeēovit nga xhandarėt serbė. Po ashtu 85-vjetori i ngjarjeve tė vitit 1924, vrasja e Avni Rustemit, 95-vjetori i largimit tė Princ Widit, “mbretit tė shqiptarėve”! Por, filma pėr ta nuk pati. Thuhet se nė Amerikė po punohet pėr njė film pėr Skėnderbeun, paēka se kėtu nė mėmėdhe ka ca gjakprishur qė thonė se ai luftoi pėr hakmarrje, se ai ėshtė me gjak serb, dhe plot broēkulla tė blera tek “pazari i pleshtave”! Ej heronj tė artit, mbase kujtoheni Ju qė tė xhironi njė film pėr poetin Naim Frashėri, qė kėtė vit nė maj mbush 110 vjet qė ėshtė larguar nga jeta, apo njė film pėr Nėnė Terezėn, qė kėtė vit mbush 100 vjet nga dita e lindjes!

***

Tani, i dashur Sandėr do tė vemi bashkė diku nė njė vend, ku do tė doja tė bisedonim krejt nė vetmi. Ishte e mėrkurė, 20 mars 1985. Bashkė me Aristidhin po shkonit drejt stacionit tė trenit sepse tė prisnin nė Durrės pėr xhirimet e filmit “Pranvera e hidhur”, ku ju interpretonit fotografin qė fiksonte momentet e pushtimit tė vendit nė 7 prill 1939, nėse nuk gaboj, me regjisor Muharrem Fejzon!

Ti i the Aristidhit, birit tėnd: “Eja edhe ti nja tri ditė me mua nė Durrės. Ai refuzoi sepse ishte nė punė. Mė tej i kėrkove tė paktėn tė vinte atė ditė qė tė hanit njė drekė sė bashku. Ai nuk erdhi! A mos vallė nė atė drekė do t’i flisje pėr “bukėn-trup dhe verėn-gjak” si Jezusi?! Ti kishe lidhje me tė sepse ke lindur mė 6 Janar (tė 1920-ės) ditėn e hedhjes sė “kryqit nė ujė”! Udhėtove pėr herė tė fundit me atė tren. Atje, si fotografi i vdekjes mbyllur nė dhomėn e errėt ku zhvillohen negativat dhe zbardhen fotografimet, ēfarė arshivove?! Ecje ato ditė buzė detit dhe dukeshe sikur mendimet e fshehura, ato meditimet e tua tė thella i hodhe virtualisht nė det... E ktheheshe sėrish nė fotografimet, qė nė film vinin pėrballė njeriun mes jetės dhe vdekjes sepse lufta po hynte nė mes. dhe ti hyre nga radha e tė vdekurve qė binin dėshmorė dhe me heshtjen e tyre nuk pranojnė tė dėshmojnė. Ndėrsa fituesit edhe mund tė manipulojnė! Fillimisht u mendua qė ajo pjesė qė ishte xhiruar me ty, tė mbetej dhe tė hallkėzohej me atė qė do tė vijonte Rikard Larja. Mė tej u hoq dorė nga kjo ide. Njė ditė do tė dua t’u kthehem atyre xhirimeve qė ndoshta janė ende nė arkivin e filmit. Atje, nė ato ēaste trishtimi dhe reflektimesh tė thella pėrmes atij personazhi kam bindjen se do tė lexoj mesazhet e pathėna, sekretin qė pėrgjonte por nuk erdhi!

Sepse mė vjen nė mėndje qė pjesa e parė qė lidhet me Ty Sandėr si njeri i skenės, ka qenė “Vilhelm Teli” nė shkollėn e mesme, kėtu nė gjimnazin e Tiranės, qė parandjente pushtimin italian dhe u ndalua nga autoritetet. Ky gur qoshe nė themel vjen e plotėsohet si mbyllje karriere me njė ‘gjysmėfilmi’ qė rrėfente pritjen e fashizmit pėrballė njeriut tė memories-fotografit. Arsyeja (Zeus-zėri i ndėrgjegjes) nė martesė me kujtesėn Mnemosinė (fotografimi-kujtesa vizuale) lindėn muzat, fillimisht muzikėn (euterpėn) ndoshta i dashur Sandėr, nė atė fluturim qiellor (si ‘njeriu i ajrit i Leonardo da Vinēit’) ke kėnduar simfoninė nr.6 “Pastoralen e Bethovenit”, qė e kishe aq pėrzemėr atė himn tė natyrės. Sot simfonia e tij e 9-tė me fjalėt e Shilerit nė kohėn e katėrt, ėshtė shndėrruar nė himnin e Bashkimit europian, por pėrballė dėmtimit tė natyrės, himni global i rruzullit do duhet tė jetė ajo pastorale. Ti e di Sandėr se u edukove nė Vjenė, si shprehej Bethoven, “po tė mos ishte natyra, do tė vrisja veten”! Pra njerėzit e mėdhenj tė artit gjejnė arsye pėr tė mos jetuar mė dhe takohen me vdekjen duke krijuar art, si edhe ndodhi me Moxartin qė krijoi Requiemin. Ndoshta largimi nga jeta pa thėnė sekretet e fundit ėshtė ndarje artistike nga jeta si histori qė nuk mund tė lexohet! Edhe kjo ėshtė njė muzė, e dyta pėr nga radha, qė u quajt Klio, qė sjell pas saj vdekjen, muzėn e katėrt pėr nga radha qė ėshtė tragjedia-Melpomeni! Vdekja jote Aleksandėr Prosi ishte njė ēift binjakėsh Klio-Melpomeni, histori tragjike, si tė thuash njė binjakėzim muzash qė mbeten pėr ne tė gjallėt admiruesit e tu, njė brengė qė pret tė shkyēet!

Tė faleminderit “Fisniku i skenės dhe i ekranit”! Nė 25-vjetorin e largimit fizik dhe 90-vjetorit tė ardhjes nė jetė, kemi vendosur tė mblidhemi nė shtėpinė e kreut tė shtetit, sepse “Kombi i nderon bijtė e vet”! Kjo ėshtė e lashtė sa teatri dhe epizmi i tij! bota nuk mund tė harrojė nga vjen, ku ndodhet dhe ku ėshtė nisur tė shkojė! vepra jote na ndihmon nė kėtė rrugėtim, qė nuk zbehet me largimin e viteve!
www.ikub.al | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com