Albatlanta

Tango e trishtė jetė-vdekje!
PERPARIM KABO
Nė njė vend ku vdekja e njeriut nuk bėn pėrshtypje duket se shpirti njerėzor vjen e dehumanizohet! E nė se ndodh qė vdekja tė jetė vrasje e njeriut nga njeriu kjo tregon se ky (komunitet) ėshtė ende turmė! Mė keq akoma kur njė ushtarak vret njė civil tė paarmatosur atėhere kjo bashkėsi ende nuk ėshtė bėrė e tillė qė tė ketė dorėzuar sovranitetin tek shteti! Tek e fundit nėse e gjithė kjo ndodh qė tė mbrohen “Institucionet” qė u kėrcėnokėrkan nga pakėnaqėsia qytetare, atėhere rezulton qė tytėn e armės qė shtie nė mish njeriu, nuk e ka ndryshuar thjesht shoferi por “gjyqtari juridik” qė, vdekjen me vrasje e shpie pėr kavalishencė nė “arest shtėpie”! Sa bukur....ē’trishtim!!!!
Humanizmi nė njė shoqėri matet me dashurinė dhe kujdesin pėr jetėn, pėr mbrojtjen e saj, tė cilėsisė dhe jetėgjatėsisė, tė mirėqėnies dhe tė prosperitetit, tė cilėsisė sė ushqimit dhe tė shėrbimeve! Jetohet por si? Kjo ėshtė dilema dhe ekuacioni jetėsor nė trajtėn e njė derivimi tė pa fund sa kohė qė, nuk gjen nė asnjė manual etik apo tė organizmava ndėrkombėtare qė tė shkruhet: “Ky ėshtė tavani ku mund tė mbrijė cilėsia e jetės!” Ka parametra tė artikiluar dhe tė kontrolluar shkencėrisht pėr tė matur “dhuratėn mė tė bukur” jetėn si: Fertiliteti, vdekshmėria foshnjore, prevenimi i lindjeve tė dėmtuara, mirėrritja e fėmijėve, kujdesi pėr nėnėn dhe fėmijėn, kalorazhi ushqimor i kontrolluar, mundėsisht me ushqime bio, jetėgjatėsia, kujdesi shėndetėsor si shėrbim publik i detyruar, realizimi i projekteve tė jetės pėr ēdo inidvid, pavarėsisht se ku lind dhe ku jeton, kujdesi pėr moshėn e tretė, studime dhe investime pėr gjetjen e zgjidhjes pėr sėmundje tė pashėrueshme, mbrojtja e natyrės si “shtėpia e pėrbashkėt” e njerėzve, ruatja e qetėsisė publike, parandalimi i kriminalitetit, kujdesi policor dhe ai juridik pėr tė mbrojtur liritė dhe tė drejtat e njeriut, ku e para ėshtė e drejta e jetės!
Por nėse nė njė radiogarfi tė shpejtė dhe shpotitėse, e sjellim nė mendje periudhėn nga rėnia e komunizmit deri nė ditėt tona, e gjejmė veten nė “kurthin” e pėrgjegjėsisė civile komunitare dhe inidviduale, se nuk kemi mundur tė ndalojmė vdekjet me vrasje! Filluam nė kapėrcyell tė sistemeve me vrasjet nė kufijė.
E pėrgjakėm pluralizmin me 2 prillin e 1990-s nė Shkodėr me kosto emblematike qe tė quajmė njė shkollė “Arben Broci, pa ē’ka se ju pre jeta njė tė riu idealist!”. Vijuam me atentate nė sallėn e Parlamentit dhe e mbyllėm me krim tė pastėr me vrasjen spektakolare tė ish deputetit Azem Hajdari! Vramė njė deputet nė prag tė shtėpisė si pėr tė treguar qė jo vikitima Fatmir (lexo fatkeq) Xhindi por vrasėsi/vrasėsit ishin/janė tė mbėrthyer nga “xhindet”!
Kemi vrarė shefa policie nė detyrė dhe herė e herė punonjės policie nė grup! “Spektakli i zi” kulmon kur njė punonjės tė SHISH e vrasim dhe e pėrdhosim pėr ta akuzaur postmortem si tė vetvrarė! Njė komunar nė Kukės e largojmė nga jeta me vrasje tė pastėr dhe ende nuk dimė se kush dhe pse e kreu kėtė krim!
Mijėra njerėz nė vitin e mbrapsht 1997 u vranė e u zhdukėn nga Vlora, djem tė rinjė qė sot do tė ishin burra dhe prindėr! Nė veri nė “Qaf-Shtam” me shpėrthimin fatal humbėn jetėn dhjetra njerėz e megjithėse ky ishte njė prelud qė duhej tė na vinte tė mendonim pėr tė thėnė “kurrė mė”, do duhej qė pas 10 viteve ta pėrjetonim kėtė vrasje tė jetės masive nė “Gėrdec”! Po deri kur kėshtu?!
Ende nuk e bėjmė pyetjen. Dhe i vumė kapak nė 21 Janar 2011! A vlejnė pėr ne shqiptarėt fjalėt e Nėnė Terezės sė Kalkutės (hidhuni popthi dhe thoni se ajo ėshtė shqiptare, por po ju pyes, po ne sa jemi terezian?) se: “Jeta ėshtė e ēmuar kujdesu pėr tė, jeta ėshtė pasuri vlerėsoje, jeta ėshtė dashuri jetoje, jeta ėshtė jetė mbroje!”
Mbas dy vjetėsh pasi ishim antarėsuar nė NATO e Kosova ishte shpallur e pavarur dhe shtet mė vete, (si njė dhuratė e institucionalizmit ndėrkombėtar pas njė tragjizmi gati njė shekullor,) duhej qė marrėzia tė na shpinte tek ajo qė ndodhi nė kėtė datė fatale! KiE tė kalonte njė rezolutė qė UĒK-nė ta akuzonte pėr njė vepėr makabėr, trafiqe organesh qė u paskėrkan streuar nė “strofkulla krimi” nė Shqipėri dhe bashkė me tė ndodhi vrasja e 4 qytetarėve nė 21 Janar nga plumbat e forcave tė armatosura!
E mbajmė frymėn pezull nga kėto shifra vrasjesh qė na turpėrojnė tė gjithėve! Kjo tango e trishtė jetė-vdekje, si raport i shprishur, ėshtė njė fenomen vetėm tek ne! Askund nė vendet qė dolėn nga komunizmi nuk ka ndodhur kėshtu! Prej 1997 kemi mbetur tė armatosur dhe atje ku nuk mjafton “Kallashnikovi” vjenė nė shėrbim tritoli, qė pasi kryejnė aktet, si nė njė refren “shpresėhumbjeje” ngjarjet shoqėrohen me ritualin qė fuzohet nga mediat se, “forcat e policisė mbritėn nė vendin e ngjarjes dhe kanė nisur hetimet!”
A nuk do tė ishte mė mirė qė nė hyrje tė kėtij qindvjeēari “na t’birt e shekulli tė ri” tė hiqnim dorė nga mė i madhi tek mė i vogli nga gjuha e hakmarrjes dhe shpagimit, nga filozofia e urrejtes dhe pėrjashtimit, nga makutėria e parasė dhe pronave tė pamerituara, nga jeta boshe dhe vaniteti si kėllėf injorance, nga “erėsira e mėndjes” e justifikuar me tre-katėr diploma qė nuk vlejnė sepse janė fituar pa mund dhe insvestim nė studime, tė hiqnim njė herė e pėrgjithmonė dorė, nga goditja e familjes, sepse duke mos u ndalur qė prindi tė pėrdhunojė fėmijėn dhe burrat tė therin gratė e disa syresh tė vrasin burrat, jemi futur nė njė kllapi tragjike! Nė kėtė 100-vjetor tė Pavarėsisė tė betohemi pėrpara flamurit dhe idealit europianizues pėr njė Shqipėri pa vrasje dhe pėr njė shoqėri tė ēarmatosur nė mendje dhe kudo! Tė mblidhen armėt dhe municionet sepse kjo jetė prej vrastarėsh na mban larg BE-sė! Po dukemi si gjahatarė tė vdekjes!

* * *

Pėrballė kėsaj tabloje ēfarė na duhet retorika me termat, ligjishmėria, institucionet, kryerja e detyrės, pėrgjegjshmėria, rilindja shqiptare, “pavarėsia e pushtetit tė tretė qė ėshtė mė i zbehtė dhe mė pak i mbrojtur se dy tė parėt”, antarėsimi nė BE, lėvizja e lirė pa viza, e kreshendua propagandistike se sot jemi vend anėtarė i NATOS! Kemi haruar apo bėjmė sikur se, “kryeinstitucioni” ėshtė njeriu, ėshtė jeta e tij, qoftė minator nė Bulqizė, qoftė Ministėr Shėndetėsie qė aksidentohet dhe vrapon tė mjekohet jo nė spitalin publik tek i cili shkon vetėm tė inagurojė, fjala vjen shėrbimin mė tė fundit, paisjen pėr diagnostikim nė “gjendrėn teroide”! Njerėzit janė tė barabartė nė dinjitetin njerėzor dhe nė thelb tė tij ėshtė barazia e tyre nė tė drejtėn e jetės dhe respektimi i tij si i vdekshėm, qė do tė thotė se, ai duhet tė jetojė ēdo sekondė tė jetės me dinjitet dhe si subjekt i atij shėrbimi qė lindi me komunitetin civil dhe me shtetin dhe qė quhet “interesi publik”!
Ky lloj detyrimi i institucioneve nuk mund as tė shitet apo privatizohet, as mund tė jepet me koncension, e as mund tė vihet si “kolateral” pėr interesat monetare tė hedonistėve pa shpirt! Unė e quaj tė njejtė nė “ekuacionin e jetės dhe vdekjes” si jetėn e Bleonės, vajzės sė vogėl qė humbi pa gjurmė, dhe jetėn e Gramoz Pashkos qė nga njė fat tragjik si nė njė apokliptizėm, humbi nė fund tė detit! Por, nėse pėr vajzėn e vogėl nuk ka mė kujdes shtetėror pėr gjetjen, pėr ish-profesorin doli nė det njė flotilie e tėrė ushtarake vendase dhe e huaj! Ky mosbarazim qė mund tė sjelli njė varg derivatesh nė vlerat qė e zgjidhin ka njė shije tė hidhur! Le ta sjellim nė mendje ngjarjen e 21 Janarit 2011! Pėrse faktori ndėrkombėtar ėshtė kaq i shqetėsuar? Ndėrsa ne (ose disa prej nesh) nuk na duket njė gjė e madhe! Ndodh kėshtu sepse nė njė “demokraci liberale” qėllimi mė i lartė ėshtė jeta e njeriut, kjo ėshtė talmudiane. Kur vritet jeta vriten vlerat! Ndėrsa nėse vdekja ėshtė mbi jetėn dhe nuk bėn pėrshtypje, atėherė shoqėria ka probleme serioze!
Sistemi socio-politik ėshtė i njollosur me hije dyshimi, drejtėsia mund tė regjistrohet nė “pensionin e justifikimeve” dhe progresi i shitur propagandistik ėshtė thjesht njė vlerė kallpe! “Unė godita, - thotė gjenerali me pistoletėn tytė-ndruar, - se po mbroja institucionin?” Po mirė zoti gjeneral, ata tė katėr tė vrarėt po tė merrnin ty godinėn e institucionit? Me duart nė xhep po ta merrnin? Nėse tė ishte dukur edhe ty se po bėhej njė “grusht shteti”(mė falni se nuk dua tė lėndoj shpirtėrat e atyre tė katėrtėve) ēfarė postesh do tė merrnin ata kur tė rėzohej pushteti legjitim i dalė nga vota e lirė e popullit?!
Bėju i ftoftė dhe esėll ti, kushdo qofsh, qė ke nė dorė si mjet armėn e zjarrit, jo thjesht pėr mua! Si i’a shpjegon ti fėmijės tėnd atė akt kur ai sheh nė TV fėmijėn e tė vrarit, bashkėmoshatarin e tij?! Si bie ti nė shtrat me gruan tėnde dhe i pėrbetohesh pėr dashuri njerėzore, kur gra si ajo flenė tashmė me hijet e burrave tė tyre?
A e bind ti nėnėn tėnde me ato qė i thua, kur ajo shikon njė nėnė tjetėr tė varfėr qė mban nė duar njė xhaketė tė shpuar nga plumbi yt, dhe njė paqetė cigare bosh si shenjė mungese edhe tė njė “mjeti” pėr tė tymosur hallin e varfėrisė! Ēfarė ju thua ti? Bėra detyrėn, mbrojta institucionin!!! Askush prej njerėzve tė tu nuk ndjehet i lehtėsuar nga kėto fjalė! Nuk ma do mendja qė nėna jote tė tė thotė, “hallall” bir, apo shoqja e jetės e fėmijėt e tu, tė tė thonė: “Jemi krenarė pėr ty!” Po tė them ty qė qėllon mbi civilin e paarmatosur cilido qofsh, gjeneral, kolonel, toger apo shofer shefash, me njė thėnie tė Shekspirit:
Makbethi nuk vrau mbretin Dunkan, ai vrau gjumin e vet! Edhe ata qė kanė urdhėruar tė qėllohet mbi turmė, e kanė vrarė gjumin e tyre dhe njė somnambulitet i tillė do t’i ndjekė nė jetėn e gjallė dhe nė botėn e hijeve, ku hedhja e gurėve nuk tė shqitet si nė njė “Mesjetė me Kolerė”!
Njė pushtet i marrė me “grusht shteti” nuk “pi ujė nė njė demokraci” tė njė vendi anėtarė i NATO-s dhe aspirant pėr nė BE! U provua kjo nė 1997-n por mė pas erdhėn zgjedhjet! U riprovua nė 1998 dhe dėshtoi me turp! Kėshtu qė kjo alibi bie! Krahėt politik nė demokraci ndrohen me zgjedhje tė lira dhe tė drejta (free and fair election)! Por ama rėzohen edhe nga korupsioni, edhe pėr shkak se janė bėrė ortak me krimin e organizuar, nga trafiqet dhe dėshtimet nė luftė me tė gjithė kėta “pėrbindsha” tė kohėve moderne!
Tė gjithė kėta faktorė nuk vriten dot as me top, as me mitraloz, as me kobure qė pasi e pėrdor i’a jep shoferit t’i ndrojė tytėn! Kemi shkuar shumė poshtė, sa kohė qė gjenerali bėn shok shoferin, deputetja qė ėshtė ende vitale nė shėndetin mendor dhe trupor, kėrcėnon me varje nė litar kolegun, kur Prokurores sė Pėrgjithshme i drejtohemi me kapadaillėk “kadillarėsh” otoman; kur nė vitin e parė tė vrasjes sė katėr vetave gjatė njė ceremonie pėrkujtimore, ftohen fėmijėt e tyre nė podiume qė tė flasin si burra zakoni me fjalė pleqsh, “se ne jem malsor dhe nuk e kem zakon me e shit gjakun!” Dėgjojmė insinuata dhe sulme banale nga “ēupulina”, kundėr njė personaliteti serioz si “Prokuroria e Pėrgjithshme” tė cilės i rinė nė krah SHBA-tė dhe BE-ja! Dėgjojmė dhe “motivacione standarte dekorimesh” pas vdekjes, qė duken qė janė shkruajtur nga e njėjta dorė dhe nė tė njėtėn zyrė: “Ata u vranė se e donin Shqipėrinė si e gjithė Europa!”
Jetojmė nė njė bashkėsi ku “deputetė tė popullit” flasin me fjalor rruge! Ku njerėz tė korruptuar deri nė fyt, bėjnė “heroin e virgjėr” tė drejtėsisė! Jemi tė rrethuar nga persona nė Sitemin e Drejtėsiė qė vėrtetė rrogėn e kanė tė vogėl dhe pėrgjegjėsitė e riskun tė madh pėrballė krimit! Por, ama ata kanė si prona disa shtėpi, kanė vila, kanė automjete qindramijėra $! Udhėtojnė botės pėrqark, pėr t’u ngrohur nė ujėrat e koraleve, pėr tė parė “derby” futbolli e pse jo pėr tė shijuar ēaste nga “adoleshenca e dytė”! Le tė marrim njė vendim qė njė grup qytetarėsh tė kontrollojė pasuritė e njerėzve tė drejtėsisė dhe tė shohim se sa pėrligjen ato me pagat qė kanė marrė dhe me tė ardhurat legale?! Nėse nuk pėrligjen, le tė fillojė hetimi dhe sekuestrimi! Tė hapen dosjet pėr mitmarrje sepse “pushteti i drejtėsisė” ėshtė i pavarur nė raport me pushtetin ekzekutiv dhe atė legjislativ, por nuk ėshtė i pavarur nga kushtetėshmėria e ligji! Pushteti gjyqėsor ndėrtohet me ligj, vepron nė bazė tė ligjit por edhe kontrollohet me ligj, madje ndėshkohet nė emėr tė ligjit! Ditėn qė i pari gjyqtar i korruptuar do tė shkojė nė bankėn e tė akuzuarve pėr marrje ryshfeti dhe do tė dėnohet pėr pasuri tė paligjshme, pikėrisht atė ditė do tė kemi drejtėsi tė pavarur! Vitin qė kaloi doli nga burgu pas dy vjet heqje lirie “ish-kryetari Gjykatės sė Lartė” nė Malta. Ishte dėnuar pėr abuzim me detyrėn. “Gjykimi deri nė kufijtė etikė ėshtė mė se i nevojshėm, por jo i mjaftueshėm.
Nėnpunėsi civil i nėnshtrohet ligjit dhe ēdo shkelje, nė raport me keqzbatimin dhe keqinterpretimin e tij, ndėshkohet gjithėpoaq. Nė shoqėritė e qytetėruara ai e ka pjesė reale tė ndėrgjegjes sė tij leksionin shpagues se ēdo individė i nėnshtrohet ligjit, pavarėsisht nga rangu social apo posti qė zė nė shoqėri. “Krimi i tyre, –shkruan John Locke, - ėshtė mė i madh, sepse njėherėsh edhe kanė qenė mosmirėnjohės pėr hisen mė tė madhe qė kanė sipas ligjit, dhe kanė shkelur besimin qė u kanė dhėnė vėllezėrit e tyre.” Sistemi i drejtėsisė dhe njerėzit e saj tė papėrlyer janė njė shembull qė e frymėzon shoqėrinė dhe i garanton asaj besimin tek ligji, tek e vėrteta, tek e drejta (e dytė pas asaj tė jetės,) tek e drejta e pronės, dhe (tek e treta syresh,) tek e drejta e lirisė! Nė hyrje tė viteve 90-tė humbėm tragjikisht juristin e zotė dhe kurajoz Kleanthi Koēi! Nuk parashijuam pas kėtij akti se njė “korb” (korrupsioni) do ta dėshironte kėtė pushtet si njė kufomė!
Dhe ja qė vrasja nuk u ndal! Vritet vajza e njė prokurori! Vritet njė prokuror! Hidhet nė erė me eksploziv njė gjyqtar! Juristėt, kjo pasuri kombėtare, ata qė e kanė drejtėsinė jo thjesht profesion por filozofi tė bazuar nė ligj e qė mbajnė marrėdhėnien me tė vėrtetėn, duhet tė mbrohen me ēdo kusht! Veē se tė gjithėve ju duhet virtyti! Pa tė “tangua e trishtė jetė-vdekje” do tė endet mbi ne si njė mjegull e zezė e shpirtėrarve tė shprishur! Jetojmė dhe jemi tė vdekshėm, kjo ėshtė e pashmangshme!
Nė antikitet njerėzit e kishin kuptuar kėtė “fatalitet” ndaj Epikuri thoshte: Njeri mos ki frikė nga vdekja, kur ti je vdekja nuk ėshtė, kur vdekja vjen ti nuk je mė, ndaj Ju nuk takoheni asnjėherė! Nė kėtė lloj tango, ka gėzim dhe funebritet, gėzohesh nė jetė dhe trishtohesh pėr atė qė ikėn nga kjo botė! Por kur jeta pritet nė mes me vrasje, ky nuk ėshtė mė trishtim, ėshtė njė dhimbje tragjike qė nuk lidhet me tangon jetėsore, por me njė valle vdekjeje qė i rezikon tė gjithė. Muzika e saj ėshtė njė “kėngė korbash” ku nuk ka vend pėr Amin! Ndal vrasjes sė jetės, ky ėshtė misioni ynė!
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com