Albatlanta

Dy gjedhe shtetėrore
Rexhep Qosja
Prej 21 janarit tė kėtij viti vazhdon fushata politike kundėr Ina Ramės, prokurore e pėrgjithshme e Republikės sė Shqipėrisė.
Ėshtė kjo njė fushatė e pazakonshme, e pashembullt, e padėgjuar dhe e palexuar nė botėn qė e quajmė botė e qytetėruar.
Dhe, ėshtė kėshtu, fushatė e pazakonshme, e pashembullt, e padėgjuar dhe e palexuar nė botėn qė e quajmė botė e qytetėruar sepse nuk ėshtė fushatė vetėm kundėr prokurores sė pėrgjithshme, Ina Rama, mėvetėsia e sė cilės sot pėrnjėsohet me shtetin e me demokracinė e shtetit shqiptar.
Kjo ėshtė fushatė e pazakonshme, e pashembullt, e padėgjuar dhe e palexuar nė botėn qė e quajmė botė e qytetėruar, sepse ėshtė njėkohėsisht fushatė kundėr njė gruaje.
Dhe, ėshtė fushatė e quajtur siē e quajta, sado do tė mund tė quhej edhe mė qartė, mė drejtpėrdrejt, fushatė e paskrupull, sepse ėshtė fushatė kundėr njė bashkėshorteje, njė bije dhe, ndoshta, edhe njė nėne e njė motre.
Dhe, ėshtė kjo fushatė e quajtur kėshtu siē e quajta sepse bėhet me mjetet me tė cilat kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, pretorianė tė partisė e tė qeverisė sė tij i pėrdorin edhe nė fushatat kundėr kundėrshtarėve politikė nė Shqipėrinė shtetėrore dhe, kohė pas kohe, varėsisht prej leverdive tė tyre e tė rrogėtarėve tė tyre, edhe nė Kosovė.
Si edhe fushatat e tjera qė organizon regjimi i tij sot, ashtu edhe kjo ėshtė e filluar pikėrisht prej kryeministrit tė Shqipėrisė, Sali Berisha.
Si edhe nė fushatat e tjera qė organizon regjimi i tij sot ashtu edhe nė kėtė fushatė kryeministri i Shqipėrisė ka futur nė pėrdorim tė njėjtat mjete: mjetin e diskreditimit politik dhe mjetin e diskreditimit, tė fyerjes dhe tė poshtėrimit moral tė tė pėrndjekurit, nė kėtė rast tė tė pėrndjekurės.
Dhe, kėto mjete tė shpikura prej tij, mandej, vetėm sa kanė vazhduar t'i pėrsėrisin, t'i shtjellojnė, t'i plotėsojnė e t'i ashpėrsojnė punėbėrėsit e tij, memurėt e tij partiakė e shtetėrorė!
Do t'i dėgjojmė, madje, edhe prej gojės sė ēthurur tė kryetares sė Kuvendit dhunėprodhues tė Shqipėrisė!
Nuk pranoj t'i pėrsėris kėtu fjalėt me tė cilat kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha dhe pretorianėt e pretorianet e tij duan ta diskreditojnė, ta fyejnė dhe ta poshtėrojnė Ina Ramėn.
Mund tė them, ndėrkaq, se me njė gjuhė tė tillė diskredituese, fyese dhe poshtėruese pėr njė grua, qė ka burrė, baba, vėlla, nė Kosovė do tė mund tė flitej vetėm njėherė: gjasėn pėr tė folur ashtu pėr tė edhe njėherė tjetėr, diskredituesit, fyesit, poshtėruesit nuk do ta kishin mė kurrė. Nderin e gruas, tė motrės e tė nėnės, kur nuk e mbron shteti ligjor, do ta mbrosh vetė me Kanun, qė ėshtė po ashtu njė Kushtetutė zakonore e popullit, me disa vlera tė tejkaluara dhe me disa vlera qė vlejnė pėrgjithmonė.
Prokuroren e pėrgjithshme tė Shqipėrisė, Ina Ramėn, nuk e njoh, nuk e kam takuar ndonjėherė. Ina Ramėn e njoh aq sa dhe si mund tė njihen njerėzit qė paraqiten nė televizione e nė gazeta.
Prej paraqitjeve tė saj nė mediat kam krijuar pėrshtypjen: Ina Rama ėshtė njė vetje e dinjitetshme, me gjest, sjellje e shprehje tė Zonjės sė vėrtetė, nė profesionin e vet e aftė e parimore, e ndėrgjegjshme se kryen njė detyrė tė rėndėsishme pėr popullin dhe atdheun e vet.
Sa shumė e shumė dallon prej kiē zėdhėnėseve agresive tė kryeministrit. Pėr fat. Pėr fatin e Shqipėrisė.

Por e di se pėr prokurore tė pėrgjithshme tė Shqipėrisė, Ina Rama ėshtė propozuar prej Partisė Demokratike tė Shqipėrisė; dhe e di se prokurore e pėrgjithshme e Shqipėrisė, Ina Rama ėshtė zgjedhur nė radhė tė parė me votat e partive qė pėrbėjnė shumicėn nė Kuvendin e Shqipėrisė.
Pse, atėherė, Partia Demokratike e Shqipėrisė, pse atėherė qeveria e Shqipėrisė, pse atėherė kryeministri i Shqipėrisė, pse atėherė Kuvendi i Shqipėrisė, bėjnė tani fushatė kundėr Ina Ramės, prokurore e pėrgjithshme e Shqipėrisė?
Pse, vėrtet, pse ata qė e kanė zgjedhur, pse, vėrtet, nė radhė tė parė ai qė e ka zgjedhur, kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, bėjnė fushatė tė paskrupull kundėr sė zgjedhurės sė vet, Ina Ramės?
Pse dhe si, Ina Rama, juristja, qytetarja, dikur aq e lavdėruar, aq e merituar, kaq shpejt e lehtė na qenka kthyer nė tė kundėrtėn e gjithė atyre qė atėherė u thanė pėr tė me qėllim qė tė gjithėve nė Kuvend t'u mbushej mendja qė tė votonin pėr zgjedhjen e saj.
Pse i bėhet trysni Ina Ramės
Dy janė arsyet kryesore tė salto mortales sė kryepropozuesit dhe kryezgjedhėsit tė Ina Ramės prokurore e pėrgjithshme e Shqipėrisė pėr sjelljet politike dhe fyese ndaj Ina Ramės.
E para, me nėnshtrimin e prokurorisė sė pėrgjithshme, kryeministrit tė Shqipėrisė dhe, nė pėrgjithėsi, oligarkisė sė tij partiake i krijohet mundėsia pėr ta pėrdorur shtetin pėr interesa personale tė tij dhe tė njerėzve rreth tij pa drojė prej ligjit dhe Kushtetutės. Me nėnshtrimin e prokurorisė sė pėrgjithshme ai me njerėzit rreth tij mund tė bėjė privatizime ashtu siē i leverdis atij me njerėzit e tij, mund tė ligjėsojė pėrkatėsi pushtetore tė tij dhe tė njerėzve rreth tij, mund tė ligjėsojė vjedhje, plaēkitje, korrupsion, gllabėrime tė llojeve mė tė ndryshme pa drojė se personazhet e kėtyre krimeve ekonomike dhe politike mund tė bėhen lėndė gjykimesh. Tė shtiesh nė dorė, tė nėnshtrosh prokurorinė e pėrgjithshme nė kohė tė tranzicionit nė njė vend ish-komunist do tė thotė tė bėsh tranzicion pėr interesat e klaneve besnike, pėr nevojat e njė oligarkie, shumė-shumė pėr nevojat e njė klase - siē ėshtė bėrė, mė nė fund, nė Shqipėri, pa drojė se do tė jesh i detyruar tė japish llogari gjyqėsore pėr cenimin e rėndė tė interesave tė pėrgjithshme kombėtare.
Nuk ka dyshim se sikur prokuroria e pėrgjithshme nė Shqipėri tė kishte funksionuar prej se ėshtė krijuar, pas rėnies sė komunizmit, shumė padrejtėsi ekonomike, shumė afera korruptive, shumė shkelje tė Kushtetutės nuk kishin ndodhur, ishin parandaluar, kurse protagonistėt e atyre qė kanė ndodhur ishin dėnuar nė procese gjyqėsore.
Nuk ka dyshim se sikur prokuroria e pėrgjithshme tė kishte pasur mundėsinė tė funksiononte lirshėm, si institucion i pavarur, procesi gjyqėsor i tragjedisė sė Gėrdecit do tė kishte pasur tjetėr zhvillim, kurse nė bankat e tė akuzuarve do tė ishin gjetur edhe fajtorė mė tė mėdhenj se ata qė kemi parė.
Dhe, sikur prokuroria e pėrgjithshme tė kishte pasur mundėsinė tė funksiononte lirshėm, si institucion, vėrtet, i pavarur, shumė paqartėsi nė lidhje me ndėrtimin dhe ndėrtuesit e tė ashtuquajturės rrugė kombėtare Durrės - Kukės - Morin do tė kishin marrė pėrgjigjen e qartė gjyqėsore.

E dyta, me nėnshtrimin e prokurorisė sė pėrgjithshme, kryeministrit tė Shqipėrisė dhe, nė pėrgjithėsi, oligarkisė sė tij partiake u krijohet mundėsia qė tė mund tė shfrytėzojnė lirshėm, pa drojė prej Kushtetutės dhe ligjeve, institucionet e tjera shtetėrore: pėr tė bėrė "tė ligjshme" metoda, sjellje, veprime tė paligjshme sikundėr ndodhi nė prag tė zgjedhjeve tė 28 qershorit kur u ndėrrua Kushtetuta pėr njė natė, si gjatė dhe menjėherė pas kėtyre zgjedhjeve kur u bė vjedhje e votave; pėr tė diskredituar me fjalorin mė tė kriminalizuar figurat kryesore tė opozitės sikundėr ngjet tani e sa vjet; pėr tė pėrndjekur, mundėsisht, pėr tė kriminalizuar udhėheqjen e partisė kryesore tė opozitės - Partisė Socialiste, sikundėr ndodhi dhe vazhdon tė ndodhė pas protestės sė 21 janarit; pėr tė cenuar lirinė e medieve, madje, pėr tė nėnshtruar disa prej tyre sikundėr ka ndodhur dhe vazhdon tė ndodhė me disa televizione dhe disa gazeta; pėr tė pėrndjekur kritikėt e regjimit pėrmes policisė, grupeve tė mafiozėve, televizioneve a gazetave tė nėnshtruara sikundėr ka ndodhur dhe vazhdon tė ndodhė; pėr tė pėrshtrirė dhe pėrthelluar trajtat autoritariste tė sundimit sikundėr janė cezarizmi, despotizmi, musolinizmi - sipas rastit e ēastit. E tė tjera. E tė tjera.

Mendėsia e fshatarizmit dhe mendėsia e modernizmit
Nuk ka fije dyshimi se trysnia e jashtėzakonshme me gjuhė fyese, poshtėruese dhe kėrcėnuese e Sali Berishės dhe oligarkisė sė tij partiake ndaj prokurores sė pėrgjithshme tė Shqipėrisė, Ina Rama, sjellja e tij dhe e oligarkisė sė tij partiake pushtetore edhe ndaj kryetarit tė shtetit, Bamir Topi dhe shefit tė Sigurimit Informues Shtetėror, Bahri Shaqiri, tregojnė fare qartė se ēfarė pėrpjekjesh nuk ngurron tė bėjė regjimi i tij pėr tė nėnshtruar institucionet e pavarura shtetėrore dhe pėr ta bėrė shtetin shqiptar shtet parti e parti shtet, shtet tė pėrdorur dhe tė shpėrdorur pėr leverditė e Sali Berishės dhe tė oligarkisė sė tij partiake pushtetore.

Prokurorja e pėrgjithshme, Ina Rama, nuk do ta ketė tė lehtė as nė ditėt, nė javėt, nė muajt dhe nė vitet qė vijnė nė qoftė se ky regjim despotik, absolutist nuk mėnjanohet. Sado ėshtė mbushur njė muaj nga protestat e 21 janarit, unė edhe sot kur po e shkruaj kėtė artikull pashė dhe dėgjova dy nga memurėt e kryeministrit tė Shqipėrisė, Sali Berisha, duke u shprehur cėnueshėm dhe fyeshėm, ndaj prokurores sė pėrgjithshme, Ina Rama, siē u shpreh punėdhėnėsi i tyre menjėherė pas protestės!
Por, prokurorja e pėrgjithshme, Ina Rama, nuk duhet tė dėshpėrohet. Nė asnjė ēast.
Dua t'ia pėrkujtoj, asaj dhe fyesve tė saj, mendimin e gjeniut tė lashtė, Eskilit: "Nga ēdo e drejtė e nėpėrkėmbur lind njė borxh pėr t'u paguar". Kryeministri i sotėm i Shqipėrisė, Sali Berisha, kryetari i djeshėm i Shqipėrisė, Sali Berisha, kryetari njėzetvjeēar i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė, Sali Berisha, sekretari i organizatės themelore tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė nė Universitetin Shtetėror tė Shqipėrisė, Sali Berisha, ka shumė borxhe pėr tė paguar. Mė sė shumti ndaj tė vegjėlve, ndaj tė varfėrve, ndaj tė pambrojturve, ndaj tė ikurve prej atdheut tė vet, ndaj sa e sa tė vrarėve nė vitin 1997, ndaj hallemėdhenjve tė vrarė e tė plagosur nė Gėrdec, ndaj protestuesve tė vrarė, ndaj protestuesve tė plagosur, ndaj protestuesve tė burgosur nėpėr rrugė, nėpėr stacione tė autobusėve, nėpėr vende tė punės apo nėpėr shtėpi tė veta mė 21 janar. Do borxhe pėr tė paguar pėr shkak tė zbatimit kretenik tė cenimeve, fyerjeve, kėrcėnimeve, dhunės sė tij ndaj tė tjerėve u mbeten edhe memurėve tė tij partiakė dhe rrogėtarėve tė tjerė. Dua tė shpresoj se populli shqiptar, i cili ka ditur dhe ka arritur tė mbahet nė histori, do ta dijė kur dhe si t'i kėrkojė kėto borxhe.

Prokurorja e pėrgjithshme, Ina Rama, duhet tė qėndrojė.
Prokurorja e pėrgjithshme, Ina Rama, duhet tė jetė e vetėdijshme se qėndresa e saj nuk ėshtė mė ēėshtje vetėm e saj: qėndresa e saj ėshtė ēėshtje e gjithė Shqipėrisė (dhe, mė nė fund, e Kosovės). Shqipėria ( dhe Kosova) ndodhet nė procesin e ndėrtimit tė shtetit e tė demokracisė, sado shtet ėshtė tani e nėntėdhjetė vjet. Dhe, nė kėtė proces shtetndėrtimi e demokratizimi tė saj, pėrplasen dy gjedhe botėkuptimore: gjedhja e fshatarizmit (jo nė kuptimin mjedisor po nė kuptimin e mendėsisė) dhe gjedhja e modernizmit; gjedhja shtetėrore despotike dhe gjedhja shtetėrore demokratike.
Gjedhja shtetėrore despotike e nėnkupton Shqipėrinė e njė klase tė shqiptarėve, Shqipėrinė e tajkunėve tė pasuruar sa ēel e mėshel sytė nė mėnyra tė paligjshme dhe tė sunduesve e memurėve rreth tyre, Shqipėrinė e feudalėve tė rinj dhe tė bajraktarėve tė rinj, Shqipėrinė e shkretėruar shpirtėrisht e moralisht dhe tė shfrytėzuar e tė plaēkitur materialisht prej koalicionit tė tyre, Shqipėrinė e tė papunėve, tė tė heshturve, tė tė frikėsuarve, tė tė dėshpėruarve, tė tė pėrēmuarve, nė njėrėn anė, dhe Shqipėrinė e gllabėruesve, tė fuqishmėve, tė kėrcėnuesve, tė poshtėruesve, nė anėn tjetėr. A ka nevojė tė thuhet se pėrfaqėsuesi i kėsaj gjedheje shtetėrore prapakthyese ėshtė pikėrisht Sali Berisha.
Gjedhja shtetėrore demokratike, moderne, e nėnkupton Shqipėrinė e tė gjithė shqiptarėve, e tė gjithė qytetarėve tė saj, Shqipėrinė qė do tė jetė shtet, vėrtet, demokratik, me pushtete, vėrtet, tė ndara, qė janė themeli i demokracisė, Shqipėrinė shtet i sė drejtės, Shqipėrinė shtet i drejtėsisė sociale,qė do t'u ofrojė gjasa tė barabarta tė gjithė qytetarėve tė saj, Shqipėrinė e qytetarėve tė saj tė vetėdijshėm se pa kulturė, pa shėndet moral dhe pa demokraci nuk mund tė ketė as liri. Ndėr pėrfaqėsuesit e kėsaj gjedheje shtetėrore do tė jetė edhe Ina Rama, natyrisht, nė qoftė se do tė jetė e parimshme dhe e qėndrueshme nė mbrojtjen e vlerave demokratike siē po tregohet kėto ditė.

Zonja Ina Rama!
Mos harro: Ti sot nuk ke vetėm njė detyrė juridike - kushtetutare, por ke njė mision historik kombėtar.
Unė nuk po tė mbroj Ty, sepse Ti nuk ke nevojė pėr mbrojtjen time dhe tė askujt tjetėr,sepse mbrohesh vetė, me integritetin dhe aftėsinė tėnde, por, duke shkruar pėr Ty sot, unė dua tė mbroj Shqipėrinė moderne, demokratike dhe tė qytetėruar - ēka, mjerisht, sot nuk po e lėnė qė tė bėhet arrivistėt, despotėt, gllabėruesit dhe poshtėruesit e vlerave tė saj kėtu e tė fytyrės sė saj nė botė.
Prishtinė, 20.2.2011
Nene Shqiperi | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com