Albatlanta

Shfytyrimi i mbamendjes sonė historike
Rexhep Qosja
Mbamendja e tė kaluarės
Tė gjithė popujt historikė i karakterizon mbamendja e sė kaluarės. Ata e mbajnė mend, e rrėfejnė, e shpjegojnė dhe e vlerėsojnė tė kaluarėn e tyre sepse ashtu, me mbamendjen e saj, e dėshmojnė qenien dhe i ruajnė vlerat e krijuara.
Mbamendja e sė kaluarės qėndron nė themelet e kulturave tė tė gjithė kėtyre popujve qė i quajmė historikė.
Historiani i parė dhe mė i madhi, Herodoti, nė librin e parė me titullin Klijat, tė historisė sė tij, qė aq shumė ka ndikuar nė historiografinė e shekujve tė mėvonshėm, na bėn me dije se atė histori e ka shkruar me qėllim qė "me kalimin e kohės tė mos zvogėlohet rėndėsia e asaj qė njerėzimi ka krijuar, me qėllim qė veprat e mėdha dhe tė mrekullueshme, si ato qė kanė krijuar helenėt, ashtu edhe ato qė kanė krijuar barbarėt, tė mos harrohen, dhe, mė nė fund, me qėllim qė tė shpjegojė pėrse nė mes tė helenėve dhe barbarėve janė bėrė luftėra".
Shqiptarėt hyjnė ndėr popujt historikė qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm e mbajnė mend, e rrėfejnė, e shpjegojnė dhe e vlerėsojnė tė kaluarėn e tyre.
Mbamendjen e sė kaluarės shqiptare e dėshmojnė edhe letėrsia popullore, edhe letėrsia e shkruar.
Janė tė shumta dhe janė tė ndryshme llojet e krijuara gojore me anėn e tė cilave populli shqiptar e rrėfen tė kaluarėn e tij. Dhe, jo vetėm e rrėfen, por, nė tė njėjtėn kohė, nė tė njėjtat lloje gojore, e shpjegon dhe e vlerėson.
Pėrkushtimi i popullit shqiptar ndaj sė kaluarės, domethėnė ndaj historisė, edhe mė i dukshėm, edhe mė i gjithanshėm ėshtė nė letėrsinė e shkruar. Njėra prej veprave tė para, sa shkencore aq edhe letrare, nė tė cilėn dėshmohet ky pėrkushtim ndaj mbamendjes, ndaj shpjegimit dhe ndaj vlerėsimit tė sė kaluarės, ėshtė Historia e Skėnderbeut e Marin Barletit.

Arsyet e mbamendjes sė tė kaluarės
Pse e mbajnė mend, e rrėfejnė, e shpjegojnė dhe e vlerėsojnė tė kaluarėn e tyre shqiptarėt?
Si letėrsia gojore ashtu edhe letėrsia e shkruar na dėshmojnė se, si edhe shumė popuj tė tjerė historikė, edhe shqiptarėt e mbajnė mend tė kaluarėn e tyre pėr arsye tė ndryshme, qė mund tė jenė shoqėrore, shpirtėrore, morale. E tė tjera. Tė gjitha kėto arsye, qė e kushtėzojnė dhe e frymėzojnė mbamendjen e sė kaluarės, ndėrkaq, mund tė pėrmblidhen nė pesė kryesoret.

E para, shqiptarėt e mbajnė mend, e rrėfejnė, e shpjegojnė dhe e vlerėsojnė tė kaluarėn e tyre, sepse nė kėtė mėnyrė duan tė kujtojnė e tė tregojnė se ēmojnė lart trimat, tė cilėt atė tė kaluar, mė tė hershme a mė tė vonshme, e kanė shėnuar me veprat e trimėrisė, domethėnė me veprat e zemrės.

E dyta, shqiptarėt e mbajnė mend, e rrėfejnė, e shpjegojnė dhe e vlerėsojnė tė kaluarėn e tyre, sepse nė kėtė mėnyrė duan tė kujtojnė e tė tregojnė se ēmojnė lart edhe ata tė cilėt atė tė kaluar, mė tė hershme a mė tė vonshme, e kanė shėnuar me veprat e mendjes, domethėnė me veprat e urtėsisė.

E treta, shqiptarėt e mbajnė mend, e rrėfejnė, e shpjegojnė dhe e vlerėsojnė tė kaluarėn e tyre, sepse nė kėtė mėnyrė duan ta gjejnė e ta ruajnė identitetin e tyre, i cili, nė kohė mė tė hershme a nė kohė mė tė vonshme, ėshtė rrezikuar prej pushtuesve tė ndryshėm, prej sjelljeve, zakoneve, besimeve, mizorive tė ndryshme tė tyre.

E katėrta, shqiptarėt e mbajnė mend, e rrėfejnė, e shpjegojnė dhe e vlerėsojnė tė kaluarėn e tyre edhe kur nė tė, nė ngjarjet, nė bėmat, nė figurat e saj tė shquara, gjejnė ngushėllim pėr shkak tė pakėnaqėsive, dhembjeve, dėshpėrimeve, qė ua shkakton e sotmja - e sotmja politike, ideologjike, shoqėrore, morale, nė tė cilėn janė tė gjykuar tė jetojnė.

E pesta, shqiptarėt e mbajnė mend, e rrėfejnė dhe e shpjegojnė tė kaluarėn e tyre edhe kur me disa ngjarje, me disa figura tė saj, me disa tė bėra dhe me veprime tė tyre nuk mund tė pajtohen, prandaj me mbamendjen, me veprat letrare nė tė cilat merren me ato ngjarje, me ato figura, tė bėra dhe me veprime tė tyre, i gjykojnė e i ndėshkojnė. Dhe, kėshtu, me kėtė mbamendje shqiptarėt, si edhe popujt e tjerė historikė, e bėjnė historinė mėsuese tė jetės prej sė cilės brezat qė vijnė do tė marrin mėsim se si duhet vepruar dhe se si nuk duhet vepruar nė jetė, se ēka duhet bėrė dhe ēka nuk duhet bėrė nė jetė, se me ēka mund tė jesh i dobishėm, e me ēka i dėmshėm pėr popullin tėnd. Nuk ka dyshim se tė gjitha kėto arsye tė mbamendjes historike tė popullit shqiptar janė aq tė mėdha, aq thelbėsore saqė atė mbamendje pashmangshėm do ta bėjnė pambarimisht shumė tė pėrkushtuar dhe tejkohshėm tė qėndruar.

Si ėshtė mbajtur mend e kaluara nė letėrsinė shqipe?
Si ėshtė mbajtur mend e kaluara nė letėrsinė shqipe nė pėrgjithėsi dhe nė letėrsinė e periudhave tė ndryshme historike nė veēanti?
Megjithėse arsyet e mbamendjes sė tė kaluarės nė letėrsinė shqipe nė pėrgjithėsi janė tė njėjta apo pėrafėrsisht tė njėjta, mėnyrat e sendėrtimit artistik gjuhėsor tė kėsaj mbamendjeje prej njė periudhe letrare te tjetra janė pak a shumė tė ndryshme.
Nė letėrsinė shqipe tė para gjysmės sė dytė tė shekullit nėntėmbėdhjetė, domethėnė nė letėrsinė prej historianėve tė letėrsisė e quajtur letėrsia e vjetėr, kryesisht fetare, mbamendja e sė kaluarės ėshtė e rrallė, e paktė. Por, nė ato pak vepra tė letėrsisė sė kėsaj epoke, siē janė Historia e Skėnderbeut e Marin Barletit dhe Rrethimi i Shkodrės e Biēikemit, e kaluara ėshtė plotėsisht e personalizuar. Pėrfytyrimet fetare nė tė janė dukshėm mė tė shpeshta sesa pėrfytyrimet laike. E kaluara, historia kėtu, nė masė tė madhe, janė tė zėvendėsuara prej Zotit, shenjtorėve, engjėjve.

Nė letėrsinė e Rilindjes Kombėtare, e cila nė pjesėn e saj mė tė madhe ėshtė letėrsi romantike, po ashtu zotėron personalizimi i historisė. Ngjarjet e mbajtura mend janė tė rėndėsishme, janė tė denja pėr mbamendje, pėr shkak se nė to ėshtė shquar njė figurė e madhe, pėr shkak se janė tė pėrfaqėsuara prej njė figure tė madhe historike. Shembulli mė tregues i sė kaluarės sė rrėfyer, tė shpjeguar e tė vlerėsuar kėshtu janė Istori e Skėnderbeut dhe Qerbelaja e Naim Frashėrit. Si nė kėto dy poema historike ashtu edhe nė veprat e tjera tė shkruara nė vargje a nė prozė nė kėtė epokė, figurat historike, bėmat dhe veprimet e tyre paraqiten madhėrueshėm, tė idealizuara nė tė gjitha pikėpamjet. Heroizmi i kėtyre figurave pėrfaqėson etikėn e tyre. Dhe, ky heroizėm bėhet nė emrin e popullit dhe pėr popullin, por vetė populli pothuajse shihet pak nė veprat letrare tė kėsaj epoke. Trajtimi i sė kaluarės ishte vėnė kėshtu nė shėrbim tė ideologjisė kombėtare e cila kishte ideal krijimin e shtetit shqiptar dhe ngritjen atdhetare e morale tė shqiptarit. Megjithėse pėrbėhet prej prirjesh tė ndryshme ideostilistike - romantike, realiste, klasiciste, simboliste apo, madje, ekspresioniste, trajtimi i tillė, romantik, i madhėrueshėm, i thjeshtėsuar, pak a shumė i ideologjizuar, zotėron edhe nė letėrsinė ndėrmjet dy luftėrave botėrore. Dėshmia mė treguese pėr kėtė qė thuhet ėshtė epopeja e Gjergj Fishtės, Lahuta e Malcis. Nė tė, me pėrjashtim tė ndonjė figure historike mė shkurtimisht tė trajtuar, nuk paraqiten figura tė mėdha historike, por figura tė zakonshme popullore, reale apo tė imagjinuara. Kėto nuk janė figura me histori tė trashėguar: kėto janė figura tė panjohura qė vetė, me bėmat e tyre, bėhen histori. Duke u marrė, kryesisht, me madhėrimin dhe folklorizimin e disa ngjarjeve tė mėdha dhe disa figurave pėrfaqėsuese, letėrsia e kėsaj periudhe, si edhe letėrsia e Rilindjes Kombėtare, pothuajse e ka harruar sidomos dramėn e madhe qė kishte pėrjetuar populli shqiptar nė luftėrat ballkanike dhe, pastaj, nė tė ashtuquajturėn kohėn e peripecive, kur tre fqinjėt - Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe fqinji i pėrtej detit, Italia, masakrojnė trojet shqiptare dhe u sjellin tragjedi tė mėdha vetjake dhe tė pėrbashkėta shqiptarėve. E mbėshtetur nė politikė e nė ideologji tjetėr, personalizimin e sė kaluarės historike e vazhdon edhe letėrsia shqipe pas Luftės sė Dytė Botėrore, nė pėrgjithėsi, kurse letėrsia e realizmit socialist nė veēanti. Figurės sė madhe historike tė Skėnderbeut tani i shtohen, natyrisht jo nė ato pėrpjesėtime, edhe figurat e Ali Pashė Tepelenės, Abdyl Frashėrit, Isa Boletinit, Azem Bejtės, Shote Galicės dhe njė numėr heronjsh partizanė. Mbamendja e sė kaluarės nė letėrsinė shqipe kurrė mė pėrpara nuk ėshtė politizuar dhe ideologjizuar nė masėn nė tė cilėn ėshtė politizuar dhe ideologjizuar nė kėtė kohė. Pėr mė tepėr mund tė thuhet se e kaluara nė letėrsinė shqipe kurrė nuk ėshtė rrėfyer, trajtuar e shpjeguar mė anshėm, mė thjeshtėzueshėm, mė rrėgjueshėm se nė letėrsinė e kėsaj periudhe.

Ėshtė harruar, natyrisht vetėdijshėm, se, si thotė filozofja e njohur Agnes Heler, nė veprėn e saj Teoria e historisė, periudhat e sė shkuarės duhet t'i kuptojmė me sistemet e tyre tė vlerave e jo me tonat: nė qoftė se vlerat tona i zbatojmė nė gjykimet pėr to do tė lėndojmė tė vėrtetėn dhe normat e sė vėrtetės. Ekziston vetėm njė sistem vlerash zbatimi i tė cilit na bėn tė mundshme qė ta organizojmė lėndėn historike, qė t'ia gjejmė kuptimin dhe qė tė mos e lėndojmė normėn e tė vėrtetės, dhe ky ėshtė sistemi i vlerave qė qėndron jashtė historisė, qė nuk ėshtė historik, por i amshueshėm".

Mbamendja e sė kaluarės pas rėnies sė komunizmit
Mbas rėnies sė komunizmit ėshtė pritur - dhe unė jam njėri prej tė shumtėve qė kanė pritur - qė nė letėrsinė shqipe gjerė e gjatė, me vėmendje tė veēantė, me pėrvojė tė re krijuese, me gjuhė e stil pak a shumė tė ri artistik letrar, do tė rrėfehet, do tė shpjegohet dhe do tė gjykohet e kaluara mė e largėt dhe mė e afėrme. Ėshtė pritur qė letėrsia e vetėdijes historike do t'i trajtojė ngjarjet, bėmat, figurat e harruara nė letėrsinė e mėparme, do t'i ritrajtojė dhe do t'i rishpjegojė ngjarjet dhe bėmat e foklorizuara e do t'i ēmitizojė figurat e mitizuara, do t'i ēlirojė prej shtresave politike dhe ideologjike ngjarjet, bėmat, figurat rėndėsinė, kuptimin, domethėnien e tė cilave e kishte shpėrdorur, shtrembėruar a falsifikuar letėrsia e mėparshme nė Kosovė e, sidomos, ajo e realizmit socialist nė Shqipėri.

Mjerisht kjo nuk ndodhi as sa pritej, as si pritej.
Letėrsia shqipe nė tė cilėn mė pėrzgjedhshėm se nė letėrsinė e realizmit socialist rrėfehej, shpjegohej dhe vlerėsohej e kaluara, me pjesėn e saj mė tė madhe vazhdoi tė jetė e politizuar dhe e ideologjizuar, por, tani, e politizuar dhe e ideologjizuar prej njė politike dhe njė ideologjie tjetėr. Njė cenim politik dhe ideologjik i vlerės gjuhėsore artistike u zėvendėsua prej njė cenimi tjetėr politik dhe ideologjik. Ngjarjet, bėmat, figurat historike dhe johistorike nė realizmin socialist tė trajtuara tmerrshėm njėanshėm dhe tė vėna nė shėrbim tė politikės e tė ideologjisė komuniste, tani u trajtuan dhe po trajtohen po aq tmerrėsisht njėanshėm dhe po vihen nė shėrbim tė politikės e tė ideologjisė sė vetėquajtur demokratike, kur e kur tė paliruar prej ngjyresash politike skajshėm tė djathta. Nė letėrsinė e kėsaj kohe, domethėnė tė kohės pas rėnies sė komunizmit, ndodhi ēka nuk ka ndodhur nė letėrsinė e epokave dhe tė periudhave tė pėrparme: ndodhi jo vetėm mirėkuptim, por edhe madhėrim i rėnieve shpirtėrore e morale, qė nė historinė shqiptare ndodhėn ndėrmjet dy luftėrave botėrore dhe, sidomos, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, por edhe gjatė komunizmit. Bashkėpunėtorė tė pushtuesit fashist italian, prej vitit 1939 deri nė vitin 1943 dhe bashkėpunėtorė tė pushtuesit nazist gjerman prej vitit 1943 e deri nė vitin 1945, u bėnė heronj tė gazetarisė, tė publicistikės e tė disa veprave letrare tė vėna nė shėrbim tė disa partive! Bashkėpunėtorė tė fashizmit a tė nazizmit qė nė historiografinė dhe nė letėrsinė me temė historike tė popujve historikė quhen tradhtarė tė popullit e tė shtetit, qė gjykohen pėr tradhti tė lartė, u shpallėn figura tė mėdha kombėtare, disa prej tė cilėve u shpėrblyen me ēmime, medalje e dekorata!
Bashkėpunėtorė tė Enver Hoxhės - nė shpinėn e tė cilit, tani, ngarkohen tė gjitha fajet pėr vendosjen, mbajtjen, dhunėn, propagandimin, shpalljen e ligjshme, tė adhurueshme, tė diktaturės, pėrpos nė shtet e nė shoqėri, edhe nė shkencė, nė letėrsi e nė arte tė tjera - partizanė, tė pėrbetuar, palodhshėm servilė ndaj ideologjisė dhe politikės sė tij tė brendshme e tė jashtme, ndaj ēdo fjale, ēdo sjelljeje, ēdo mase, ēdo dekreti e ēdo ligji tė tij, tani ngrihen nė shtetin e vetėquajtur demokratik a shpallen figura tė mėdha kombėtare, adhurohen nė publicistikė, nė letėrsi, nė media tė shkruara dhe elektronike, lartėsohen me ēmime, medalje e dekorata!

Pėr tė qenė edhe mė i pėrgjithshėm, mė i pėrshtrirė nė histori, ky shfytyrim i mbamendjes sė tė kaluarės nė letėrsi dhe nė publicistikė u tregua e po tregohet edhe ndaj figurave tė mėdha tė Rilindjes Kombėtare, qė krijuan shtetin shqiptar - Shqipėrinė. Pashko Vasa, Jani Vreto, vėllezėrit Frashėri, nė mėnyrė tė veēantė Sami Frashėri, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, nismėtari i modernizimit anglo - amerikan tė Shqipėrisė, Fan Noli, u mbuluan me mėnjanėri, kur e kur me mosdurim nė mbamendjen e pėrtashme historike, me trajtimin e sė cilės po merret publicistika shqiptare, si nė Shqipėri ashtu edhe nė Kosovė. Pėr dallim prej kėtyre figurave tė mėdha kėshtu tė shpėrfillura, Kongresi i Drejtshkrimit i Gjuhės Shqipė e arritura mė e madhe shkencore, kulturore dhe politike gjithėkombėtare nė periudhėn e komunizmit, u vu para njė fushate tepėr tė vrazhdė politike dhe pseudoshkencore!
Ėshtė e qartė: letėrsia dhe publicistika shqipe, pas rėnies sė komunizmit, ende nuk ka roman tė rėndėsishėm pėr kohėn e komunizmit! Kjo e vėrtetė e pakuptueshme na bėn tė shtrojmė pyetjen: a mund tė shkruajnė roman tė tillė, tė rėndėsishėm, shkrimtarėt tė cilėt me vepra letrare, me publicistikė, me veprimtari politiko shoqėrore nė kohėn e komunizmit e shpallėn diktaturėn, me ideologjinė e saj, me politikėn e saj, me realizmin e saj socialist, me dhunėn e saj, me rendin e saj kushtetutar juridik, nė tė vėrtetė partiak, rend tė ligjshėm, tė amshueshėm, mė humanin e mė tė tejēmuashmin nė botė!
Ėshtė e qartė: letėrsia shqipe sikur ėshtė tėrhequr para njė krijimtarie mė sė shpeshti gjysmėletrare e gjysmė shkencore - para publicistikės, kujtimeve, ditarėve, prozave dokumentare, filmave dokumentarė, fejtoneve, nė pjesėn mė tė madhe tė tė cilave pėr diktaturėn, pėr Enver Hoxhėn, pėr zėdhėnėsit e tij shkencorė, letrarė e artistikė, domethėnė pėr servisin e tij intelektual, si dhe pėr Kosovėn, sidomos pas vitit 1981, larg mė shpesh dhe larg mė shumė se me tė vėrteta, shkruhet e flitet me spekulime, me falsifikime, me gėnjeshtra, me intriga, me truke, me stil, tė stolisur kur e kur edhe mė erotikė familjare apo, madje, mė tė pėrgjithshme - kombėtare, qė do tė mund tė quhej moralisht dhe kombėtarisht tragjik sikur tė mos ishte njėkohėsisht banal!
Unė nuk do tė flas me kėtė rast as pėr ideologjinė, as pėr politikėn, as pėr qendrat e brendshme e, sidomos, tė jashtme, qė e frymėzojnė apo, ndoshta, e financojnė kėtė shfytyrim mendor e moral tė mbamendjes sonė historike nė njė pjesė tė madhe tė letėrsisė dhe tė publicistikės sonė.
Do tė them vetėm kaq:
Nė historinė mė tė re shqiptare dhe nė krijimtarinė e kėsaj historie ngjan ēka nuk ngjan nė historinė dhe nė krijimtarinė e popujve historikė tė Evropės sot. Deri kur?

Pėrgjigjet krijuese artistike nė tri pyetje thelbėsore
Nuk ka dyshim se populli shqiptar ėshtė popull i vogėl me numėr tė vogėl banorėsh dhe me histori, nė pjesėn mė tė madhe tė kohės, tragjike. Pushtimet nga pushtues tė Lindjes e tė Perėndimit, nė njėrėn anė, kurse luftėra pėr ēlirim prej tyre, nė anėn tjetėr, e shėnojnė kėtė histori. Pushtimet nga tė huajt dhe sundimet nga tiranė, despotė e diktatorė tė huaj e tė brendshėm e bėjnė historinė shqiptare histori qė e ka munduar dhe, siē po shihet, vazhdon ta mundojė popullin shqiptar.
Letėrsia nuk ėshtė lojė artistike. Letėrsia ėshtė krijimtari gjuhėsore artistike, qė i drejtohet mendjes, ndjenjave, vetėdijes sė njeriut. Kur e rrėfen, kur e shpjegon dhe kur e vlerėson tė kaluarėn, letėrsia, e kėtu mendoj nė letėrsinė e madhe qė merret me tė kaluarėn, pashmangshėm duhet tė pėrgjigjet nė tri pyetje: ēka? Pse? Si? Pra, ēka ka ndodhur, pse ka ndodhur dhe si ka ndodhur? Njeriu, historik a johistorik, ėshtė protagonisti i atyre ngjarjeve, i atyre fitoreve a disfatave, i atyre dramave a tragjedive, qė qėndrojnė para pyetjeve: ēka, si, pse?
Letėrsia e vėrtetė, letėrsia e madhe qė e rrėfen, qė e shpjegon, qė e vlerėson tė kaluarėn duke mos shpėrfillur tė dhėnat - siē i shpėrfillin shkrimtarėt e vegjėl, duke mos u pushtuar prej tė dhėnave - siē pushtohen shkrimtarėt e mesėm, por duke pėrzgjedhur tė dhėnat thelbėsore qė i bėjnė tė mundshme tė paraqesė tė vėrtetėn pėr njeriun, shoqėrinė e kohėn - siē bėjnė shkrimtarėt e mėdhenj, ėshtė ajo letėrsi mbi tė kaluarėn, qė e bėn tė kuptuar thelbėsisht historinė dhe qė e nxit tė lirohet prej mundimit tė saj njeriun. Pėr ta ēliruar prej mundimit tė historisė, pėr ta vetėdijesuar dhe pėr ta pasuruar shpirtėrisht lexuesin e saj, ajo rrėfen, ajo shpjegon dhe ajo vlerėson me tė njėjtin pėrkushtim e me tė njėjtin shikim kritik ngritjet dhe rėniet shpirtėrore e morale tė njeriut, domethėnė tė popullit. Si shkrimtar dhe historian i letėrsisė shqipe pambarimisht shumė e kam dėshiruar dhe vazhdoj ta dėshiroj romanin historik me semantikė, me estetikė dhe me etikė tė tillė: dėshiroj ta shkruajnė shkrimtarė tanė tė tjerė dhe dėshiroj ta shkruaj edhe vetė.
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com