Albatlanta

Karl Bild dhe veriu i Kosoves
Shaban Murati
Nė kulmin e tensioneve nė Veri tė Kosovės, nga Brukseli u bė e ditur se ministri i Jashtėm i Suedisė, Karl Bildt i kishte dėrguar njė letėr pėrfaqėsueses sė lartė tė BE-sė pėr politikėn e jashtme, Ketrin Eshton dhe komisionerit tė BE-sė pėr zgjerimin, Stefan Fyle, me njė propozim tė ri pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Veriut tė Kosovės.
Agjencia italiane ANSA njoftonte mė 28 nėntor se zėdhėnėsi i komisionerit pėr zgjerimin, Peter Stano konfirmoi se letra ka mbėrritur nė zyrėn e komisionerit, por ai nuk zbuloi detajet dhe as nėse Komisioni Europian ka formuluar njė qėndrim lidhur me propozimin e ministrit tė Jashtėm suedez.

Duke qenė se propozimi vjen nga njė ministėr i Jashtėm, qė njihet si njė nga personalitetet mė tė shquara tė diplomacisė europiane dhe njė nga ekspertėt mė tė mėdhenj tė saj pėr Ballkanin, i cili ka qenė kryeministėr i Suedisė nė vitet 1991-1994, i dėrguar i posaēėm i BE-sė pėr ish- Jugosllavinė, bashkėkryetar i Konferencės sė Paqes nė Dejton pėr konfliktin nė Bosnjė-Hercegovinė, dhe nga viti 1999-tė deri nė vitin 2001, i dėrguar i posaēėm i sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė pėr Ballkanin, ėshtė e kuptueshme se ai meriton vėmendje shqyrtimi nga tė gjitha palėt e interesuara direkt ose indirekt pėr ēėshtjen e Veriut tė Kosovės.

Kjo bėhet edhe mė e nevojshme, sepse propozimi i tij ėshtė bėrė objekt diskutimi nė qarqet diplomatike europiane dhe mund tė gjejė hapėsirė ndikimi nė disa shtete apo diplomaci tė vendeve anėtare tė BE-sė, dhe sepse ka njė mundėsi qė propozimi apo disa ide tė tij tė bėhen pjesė e njė platforme tė re tė BE-sė pėr zgjidhjen e krizės sė Veriut tė Kosovės. Nė diplomaci, efikasiteti i propozimeve varet jo vetėm nga karakteri i qėlluar i ideve qė pėrmban, por sidomos nga dimensioni dhe reputacioni i diplomatit apo i shtetit qė i paraqet dhe aftėsia e tij pėr t'u dėgjuar dhe pėr t'u marrė nė konsideratė.

Nė kėtė drejtim, edhe propozimi i ri i Karl Bildtit duhet parė dhe prognozifikuar pėr efektin qė mund tė ketė nė politikėn ballkanike tė BE-sė, pėr t'i dalė pėrpara ndonjė tė papriture dhe pėr tė formuluar njė qėndrim tė qartė, pėrpara se ai tė bėhet propozim apo projekt diplomatik i BE. Sepse po arriti nė atė pikė, do tė jetė shumė mė e vėshtirė pėr diplomacinė e Kosovės dhe tė Shqipėrisė pėr t'u ballafaquar me situatat e reja diplomatike, qė mund tė sjellė propozimi i Karl Bildtit.

Ėshtė paraqitur qėndrimi i qeverisė sė Prishtinės, e cila nėpėrmjet kryeministrit Hashim Thaēi deklaroi se ideja e Karl Bildtit ėshtė krejtėsisht e papranueshme pėr Kosovėn dhe e pazbatueshme.
Ėshtė paraqitur edhe qėndrimi i qeverisė sė Beogradit, e cila nėpėrmjet zv/ kryeministrit Bozhidar Deliē deklaroi se propozimi i Karl Bildtit pėr Veriun e Kosovės ėshtė hap nė drejtimin e duhur, se ėshtė nė interes tė Serbisė dhe ideja e Karl Bildit ėshtė njėri nga elementėt e fjalimit tė presidentit serb Boris Tadiē nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė nė shtator tė kėtij viti.

Ministri i jashtėm suedez duhet tė jetė nisur nga synimi pėr t'i dhėnė fund njė tensioni, tė cilin ai e pa vetė gjatė vizitave qė zhvilloi nė fillim tė nėntorit nė Prishtinė, Mitrovicė dhe Beograd, dhe i cili ka tė gjitha shenjat se mund tė kthehet nė njė konflikt tė ngrirė nė zemėr tė Ballkanit.
Thelbi i propozimit tė tij ėshtė qė ēėshtja e Veriut tė Kosovės duhet tė ndahet nga procesi i bisedimeve teknike qė po zhvillohen me ndėrmjetėsimin e BE-sė, qė nga 8 marsi i kėtij viti nė Bruksel mes Serbisė dhe Kosovės.

Mė konkretisht, ai propozon organizimin e bisedimeve paralele, njė palė bisedime mes Beogradit dhe Prishtinės, me ndėrmjetėsinė e BE-sė, (kėto qė po zhvillohen), dhe njė palė bisedime mes Bashkimit Europian dhe Kosovės pėr ēėshtjen e Veriut tė Kosovės, dhe pikėrisht kjo pėrbėn elementin apo drejtimin e ri tė trajtimit tė ēėshtjes, qė sugjeron shefi i diplomacisė suedeze. Duhet thėnė qė nė fillim se Karl Bildt i pėrmbahet dhe e pėrsėrit kushtin europian dhe ndėrkombėtar, tė njohur qė nga koha e takimeve tė Grupit tė Kontaktit pėr Kosovėn nė vitin 2005-sė, se Kosova nuk duhet tė ndahet.
Ky impostim ėshtė i rėndėsishėm nė njė kohė kur Serbia dhe pionėt e saj nė Veri tė Kosovės po bėjnė gjithēka pėr tė ngritur tensionet deri nė shkallėn qė BE tė nisė tė mendojė se nuk mbetet zgjidhje tjetėr veēse ndarja e Veriut nga Kosova.
Propozimi i Karl Bildtit e pėrjashton kėtė.
Por ai i mėshon shumė nevojė sė njė qėndrimi tė ri tė BE ndaj ēėshtjes sė komunitetit serb nė Veri tė Kosovės, duke kėrkuar njė trajtim mė tė mirė nga BE. Sipas informacioneve nė rrugė diplomatike, ky trajtim mė i mirė duhet tė jetė maksimalizimi i shkallės sė autonomisė sė serbėve tė Veriut tė Kosovės.
Ministri i jashtėm i Francės, Zhan Leoneti, deklaroi mė 1 dhjetor, pas bisedimeve me zv/kryeministrin e Serbisė, Bozhidar Deliē, se Franca nuk e ka vendosur ende qėndrimin e saj pėr idenė e Karl Bildtit pėr tė filluar bisedime pėr statusin e Veriut tė Kosovės, por ajo e mbėshtet njė autonomi tė gjerė pėr Veriun e Kosovės.
Ministri i jashtėm francez evidenton kėshtu thelbin e propozimit tė ministrit tė Jashtėm suedez dhe tė takimeve e debateve qė po zhvillohen nė prapaskenat diplomatike, tė nxitura nga Serbia dhe aleatė tė saj brenda BE-sė.

Thelbi ėshtė statusi i Veriut tė Kosovės. I analizuar nė disa drejtime, propozimi pėr hapjen e bisedimeve tė reja tė posaēme tė BE-sė me Kosovėn pėr statusin e serbėve tė Veriut paraqet njė sinoptikė jo qetėsuese. Sė pari, po niset tė flitet nė qarqe tė larta shtetėrore dhe diplomatike europiane pėr statusin e Veriut tė Kosovės.
Kjo kėrkesė parashtrohet nė njė kohė kur pakica serbe nė veri tė Kosovės e ka statusin e privilegjuar tė njė pakice tė privilegjuar, tė sanksionuar nė planin e Ahtisaarit, ku minoritetit serb, qė pėrbėn mė pak se 10 pėr qind tė popullsisė sė Kosovės, i ėshtė dhėnė e drejta e administrimit nė njė territor mė shumė se 20 pėr qind e gjithė Kosovės.
Flitet pėr status, nė njė kohė kur serbėt e Veriut tė Kosovės e kanė bėrė fakt tė kryer njė veēim zyrtar dhe administrativ nėpėrmjet ngritjes dhe organizimit tė strukturave dhe organeve paralele, tė cilat varen dhe financohen direkt nga Beogradi.
Sė dyti, organizimi i bisedimeve tė posaēme tė BE me Kosovėn pėr statusin e serbėve tė veriut, do tė thotė pranimi dhe inkurajimi i njė ndėrhyrjeje tė drejtpėrdrejtė tė Serbisė nė plan administrativ dhe territorial nė shtetet e tjera fqinje. Serbia ka pakica problematike tė saj nė Kroaci, nė Bosnje, nė Kosovė dhe nė Maqedoni dhe duhet pritur njė reaksion zinxhir i kėrkesave serbe pėr "statuset e posaēme" tė pakicave tė saj nė shtetet fqinje. Pėrvoja e hidhur e "Serpska Republikės" nė Bosnje ka treguar sa shpejt kalohet nga statuset e "autonomive tė posaēme" nė kėrkesat pėr bashkimin me Serbinė dhe kėshtu mund tė lindin "Transdniestra" dhe "Nagorni-Karabakė" nė mes tė Ballkanit.
Sė treti, hapja e statusit tė Veriut tė Kosovės mund tė bėhet prelud i hapjes sė bisedimeve pėr statusin e vetė Kosovės. Sepse, qoftė Serbia bashkė me serbėt e Kosovės, qoftė Rusia dhe Kina, do tė pėrdorin teorinė e precedentit tė Veriut, pėr tė kėrkuar qė ēėshtja e diskutimit tė statusit, nga njė pjesė e territorit tė Kosovės, tė shtrihet nė gjithė territorin e saj.
Sė katėrti, organizimi i bisedimeve tė tilla nuk jep shpresė se do ta qetėsojė situatėn nė mesin e pakicės serbe qė jeton poshtė lumit Ibėr, nė pjesė tė tjera tė Kosovės, por sidomos do tė ngrejė tensionet nė mesin e popullit shqiptar tė Kosovės, i cili vėshtirė tė pajtohet me shpėrblimin e atyre qė provokojnė trazira dhe konflikte.
Sė pesti, nėse hapen bisedime tė kėsaj natyre, mund tė krijohet nė krejt Ballkanin sindroma e Mitrovicės. Sepse fare mirė mund tė ngrihen shqiptarėt e Luginės sė Preshevės, tė cilėt janė nė njė numėr tre-katėr herė mė tė madh se sa serbėt e Veriut tė Kosovės, dhe nėn shembullin e serbėve tė Kosovės, tė kėrkojnė autonominė e tyre politike dhe territoriale, tė votuar me referendum popullor qysh para 20 vjetėsh. Mund tė inkurajojė edhe boshnjakėt e Sanxhakut, tė cilėt janė disa herė mė shumė se sa serbėt e Veriut tė Kosovės, dhe ndjehen mė tė afėrt me Bosnjen se sa me Serbinė, pėr tė kėrkuar autonominė e tyre, pėr tė cilėn kanė votuar para 20 vjetėsh.
BE nuk ka argumente t'u mohojė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės dhe boshnjakėve tė Sanxhakut, atė tė cilėn mund tė mendojė t'ua japė serbėve tė Veriut tė Kosovės.
Sė gjashti, koha e zgjedhur pėr hedhjen e kėtyre ideve nuk duket e pėrshtatshme, sepse pikėrisht tani bisedimet mes Serbisė dhe Kosovės, po japin njė farė rezultati dhe njė kompromis pozitiv, siē ėshtė marrėveshja e arritur nė Bruksel mė 2 dhjetor, pėr menaxhimin e integruar tė kufijve.
Devijimi i problematikės sė bisedimeve mes Serbisė dhe Kosovės mund ta dėmtonte mbarėvajtjen e procesit dhe tė rriste intransigjencėn e Serbisė.
Sė shtati, organizimi i bisedimeve paralele do tė certifikonte dobėsinė e BE-sė nė menaxhimin e krizave nė Ballkan dhe do tė dėshmonte njė tėrheqje tė saj pėrpara shantazhit qė vjen nga Beogradi dhe lojtarėt e tij lokalė nė Veri tė Kosovės.
E fundit dhe mė kryesorja, kriza nė Veri tė Kosovės ėshtė shkaktuar nga Serbia dhe ėshtė ēėshtje mes Serbisė dhe Kosovės, dhe jo mes Kosovės dhe pakicės serbe atje. Ndaj ideja e organizimit tė bisedimeve tė reja, tė veēanta, mes BE-sė dhe Kosovės pėr ēėshtjen e veriut tė saj, nuk duket se ėshtė alternativa e zgjidhjes sė krizės dhe tė tensioneve nė Veriun e Kosovės.
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com