Albatlanta

Shpallja e Pavarėsisė sė Shqipėrisė
Fitoret e rrufeshme tė shteteve ballkanike i detyruan Fuqitė e Mėdha tė rishikonin vendimin e tyre pėr tė mos lejuar ndryshimin e status quo-sė nė Ballkan. Qysh nė fund tė tetorit nė rrethet diplomatike dhe nė shtypin evropian filloi tė flitej pėr nevojėn e ndryshimeve territoriale nė tė mirė tė aleatėve ballkanikė. Nė kėto kushte, patriotėt shqiptarė qė ndodheshin jashtė atdheut vendosėn tė ndėrmerrnin njė veprim tė ri politik krahas atij tė “Shoqėrisė sė zezė pėr shpėtim” e tė rretheve tė tjera atdhetare brenda vendit. Qėllimi i kėtij veprimi do tė ishte tė shpėtohej Shqipėria nga copėtimi, tė ruhej tėrėsia e saj tokėsore e tė mblidhej njė kuvend kombėtar qė do tė vendoste pėr fatin e saj. Nismėn pėr kėtė veprim tė ri e morėn Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi, tė cilėt mendonin se do tė kishin pėrkrahjen e Lidhjes Tripalėshe. Ata u nisėn nga Stambolli dhe arritėn nė Bukuresht, ku mė 5 nėntor 1912 organizuan mbledhjen e kolonisė shqiptare tė atjeshme. Aty u vendos tė themelohej “njė komitet drejtonjės” qė tė merrte nė dorė qeverinė e vendit; tė krijohej njė komision qė do tė shkonte nė Evropė pėr tė mbrojtur pėrpara qeverive tė Fuqive tė Mėdha “tė drejtat kombėtare e lokale tė popullit shqiptar” dhe njė komitet nė Bukuresht, qė do tė bashkėrendonte veprimtarinė e komiteteve tė tjera brenda e jashtė Shqipėrisė pėr t’i ardhur atdheut nė ndihmė. Mbledhja e Bukureshtit nė vendimin e saj nuk pėrcaktoi qartė nėse do tė kėrkohej autonomi a pavarėsi. Kjo do tė pėrcaktohej, siē duket, nga zhvillimi i mėtejshėm i ngjarjeve dhe nga qėndrimi qė do tė mbanin kundrejt ēėshtjes shqiptare Fuqitė e Mėdha. Pėr kėtė qėllim Ismail Qemali me shokė shkoi nė Vjenė, ku bisedoi me ambasadorin anglez, Berhtoldin, dhe me ambasadorin italian. Gjatė rrugės ose ndoshta nė kryeqytetin austriak Ismail Qemali u njoftua pėr lėvizjen qė kishte filluar nė Shqipėri pėr mbledhjen e njė kuvendi kombėtar. Ai i deklaroi mė 10 nėntor ambasadorit anglez se do tė nisej sė shpejti pėr nė Vlorė pėr tė marrė pjesė nė njė mbledhje tė krerėve shqiptarė, se shqiptarėt ishin tė vendosur tė ruanin vendin e tyre, se ata do tė luftonin deri nė pikėn e fundit tė gjakut pėr tė mos lejuar njė copėtim tė tij dhe se krijimi i njė Shqipėrie mė vete do tė mėnjanonte njė ndėrhyrje tė Austrisė dhe tė Italisė.

Ideja pėr mbledhjen e njė kuvendi nė Shqipėri, qė do t’u paraqiste Fuqive tė Mėdha kėrkesat e popullit shqiptar, kishte gjetur pėrkrahjen e qeverisė austro-hungareze. Berhtoldi e njoftoi Ismail Qemalin se Vjena ishte pėr njė Shqipėri autonome. I tillė ishte edhe opinioni qė mbizotėronte nė rrethet diplomatike tė Fuqive tė tjera tė Mėdha. Por autonomia nė kuadrin e Perandorisė Osmane tashmė nuk kishte asnjė kuptim. Ushtria osmane nė Ballkan ishte shpartalluar nė tė gjitha frontet. Trupat serbe, malazeze e greke kishin hyrė thellė nė tokėn shqiptare.

Nė kėto kushte e vetmja zgjidhje e drejtė e ēėshtjes shqiptare ishte ajo e shpalljes sė pavarėsisė. Nė kėtė pėrfundim arriti grupi i atdhetarėve i kryesuar nga Ismail Qemali, i cili mė 19 nėntor deklaronte nė Trieste, ku kishte arritur bashkė me shokėt, se: “... menjėherė pas mbėrritjes sė tij nė Shqipėri do tė shpallej pavarėsia e Shqipėrisė dhe do tė zgjidhej qeveria e pėrkohshme”. Nga Triestja komisionit qė ishte formuar nė Vlorė pėr pėrgatitjen e mbledhjes sė kuvendit kombėtar iu dėrgua njė telegram, me anė tė tė cilit kėrkohej qė tė merreshin masa pėr thirrjen e delegatėve.

Ideja e pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe lajmi i mbledhjes sė kuvendit kombėtar u pritėn me entuziazėm tė madh nė Shqipėri, ku gjetėn njė truall tė pėrgatitur qysh mė parė nga rrethet atdhetare tė vendit. Kėto rrethe kishin vendosur lidhje ndėrmjet tyre dhe kishin caktuar Vlorėn si qendėr ku do tė bėhej mbledhja e pėrfaqėsuesve tė kombit shqiptar. Grupi i kryesuar nga Ismail Qemali arriti nė Durrės mė 21 nėntor. Sė bashku me atdhetarėt durrsakė ai vendosi tė ngrinte nė qytet flamurin kombėtar. Por autoritetet osmane, tė ndihmuara nga armiku i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare dhespot Jakovi, arritėn, ndonėse pėrkohėsisht, ta pengonin kėtė veprim. Komanda turke e Janinės u orvat nga ana e saj ta kapte Ismail Qemalin gjallė ose vdekur, por shumė shpejt u detyrua tė hiqte dorė nga ky vendim. Administrata turke nė krahinat e Shqipėrisė, tė papushtuara ende nga ushtritė ballkanike, nė pėrgjithėsi nuk ishte nė gjendje ta pengonte lėvizjen shqiptare. Ajo i trembej shumė njė konflikti tė armatosur me shqiptarėt, nė njė kohė kur po ndiqej kėmba-kėmbės nga aleatėt ballkanikė dhe kur e vetmja rrugė tėrheqjeje nė perėndim ishte Shqipėria.

Tė shoqėruar nga delegatėt e Durrėsit, tė Shijakut, tė Tiranės e tė Krujės, Ismail Qemali me shokėt e tij u nisėn pėr nė Kavajė. Prej andej nėpėr Karatoprak kaluan nė Fier, ku u takuan me delegatėt e Kosovės, dhe mė 25 nėntor arritėn nė Vlorė. Kėtu delegatėt e popullit shqiptar u pritėn me festė. “Njė zjarr i shenjtė patriotizmi, - shkruan Ismail Qemali nė kujtimet e tij, - kishte pushtuar qytetin ku kisha lindur dhe populli mė pėrshėndeste kudo me entuziazėm dhe gėzim”. Puna e parė e udhėheqėsit patriot qysh mė 26 nėntor ishte organizimi i forcave tė armatosura. Pėr kėtė qėllim ai ngriti njė komision organizues dhe u dėrgoi pleqėsive tė katundeve njė qarkore, me anėn e sė cilės porositeshin tė mobilizonin njerėzit e aftė pėr armė dhe t’i mbanin ata nė gatishmėri.

Ndėrkohė, ushtria serbe po pėrparonte me shpejtėsi nė tokat shqiptare. Ajo po i afrohej Durrėsit, Tiranės, Krujės dhe Elbasanit. Rrethet atdhetare tė kėtyre qyteteve vendosėn ta shpallnin sa mė parė pavarėsinė pėr t’i vėnė autoritetet ushtarake serbe pėrpara faktit tė kryer. Mė 25 nėntor Elbasani shpalli i pari pavarėsinė. Tė nesėrmen atė e shpallėn Durrėsi e Tirana dhe mė 27 nėntor Kavaja, Peqini e Lushnja.

Pėr shkak tė pėrparimit tė pandalur tė ushtrive serbe, gjendja nė Shqipėri po bėhej gjithnjė mė kritike. Kjo ishte arsyeja qė nė mbrėmjen e 27 nėntorit delegatėt qė ndodheshin nė Vlorė, ndonėse nuk kishin arritur ende pėrfaqėsuesit e disa krahinave, vendosėn tė mblidhnin tė nesėrmen kuvendin kombėtar.

Mė 28 Nėntor 1912, nė orėn 14, u hap nė Vlorė Kuvendi Kombėtar. Nė mbledhjen e parė tė Kuvendit morėn pjesė 37 delegatė, tė cilėt u shtuan gjatė ditėve qė pasuan duke arritur nė 63 veta, qė pėrfaqėsonin tė gjitha viset shqiptare. Pjesa mė e madhe e tyre ishin udhėheqės e veprimtarė tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Pėrveē Ismail Qemalit merrnin pjesė Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Sali Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Vehbi Agolli, Nikollė Kaēorri, Jani Minga, Abdi Toptani, Pandeli Cale, Dudė Karbunara, Lef Nosi, Mithat Frashėri, Mehmet Dėralla, Hasan Hysen Budakova, Ajdin Draga, Sherif efendi Dibra, Dhimitėr Mborja, Dhimitėr Zografi, Shefqet Daiu, Rexhep Ademi, Dhimitėr Berati, Kristo Meksi, Xhelal Koprėncka, Spiro Ilo, Iljaz Vrioni, Hajredin Cakrani, Shefqet Vėrlaci etj. Isa Boletini mbėrriti me 400 luftėtarė kosovarė mė 29 nėntor, i pritur me gėzim tė madh nga popullsia dhe nga delegatėt e Kuvendit. Nga udhėheqėsit e tjerė kosovarė, pėr shkak tė rrethanave tė luftės, nuk mundėn tė merrnin pjesė Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Idriz Seferi, Sait Hoxha etj., qė ndodheshin nė burgun e Beogradit, si edhe Bajram Curri, i cili, ndonėse u nis pėr nė Kuvend, u pengua nga luftimet gjatė rrugės.

Pjesėmarrja nė Kuvend e delegatėve nga tė gjitha qytetet e Shqipėrisė, duke pėrfshirė edhe ato qė ndodheshin tė pushtuara nga ushtritė serbe, malazeze e greke, i dha atij karakterin e njė asambleje kombėtare mbarėshqiptare. Kjo ishte njėherazi shprehje e vendosmėrisė sė tė gjithė shqiptarėve pėr t’u bashkuar nė shtetin e vet kombėtar, nė tė cilin do tė pėrfshiheshin tė gjitha viset shqiptare.

Kuvendi zgjodhi si kryetar Ismail Qemalin, i cili foli pėr tė kaluarėn e Shqipėrisė nėn sundimin osman dhe pėr luftėrat e shqiptarėve pėr tė fituar tė drejtat e tyre. Ai vuri nė dukje se nė rrethanat e krijuara nga Lufta Ballkanike “e vetmja udhė shpėtimi ishte ndarja e Shqipėrisė nga Turqia”.

Propozimi i kryetarit u miratua njėzėri nga delegatėt, tė cilėt nėnshkruan dokumentin historik pėr Pavarėsinė e Shqipėrisė, ku thuhej: “... Shqipėria me sot tė bėhet mė vehte, e lirė e mosvarme”. Pastaj u ngrit madhėrisht flamuri kombėtar i Shqipėrisė pėrpara mijėra njerėzve qė ishin mbledhur jashtė selisė sė Kuvendit e qė e pritėn kėtė ngjarje historike me brohoritje entuziaste, ndėrsa populli pėrshkonte duke kėnduar rrugėt e qytetit, oratorėt atdhetarė, si Jani Minga, Murat Toptani etj., me fjalimet e zjarrta evokonin luftėrat e popullit shqiptar pėr liri.

Nga Kuvendi i Vlorės doli gjithashtu qeveria e pėrkohshme e kryesuar nga Ismail Qemali.
Shqiperia | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com