Albatlanta

Shteti i kombit
Albin Kurti
Identiteti kombėtar dhe liria kombėtare janė tė lidhura me njėra-tjetrėn. Kriza e identitetit kombėtar i bėn njerėzit mė kollaj tė robėrueshėm. Kriza e identitetit ėshtė njė hap nė drejtim tė skllavėrisė.

Luftimi i identitetit kombėtar shqiptar bėhet kryesisht nė dy mėnyra. Sė pari, duke zbehur kujtesėn e shqiptarėve. Dhe, sė dyti, duke rrudhur pėrfytyrimin qė shqiptarėt kanė pėr veten e tyre.

Nė emėr tė ēmitizimit ndėrtohen kundėrshtime tė historisė kombėtare pėrmes pėrshkrimeve e shpjegimeve alternative qė gjithsesi janė mė shumė interesante sesa shkencore. Duke rrėfyer pėr disa tė kaluara tė tjera tė mundshme relativizohet dija jonė pėr tė kaluarėn tonė, ndonėse mė shumė mbajmė mend se kush krejt patėn folur sesa ēfarė krejt patėn thėnė.

Nė anėn tjetėr, prej hartave shkollore e deri te ky flamuri i ri i Kosovės gjithandej e gjejmė tė tkurrur veten tonė. Atėherė kur flatrat e shqiponjės qė shtrihen nė pafundėsi porsa valon flamuri kombėtar i zėvendėsojmė me kufijtė e pambrojtur tė Kosovės qė mbahen fiks veēse nė flamurin me lara. Ose, atėherė kur shohim hartat e Republikės sė Shqipėrisė e ku s’duken asgjėkundi Mitrovica e Shkupi.

Kombeve fqinje tė shqiptarėve nacionalizmin e patriotizmin ua mirėmbajnė institucionet e sistemeve shtetėrore tė tyre. Ndėrkaq, shqiptarėt janė detyruar qė kėtė ta bėjnė si popull, si komb, si qytetarė e si shoqėri meqė assesi ta bėjnė si shtet e si institucione. Mbase kjo mund tė jetė arsyeja pse nacionalizmi i shqiptarėve ngjan tė ketė qenė mė i dukshėm se ē’ishte. Pothuajse krejtėsisht e kundėrta vlen pėr nacionalizmat nė fqinjėsi tė shqiptarėve.

Realiteti ynė ėshtė mė shumė se faktet tona. Jo pėr shkak tė fakteve qė s’janė tonat, por pėr shkak tė vullnetit qė ėshtė yni. Vullneti i popullit i pėrket situatės qė s’arrin ta mbajė dot atė. Vullneti ėshtė i pareduktueshėm nė burimin dhe rrethanėn e vet. Vullneti i shqiptarėve ėshtė pėr bashkim kombėtar. Sepse bashkimi nuk ėshtė vetėm interes dhe dėshirė e shqiptarėve, por edhe nevojė e tyre.

Fare pak ditė na ndajnė nga 28 Nėntori, nga pėrvjetori i 99-tė i kėsaj date me vlerė tė shumėfishtė. Pėrbrenda vetėm njė shekulli, qė nga stėrgjyshėrit tanė e deri mė sot, kemi humbur gjysmėn e trevave qė popullonim dikur si shqiptarė nė Ballkan. Rrudhja dhe ndarja janė dy anė tė sė njėjtės medalje. Duke qenė tė ndarė s’ndalej e s’ndalet rrudhja.

Mė pak territor do tė thotė mė pak fusha e male, mė pak liqene e lumenj, mė pak det e pasuri nėntokėsore. E thėnė ndryshe, mė pak territor do tė thotė mė pak bukė e mė pak vende pune. Pra, nuk ėshtė se shqiptarėt ishin apo janė tė fiksuar pėr territorin (qė edhe ashtu ėshtė i tyre). Pėrkundrazi, pėr ata qė ua uzurpuan tokat mund tė thuhet se ishin tė obsesionuar me territorin (ndoshta pikėrisht pse s’ishte i tyre).

Bashkimi kombėtar nuk ėshtė ēėshtje luksi, por nevojė ekzistenciale pėr kombin tonė. Madje, nuk ėshtė se mund ta zgjedhim ose jo. Ai po na zgjedh neve qė tė mund tė zgjedhim ne mė pastaj. Ai nuk realizohet pse nuk u pėrcaktuam pėr tė. Por, ai nuk realizohet as pse u pėrcaktuam pėr tė. Bashkimi kombėtar do tė bėhet se s’bėhet (ndryshe).

Gjithsesi, bashkimi kombėtar ka efekt tė fuqishėm socio-ekonomik. Bashkimi kombėtar do tė rriste resurset natyrore e lėndėt e para, fuqinė punėtore, madhėsinė e tregut, aftėsitė mbrojtėse, sigurinė kombėtare, kapacitetet zhvillimore, administrative, menaxhuese e intelektuale tė shqiptarėve.

Kombi ėshtė shumė i rėndėsishėm meqė kontribuon pėr idenė e komunitetit dhe tė shoqėrisė, pėr ndjenjėn e pėrkatėsisė dhe tė pėrgjegjėsisė. Ēarja midis pėrbashkėsisė sė shqiptarėve si komb dhe sistemeve tė veēanta shtetėrore qė i mbajnė ata tė ndarė ėshtė e paqėndrueshme.

Njerėzit nuk e duan shtetin jo pse ėshtė shtet, por pse s’ėshtė i tyre. Dhe, njerėzit e duan shtetin e tyre jo pse ėshtė shtet, por pse ėshtė i tyre. Lojaliteti ndaj shtetit vjen pasi qė ai shtet ėshtė i popullit a kombit ku njerėzit ndjejnė pėrkatėsi dhe pėrgjegjėsi.

Bashkimi kombėtar nuk ėshtė thjesht bashkim kombėtar, nuk ėshtė vetėm bashkim i kombit. Bashkimi kombėtar ėshtė bashkim kombėtar nė njė shtet. Pra, bashkimi kombėtar nuk do tė thotė komb i ri, por shtet i ri. Njė shtet qė ėshtė i ri, sepse ėshtė shtet i kombit.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com