Albatlanta

Neron apo Jul Cezar?!
Skėnder Minxhozi
Njė e shtunė e ftohtė nė Romė, nė dyert e Presidencės italiane, ku turma tė irrituara hidhnin monedha dhe fyerje gjithfarėsh, ka qenė fundi me shumė gjasė i karrierės sė shkėlqyer ngjitėse tė njeriut qė dominoi fuqinė e gjashtė ekonomike tė botės nė kėta dy dhjetėvjeēarė. Silvio Berluskoni u largua nga takimi me Presidentin Napoletano, tė cilit i paraqiti dorėheqjen, pėrmes njė daljeje anėsore, si pėr tė dėshmuar se tashmė pėr tė s’ka vend nė vitrinėn e politikės italiane. Shumėkujt, kjo ikje pa lavdi e nėn eskortėn e truprojave, i kujtoi largimin e ish-kryeministrit Kraksi (njė mik i tij i ngushtė) nė vitin 1993, kur qindra protestues e goditėn me monedha nė dalje nga hotel “Rafael” nė Romė. Ēka shėnoi fundin politik tė ish-sekretarit tė pėrgjithshėm tė Partisė Socialiste Italiane.

Rėnia e Berluskonit vjen pas njė hapi tė ngjashėm, por nė rrethana e pėr arsye tė tjera, qė u ndėrmor nė Greqi, ku Papandreu i lėshoi vendin njė teknicieni. Po ashtu siē ndodhi edhe nė Itali, ku Mario Monti, njė ekonomist i shquar, pėrgatitet tė marrė frenat e anijes sė ēakorduar italiane. Kriza e ashpėr ekonomike e financiare ka qenė vetėm prologu, goditja finale, pėr njė karrierė si ajo e manjatit tė mediave, i cili prej kohėsh vuante dukshėm konsumin e viteve nė krye tė timonit tė politikės, por edhe akuza tė rėnda qė shkonin nga favorizime pėr firmat e biznesit tė tij, klientelizėm partiak, mungesė takti e incidente tė pėrsėritura qė shkaktonin skandale diplomatike, e deri te historitė me sfond seksual me tė mitura.

Dorėheqja e Berluskonit shėnon fundin e njė ere politike nė Itali. Tė asaj epoke ku shteti u vu nėn trysninė dhe interesat e njė grupi tė ngushtė biznesi, kur zgjedhėsit u shndėrruan nė spektatorė dhe kur qeverisja u shkėput nė njė masė tė konsiderueshme nga situata konkrete qė kalonte dhe kalon Italia e sotme plot kriza.

Njė Neron apo njė Jul Cezar, pyeste veten shtypi britanik para disa ditėsh. Kjo dilemė, sot qė Berluskoni nuk ėshtė mė Kryeministėr, duket se do ta shoqėrojė edhe pėr shumė politikėn italiane. Nuk duhet harruar qė Kavalieri ėshtė ende kreu politik i panelit qė ka (ose mė mirė kishte) shumicėn nė Parlament. Kėsisoj, ai do tė vijojė tė jetė njė prezencė hijerėndė nė politikėn e Apenineve, tė paktėn edhe nė zgjedhjet e ardhshme. Megjithatė largimi nga ekzekutivi shihet gjerėsisht si njė rėnie nga e cila Berluskoni s’do ta marrė mė veten. Deklaratat pozitive tė liderėve botėrorė, reagimi ēlirues nga qendrat financiare, na thonė se largimi i tij shihet tashmė si njė parakusht pėr ringritjen e Italisė nga kriza ku qėndron e zhytur.

Nė botėn e vogėl shqiptare, ky spostim i bujshėm pushteti qė po ndodh nė dy vendet mė tė afėrta fqinje, s’mund tė mos ngjallte kėrshėri dhe debate. Tė pėrgatitur pėr t’i gjetur menjėherė njė kontekst “shqiptar” ēdo ngjarjeje e zhvillimi global, ne s’mund tė mos hidhnim shpejt e shpejt paralele mes asaj qė ndodh kėto orė nė Romė e Athinė dhe asaj qė (s)ndodh nė Tiranė.

Fillimisht duhet thėnė se tė ndėrtosh njė paralele mes ikjes sė Berluskonit sot dhe asaj tė qeverisė shqiptare e kreut tė saj, nė momentin qė do tė ndodhė, ėshtė diēka sa e thjeshtė, njėherėsh aq edhe spekulative. Nėpėr blogjet e internetit, gjatė 24 orėve tė fundit ka pasur njė rrebesh tė vėrtetė komentesh, tė ngritura pikėrisht mbi kėtė paralelizėm. Nga njėra anė karriera e ngjashme nė rrafshin kohor (17 vjet pėr Berluskonin e mbi 20 vjet pėr Berishėn), fakti qė tė dy e kanė dominuar me ēdo mjet e mėnyrė shtetin dhe pushtetin, personalizimi i politikės pėrmes klientelizmit, dredhive, propagandės sė fryrė e prenotimit tė mediave, konsumi i madh i imazhit publik, i vendos kėta dy burra nė njė rrafsh deri diku tė pėrbashkėt. Pėr mė tepėr, ata i bashkon edhe fakti qė kanė pas shpine njė formacion politik qė i ngjan njė firme private, ku nuk dėgjohet asnjė tingull veē zėrit tė tyre kumbues dhe ku s’guxon tė mbijė asnjė fije bari e ndryshme nga “varieteti” i tyre. Berisha dhe Berluskoni, dy tė “alkoolizuar” nga pushteti, kanė influencuar si pakkush nė dy dekada jetėt e banorėve tė dy brigjeve tė Adriatikut, duke lėnė njė shenjė tė thellė mbi trupin e dy vendeve, qė nė vetvete janė shumė tė ndryshėm e specifikė.

E, megjithatė, nga ana tjetėr, Berluskonit tė sotėm (por edhe tė djeshėm), mund t’i gjejmė njė pafundėsi ndryshimesh nga homologu i tij i vogėl dhe servil i bregut pėrballė. Me gjithė anatemimin kolektiv qė i bėn sot Italia kėtij “playboy” tė politikės, siē e quante “Nju Jork Tajms” pardje, Berluskoni nuk arriti tė prekė minimume historike tė respektimit tė tė drejtave, si ato qė shohim sot e gjithė ditėn nė Shqipėri.

Berluskoni nuk u dėnua kurrė nė 17 vjet nga njė gjykatė, pėr dhjetėra akuzat qė i ngritėn, por ama ai nuk shkoi deri aty sa t’i kthente gjykatat nė shoqata gjuetie kundėr oponentėve tė tij. Pėrkundrazi, lista e akuzave dhe e proceseve gjyqėsore ku ai ishte i pandehur, kaloi shifrėn 100, pa llogaritur seancat dėgjimore dhe miliona eurot e shpenzuara pėr avokatėt. Qeverisja e Berluskonit, sado qė u pėrpoq, nuk e preku dispozitivin e drejtėsisė italiane. Njė ndryshim ky si nata me ditėn me vendin tonė. Ku nata, padyshim qė jemi ne.

Pėr arsye objektive qė lidhen me ndryshimet cilėsore qė ka sot mes Shqipėrisė, si vend i dalė sė fundi nga diktatura dhe Italisė, njė vend i zhvilluar e demokratik, ajo qė ndodhi me Berluskonin ėshtė e pakonceptueshme qė tė ndodhė nė Tiranė. Kėtu, megjithėse skandalet qeveritare vrasin njerėz, megjithėse ministrat prekin e ndryshojnė vendimet e Parlamentit ditėn pėr diell, megjithėse politikanėt mė tė lartė akuzohen konkretisht pėr afera qė mbajnė erė tė keqe qė sė largu, asgjė nuk ndodh. Jo qė nuk ikėn Kryeministri, por as ata qė rrinė anash tij. Antiligji ėshtė ulur kėmbėkryq dhe opinioni publik hesht.

Nė Itali, sado qė kriza dhe degjenerimi i pushtetit kaluan ēdo masė, sėrish nuk u pėrjetua njė situatė si kjo e jona, e cila ngjan me titullin e filmit tė famshėm “Koncert nė vitin ’36”. Prandaj duhet ta vėmė shpirtin nė paqe e ta ndjekim fatin e Silvio Berluskonit si njė gossip politik tė zakonshėm, pa ndonjė shpresė tė madhe se ky breg i Adriatikut do tė jetė nė gjendje tė prodhojė ndonjė proces reflektimi e vetėkorrigjimi tė klasės politike drejtuese, sadopak tė ngjashėm me atė qė po shohim sot nė Italinė fqinje.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com