Albatlanta

Andrea Stefani rrėfen ''komplotin kundėr lirisė''
Librat e rinj
Pėrse edhe pas mė shumė se 20 vjet tranzicion “drejt Europės” liria nuk hodhi dot rrėnjė nė Shqipėri, pėrse vazhdon tė jetė vetėm njė farė por jo njė bimė, njė shans por jo njė sistem, njė shpresė por jo njė realizim? Kjo ėshtė ēėshtja qė, Andrea Stefani shtron nė librin e tij: “Komploti kundėr Lirisė”, qė shtėpia botuese “Onufri” do publikojė kėto ditė. Dhe pėrgjigjet: “Sepse tė gjithė kanė komplotuar e po komplotojnė kundėr lirisė. Vetė shqiptarėt, me pasivitetin, pėrgjumjen dhe paditurinė. Qeveritė, me politikat e shterpėzuara nga korrupsioni dhe papėrgjegjshmėria. Politikanėt vanitozė, me gjakimin pėr pushtet e pasuri. Juristėt, me tradhtimin e drejtėsisė. Gazetarėt, me tradhtimin e sė vėrtetės. Liderėt, me kultet e tyre lirivrasėse. Ministrat dhe nėpunėsit, me korrupsionin. OJQ-tė, me pseudoaktivizmin. Ndėrkombėtarėt, me realpolitikėn cinike qė toleron avancimin e autokratizmit duke e paraqitur si progres tė demokracisė dhe lirisė. Dhe pėrsėri tė gjithė shqiptarėt, qė tė pėrēarė nga fanatizmat e verbra, tė mposhtur nga varfėria, nga frika dhe nėnshtrimi qė ajo pjell, i kanė kthyer shpinėn foshnjės sė lirisė dhe po e lėnė tė vdesė e braktisur. Vėshtirė tė gjesh nė histori njė komplot mė gjithėpėrfshirės, por njėherazi edhe mė spontan se sa ky kundėr lirisė, – vazhdon autori nė hyrjen e librit tė tij voluminoz prej rreth 560 faqesh. - Shqiptarėt shfaqen tė padedikuar pėr lirinė, sepse u mėsuan me dekada ta gjenin zgjidhjen, shpėtimin, plotėsimin, qetėsinė dhe stabilitetin te simbioza e mallkuar e nėnshtrimit dhe e sundimit. Prandaj gjėja e parė qė kanė sakrifikuar nuk mund tė mos qe liria, ose mė saktė, shansi i lirisė”. Nė tetė kapituj analizon shkakun qė e ka sjellė Shqipėrinė nė kėtė pikė degradimi. Dhe bėhet fjalė pėr njė gjymtim nga i cili, sipas autorit, shqiptarėt kanė vuajtur nė shekuj dhe nuk po shkėputen dot prej shekujsh. Njė gjymtim qė shtjellohet nė dy rrafshe kryesore: 1- Lidershipi politik ose demonėt e tranzicionit tė dėshtuar. 2- Shqiptarėt dhe psikologjia prej skllavi e pėrgjumjes dhe e nėnshtrimit. Kėtyre faktorėve i shtohet edhe njė i jashtėm, por i rrjedhur nga dy tė parėt: 3 – Ndėrkombėtarėt dhe prirja e tyre nė rritje pėr tė bėrė kurban lirinė nė emėr tė njė stabiliteti politik me anė tė njė “dore tė fortė”.

Lidershipi

Pasi konkludon se Shqipėrisė i kanė munguar elitat politike tė dedikuara pėr themelimin e njė sistemi tė demokracisė liberale, autori analizon dukurinė e ngritjes sė kultit tė liderit tė gjallė menjėherė pas rrėzimit tė kultit tė bronztė tė diktatorit. Dhe ndalet posaēėrisht tek kulti i Sali Berishės, si lideri kryepėrgjegjės pėr devijimin e tranzicionit nga liria dhe demokracia drejt demokraturės dhe autokratizmit. Pėrveēse si njė Hitler i demokracisė me njė psikologji nekrofile qė priret nga shkatėrrimi, Berisha pėrkufizohet edhe si “mė i keqi ndėr politikanėt, por edhe mė politikani ndėr tė kėqijtė”. Nė libėr jepet pėrshtypja dhe analiza e autorit edhe pėr politikanė tė tjerė kryesorė tė tranzicionit. Fatos Nano shikohet nėn optikėn e njė politikani qė me papėrgjegjshmėrinė e tij bėri tė mundur rikthimin nė pushtet tė Sali Berishės. Njėherazi konkludon se, rikthimi i Nanos pėrsėri nė politikė do tė thellojė kėtė tė keqe qė i bėri projektit tė lirisė nė Shqipėri. Nuk ka mbetur jashtė analizės kritike edhe lideri i opozitės, Edi Rama, veēanėrisht pėr luhatjet, pavendosmėrinė nė momentet kritike tė tragjedisė sė Gėrdecit, por veēanėrisht pėr gabimin sa historik aq edhe fatal tė amendimit tė Kushtetutės nė dakordėsi me autokratin Sali Berisha. Sipas autorit, pa korrigjimin e Kushtetutės, qė tashmė ligjėson pėrqendrimin e pushteteve nė duart e kryeministrit, projekti i shtetit tė sė drejtės nė Shqipėri do tė mbetet vetėm njė mashtrim. Sepse drejtėsia dhe liria nga njėra anė, dhe autokratizmi nė anėn tjetėr, nuk pajtohen as edhe nė njė pikė. Nė analizė ėshtė marrė edhe Ilir Meta, pėr tė cilin konkludohet se ka dėshmuar me fakte, veēanėrisht pas hyrjes nė bashkėqeverisje me njė Berishė qė kish premtuar se do ta nxirrte nė pension, se ėshtė njė politikan pa ideale.

Shqiptarėt

Por kush ėshtė demoni; lideri apo masa? Autori arrin nė pėrfundimin se jo pak nga pėrgjegjėsia pėr deformimin e projektit tė lirisė i takon vetė shqiptarėve, qė nuk kanė arritur tė bėhen popull nė kuptimin e vėrtetė politik tė kėtij termi. Nė kėtė rrafsh ai jo vetėm precizon se ē’do tė thotė “popull”, por edhe qartėson dallimin qė ekziston mes “popullit” dhe “kombit”, qė shpesh herė nuk janė e njėjta gjė. Dhe shqiptarėt nė kėto 20 vjet kanė demonstruar se nuk janė ende tė lirė, se sundohen nga autoritete dhe rrethana tė jashtme qė nuk i lejojnė tė gjykojnė e tė mendojnė me kokėn e tyre. Dhe meqė nuk e gjejnė dot tek drejtėsia e munguar, i drejtohen pėr mbėshtetje vullneteve dhe pushteteve tė tjera qė e sundojnė Shqipėrinė: liderit, partisė dhe solidariteteve tė tjera jo qytetare. Tek kjo simbiozė skllavėrie e ka burimin edhe njė plagė e tillė e shtetit shqiptar, sikundėr politizimi dhe militantizmi i administratės publike. Shqiptarėt, nė shumicė, po manifestojė pikėrisht atė qė psikanalisti i famshėm, Erih From, e ka pagėzuar si sindroma e arratisjes nga liria. Ėshtė kjo psikologji e nėnshtrimit qė shqiptarėt e trashėgojnė jo vetėm nga 45 vjet diktaturė komuniste, por edhe nga njė traditė shekullore orientale bizantino-otomane, qė ėshtė bėrė edhe themeli i lindjes dhe gjallimit tė rrezikshėm tė kulteve lirivrasėse politike. Nė faqet e librit, tradita orientale shqyrtohet nė raport me traditėn europiane tė shqiptarėve, ku arrihet konkluzioni se Shqipėria, e parė nėn optikėn e Samuel Hantington, rezulton njė vend i pėrēarė, ndonėse fatmirėsisht, ende jo i ēarė. Zhdukja e kėsaj pėrēarjeje (ekzistenca apo jo e sė cilės, vite mė parė u bė qendėr e debatit Qose-Kadare), por edhe shmangia e njė ēarjeje tė mundshme, arrihet me avancimin e Shqipėrisė drejt Europės, drejt Oksidentit. Ky ėshtė njeri opsion. Tjetri ėshtė ai i shkuarjes sė saj pėrsėri drejt Lindjes, Azisė. Shqipėria mbetet ende nė udhėkryq. Konflikti i pareshtur politik ėshtė, nė thelb, papajtueshmėri e kėtyre dy projekteve, mendėsive politike. Dhe i vetmi shpėtim pėr lirinė nė Shqipėri ėshtė qė shqiptarėt tė dalin nga gjendja e letargjisė sė nėnshtrimit, qė me fjalė tė tjera, do tė thotė tė zgjohen, tė fillojnė tė bėhen tė lirė! Kjo kėrkon qė tė ndryshojnė dhe stanjacioni i mendėsisė sė shqiptarėve faktohet me anė tė vlerėsimeve tė dhėna nga figura si Konica, Noli apo Eqrem Vlora, vlerėsime, qė pikėrisht pėr kėtė ngecje, ruajnė aktualitetin edhe sot e kėsaj dite.

Ndėrkombėtarėt

Jo vetėm shqiptarėt vuajnė nga sindroma e arratisjes nga liria, por edhe ndėrkombėtarėt. Rezistenca qė politika i ka bėrė projektit tė shtetit tė sė drejtės nė Shqipėri, rezistencė qė ėshtė rritur nė progresion me korruptimin e politikės shqiptare, ka bėrė qė edhe ndėrkombėtarėt ta shohin atė projekt si njė mision tė pamundur. Prandaj edhe duket i kanė kthyer shpinėn projektit tė lirisė, duke folur pėrherė e mė shumė pėr nevojėn e stabilitetit politik, qė nėnkupton edhe qeverisjen me anė tė njė dore tė fortė. Njė dukuri qė ishte parė edhe nė vitin 1928, kur Shqipėria u kthye nga republikė nė monarki. Pėrveē gabimeve tė ndėrkombėtarėve, qė kanė ēuar nė kėtė bjerrje dhe largim nga liria, autori hulumton edhe shkaqe tė tjera gjeopolitike dhe strategjike qė shtyjnė diplomacinė ndėrkombėtare, nė mos ta sakrifikojė, ta pezullojė projektin e lirisė dhe demokracisė nė Shqipėri. Nė kėtė funksion ėshtė shfrytėzuar edhe publikimi i dokumenteve nga “Wikileaks” si edhe letra e ambasadorit amerikan, Xhon Uidhers, drejtuar shqiptarėve. Ndėr kėto shkaqe ėshtė renditur edhe ēėshtja e ndėrlikuar e Kosovės si dhe intrigat politike qė luhen rreth fatit tė saj, me synim deri edhe ndarjen e Kosovės mes Beogradit dhe Tiranės. Intriga qė duket se ngucen edhe nga politikanė si Sali Berisha, nė funksion tė jetėgjatėsimit pafundėsisht nė pushtet me anė tė populizmit dhe nacionalizmit fals. Njė ndėr faktorėt qė i shtohen atyre nė shpjegim tė mbėshtetjes qė diplomacia ndėrkombėtare po i bėn opsionit autokratik dhe njė politikani si Berisha, ėshtė dhe korruptimi i disa misionarėve tė saj. Por edhe ngopja nga njė qeveri e korruptuar, e lakmive tė shteteve tė ndryshme perėndimore, veēanėrisht atyre fqinje, duke shitur interesat e atdheut, deri edhe ujin dhe ajrin e tij, nė funksion tė qėndrimit nė pushtet.

Njė kapitull i kushtohet edhe amendimit tė Kushtetutės nė prill 2008, pėrgjegjėsisė sė shqiptarėve dhe ndėrkombėtarėve pėr kėtė regres legjislativ, si dhe rrjedhojave negative qė ka sjellė e do tė sjellė ai. Jo pak vend i ėshtė kushtuar skandaleve dhe tragjedive tė tranzicionit, duke filluar me piramidat financiare e deri te masakra e 21 janarit. Autori sjell, ndėr tė tjera, tė dhėna interesante mbi faktin qė ministra tė sotėm tė Berishės e kanė akuzuar nė vitin ‘97 publikisht atė, si kryefajtor pėr piramidat financiare. Nė kopertinėn e librit shohim njė skllav gjysmė tė gdhendur tė Mikelanxhelos. Shkėmbi i ka bllokuar krahė e kėmbė dhe nuk e lė tė lirė. Nuk e fiton dot lirinė ngaqė ėshtė i pagdhendur. Njė ngėrē tė tillė shkėmbor vuajnė dhe shqiptarėt. Shkėmbi qė i prangos janė mendėsia dhe liderėt e tyre. Pėr kėtė shkak, ata duket sikur nuk e ndiejnė fort barrėn e tij. Shprehur me gjuhėn e Rusoit, nė libėr pohohet se tė ndodhur prej shekujsh nėn pranga, shqiptarėt nuk kanė fort dėshirė tė ikin prej prangave. Dhe pėr kėtė shkak, po me gjuhėn e Rusoit, thuhet se ata duhet tė detyrohen tė bėhen tė lirė. Ndryshe nga Perėndimi, ku individi ju pėrqas lirisė fillimisht me anė tė filozofisė dhe pėrshpirtnisė, nė vende si Shqipėria kjo pėrqasje duhet tė bėhet me anė tė institucioneve qė themelojnė dhe mbrojnė lirinė e individit. Nė radhė tė parė, me anė tė njė pushteti drejtėsie tė pavarur qė ēon tek qytetaria dhe njė shoqėri civile vibruese. Por, pėr tė krijuar kėto institucione kėrkohen elita tė dedikuara ndaj lirisė. Si edhe misionarė perėndimorė tė lirisė, gjithashtu.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com