Albatlanta

Ambasadori danez dhe rrobat e reja tė ''Perandorit''
Andrea Stefani
U bėnė mė shumė se dy dekada qė shqiptarėt po jetojnė si nė pėrrallėn “Rrobat e reja tė Perandorit” tė shkrimtarit danez Hans Kristian Andersen.

Dhe si nė pėrrallėn e shquar, nė Tiranė, ka dalė njė politikan qė u thotė shqiptarėve se ka veshur rroba demokrati. Nė fakt, tė gjithė e shohin qė nuk ėshtė fare ashtu. E shohin qė rrobat demokratike nuk ekzistojnė dhe se ai qė shitet pėr demokrat ėshtė njė autokrat i thekur, qė nuk synon tė qeverisė pėrkohėsisht Shqipėrinė, por ta sundojė pėrjetėsisht atė. Autokrati i veshur me rroba demokratike u thotė shqiptarėve se ka synim qė ta ēojė Shqipėrinė nė Europė. Ka 20 vjet qė e premton njė gjė tė tillė dhe shumė shqiptarė bėjnė sikur e besojnė, e mbėshtesin dhe e duartrokasin. Sepse politikani nė fjalė nuk ka fare pėr qėllim europianizmin dhe integrimin e Shqipėrisė me Perėndimin. Ai vetė ėshtė pengesa kryesore e realizimit tė idealit pėr “Shqipėrinė si gjithė Europa” tė brohoritur 20 vjet mė parė. Prova? Po tė qe ndryshe, Shqipėria do qe sot shumė mė afėr Europės. Por megjithėse ka qenė nė krye tė punėve nė Shqipėri, politikani akuzon tė tjerėt se nuk po e lejojnė ta ēojė Shqipėrinė nė Europė! Dhe pėrsėri shumė shqiptarė bėjnė sikur e besojnė kėtė gėnjeshtėr. Por befas, nė mesin e kėsaj turme shqiptarėsh tė vetėqorruar, mbin njė njeri, qė tamam si nė pėrrallėn e Andersenit, guxon t’u thotė shqiptarėve tė vėrtetėn lakuriq, t’u thotė se ky zhgan politikanėsh, pra dhe ai qė i drejton, nuk po e afrojnė, por po e largojnė Shqipėrinė nga Europa, po ia djegin shansin historik tė europianizmit. Dhe ky ėshtė pėrsėri njė danez, Karsten Ankjaer Jensen, ambasadori i Danimarkės nė Tiranė.

* * *

Po pėrse shumė shqiptarė nuk guxojnė ta shikojnė tė vėrtetėn qė bredh lakuriq para syve tė tyre, pėrse aty ku shihet qartė autokratizmi duartrokasin demokracinė, pėrse turpin e brohorasin si nder, korrupsionin si ndershmėri, vesin si virtyt, tradhtinė si atdhetari? Pėr tė njėjtat shkaqe qė nė pėrrallėn daneze njerėzit pėrgėzonin “rrobat e bukura” tė Perandorit lakuriq. Dhe nė pėrrallėn e Andersenit, thuhet se, sipas njė rregulli tė shpallur publikisht, kush deklaronte se nuk i shikonte rrobat e mbretit, faktonte se ose nuk ishte i denjė pėr postin qė mbante, ose se ishte budalla. Duke ardhur nė ditėt e sotme, jo pak shqiptarė kanė nė thelb tė njėjtat shkaqe pėr “ta parė” perandorin jo ashtu siē ėshtė, jo lakuriq ose, sikundėr thotė njė shprehje e moēme, “t’i thonė derrit dajė”. Sepse ata mund tė humbasin vendin e punės, mund t’u rrėnohet biznesi, mund tė mos arrijnė disa privilegje, deri pasurimin e lakmuar, apo mund tė vuajnė privacione nga mė tė ndryshmet, nėse pohojnė tė vėrtetėn se “perandori” i tyre nuk lakmon integrimin e Shqipėrisė nė Europė, por distanicmin nga Europa, se nuk punon pėr zbatimin e ligjit, por tė vullnetit tė tij arbitrar, se nuk e lufton, por e mbron korrupsionin e ministrave tė tij, se nuk synon ndarjen e pushteteve por kapjen e gjithė pushteteve, se nuk e respekton, por e shtyp, shantazhon dhe nėpėrkėmb opozitėn, se nuk e ka mendjen si tė pasurojė Shqipėrinė dhe shqiptarėt, por si tė pasurojė familjen dhe klanin e tij politik, se ndėrsa bėrtet pėr lirinė nė forume ndėrkombėtare, dhunon nė vendin e tij lirinė e institucioneve dhe bashkė me tė, edhe liritė e tė drejtat e njerėzve mbi tė gjitha, tė drejtat e punės dhe tė pronės. Perandori i Tiranės i ka rregulluar punėt qė njerėzit t’i ngopin interesat jo duke e parė tė vėrtetėn nė sy, por duke mos e parė atė. Shqiptarėt po arrijnė pėrsėri nė pikėn kur si nė “Qorrfermanin” e mrekullueshėm (por edhe tė tmerrshėm) tė Kadaresė, kanė nisur tė qorrojnė vetveten pėr tė treguar besnikėrinė ndaj regjimit, ndaj liderit, ndaj pushtetit, ndaj partisė. Dhe a nuk ju kanė mėsuar 45 vjet diktaturė komuniste se sa tragjike ėshtė braktisja e sė vėrtetės pėr njė shoqėri? Sepse do tė thotė tė braktisėsh arsyen, e cila nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse liria e tė vepruarit nė pėrputhje me dijen qė buron nga e vėrteta. Prandaj tė braktisėsh tė vėrtetėn do tė thotė tė braktisėsh pėrsėri lirinė.

* * *

Nuk janė vetėm shqiptarė ata sot qė i kanė kthyer shpinėn sė vėrtetės (pra edhe arsyen e lirisė) dhe refuzojnė ta shohin tė frikėsuar se njė gjė e tillė i prek interesat. Janė edhe jo pak diplomatė perėndimorė nė Tiranė qė, ndryshe nga ambasadori Jensen, vazhdojnė tė admirojnė “rrobat e reja tė perandorit”. Pse? Nuk dihet ende me qartėsi. Por edhe rrėnjėt e kėtij vetėqorrimi nuk mund tė ndryshojnė shumė nga ato tė jo pak shqiptarėve. Ėshtė gjithsesi njė lloj skllavėrimi nga gėnjeshtra, frikėsim nga kėrcėnimet qė vijnė prej saj. Gėnjeshtra mė e fundit qė refuzojnė ta denoncojnė ėshtė (tani po dalim nga faqet e pėrrallės) ajo qė Kryeministri Berisha po ulėrin kėto ditė nė mitingje populiste se gjoja ėshtė opozita ajo qė pengon integrimin e Shqipėrisė nė Europė, se fajin pėr mosmarrjen e statusit tė kandidatit nga Shqipėria e ka opozita dhe jo qeveria. E vėrteta ėshtė krejt ndryshe. Dhe atė po e thotė edhe ambasadori danez me dėlirėsinė e fėmijės sė pėrrallės, larg dredhive tė njė gjuhe diplomatike qė i bėn tė gjithė dhe askėnd fajtor pėr dėshtimin. Sipas ambasadorit Jensen, Shqipėria nuk e mori statusin e kandidatit, sepse ka dėshtuar thuajse nė ēdo fushė dhe jo thjesht pėr shkak tė krizės politike. Ashtu besojmė edhe ne se ėshtė e vėrteta. Edhe mosmarrja e statusit, edhe vetė kriza janė rrjedhoja tė dėshtimit dhe jo e kundėrta sikundėr tenton tė mashtrojė Berisha shqiptarėt. Dhe pėrgjegjėsja kryesore pėr dėshtimin nė luftėn kundėr korrupsionit, korrektimin e punės sė Kuvendit, nė shėndoshjen e administratės publike apo nė pavarėsinė e gjyqėsorit, ėshtė e qeverisė Berisha qė gjeneron korrupsion galopant, qė rrėnon administratėn duke punėsuar militantė dhe duke flakur profesionistė, qė sulmon prokurorinė dhe refuzon kandidaturat e gjyqtarėve me synon kapjen e gjyqėsorit, qė sundon tiranikisht nė Kuvendin e Shqipėrisė. Kjo ėshtė e vėrteta. Ėshtė e rėndėsishme qė ajo tė thuhet, sikundėr sapo bėri edhe ambasadori Jensen. Ndryshe gėnjeshtra e sundimit dhe tiranisė antieuropiane, do vazhdojė pėrsėri tė marshojė rrugėve tė Shqipėrisė, do vazhdojė tė ulėrasė mitingjeve pėr lirinė dhe Europėn dhe do tė duartrokitet nga shqiptarėt e skllavėruar e trembur nga gėnjeshtra, derisa ta mbysė pėrfundimisht edhe lirinė, edhe shansin e Shqipėrisė pėr t’u bėrė si Europa! Ndaj ėshtė koha qė tė gjithė, shqiptarė e ndėrkombėtarė, tė thonė atė qė shikojnė. Natyrisht, nėse janė tė lirė ta bėjnė kėtė.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com