Albatlanta

Dhjetė kėshilla pėr njė shkrimtar tė sė nesėrmes
Stéphane Zagdanski
Pėrkthyeu Urim Nerguti
1. Jeni 20 vjeē dhe digjeni nga dėshira tė jeni shkrimtar ? Kėshilla e parė : harrojeni. Ky pasion ėshtė pa tė ardhme nė njė botė tė motivuar nga urrejtja amnezike ndaj kohės sė humbur. Bėhuni mė tepėr web-designer, disc-jockey, kambist, polic (me njė tė ardhme tė madhe), rapist, rockist, aktor, pirat informatike, trafikant… Nė kahun qė i jepte tashmė Chateaubriand nė Atala (1801), « letėrsia » s’ėshtė mė asgjė tjetėr veē njė shtirje e zbehtė pėr mbėrdhifsha tė vobektė, njė gjetje me tė cilėn krenohen vetėm ca qorra qė s’e shohin mashtrimin e vet. Kufoma kishte marrė erė mirė tashmė, nė fillimet e mia (Papastėrtia e Zotit, 1991). Fati im, apo fatkeqėsia ime, qe se nuk isha nė dijeni.

2. Ju ngulmoni prapė ? Atėherė kėmbėngulni nė rrallėsinė tuaj. Ēfarėdo qoftė origjina juaj socio-kulturore – leckaman alla Genet apo princėror alla Nabokov –, ju jeni ndarė me kėtė qė nga fėmijėria. Nėpėrmjet njė mrekullie qė vjen nga romani juaj familjar (me gjasė, njė figurė tutelore e jashtėzakonshme, nė mjedisin tuaj familjar, ju ka mbrojtur), prindėrit tuaj, me dashje (nėse janė tė zgjuar, tė dashur dhe largpamės) apo padashje (nėse jeni jetim), nuk ju kanė trullosur me televizion, lojėra video, e me budalliqe kibernetike. Qysh 6 vjeē, leximi dhe shkrimi janė shfaqur si kyēi i ruajtjes sė tė ēarės e cila themelon qenien tuaj. Ta dini, ju jeni njė pėrjashtim nė njė moēal planetar zombish nevojtarė, dhe siē mund ta keni kuptuar kėtė tashmė, zombit nevojtarė s’ju janė fare mirėnjohės. Kthejuani shpinėn kėtyre, mendoni thjesht pėr ushqyerjen e shquarjes suaj. Vdekja mbretėron, zgjidhni jetėn.

3. Mos pushoni sė lexuari, kjo ėshtė e vetmja shkollė leximi. Jo vetėm truri, por edhe vetė trupi juaj do tė pėsojė ndryshime, do tė bėhet mė i aftė ta luftojė kėtė botė e cila, qė prej shumė kohėsh tashmė, ka dalė nga menteshat e veta – dhe kėtė duhet ta keni parasysh nė ēdo sekondė tė jetės suaj tė re. Nė kėtė zallamahi tė qelbur marrėzie, cinizmi, servilizmi arrogant dhe zymtėsie tė helmėt qė ėshtė houellebecqizmi bashkėkohor, Graali i muzikės dhe i heshtjes ėshtė nė largėsinė e dorės suaj : nė fakt, librat e vėrtetė janė aty pėr t’ju ringjallur, ndonėse duke e kthyer nė tė pashėrueshme ēarjen tuaj : ta dini qė mė parė, Shoqėria do t’ju flakė tutje papushim. Librat janė armėt tuaja, librarėt piketat tuaja (merrni njė fjalor tė mirė dhe mėsoni pėrmendsh ēdo fjalė tė re). E kotė tė pretendosh tė « lexosh » nė Ipad, Kindle, apo nė ndonjė tjetėr risi marketing pėr njerėz tė pjerdhur. Pėr arsye qė do t’i kuptoni mė vonė, ashtu siē fjalitė thelbėsore duhen shkruar fillimisht me dorė (blogist = onanist), edhe pėr tė lexuar, duhet absolutisht mbi letėr.

4. Lexoni vetėm shkrimtarė gjeni. Qė nga Homeri tek Debord, tė gjithė shkrimtarėt e mėdhenj janė nė gatishmėrinė tuaj pėr t’ju ēliruar. Asnjė roman fantastiko-shkencor apo policor. Asnjė autor bashkėkohor : shumica dėrrmuese pėrbėhet nga kokėboshė, dhe kėshtu do ta humbisni kohėn tuaj kot… Gjithēka qė jua kanė mėsuar nė gjimnaz, ėshtė pėr t’u hedhur poshtė : kėtė, ose e kanė ēuar dėm profesorėt e bajatosur, ose njė mediokritet i pėrpiluar qė t’ju pengojė hyrjen nė gjėrat e mėdha. Librat vėrtet tė mirė tė zbuluar me ngazėllim para moshės 20 vjeē (Frymėzime, Lulet e sė Keqes, Udhėtim nė fund tė natės, Kėngėt e Maldororit, etj) duhet tė rilexohen nga e para, ngadalė, duke marrė shėnime (nga ku del dhe rėndėsia e librit nė letėr). Mos ēukisni andej-kėndej. Pesėdhjetė faqe Saint-Simon kėndej, e tre rrėfime Flauberti andej, njė copė Komedie Hyjnore majtas, e katėr teatre tė Shekspirit djathtas… Ju duhet tė rilindni shpirtėrisht, dhe kjo s’bėhet duke bėrė bisht. Punoni me kontinente (me shkrimtarė), merreni mirė kundėrhelmin nė doza tė mėdha. Gjithashtu, bėhet fjalė pėr tė mėsuar tė MENDOSH, dhe kjo s’bėhet kėshtu, tak-fak. Nėse s’ju pėlqen njė gjeni, kjo vjen pėr shkakun tuaj, jo tė atij. Ska gjė, kaloni tek njė tjetėr, do t’i riktheheni mė vonė. Sidoqoftė, mos vononi – sepse ėshtė fjala qė tė shkruani nė frėngjisht – tė lexoni GJITHĒKA nga Prousti dhe GJITHĒKA nga Céline. Kėta janė dy revolucionarėt e fundit tė mėdhenj romaneskė, meditoni mbi shkallmimin e tyre. Lexoni gjithashtu ca filozofė : Nietzsche, Pascal, Platon, kėta qė kanė mė tepėr stil… Mos u kapni me shumė tė ashpėr qė nė fillim (Kant, Hegel), kėta tė lėnė shakull. Mė vonė, mund t’ia filloni me Heideggerin, qė mbetet vendimtar pėr tė kuptuar nihilizmin dhe pra pėr t’i shpėtuar atij (kėtė do ta kuptoni kur tė keni mbėrritur aty).

5. Pėlqeni vetminė, ka pėr t’jua kthyer borxhin njėqind fish. « Tė jesh njė hero dhe njė shenjtor pėr veten tėnde » (Baudelaire), ende e vlefshme dhe gjithnjė e mė e zjarrtė – dhe pra heroike dhe e shenjtė – duhet respektuar mirė nė kėtė erė kolektivizmi tė shfrenuar kibernetik. Nėse keni idenė e keqe qė tė krijoni njė faqe tuajėn Facebook : « Jam njė hero dhe njė shenjtor pėr veten time », kjo do tė thotė se nuk jeni as njėri, as tjetri… Do tė thotė se keni fare pak miq dhe kurrfarė « shkolle » nė kuptimin e mirėfilltė. Sigurisht, vetmia e madhe nuk ėshtė gjithmonė aq e lehtė, duhet duruar ajo, si njė parzmore e rėndė. Por kjo s’duhet t’ju pengojė tė jeni i hareshėm, nėse i tillė ėshtė temperamenti juaj. Vetmia ėshtė brenda jush, por jo nė sjelljen tuaj. Tė ngrysurit lulojnė gjithandej sot, ikjuni atyre si prej gjarpėrit, tė gjithė sa janė.

6. Kini sensin e sė vėrtetės, respektojeni atė me frikė dhe drithėrima nė ēdo fjalė tė shkruar nė letėr (lexoni Kafkan). Mos mendoni pėr pastajėn (botimi, fama, televizioni, etj), qėndroni rreptėsisht brenda fjalive tuaja (fshini shumė, asgjė s’ju ngut, koha e shkrimit nuk ėshtė ajo e botės). Mos ia filloni me njė roman autobiografik (gati e pamundur qė tė mos dėshtosh). Mė tepėr nisjani me njė tekst mjaft vetjak mbi njėrin prej gjenive qė ju pėlqen mė shumė (shkrimtar, piktor, muzikant). Nėse vėrtet doni tė flisni pėr veten tuaj, pėrshkruani me ndershmėri absolute njė pėrvojė tė brendshme. Mos shkruani kurrė njė fjali pėr tė shitur mend, nėse brenda jush e dini se ėshtė e rreme. Por nėse ėshtė e vėrtetė, gjithēka ėshtė e lejuar, thjesht ēėshtje zgjedhjeje retorike. Kemi tė drejtė tė gabojmė (sa mė shumė gjeni tė kemi lexuar, aq mė pak do tė na ndodhė kjo), por ėshtė vetėvrasėse qė tė GENJESH VETEN.

7. Kini sensin e fisnikėrisė. Sovraniteti juaj i padukshėm nuk do tė pushojė mė sė shpalosuri, duhet tė jeni tė denjė pėr tė, nė ēdo ēast. Flakni tutje ēdo shpirtngushtėsi, ēdo poshtėrsi, ēdo shije tė keqe ideologjike (racizėm, antisemitizėm, militantizėm tė majtė dhe tė djathtė), dhe sidomos ēdo XHELOZI, kėtė tė keqe tė madhe franceze. Askush s’do t’jua dijė pėr nder, por ama ju do tė ngadhnjeni nė hije. Pėrēmojeni lavdinė mediatike (njė iluzion dhe njė ndotje) dhe paranė : ju s’keni nevojė pėr kėto, pėr tė qenė ai qė jeni. Nė rast tė kundėrt, ju s’jeni ai qė hiqeni. Mos e krahasoni veten me asnjė bashkėkohės. T’i pėrfytyrosh vetes ca rivalė, do tė thotė tė kesh dėshtuar tashmė.

8. Mos merrni pjesė nėpėr debate publike (korruptimi i politikanėve, konflikte planetare, pisllėqe kapitaliste, etj.), sado tunduese tė jenė. Nėse kėto debate janė publike, do tė thotė se janė debate boshe dhe tė rregulluara qė mė parė. Nėse rastėsisht merrni njė vendim qė tė ndėrhyni nė njė media apo nė njė revistė, pėrqafoni vetėm kėndvėshtrimin e mendimit (qoftė dhe tė maskuar). Diēka e cila, tė jeni tė sigurtė pėr kėtė, do tė bėjė qė t’ju thėrrasin gjithnjė e mė rrallė nė kėto debate publike…

9. Kini njė fortesė tė brendshme, njė bazė shpirtėrore tė sinqertė dhe tė tėrhequr, tė paushtruar shumė. Zgjidhni kryesisht mistikėn e stėrgjyshėrve tuaj, studiojeni me themel. Megjithatė, pėr atė qė di tė luajė me tė, gjithēka ėshtė e mirė : muzika klasike (me doza tė larta), xhazi (njėlloj), deti, aristokracia, origjina e huaj (Kinė, Indi, Afrikė…), madje dhe njė fėmijėri e palumtur (shihni Balzakun).

10. Kėshilla e fundit : mos dėgjoni asnjė kėshillė. Tė mirat, ushtrojini me intuitė. Tė kėqijat, pėrēmojini qysh nė fillim. Dėshironi tė takoni ndonjė shok tuajin ? Ta dini qė nė disa mbrėmje, nė fund tė Rosebudit, nė Montparnasse, ka mendime dhe tė qeshura, tė pėrzemėrta dhe dashamirėse. Vetullngrysurit dhe pantallonat nė fund tė bythėve, tė mos afrohen fare.
Tirana Calling | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com