Albatlanta

Shqetėsimi pėr bazėn ruse nė Serbi
SHABAN MURATI
Njė valė e re dyshimesh nga shumė qarqe diplomatike dhe strategjike perėndimore e shoqėroi aktin e pėrurimit zyrtar mė 17 tetor tė bazės ruse tė emergjencės nė qytetin e Nishit nė Serbi.

Kaq tė mėdha janė kėto dyshime, sa qė edhe zėvendėskryeministri dhe ministėr i brendshėm i Serbisė edhe ministri i jashtėm i Serbisė edhe ministri rus i Ministrisė sė Emergjencave Civile, tė cilėt ishin tė pranishėm nė ceremoni, njeri pas tjetrit nė fjalimet e tyre u pėrpoqėn tė ēvleftėsojnė dyshimet perėndimore dhe tė krijojnė pėrshtypjen se ajo nuk do tė jetė njė bazė ushtarake ruse, por vetėm njė bazė humanitare emergjencash, e cila ndėrtohet pėr tė ndihmuar vendet e rajonit dhe Europėn.

Zėvendėskryeministri I. Daēiē manifestoi njė nervozizėm jo tė zakonshėm ndaj dyshimeve perėndimore pėr bazėn ruse, kur iu drejtua gazetarėve me deklaratėn se " askush nuk ka tė drejtė tė na japė leksione se me cilin duhet tė bashkėpunojmė. Do tė ishte e drejtė legjitime e Serbisė pėr tė ngritur njė bazė ushtarake, nėse do tė donte".

Nė ēdo dekodim diplomatik bėhet e qartė se ky nervozizėm dhe kjo fushatė pėrgėnjeshtrimesh qeveritare, qoftė nga rusėt, qoftė nga serbėt, shprehin dėshtimin e Moskės dhe tė Beogradit pėr tė bindur perėndimin se baza ėshtė thjesht pėr emergjenca humanitare. Ato zbulojnė realitetin e njė shqetėsimi tė brendshėm ndėrkombėtar pėr kėtė lėvizje tė re strategjike tė Moskės nė Ballkan.

Gazeta serbe "Blic" shkruante mė 19 tetor se "qendra e parė humanitare, qė Rusia ndėrton nė Nish, ka shqetėsuar pėrfaqėsuesit e NATO-s dhe tė SHBA-sė nė Beograd". Pėrurimi, qė iu bė bazės, vjen dy vjet pas marrėveshjes mes Rusisė dhe Serbisė pėr ndėrtimin e kėsaj baze, nėnshkruar gjatė vizitės sė presidentit Dimitri Medvedev nė Beograd, nė tetor tė vitit 2009.

Ėshtė e para bazė e kėtij lloji, qė Rusia ndėrton nė Ballkan dhe nė Europė. Shumė pikėpyetje kanė shoqėruar gjithė kėtė periudhė tė ndėrtimit tė kėsaj baze se pėrse Moska nuk e ndėrtoi nė Bjellorusi, nė Ukrainė apo nė Moldavi, por zgjodhi pikėrisht Serbinė dhe Ballkanin, nė njė kohė qė Ballkani nuk ua ka kėrkuar atyre kėtė kujdes. Mbetet pa pėrgjigje logjike pyetja se pėrse do tė kenė nevojė vendet e Ballkanit, qė janė shumica e tyre anėtarė tė NATO-s dhe tė BE-sė, tė futen nėn ēadrėn e njė protektori tė ri emergjencash si Rusia, kur janė anėtarė tė dy organizatave mė tė fuqishme dhe mė tė pasura teknologjikisht dhe financiarisht nė botė, dhe kur NATO dhe BE kanė mekanizmin mė tė pėrkryer tė menaxhimit tė emergjencave civile. Ndėrtimi i njė baze tė madhe rajonale nė Serbi paraqet njė hap tė ri strategjik tė Rusisė pėr njė politikė mė dinamike dhe mė agresive tė shtrirjes sė influencės sė saj nė rajonin tonė.

Ėshtė e kuptueshme se Rusia nuk mund tė ndėrtojė hapur njė bazė ushtarake nė Ballkan, gjė qė do tė pėrbėnte njė provokacion tė drejtpėrdrejtė tė saj ndaj NATO-s dhe ndaj BE-sė. Nuk mund ta ndėrtojė edhe pėr faktin se Serbia, e cila ėshtė i vetmi shtet ballkanik aleat strategjik i rusėve, ku ata mund ta ndėrtojnė njė bazė tė tillė, zyrtarisht ka adoptuar doktrinėn e neutralitetit ushtarak, e cila u miratua me qėllimin qė tė ndalojė hyrjen e vendit nė NATO, por qė juridikisht pengon gjithashtu edhe vendosjen e njė baze ushtarake tė Rusisė.

Nė kėto kushte, Rusia dhe Serbia ranė dakord tė pėrdorin etiketėn e "bazės sė emergjencave humanitare" pėr tė justifikuar ndėrtimin e kėsaj baze. Por etiketa e "emergjencave humanitare" rezulton tepėr e konsumuar pėr tė mbuluar njė program dhe njė objekt tė karakterit ushtarak dhe zbulues. Sipas burime diplomatike nga Beogradi, nė bazėn e Nishit do tė dislokohen rreth njė mijė ushtarakė dhe nė tė do tė vendosen njėsi tė pėrhershme ushtarake ruse.

Rusia i ka prej kohėsh disa njėsi ushtarake tė xhenjos nė Serbi dhe ministri rus njoftoi mė 17 tetor se Rusia do tė zgjasė edhe pesė vjet tė tjera qėndrimin e njėsive ushtarake ruse tė xhenjos nė Serbi, pėr tė ēminuar minat, qė nga Lufta e parė Botėrore. Kjo ėshtė njė formė e pranisė ushtarake ruse nė Serbi. Forma tjetėr do tė jetė ajo e njėsive ushtarake tė aviacionit dhe tė ndėrhyrjes sė shpejtė tė Ministrisė Ruse tė Emergjencave Civile, ministri e cila ėshtė pėrdorur jo vetėm pėr emergjenca civile, por edhe pėr operacione ushtarake nė Kaukaz.

Nė "Planin e Veprimit pėr mekanizmin e menaxhimit tė emergjencave ndėrkombėtare", tė hartuar nga Ministria ruse e Emergjencave, thuhet se "Qendra humanitare nė Serbi mund tė konsiderohet si njė bazė e mekanizmit paneuropian tė sigurt dhe tė sigurisė me rastin e fatkeqėsive dhe tė krizave tė pėrmasave tė mėdha". Vetė pėrfshirja e objektivit tė "pėrdorimit nė rastet e krizave" krijon dhe lejon hapėsirėn e pėrdorimit tė kėsaj baze pėr veprimtari jashtė fushės humanitare, sepse nė krizat mund tė pėrfshihen qė nga ato politike, shoqėrore, ushtarake, diplomatike e deri tek konfliktet lokale.

Ndėrtimi i kėsaj bazė nga Rusia nė Serbi lidhet me dy momente tė rėndėsishme nė jetėn e Ballkanit.
Momenti i parė ėshtė pavarėsimi i Kosovės dhe gjeopolitika e re, qė u krijua nė Ballkan me shtetin e ri tė pavarur.
Momenti i dytė ėshtė programimi i vendosjes sė sistemit tė mburojės antiraketė tė NATO-s nė Ballkan dhe vendosja e elementeve tė parė tė kėtij sistemi nė Rumani. Rusia kėrkon tė pėrgjojė dhe tė monitorojė hapėsirėn ballkanike dhe tė survejojė lėvizjet dhe informacionet e NATO-s dhe tė vendeve tė NATO-s nė rajon, veēanėrisht sistemin e mburojės raketore atlantike nė Rumani dhe nė Bullgari.
Ministria ruse e Emergjencave Civile ėshtė njė simotėr e Ministrisė sė Brendshme ruse dhe koperturė e shėrbimit tė fshehtė tė Rusisė, FSB. Baza e re e Rusisė ndodhet vetėm njė orė larg me makinė nga kufiri i Kosovės dhe, po tė mbajmė parasysh se ēfarė implikimi negativ ka pasur dhe ka Moska pėr pavarėsinė e Kosovės dhe pėr tensionet nė veri tė Kosovės, bėhet edhe mė e qartė se ēfarė pasojash mund tė ketė funksionimi i kėsaj baze, qė pretendon tė menaxhojė krizat nė Ballkan.

Ndėrtimi i kėsaj baze tė re tė Rusisė nė Serbi shėnon njė zhvillim dhe njė lėvizje, tė cilat duhet tė shkaktojnė jo vetėm disa alarme, por edhe disa reagime dhe masa reciprociteti nė vendet e rajonit, dhe sidomos nė vendet e rajonit, qė janė anėtare tė NATO-s, si Shqipėria, e cila, si rregull, zgjohet nga gjumi, kur zjarri i ka dalė nė ēati.
Taktikat bizantine tė Moskės se gjoja po e ndėrton bazėn pėr tė shuar zjarret nė pyjet e Ballkanit, po shoqėrohet me presione tė forta tė diplomacisė ruse pėr tė tėrhequr edhe shtete tė tjera ballkanike nė operacionin e mbulimit tė bazės sė saj tė Nishit dhe pėr t'i pėrdorur ballkanikėt e tjerė si dekor civil i bazės. Qė kur u nėnshkrua marrėveshja pėr bazėn, patėm shkruar nė faqet e kėsaj gazete se "nė kėtė bazė ushtarake do tė dislokohen njėsi ushtarake dhe tė specializuara ruse.

Me gjithė fshehtėsinė e madhe mbi karakterin dhe objektivat e kėsaj baze, duhet thėnė se kjo ėshtė njė sukses i madh i Rusisė, e cila pėr herė tė parė arrin tė sigurojė njė bazė logjistike jashtė kufijve tė ish- Bashkimit Sovjetik".(G.SH.7.12.2009). Nė njė kabllogram tė saj tė datės 27 nėntor 2009, ambasada amerikane nė Beograd njoftonte departamentin e shtetit se "marrėveshja pėr tė ndėrtuar njė qendėr tė pėrbashkėt serbo-ruse nė Nish provokoi menjėherė spekulime rreth planeve pėr njė bazė ushtarake tė Rusisė nė Serbi", dhe i sugjeronte departamentit tė shtetit qė ta ngrinte ēėshtjen e kėsaj baze nė takimet me qeveritarėt e Beogradit, qė do tė vinin pėr vizita nė Uashington.

Njoftime tė besueshme nga MPJ e Shqipėrisė bėjnė tė ditur e Rusia dhe Serbia kanė arritur qė tė tėrheqin nė disa bisedime rreth pjesėmarrjes nė bazėn e Nishit edhe zyrtarė nga Shqipėria. Ne nuk kemi informacion nėse ky veprim ka ardhur nga naiviteti i atyre zyrtarėve, tė cilėve iu duket vetja sikur punojnė nė skuadrat e zjarrfiksave dhe jo nė zyrat shtetėrore tė kujdesit pėr sigurinė kombėtare tė Shqipėrisė. Mė e pakta, qė mund tė kėrkohet, ėshtė qė Shqipėria nuk mund tė ta lejojė veten tė bėhet kaq mendjelehtėsisht instrument i projekteve ruse nė Ballkan, qofshin ato me emra sado tė bukur, "pėr shuarjen e zjarreve" apo "pėr luftėn kundėr drogės".

Nėse Shqipėria do tė bashkohet me projektin e bazės ruse nė Nish, dhe nėse ajo bėhet pjesė e projektit tjetėr rus pėr tė ashtuquajturin quintet policor nė Ballkan tė drejtuar nga Rusia, pėr gjoja luftėn kundėr drogės, do tė na duhet tė vijmė tek pėrfundimi i hidhur se Tirana zyrtare po infektohet nga politika serbe e njėrės kėmbė tek Rusia. Nėse Shqipėria do tė bėhet pjesė e kėtyre projekteve tė errėta ruse, mund tė jemi tė sigurt se llobi rus nė Tiranė ėshtė shumė mė i fuqishėm, se sa kemi menduar deri tani.
Balkanweb | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com