Albatlanta

Gjuha e cekėt e ambasadorit Ettore Sequi
Andrea Stefani
Ambasadori i BE-sė nė Tiranė, Ettore Sequi, duket sikur i ka vėnė detyrė vetes tė na tregojė se sa pak e njeh Shqipėrinė, shqiptarėt dhe pėr mė tepėr, gjithēka qė po ndodh kėto kohė nė Shqipėri.

Kėshtu ndodhi edhe sė fundi, me pėrfshirjen e tij nė debatin, aspak etik, tė shpėrthyer mes Presidentit tė Republikės, Bamir Topi, dhe folėses sė Kuvendit, Jozefina Topalli. Nuk do tė pėrbėnte aspak problem sikur tė kishim tė bėnim me njė diplomat tė zakonshėm. Por Sequi ėshtė ambasador i Bashkimit Europian nė Tiranė dhe nga ato qė ai thotė e bėn, pėrcaktohet jo pak nga shtegu qė do tė ndjekė Shqipėria nė tė ardhmen e afėrt. Kjo na shtyn tė kritikojmė disa deklarata tė tij aspak tė thelluara dhe prandaj edhe jo realiste.

* * *

I pyetur se si i komentonte replikat e fundit mes Presidentit Topi dhe folėses Topalli, media raportoi kėtė pėrgjigje tė zotit Sequi: “Njė nga motot e BE-sė ėshtė tė jemi tė bashkuar nė diversitetin tonė. Tė ndryshėm, por tė bashkuar. Ēfarė do tė thotė kjo? Ne kemi gjuhė tė ndryshme, por e kuptojmė njėri-tjetrin. Nė rast se ju mė pyesni se cila ėshtė gjuha ime e preferuar, unė ju them se ėshtė gjuha e bashkimit. Unė e di se nė BE bashkėpunojnė, pavarėsisht diversitetit”. Nė pamje tė parė duket sikur gjithēka nė kėtė pėrgjigje ėshtė korrekte. Por ajo vuan nga cektėsia, nga moskuptim i asaj qė ndodh pėrreth. Sepse thelbi i pėrplasjes Topi-Topalli nuk ėshtė dallimi gjuhėsor gegė dhe toskė, por konflikti i radhės mes pushtetit autokratik dhe viktimės sė radhės qė ėshtė Presidenti. S’dihet sepse njė diplomati si Sequi nuk i leverdis ta shohė njė tė vėrtetė tė tillė. Por ėshtė fakti se ai refuzon ta shohė kėtė tė vėrtetė, tė parehatshme pėr tė.

* * *

Ndėrkaq e vėrteta mbetet evidente. Edhe nė tė kaluarėn e 20 viteve tranzicion. Mjafton tė pėrpiqet tė qėmtojė se me cilin president apo kryeministėr ka shkuar mirė dhe pa sherr Sali Berisha dhe oborri i shėrbėtorėve tė tij. Me asnjė. As me Ylli Bufin, Aleksandėr Meksin, as me Fatos Nanon, as me Ilir Metėn, as me Pandeli Majkon, as me Rexhep Meidanin, as me Alfred Moisiun, as me Bamir Topin. Rastėsisht? Po me kryeprokurorėt? As me Maks Haxhinė, as me Arben Rakipin dhe as me Ina Ramėn. Pėrsėri rastėsisht? Ka vetėm ca pak pėrjashtime. Sali Berisha ka shkuar mirė dhe nė harmoni tė plotė vetėm me Sali Berishėn kur ishte President dhe po me Sali Berishėn Kryeministėr, sot. Edhe me ndonjė kryeprokuror qė ėshtė vėnė nė shėrbim tė tij pėr tė burgosur kundėrshtarin politik apo mediatik. Me tė gjithė tė tjerėt, sharje, fyerje, shantazhime, kėrcėnime sa herė qė ata guxonin tė flisnin jo me gjuhėn e Berishės. Dhe nuk ėshtė fjala fare pėr dialekte, pėr toskėrisht apo gegėrisht. Ėshtė fjala nėse flet gjuhėn e autokratizmit tė Berishės apo nėse e kundėrshton atė.

* * *

Edhe pėrplasja me Presidentin Topi ėshtė rrjedhojė e zemėrimit tė Berishės pėr mosbindjen e tij. Prandaj e akuzuan si armik tė shtetit dje dhe e akuzojnė si armik tė gegėve sot. Me tė njėjtat metoda tė pėshtira dhe vulgare tė linēimit “popullor”, aq tė praktikuara nėn diktaturė nga Partia Komuniste e Punės. Nuk ėshtė nevoja t’i kujtojmė zotit Sequi akuzat monstruoze pėr “horr bulevardi” apo pėr “puēist” qė Berisha i drejtoi Topit. Sequi heshti dje pėr kėtė monstėr gojėtarie, por tė paktėn t’u thotė shqiptarėve sot nėse do tė ishte i mundur bashkimi, qoftė edhe nė BE, me dikė qė do tė fliste njė gjuhė tė tillė? Me kėtė nuk duam tė themi se opozita politike ka bėrė plotėsisht tė vetėn gjuhėn e demokracisė liberale. Pak vite mė parė, ishte kjo opozitė qė u bashkua me Berishėn nė njė ndryshim autokratik tė Kushtetutės. Dhe me kėtė akt idiotesk, i dha mundėsi Berishės qė sot, ndėrsa mbron njė pushtet autokratik, tė flasė pėr “respektim tė Kushtetutės”. Megjithatė nuk mund tė mos shohim se, tė paktėn nė kėto momente, pėrballja me autokratizmin berishist e ka shtyrė opozitėn nė njė pozicion liberalo-kushtetues. Ndėrsa Berisha kėrkon tė fusė nė dorė institucione, opozita pėrpiqet qė kjo tė mos ndodhė, ndėrsa ai kėrkon tė obstruktojė hetimet duke shantazhuar prokurorinė, opozita bėn tė kundėrtėn. Sot gjuha e opozitės nuk ėshtė gjuha e autokratizmit berishist. Prandaj, edhe palėt nuk merren vesh me njėra-tjetrėn. Por Sequi, sikur tė jetė jo nė Shqipėri, por nė BE, u thotė: dialogoni! Njė verbėri dashamirėse?

* * *

Ėshtė ēudi, por Sequi nuk e dikėrka qė nė Shqipėri ka njė pėrplasje pėr sistemin (autokratizėm apo demokraci-liberale?) dhe prandaj sugjeron modelin e BE-sė, ku, sipas tij, fliten gjuhė tė ndryshme e megjithatė palėt merren vesh dhe janė tė bashkuar. Por edhe nė kėtė pohim na duket se ambasadori gabon. Pėrsėri i mashtruar nga linguistika. Sepse nė BE, kur ėshtė fjala pėr sistemin, flitet me njė gjuhė, me gjuhėn e liberalizmit kushtetues, tė parimeve tė ndarjes, kufizimit dhe baraspeshimit tė pushteteve, me gjuhėn e gjyqėsorit tė pavarur, me gjuhėn e shtetit ligjor, tė tė drejtave dhe lirive tė njerėzve. Kjo gjuhė e pėrbashkėt politike, kjo frymė, ėshtė shkaku se pėrse francezė, italianė, gjermanė apo spanjollė merren vesh fare bukur me njėri-–tjetrin, edhe pse flasin gjuhė tė ndryshme. Po nė Shqipėri, pėrse prej 20 vjetėsh shqiptarėt nuk po merren vesh, edhe pse nė pikėpamje gjuhėsore flasin tė njėjtėn gjuhė tė kuptueshme pėr ta, pavarėsisht dialekteve? Sepse mungon gjuha e pėrbashkėt politike. Ambasadori nuk e dikėrka? Po ja themi: nė Shqipėri ka forca politike qė kanė treguar me fakte, se nuk janė pėr pavarėsinė e institucioneve qė lakmojnė t’i kapin, qė janė kundėr pavarėsisė sė gjyqėsorit qė e kanė kapur, qė janė kundėr pavarėsisė sė prokurorisė qė e kėrcėnojnė, shajnė fyejnė dhe akuzojnė, qė janė kundėr pavarėsisė sė institucionit tė Presidentit dhe qė kur ai, e manifeston njė pavarėsi tė tillė edhe pėr njė ligj si ai i importit tė plehrave, e akuzojnė si armik tė gjysmės sė Shqipėrisė. Kėto forca autokratike qė nuk duan liri tė drejtėsisė, pra forca, nė thelb, antieuropiane, janė nė pushtet. Me to nė pushtet, ardhmėria europiane e Shqipėrisė mbetet e dyshimtė. Ato po e sabotojnė integrimin duke sabotuar zgjedhjet dhe institucionet e lirisė dhe drejtėsisė. Dhe nuk ėshtė fare punė dialogu me to, sikundėr pėrflet cektėsisht dhe pa u lodhur Sequi. Ėshtė ēėshtja sesi demokracia tė mposhtė autokratizmin, tė vetmen pengesė tė Shqipėrisė pėr integrim nė BE.
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com