Albatlanta

MENDIME MBI LETĖRSINĖ, SHKRIMTARĖT DHE LEXUESIT
Libra tė ndaluar. – Nuk duhet lexuar kurrė ajo qė shkruajnė ata dijetarėt arrogantė dhe pėshtjellues qė zotėrojnė pahijshmėrinė mė tė tmerrshme, atė tė paradoksit logjik. Ata pėrdorin format logjike pikėrisht atje ku gjithēka ėshtė nė thelb e improvizuar me pafytyrėsi dhe nė hava (“pra” do tė thotė tek ata: “o lexues gomar, kjo “pra” nuk ėshtė pėr ty po pėr mua”, gjė sė cilės i duhet pėrgjigjur: “o shkrimtar gomar, pėr kė e ke shkruar pra?”)

Tė tregosh shpirt. – Kushdo qė kėrkon tė tregojė shpirtin e tij, le tė vihet re se ėshtė i pasur me tė kundėrtėn. Kjo mėnyrė e shėmtuar e francezėve tepėr shakaxhinj, pėr t’i shtuar gjetjeve tė tyre mė tė mira njė copė “dčdain”, e ka origjinėn tek qėllimi pėr t’u dukur mė tė pasur nga sa janė: sikur duan tė japin me neglizhencė, thuajse tė lodhur nga harxhimi i vazhdueshėm, atė qė heqin nga magazinat e tyre tepėr tė mbushura.

Letėrsia gjermane dhe letėrsia franceze. – Fatkeqesia e letėrsisė gjermane dhe asaj franceze e njėqind viteve tė fundit qėndron kėtu, qė gjermanėt kanė dalė tepėr herėt nga shkolla e francezėve dhe francezėt nė vazhdim, kanė shkuar tepėr herėt tek shkolla e gjermanėve.

Stili i madh. – Stili i madh lind kur e bukura korr fitore mbi sasinė e madhe.

Tė shmangėsh. – Nuk dihet se ku konsiston tek shpirtėrat e shquar ajo qė aty ėshtė e hollė tek shprehjet e tyre, tek fjalitė e tyre, para se tė mund tė themi se nė ēfarė fjalėsh do tė kishte rėnė pashmangshmėrisht ēdo shkrimtar mediokėr pėr tė shprehur tė njėjtėn gjė. Tė gjithė artistėt e mėdhenj nė drejtimin e karrocės sė tyre tregohen tė prirur pėr tė shmangur, por jo pėr tė pėrmbysur karrocėn.

Diēka si buka. – Buka neutralizon shijen e tė gjitha ushqimeve, e fshin atė, prandaj bėn pjesė nė ēdo tė ngrėnė disi tė gjatė. Nė tė gjitha veprat e artit duhet tė ketė diēka si buka, me qėllim qė tė mund tė ketė tek ato efekte tė ndryshme. Kėto vepra, nėse vazhdojnė menjėherė e papushim apo njė ndalesė tė kėtij lloji, shterren shpejt dhe shkaktojnė neveri, aq sa do tė ishte e pamundur njė kullotje e gjatė me artin.

Lexues jo tė dėshirueshėm. – Sa e torturojnė autorin ata lexues tė zotė e me shpirt tė trashė e pa mend nė kokė qė gjithnjė, kur pėrplasen nė ndonjė pikė, rrėzohen e ēdo herė vriten!

Mendime poetėsh. – Mendimet e vėrteta tė poetėve tė vėrtetė janė gjithnjė tė mbuluara me vello, si gratė egjyptiane. Vetėm syri i thellė i mendimit shikon lirisht pėrtej vellos. Mendimet e poetėve nuk kanė zakonisht aq tepėr vlerė sa iu vishet atyre, por paguhet edhe pėr vellon edhe pėr kuriozitetin tėnd.

Festa tė rralla. – Ngjeshje plot lėng, qetėsi e pjekuri – kur gjen kėto cilėsi nė njė autor, ndalo dhe bėj njė festė tė gjatė nė mes tė shkretėtirės, pasi pėr njė kohė tė gjatė nuk do tė kesh mė njė fat tė tillė.

Kujdes nė tė cituar. – Autorėt e rinj nuk e dinė se shprehja e mirė, mendimi i mirė paraqiten mire vetėm mes tė barabartėve me ta, se njė citim i shkėlqyer mund tė asgjėsojė faqe tė tėra, madje tė gjithė librin, ngaqė e paralajmėron lexuesin: “Ki kujdes, unė jam guri i ēmuar dhe pėrreth meje ka plumb, njė plumb tė zbehtė e tė mjerė!” Ēdo fjalė, ēdo mendim kėrkon tė jetojė vetėm nė shoqėrinė e vet – ky ėshtė morali i stilit tė zgjedhur.

Sensi dramatik. – Kush nuk i ka tė katėrta senset mė delikate tė artit, kėrkon tė kuptojė gjithēka me tė pestin, qė ėshtė mė i trashi: pra me sensin dramatik.

Aroma e fjalėve. – Ēdo fjalė ka aromėn e saj. Ashtu siē ka njė harmoni dhe njė disharmoni tė aromave, ka edhe tė fjalėve.
v Stili i kėrkuar. – Stili i gjetur ėshtė njė fyerje pėr mikun e stilit tė kėrkuar.

Dėshirė. – Unė nuk dua tė lexoj mė autorė tek tė cilėt vihet re se kanė dashur tė bėjnė njė libėr por vetėm ata autorė mendimet e tė cilėve u bėnė, pa e vėnė re, njė libėr.

Vendim. – Nuk do tė lexoj mė kurrė njė libėr qė lindi dhe u pagėzua (me bojė) nė tė njėjtėn kohė.

Tė pėrmirėsosh mendimin. – Tė pėrmirėsosh stilin do tė thotė tė pėrmirėsosh mendimin, e asgjė tjetėr! Kush nuk e pranon menjėherė kėtė, nuk do tė bindet kurrė mė pas.

Libra klasikė. – Ana mė e dobėt e ēdo libri klasik ėshtė kjo, qė ėshtė shkruar tepėr nė gjuhėn e nėnės sė autorit tė tij.

Libra tė kėqinj. – Libri duhet tė kėrkojė njė penė, njė kallamar e njė tryezė shkrimi. Por zakonisht janė pena, kallamari e tryeza e shkrimit qė kėrkojnė njė libėr. Prandaj sot librat vlejnė kaq pak.

Plotėsi e autorit. – Gjėja e fundit qė i vjen njė autori tė mirė ėshtė plotėsia, kush e mban me vete nuk bėhet kurrė njė autor i mirė. Kuajt mė fisnikė tė luftės janė tė dobėt, derisa tė mund tė ēlodhen mbi fitoret e tyre.

Mendja kolektive. – Njė shkrimtar i mirė nuk ka vetėm mendjen e vet, por edhe mendjen e miqve tė vet.

Dy lloje ngatėrrimesh. – Fatkeqėsia e shkrimtarėve mendjemprehtė dhe tė qartė ėshtė kjo, qė merren si sipėrfaqėsorė dhe kėshtu nuk u kushtohet asnjė pėrpjekje atyre: ndėrsa fati i tė paqartėve ėshtė qė lexuesi lodhet duke i lexuar dhe i mbush me lėvdata ata pėr shkak tė gėzimit qė i shkakton vetė zelli i tij.

Humor. – Autorėt me mė shumė humor shkaktojnė njė buzėqeshje qė mezi duket.

Mendimtarėt si stilistė. – Pjesa mė e madhe e mendimtarėve shkruajnė keq, sepse ata komunikojnė jo vetėm mendimet e tyre por edhe tė menduarit e mendimeve tė tyre.

Ligji drakonian kundėr shkrimtarėve. – Njė shkrimtar duhet konsideruar si njė keqbėrės, i cili vetėm nė raste shumė tė rralla meriton tė shfajėsohet ose tė falet: ky do tė ishte njė mjet pėr t’u siguruar qė librat nuk do tė marrin dhenė.

Gėzimi nė pleqėri. – Mendimtari, si dhe artisti, i cili e ka ruajtur mė tė mirėn e tij brenda veprės sė vet, provon njė gėzim pothuajse tė lig kur shikon sesi trupi dhe shpirti i tij thyhen dhe shkatėrrohen ngadalė nga koha, njėsoj sikur tė shikonte nga njė qoshe njė hajdut qė punon mbi kasafortėn e tij ndėrsa ai e di qė ajo ėshtė bosh dhe se tė gjitha thesaret janė tė siguruara.

Pjeloria e qetė. – Aristokratėt e lindur tė shpirtit nuk janė aq tė zellshėm; krijimet e tyre lulėzojnė dhe bien nga pema njė mbrėmje tė qetė vjeshte, pa u dėshiruar me ngut, pa u kėrkuar, pa u shtyrė nga gjėrat e reja. Tė duash tė krijosh pa pushim ėshtė njė gjė vulgare dhe tregon xhelozi, zili, ambicje. Nėse je diēka, nuk ke realisht nevojė tė bėsh asnjė gjė – e megjithatė bėn shumė. Pėrmbi llojin e njerėzve “prodhimtarė” ka edhe njė tjetėr lloj mė tė lartė.

Gjysmė i verbėri. – Gjysmė i verbėri ėshtė armiku pėr vdekje i tė gjithė autorėve qė shkruajnė pa kujdes. Kėta do tė duhej ta njihnin mirė inatin me tė cilin ai e mbyll njė libėr ku ka konstatuar se autori ka nevojė pėr pesėdhjetė faqe pėr tė shfaqur pesė mendime. Ai inatoset pėr faktin qė vuri nė rrezik thuajse pa asnjė fitim atė qė i kishte mbetur nga sytė e tij. Njė gjysmė i verbėr thotė: tė gjithė autorėt shkruajnė pa kujdes. “Edhe shpirti i shenjtė?” – Po, edhe shpirti i shenjtė. Por ai kishte tė drejtė ta bėnte sepse shkruante pėr plotėsisht tė verbėrit.

(Aforizma te shkėputura nga librat “Njerėzor, tepėr njerėzor” dhe “Udhėtari dhe hija e tij”, Friedrich Nietzsche.)
Tiranachat | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com