Albatlanta

NATO: Strategjia kombėtare e Shqipėrisė, jo sipas standardeve tė Aleancės
Bledar Hoti
Raporti i Konferencės sė Katėrt tė Integrimit
“Shqipėria nuk ka njė strategji kombėtare dhe siguri kombėtare nė pėrputhje me standardet e NATO-s”. Ky ėshtė konkluzioni i nxjerrė nga raporti mbi Konferencėn e Katėrt tė Integrimit me ACT-nė nė Tiranė, i zhvilluar me drejtues kryesorė tė Forcave tė Armatosura Shqiptare dhe drejtues kryesorė tė NATO-s mė 8 dhe 9 qershor tė kėtij viti.
Raporti i mbajtur sekret deri mė tani nxjerr nė pah problemet qė ka Shqipėria si anėtare mė e re e NATO-s, ku kryesorja ėshtė mungesa e njė strategjie konceptuale sipas standardeve tė NATO-s.
“Siguria kombėtare aktuale dhe strategjitė ushtarake nuk janė harmonizuar me rishikimin strategjik tė mbrojtjes dhe nuk janė renditur sipas konceptit strategjik tė NATO-s, udhėheqjes politike dhe procesit tė Planifikimit tė Mbrojtjes sė NATO-s”, thuhet nė faqen 3 tė dokumentit.
Njė ndėr arsyet ėshtė se shpėrndarja dhe aksesi te dokumentet strategjike tė NATO-s ėshtė limituar brenda Ministrisė sė Mbrojtjes, Shtabit tė Forcave tė Armatosura dhe komandave tė shėrbimeve.
Njė ndėr problemet e tjera qė NATO ngre nė kėtė raport sekret ėshtė mėnyra e emėrimeve nė ushtri, ku flitet pėr vendosje jo tė drejta. “Trajtimi nga sistemi i menaxhimit tė burimeve njerėzore i arsimimit dhe stėrvitjes individuale duhet tė jetė si element bazė pėr tė siguruar menaxhimin e ciklit jetėsor tė personelit dhe zhvillimin e forcės profesioniste.
Njė problem ėshtė shkaku - mundėsia e pamjaftueshme pėr tė caktuar njerėzit e duhur nė kohėn e duhur, pėr tė arritur kėrkesat e komandave tė shėrbimeve”, thekson raporti.
Pėr kėtė, NATO rekomandon qė tė bėhet vlerėsimi i sistemit tė personelit tė Ministrisė sė Mbrojtjes dhe Forcave tė Armatosura, rishikimi i funksioneve dhe pėrgjegjėsive nga drejtoritė e MBNJ-sė nė MM dhe zyrat e personelit.
NATO gjithashtu vėren mangėsi pėr shkak tė mbėshtetjes ushtarake pėr Agjencitė Civile. “Aktualisht, Planifikimi Kombėtar Shqiptar nuk pėrcakton fond rezervė ose nė kohė reale pėr mbėshtetjen ushtarake qė bėhet me reduktimin e fondeve tė pėrcaktuara pėr stėrvitjen ose pėr pėrdorime tė tjera, duke krijuar sfida dhe mangėsi.
Shkaqet janė se nuk ka fonde tė pėrcaktuara nė proceset ndėrministrore, pėr t’ju pėrgjigjur krizave kombėtare”, thuhet mė tej nė raport. Forcat e Armatosura kanė ndėrmarrė veprimet e domosdoshme pėr tė emėruar dhe pėr tė trajnuar nė mėnyrė akademike oficerėt e shtabeve nė fushėn e planifikimeve dhe vlerėsimit tė stėrvitjeve.
Por sipas raportit kėto planėzime kanė mangėsi nė pėrvojėn pėr tė planifikuar dhe kryer ushtrime dhe pėr tė bėrė vlerėsime nė nivelin operacional apo taktik. “Shqipėria ka limituar eksperiencėn nė planifikimin dhe kryerjen e stėrvitjeve nė nivel komande (CPX) sipas standardeve tė NATO-s dhe ka nevojė pėr shumė vizion. Personeli i emėruar dhe trajnuar akademikisht pėr tė vėnė nė praktikė njohuritė e tyre tė fituara pėr stėrvitjen kombėtare. Kurrikulumi i kurseve tė FA ka shumė publikime, mangėsi tė mjeteve moderne tė kryerjes sė trajnimeve dhe nuk plotėson kėrkesat e sotme, duke pėrfshirė ēėshtjet kryesore tė NATO-s, si p.sh COIN.
Pėrmbajtja e kurseve pėr oficerėt ėshtė bazuar nė kohėn e para hyrjes nė NATO”, thuhet nė konkluzionet e raportit.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com