Albatlanta

Arsimi publik ėshtė nė duar tė militantėve
Mustafa Nano
Dje, nė “Shqip” ishte publikuar njė letėr, qė njė mėsuese nga Korēa, Ana Verushi, ia dėrgonte ministrit tė Arsimit, Myqerem Tafaj. Me siguri, ajo letėr (e klasifikuar tek ‘letrat e hapura’) ka pėr tė kaluar pa u vėnė re. Nė fund tė fundit, fakti qė njė mėsuese kėrkon t’i thotė diēka ministrit nuk ka nė vetvete ndonjė rėndėsi kushedi se ēfarė, sidomos kur marrim nė konsideratė pėrparėsi tė tjera ku e ku mė tė mėdha qė mund tė ketė nė kėtė vend. Por duhet shpresuar qė t’mos kalojė pa u vėnė re nga ministri, i cili jo vetėm do ish mirė tė jepte pėrgjigje, por edhe t’i vinte nė vend dinjitetin e nėpėrkėmbur nga aparatēikėt lokalė tė kėsaj mazhorance kėsaj zonje. Do ta bėjė, vallė? S’mė ha buza kulaē, thonė andej nga anėt e mia.

Historia e Anės ėshtė e thjeshtė. Ajo ka mbaruar Fakultetin e Shkencave tė Natyrės, nė degėn biologji-kimi. Ka gati tri dekada qė e ka mbaruar, dhe ka mbi shpinė njė pėrvojė tė madhe si mėsuese nė njė numėr shkollash tė vendit, fillimisht nė Gramsh, e mė pas nė Korēė. Vitet e fundit ka qenė nė gjimnazin me emėr ‘Themistokli Gėrmenji’, e mė pas zv/drejtore dhe drejtore e Drejtorisė Arsimore tė Korēės. Ajo e do profesionin e vet, por ajo ka dhe njė pasion politik, i cili e ka shtyrė drejt njė angazhimi tė fortė civil: ėshtė zgjedhur anėtare e Kėshillit Bashkiak nė emėr tė tė majtėve.

Pse e njoh kaq mirė? Nuk e njoh hiē. Nuk e di se ē’njeri ėshtė, se ēmendojnė pėr atė nė Korēė, apo ku di unė ēfarė tjetėr. Sa mė sipėr i kam nxjerrė nga letra e saj, ku ajo, me shumė pėrunjėsi, i bėn njė pėrshkrim pėrvojės sė vet si mėsuese. Pėrveē kėsaj, mė bėri pėrshtypje mėnyra se si ish formuluar letra. Ndonėse ka gjithė arsyen e botės tė jetė e pakėnaqur, e zemėruar dhe e revoltuar, pasi drejtuesit lokalė tė arsimit e kanė nėpėrkėmbur, ajo i drejtohet me shumė elegancė ministrit, duke demonstruar me kėtė se ka respekt pėr institucionet e shtetit dhe pėr ata qė bėjnė gjėra nė emėr tė kėtyre institucioneve.

Po ēfarė kanė bėrė drejtuesit e arsimit nė Korēė? Kanė bėrė atė qė drejtuesit lokalė tė arsimit apo tė sektorėve tė tjerė, tė frymėzuar nga harbutėria qė buron nga Tirana, bėjnė nė tė gjithė Shqipėrinė. E kanė larguar nga puna. E kanė transferuar nė fshatin Plasė, nė shkollėn e mesme tė kėtij fshati. Pa asnjė motivacion. Nė rrugė jozyrtare, saktėson nė letrėn e saj Ana Verushi, thonė se ėshtė transferuar pėr arsye tekniko-administrative. Ēfarė motivacioni! A thua se punon CEO nė Silicon Valley. Nė tė vėrtetė – pėr kėtė Ana ėshtė e sigurt (se mos vetėm Ana) – e kanė hequr nga shkolla’ Themistokli Gėrmenji’, sepse ajo ėshtė e majtė. Nė vend tė saj duhet tė punojė njė i/e djathtė.

Kuptohet, nė kėtė mes nuk ėshtė thjesht halli i Anės. Edhe pėr rastin e Anės do ia vlente tė bėheshin shkrime e komente, por kėtu bėhet fjalė pėr njė gjė mė tė madhe, qė shkon jo vetėm pėrtej fatit individual tė saj, por edhe pėrtej arsimit. Ky pushtet ka frymėzuar e finalizuar pushtimin e administratės publike nga militantėt e partisė. E di, nuk pėrjashtohet mundėsia qė mes militantėve tė gjenden dhe njerėz tė zotė. Edhe tė zotėt mund tė jenė militantė, dhe anasjelltas, militantėt mund tė jenė tė zotė. Ana gjithashtu mund tė jetė njė militante e flaktė, dhe mė e bukura ėshtė se unė nuk e di nėse Ana ėshtė e zonja. Por s’ėshtė ky problemi. Problemi ėshtė se emėrimet, promovimet e gradimet nė administratė, nė rastin tonė nė arsim, bėhen tė gjitha, njė e nga njė, mbi bazėn e logjikės e tė shqetėsimit pėr tė shpėrblyer ata qė i kanė dhėnė njė dorė partisė gjatė fushatave e midis fushatave. Kjo do tė thotė se Ana “e majtė”, edhe pse mund tė jetė e zonja sa tė dojė, do tė ketė mbi vete mėrinė e drejtuesve. Ndėrsa njė Anė tjetėr, d.m.th “e djathtė”, do ta ketė grurė muhabetin me kapot lokalė tė arsimit.

Kjo ėshtė njė nga ēmenduritė mė tė mėdha qė ndodhin nė kėtė vend plot ēmendurira. Nuk di njeriu i shkretė se kujt t’i drejtohet nė rrethana tė tilla, pasi sė pari dukuria ėshtė shtrirė si njė murtajė, dhe sė dyti kjo punė ėshtė nė dorė tė atyre qė s’dinė tė bėjnė ndryshe, ėshtė nė dorė tė atyre qė, kur kish nė qytete tubime elektorale tė Partisė Demokratike, jepnin urdhėr tė mbylleshin shkollat e tė nxirreshin nxėnėsit nė tubim. Ministri nuk e ka thėnė kurrė tė vetėn lidhur me kėtė fenomen; as nuk e ka pėrgėnjeshtruar ndonjėherė. Dhe mendja ta thotė se ai ka formimin e duhur dhe informacionin e nevojshėm, mbi bazėn e tė cilave duhet tė ketė akoma fuqi tė skandalizohet pėrballė fakteve tė tilla, qė na turpėrojnė tė gjithėve, por mbi tė gjitha atė vetė.

Do doja t’i drejtohesha ministrit edhe pėr rastin e Anės, do doja t’i thosha qė ta zgjidhte kėtė situatė, qė tė ndėrhynte tek drejtorėt e Korēės, po frenohem, sė pari ngaqė – siē thashė – nuk ėshtė vetėm ēėshtja e Anės, dhe sė dyti - edhe sikur tė ish vetėm ēėshtja e Anės – ai ka ēelėsat e ahurit tė kashtės nė duar. Nuk e them pėr ta denigruar (s’kam pse); e them se kėshtu ėshtė, dhe ai e di. Ai ka thėnė dje nė komisionin parlamentar, nė pėrgjigje tė zėrit tė ngritur tė deputetėve tė opozitės, se problemi i drejtuesve tė shkollave (ky ėshtė njė nga problemet) do tė marrė zgjidhje nė muajin nėntor, kur do tė futet sistemi i konkurseve pėr postet e drejtimit tė shkollave nė tė gjithė Shqipėrinė. Mirėpo, nuk di pse e mendoj qė ministri e thotė kėtė pa e menduar gjatė. Nė nėntor nuk ka pėr tė ndodhur asgjė. Nuk ka interes askush qė kjo gjė tė bėhet. Edhe nėse do bėhen konkurset, kanė pėr tė qenė si konkursi elektoral, d.m.th, pėrfundimi i tyre do tė jetė i paracaktuar dhe mė tė zotėt do tė rezultojnė tė jenė ata qė qeverinė e kanė xhan. Ministri duhet ta dijė mirė kėtė gjė. Nuk i falet tė mos e dijė
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com