Albatlanta

Demokratizimi pėrmes mendimit dhe ‘Mendimi Shqiptar’!
Dr. Pėrparim KABO
Pedagog pranė Universitetit Jo Publik ‘Luarasi’, Fakulteti Juridik.

Tema e mbajtur nė Konferencėn shkencore,”Mendimi Shqiptar dhe Shkolla Shqipe” 29 maj 2009.

Shoqėria globale dhe ajo rajonale, hapsirat institucionale transkontinentale dhe institucionalizmi i vendimmarjes lokale, janė sot pėrball nje ēėshtje substanciale. A mjafton institucianilizmi demokratik shtetėror e burokratik qoftė edhe kur ai vjen si rezultat i njė demokracie referendare ku votuesit delegojnė sovranitetet me, apo pa njė arsyetim bindės, pėr aktin qė disa e shohin si qėllim dhe disa e konsiderojnė mjet, si dhe disa tė tjerė stacion tė fundit tė pėrgjegjėsisė; pėrtej tė cilit, unitetet e demokracisė kolektive perfaqesuse janė thjesht realizatorė tė shėrbimeve qė vijnė nga vendimmarrja, si njė tėrėsi kushtesh tė mjaftueshme dhe shteronjėse pėrball ndryshimit tė pandėrprerė?!

Apo njerėzorja dhe institucionalja tek demokracitė e reja dhe pa njė traditė tė gjatė historike, nuk e kanė pėrputhjen sė paku brenda njė relativizmi apsolut adekuat, por gjithėsesi dialogojnė pėr tė bashkėvepruar, dhe ecin nė njė normalitet funksional jo pėrjashtues, thjesht sepse nuk mund tė bėjnė pa njėri tjetrin?! Normal, ku ka institucione ka edhe njerėz qė punojnė nė to!

Eshte eksportuar-importuar demokracia institucionale saje anėtarsimeve rajonale dhe globale, por dilema ėshtė se si duhet vepruar me demokracinė e mendimit!Ēėshtja qė shqetėson ėshtė se si administrohet institucionalizmi?!

Ecuria e zhvillimit tė kapitalizmit tė zgjeruar demokratikisht nė njė pluralitet ekstrem subjektesh nė treg, ku aktualisht nė tė janė rreth 4 miliardė njerėz kur 15 vjet mė parė ishin 1 miliardė e ka bėrė kėtė lojė globale.

Nė veprimtarinė ekonomike dhe atė tė transaksionit finaciar dhe monetar janė tė gjithė, madje edhe fėmijėt nė fetus, madje pa e tepruar, edhe ata qė janė ende nė ėndrrat e adultėve, sepse kreditimi i marrė individualisht prej korporatave monetare apo nga subjektet ekzekutive, nė trasenė e obligimit institucional, ta sjellin kthimin e detyrimit si njė faturė tek porta, do apo nuk do ti, ajo vjen me njė “autoritet preponderant”, me kosto tė shtuar si fitim i kredidhėnėsit.

Ndėrsa demokratizimi qytetar nuk ka ecur me tė njėjtat kordinata, nuk ka rokur tė njėjtat hapsira dhe, nuk pranohet si e njėjta pėrgjegjėsi pėr vete dhe pėr tė tjerėt, pėr tė sotmen dhe pėr tė nesėrmen, pėr brezat aktiv nė ecurin qė pėrjetohet dhe, pėr brezat e ardhėshėm qė nuk mund tė nisin ēdo gjė nga e para. Tė gjithė gjejmė atė qė kanė lėnė si fryt historik tė tjerėt para nesh dhe tė gjithė dorėzojmė atė qė realizojmė nė historinė tonė si peng detyrimi historik. Jashtė kėsaj dialektike njerėzore nuk ka rrugė tjetėr alternative.

Kapitalizmi dhe demokracia nuk kanė rrugėtuar nė shina paralele, sepse nuk drejtohen nga tė njėjtat motive dhe nuk kontrollohen nga tė njėjtėt mekanizma.”Qė tė themi tė vėrtetėn,lidhja e kapitalizmit me demokracinė, nė rastin mė tė mirė ėshtė e brishtė. Kapitalizmi dhe demokracia u nėnshtrohen parimeve tė ndryshme.Pikėsynimet janė tė ndryshme; Nė kapitalizėm objektivi ėshtė pasuria; nė demokraci ėshtė autoriteti politik. Kriteret, me tė cilat maten pikėsynimet, janė tė ndryshme; nė kapitalizėm njėsia e llogaritjes ėshtė paraja, nė demokraci ėshtė interesi publik”(George Soros, “Kriza e Kapitalizmit Global” botim shqip,faqe 111, Shtėpia botuese Toena).

Tregu zgjerohet si aktivitet dhe njėherėsh ngushtohet si vetinteres. Demokracia zgjerohet si vetėpėrgjegjėsi inidividuale dhe komunitare por po nga i njėjti njeri, nė kuadrin e njė “demokracie qė demokratizohet”.

Tė qėnit operator tregu dhe subjekt social e sjellin individin tė dyzuar, brenda antropologjisė globale, rajonale dhe lokale.

Njė shqetėsim i tillė i shoqėrisė provokohet nga njė realitet i dikotomisė asimetrike ku ekonomia e tregut ėshtė uniforme nė rregullat e lojės dhe prezente edhe nė shtete ku mungon demokracia institucionale, sepse janė vende me sisteme totalitare. Ndėrsa demokracia nuk ka njė shtrirje globale. Karakterizohet nga nivele tė ndryshme tradite, nga shkallė tė dallueshme pjekurie dhe nga tipizime tė qarta atributesh tė fituara historikisht.

Sot flitet pėr fizibilitetin e demokracisė globale dhe ka nxitje me propozime konkrete pėr parlamentin botėror, qeverinė botėrore dhe gjykatėn botėrore tė tė drejtave tė njeriut, siē edhe Albert Ajnshtajni e kishte rekomanduar nė letrėn e vitit 1947 drejtuar Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-s, porse ē`ėshtja pezull qė kėrkon zgjidhje ėshtė?!

Si paraqitet antropologjia globale nė nivelin e njohjes, tė zotėrimit dhe tė pėrdorimit tė vlerave civile, qytetare, morale dhe juridike tė gjithėpranuara?!

A ėshtė ajo e pėrgatitur, a e zotėron formimin e pėrgjithshėm kulturor pėr njė ndėrmarrje tė tillė qė do tė rregullonte raportet nė njė shoqėri tė hapur pėr ndryshim nė rafsh global nė tėrėsinė e rrethanave postkomuniste?!

Demokracia e mendimit nuk ėshtė e barabartė vetėm me detyrimin shtrėngues ligjor, institucional dhe dokumentar, qė vjen tek individi i zakonshėm si njė urdhėr pėr njeriun ontologjik me tė gjithė anatominė e tij sociale, me tiparet e tija identifikuese dhe me mundėsitė reale pėr vetėndryshim.

Aberacioni i kapitalizmit me tiparin e tij themelor “autoritetin e zotėrimit”, ka prekur vlerėn antropo-civile dhe antropo-institucionale tė shoqėrisė, duke e sjellur antropo-individin e tregut nė njeriun pa skrupujė dhe amoral (pėrtej moralit) qė ėshtė utilitar dhe jo programues, qė donė tė pėrdori detyrimin shtetėror dhe institucional shpesh me oportunitetin e infomalitetit, dhe jo t’i prodhojė ato duke qenė brenda tyre subjekti i vetėdijshėm i pėrgjegjėshėm dhe aktiv, pėr tė zhvilluar shoqėrinė me principe morale dhe me pėrgjegjėsinė e brezit, brenda kontinuitetit njerėzor tė progresit; qė nuk ndėrpritet pasi ėshtė i disiplinuar nga ligji, bazohet tek rregulli dhe harmonizohet me detyrimet gjithėpėrfshirėse publike. I tėrė rituali teorik dhe intuitiv, aplikativ dhe eksperiencė e trashėguar ėshtė turbulluar, aq sa studime deri nė nivel tė ēmimit “Nobel” si edhe ėshtė rasti i Edmund Phelps profesor nė fushėn e ekonomisė nobelisti i vitit 2006 nė ekonomi, me studimin “Roli e vlerave dhe qėndrimeve pėr nxitjen e zhvillimit ekonomik”, kerkojnė rilexim tė arritjeve tė mendimit universal.

Citoj profesor Phelps:”Vėzhgimet tregojnė se mė pak francez, italian apo gjerman se sa amerikan, apo britanik shohin ndryshimin te mentaliteti pėr zgjidhjen e problemeve, inisiativave dhe pėrgjegjėsisė nė punėt e tyre…Duhet gjithashtu qė shoqėritė europiane tė mėsohen me klasikėt e tyre, me vlerat humane tė tyre si; kėrkesa e Aristotelit pėr dituri, kėrkesa e Platonit pėr pėrgjegjėsi, ose mohimi i Kantit pėr tė qenė nė tė njėjtėn gjėndje dėshire si dikush tjetėr, si edhe teza e Berksonit tė bėhesh nė vend qė tė jesh”(Neės Ėeek 30 prill 2007)

Shoqėria shqiptare ka nevojė tė harmonizojė pikerėndesat mes vendimmarrjes dhe pėrgjegjėsisė sė masės njerėzore tė organizuar, qė nė terma tė tjerė do tė shprehej; pėrmes instituicionalizmit tė derivuar nga delegimi i pushtetit pėrmes votės dhe pjesmarrjes nė hartimin, nė kontrollimin, nė zbatim e korigjimin nė proces tė asaj vendimarrjeje.

Kjo detyrė ėshtė vetėdije ndaj sovranitetit tė deleguar. Eshtė demokraci nė veprim. Eshtė shprehje e njė antropologjie(njeriu mesatar qė pėrbėn edhe shumicėn) tė pėrgjegjėshėm qė largohet gjithnjė e mė shumė nga varėsia autoritariste e shtetit, qė gabimisht ishte konsideruar prej tyre si mbajtėsi i tė gjitha pėrgjegjėsive nė formėn e njė gardiani pėrball “njerėzve tė vet-anonimizuar” dhe tė njėsuar jashtė individualitetit, tė cilėt kėrkojnė nė njė pozicion pasiviteti vetėm t’u kthehet renta e sovranitetit tė deleguar, duke mos kuptuar qė pushteti ėshtė i tyre; tė zgjedhurit kanė pėr detyrė vetėm ta mire-administrojnė atė nėn pėrgjegjėsinė ligjore.

Kjo sepse buxheti pėrbėhet nga taksat e tyre, se kreditė e marra janė detyrimi i tyre nė breza dhe ēdo qindarkė duhet pėrdorur me nikoqirllėk dhe duhet raportuar pėr to nė dritė tė diellit.

Njė mentalitet dhe praktikė e tillė tė sjelluri ėshtė inerci post-diktatoriale dhe tek ne vjen me njė ngarkesė historike edhe mė tė gjatė se ajo komuniste duke risjellė nė njė kontur kohor prezent, por me tė njėjtėn ngarkesė njerėzore dhe psikologjike, njė realitet qė daton herėt pas nė kohė, madje goxha herėt. Njeriu i shfaqur (apparent) dhe njeriu i pa shfaqur apo pjesa e tij e fshehur,(kripto-antropologjia vendimarrėse pėr shkak tė ngarkesavė historike-ose proji i jetės nė udhėtimin e brendėshėm) janė nė raporte jo harmonike, qė dėmtojnė raportet gjithėpėrfshirėse dhe sfazojnė me jo pak kosto ecurinė institucionale nė marrėdhėniet me ecurinė antropocivile dhe atė antropo-institucionale.

“Njė sistem i ri shoqėror, sado demokratik tė jetė nė raport me atė qė le pas, nuk mundet kurrėsesi tė definohet plotėsisht si i tillė me antropologjinė e djeshme. Kjo e fundit e realizon kėtė detyrim historik pėr aq sa ėshtė e civilizuar tė zotėrojė ligjėsitė dhe detyrimet, qė rrjedhin prej sitemit tė ri, pėr aq sa e pranon sfidėn e kostos sociale, morale dhe tė interesave…”

A e kemi njeriun e zakonshėm nė parametrat sė paku mesatare tė shoqėrisė institucionale qė jemi duke u pėrpjekur tė ndėrtojmė?!

Pra a kemi njė njėsim kohe substanciale mes demokracisė institucionale dhe demokracisė sė mendimit njerėzor, apo ka diferenca?

Jetojmė nė vitin 2009, por nė ē’vitė ėshtė mentaliteti pragmatik si

udhėrrėfyes veprimi? Po psikologjia orjentuese, ē’vitė daton?

Nė ē’vitė, ėshtė botėkuptimi spontan si autoriteti kozmogonik i njeriut qė nuk ka brenda vetes pushtetin e piramidės sė arsyes konceptuare?

Nė ē’vitė daton rituali i hartės antropologjike? Nė ē’vitė ėshtė vetėdija civil nė raport me ligjin, me institucionin dhe me edukatėn e dokumentacionit?!

Necessitas non habet legem. Nevojės nuk i duhet ligji, thonin latinėt.

Kalimi nga njė antropologji kolektiviste e ideologjizuar, tek antropologjia civile, dhe prej andej tek antropologjia institucionale, ėshtė detyrimi i kurimit tė njeriut me qėllim pėr ta kthyer nulitetin mazoistik tė djeshėm nė njė qytetar civil tė sotėm, dhe pėr shėndrimin e tij nė “institucionin individ”, me atributetet e veta demokratike si; tė mendojė me kokėn e tij, tė jetė i lirė tė shprehet, tė ketė tė drejtė tė vetėmbrohet.

Kalimi nga antropologjia feudale me skemėn “turma dhe prijėsi”, e veshur ushtarakisht nė komunizėm dhe e spėrkatur ideologjikisht me retorikėn “vija e masave” dhe “udhėheqėsi legjendar” nuk e kapėrceu kėtė skemė, pėrkundrazi e thelloi dhe e pėrēudnoi keqaz ekstremisht.

Shteti totalitar komunist e njėsoi shoqėrinė mė shtetin!

Nė kėtė strukturė medievale ai qė e pėsoi/n ėshtė institucionalizmi!

Mendimi shqiptar prej Rilindjes Kombėtare dhe nė vijim nė dekadat e para tė shekullit tė kaluar, u pėrpoqė pikėrisht tė ngrinte njė raport tjetėr, atė qė nė botėn e qytetruar strukturohet individi-institucionet-kushtetutėshmėria.

Njė demokraci e tillė ndėrtohet pėrmes kulturalizimit me ushqim bazik mendimin, sepse edhe sikur ajo tė dhurohet si sistem i gatshėm, nuk funksionon, nėse nuk ėshtė atribut i edukuar si vlerė civile e ligjit dhe si kulturė e gjithanėshme pėr masėn njerėzore dhe shoqėrinė civile.

Kurimi antropocivil i shoqėrisė nuk mund tė jetė vetėm detyrimi i ekzekutivit tė rradhės, sado i pėrkushtuar dhe me ndjenjė pėrgjegjėsie tė jetė ai. Studimet nė njė anatomi antropolopgjike japin mundėsinė e gjetjes sė grupimeve tė pėrcaktuara, se ku ėshtė koha mentale e njeriut tone, i ndodhur pėrball largimit pėrfundimtar nga komunizmi, dhe suksesit nė ekonominė e tregut, dhe njėkohėsisht i detyruar tė pozicionohet ndaj pėrballimit tė globalizmit dhe marrjes sė qytetrimit borgjez juridiko-civil, qė kalon nga shtegu i pėrcaktuar nga filozofi i “Fjalė dhe gjėra”,(kryevepra e strukturalistit social) Michel Fouceau, se “Frika ėshtė pėrgjigjia politike nė tė gjitha kohėrat”.Tė tillė ai gjykonte detyrimin shtrėngues shtetėror qė historikisht krijoi vetėdije qytetare.

Fatkeqėsia jonė ėshtė se ne jemi njė antropologji me sisteme tė ardhura me vonesė nė raport me tė tjerėt, shpesh tė deformuar, dhe pėr mė keq akoma me njė sistem fundamental tė munguar; shoqėrinė borgjeze.

Fillimet pėr njė shoqėri “tė sė vėrtetės, lirisė dhe drejtėsisė” (modeli britanik) dhe “tė lirisė barazisė e vllazėrisė”(modeli francez) i gjejmė qysh me “Rilindjen Kombėtare”, por penduli i fatit historik rėndonte nga shteti gjeopolitik kombėtar. Ishte ky misioni kryesor ekzistencial.

Nxjerrja e identitetit nga shkollimi nė gjuhėn shqipe, kulturizimi dhe ruatja e tipareve identifikuse etnokulturore, janė tregues impresionues dhe tė tillė qė meritojnė t’ju pėrkulemi me respekt e veneracion edhe sot, pėr drejtėpeshimin historik dhe vizionin konservues tė univesrit shqiptar nė udhėkryq me fatrezik azgjėsimin, pėr deri sa Institucionet Ndėrkombėtare tė kohės e quanin Shqipėrinė “shprehje gjeografike”.

Krijimi i shtetit shqiptar me njė normalitet adekuat pas shpalljes sė pavarėsisė dhe peripecitė ‘post osmane’ me valencėn europė-rusi dhe me derivatin e gjetjes sė ekujlibrit tė pamundur mes grykėsisė fqinje, krijoi atmosferėn dhe dha fermentin pėr ndėrtimin e mendimit shqiptar me disa tipare unikale por qė pėrshkruhen nga njė fill i pėrbashkėt.

Ndėrtimi i njė shteti shqiptar europian pėrmes njė antropologjia shqiptare qė duhet tė dali nga inkubacioni i izolimit konservues dhe tė formohet dora dorės si njė antropologji e qytetruar nė shkallėzimin e kujdeshėm nga antropologji fisnore, nė njė antropologji administrative dhe nga njė e tillė nė njė antropologji institucionale e ligjit dhe e etikės, e qė duhej tė lėvzite nė trinomin krucial tė formuluar qartėsisht nga John Lockut:

”Individi-shoqėria-Shteti”.

Uni antropologjik do tė duhej tė dilte nga njeriu baritor duke e shėndruar atė nė qytetarin dhe institucionin e vetėdijshėm me tre liritė e tij primordiale;

Lirinė e jetės, lirinė e pronės, lirinė e tė shprehurit.

Vetėm kėshtu ai pranon jetėn komunitare dhe delegon pushtetin njerėzor tek shoqėria pa tė drejtė rimmarrje, ndryshe shoqėria nuk ėshtė mė e tillė, dhe kjo nga ana e saj ja delegon kėtė “autoritetit tė shtetit” pėr ta kthyer nė ligj, sepse pa kėtė institucion individėt nuk janė tė barabartė, ndėrsa themeli i sovraniteteve prona, nuk mund tė trupėzohet nė atė qė formalizohet nė aksiomėn e shoqėrisė demokratike qė nga gjenenza si postulat sine qua non, “se prona 9/10 ėshtė ligj, vetėm 1/10 ėshtė asset”!

E tėrė kjo mardhėnie ėshtė vetėdije nga ajo individuale tek ajo kumunitare dhe prej andej tek vetėdija civile institucionale. Njė rregullim i till shoqėror vjen nga mendimi dhe institucionet e mendimit tė specializuara.

Ndaj qėndrimi ndaj mendimit shqiptar nuk ėshtė pėrgjegjėsi pėr shkak tė memories sė certifikuar. Qėndrimi ndaj muzeumologjisė sė mendimit e sendėrtuar nė tė gjitha format kurrikulare shkollore, deri tek mediumet e tjerė tė komunikimit gjithėpėrfshirės, ėshtė detyrim ndaj vetėdijes dhe koherencės sė saj, qė nuk mund tė vijė funksionale nėse nuk e njohim dhe vlerėsojmė shkencėrisht. ”Procesi biologjik ėshtė i gjithi gabim. … dėshironi tė keni ditėlindje por ka edhe vdekje. Mirėpo nė muzeumet, ėshtė gjithcka lindje dhe jo vdekje”.Vetėdija ndaj muzeumologjisė sė mendimit ėshtė instrumenti i njė memorie aktive qė nuk lejon qė tė vdes mendimi, tė humbė pėrvoja, tė fshihet eksperienca, tė nėnvleftėsohen arritjet.

Vetėdija tė mundėson dhėnėje-marrje me rrathėt mė tė gjėrė tė mendimit sepse vetėm kėshtu bashkėveprimi vjen nga arsyeja, si edhe je i mbėshtetur nė aftėsinė pėr tė gjykuar, se ē”farė ėshtė duke lindur rishtazi.

Trinomi, politik-ekonomi-kulturė mund tė mbahet nė funksion pėr tė mos u tkurur me tė gjitha pasojat bashkėshoqėruese nė shoqėri, vetėm nga kultura.

Ekonomia dhe produkti i saj homo-economicus priren nga vetfitimi, tregu ėshtė pėrjashtues. Politika me relativizmin partiak nė kushtet e pluripartitizmit nuk mund tė jetė gjiėpėrfshirėse dhe universale sepse njeriu politik ka edhe tipizimin e profilit tė partisė politike.

Vetėm kultura me “homo-eticus” e ruan marrėveshjen me tė vėrtetėn e cila nuk pranon justifikime sepse bazohet tek vlerat. Marrėveshja e besimit ka nė thelb vetėdijen ndaj ėshtė gjipėrfshirėse.

Kultura as tregėzohet, as anėtarėsohet nė ideologjitė politike partiake. Universaliteti i vlerave tė mendimit ėshtė i patjetėrsueshėm.

Mendimi shqiptar i Anton Harapit, Branko Merxhanit, Tajar Zavalanit, Gjergj Fishtės. Ismet Totos, Krist Malokit, Medi Frashrit, Mit’hat Frashėrit, Nebil Cikės, Mustafa Krujės, Zef Valentinit etj etj, si ‘materie’ e kulturės sonė do tė duhet tė studjohet nė thellėsi, pėr ta sjellur nė mundėsinė reale tė pėrcjelljes nė mėnyrė integrale dhe shteronjėse. Kjo minierė mendimi prźt tė njihet!

Duhen evidentuar kontributet e mendimit shqiptar nė tė gjitha ato fusha ku ai ėshtė shtrirė.Duke filluar qysh nga marrėdhėniet e tij funksionale me mitologjinė pellazgjike dhe civilizimin greko-romak. Eshtė me vlera tė njihen nė njė anatomi lineare dhe shtrirje epokash, marrėdhnėniet e kėtij mendimi me historinė. Edhe si mendim historiografik, edhe si deduksion vendimmarės nė ngjarjet e mėdha historike qė lidhen me krijimin e kombit dhe tė shtetit shqiptar dhe me detyrimin e modernizimit europian tė tyre.

Gjen nė tė gjykime tė sakta dhe me akses ende aktual pėr problemet e Ballkanit dhe marrėdhėniet me Europėn, qė vlejnė edhe sot sa here qė erėsira shovene ballkanike prodhon teza antishqiptare.

Por kėto kontribute nuk njihen nga breznitė e reja sepse nė shkollė i takojnė pak dhe nė mėnyrė tė pjesėshme. Mendimi shqiptar ndihmon tė njohim edhe raportet historike me institucionalizmin europian e atė ndėrkombėtar, tek tė cilėt ai ka qenė prezentė me kompetencė dhe seriozitet, jo nė pak raste.

Ky mendim udhėhiqej nga kredua qė energjia antropologjike shqiptare tė mos largohej mė nga atdheu por tė investohej brenda tij nė rrugėn e vėshtirė tė largimit nga nata lindore drejt dritės perėndimore.

Tek tė gjitha ata e gjen pikėrėndesėn “Lindor apo Perėndimor”!?

Ky udhėtim vijon edhe nė ditėt tona dhe suksese ka goxha, por nuk ka pėrfunduar dhe nuk ėshtė drejtpeshuar nė binarrė themelie nė tė gjitha aspektet. Preferoj tė citoi Krist Maloki-n qė thoshte se “Lindori mendon pėr pushtet dhe llokma”! Koha nuk e ka zbehur kėtė pėrcaktim lakonik!

* * *

Mendimi shqiptar i inkorporuar ka disa tipare qė ndihmojnė nė metodologjinė e arsyetimit nė lidhje me tė, e mbi kėtė bazė jep mundėsi nė hartimin e njė didaktike funksionale, qė do tė lejonte tranzmetimin e tij si nė mėnyrė divulgative, ashtu edhe nė mėnyrė abstrakte teorike pėrmes kurrikulės shkollore tė tė gjitha niveleve. Mendimi shqiptar nuk duhet parė si njė “oaz mendimi lokal”, dhe nuk duhet studjuar jashtė pluralizmit arsyetues! Ai nuk mund tė posedohet por vetėm mund tė hulumtohet.

E para ėshtė autoritarizėm, e dyta ėshtė vlerė demokratizuese!

Tipari i tij themelor ėshtė se nė tėrėsi ky mendim ka pėrmbajtje shkenore, qė takohet nė formėn e analizave, deduksioneve, pėrsihatjeve dhe azhornimit tė tij me dijen mė tė pėrparuar tė kohėrave. Pėr kėtė arsye ai vjen edhe sot koheziv dhe shtyn kah njohjes sė mendimit bashkėkohor.

Trajtimi i tij nė kėtė shtrat ėshtė domososhmėri, jo thjesht pėr t’u takuar me vlerat dalluese tė kohės konkrete tė ndėrtimit tė tij si tė tillė, por njėherėsh edhe pėr tė vijuar arsyetimin nė dy hulli fort tė rėndėsishme.

Mendimi shqiptar nuk ėshtė njė mendim provincialist, baritor e rapsodik qė pėrpiqej tė europianizohej. Ai lindi dhe u zhvillua si njė mendim europian qė vuri nė themel tė studimit njė shoqėri shqiptare nė tėrėsinė e universit njerėzor, historik, social, etnokulturor, politik, ekonomik, etik, filozofik, demografik, civil, ligjor, arsyetuar nė raporte rajonale dhe globale; me njė masė njerėzore qė vinte nga imperialitetet historike pjesė e tė cilave kishte qenė pėr 1944 vjet, por qė jashtė tyre kishte mbetur e prapambetur si njė ngrehinė antropologjike provinciale.

Ky mendim ėshtė kozmogonik pėr historinė, pėr kontributet dhe detyrimet e universit antropologjik shqiptar.Po kėshtu problematika e ngėrthyer prej tij, mėnyra e analizimit, fokusimi teorik shkencor, bėjnė qė ky mendim tė jetė pjesė e korpusit shkencor qė vijon edhe nė ditėt tona.

Vet shkenca nga natyra e saj objektin e hulumtimit shkencor nuk e fillon sot, ka njė histori, ka ecuri, ka ridimensionim, ka rishikim tezash, ka rivlerėsim tė zgjidhjeve tė definuara. Ky universalitet i mendimit dhe tezave shkencore vjen i tillė funksional sepse shpall dhe respekton si kriter aksiomatik tė metodologjisė shkencore, vėshtrimin qėllimor tė objektit apo problematikės nė njė kontinuitet tė pėrligjiur e tė pandėrprerė.

Segmentizimi ngurtėsues, apo dogmatizimi frenues, nuk kanė tė bėjnė me metodat shkencore tė arsyetimit. Bazuar nė kėtė princip primordial, shkenca dhe mendimi shkencor pranojnė pluralitetin nė arsyetim mbi objektin qė hulumtohet. Diversiteti nė kėndėvėshtrim e rritė shumėsin e kauzaliteteve provuese, e rritė objektivitetin shkencor! Nė kėtė fill arsyetimi do tė duhet tė krijojmė bindjen tek vetja, e mė tej tek tė tjerėt, se “mendimi shqiptar” ėshtė njė formė konkrete e “iluminizmit borgjez europian” me veēoritė e specifikat, me dinamikat, dhe predispozicionet individuale, qė nuk derivojnė nė mėnyrė tė sforcuar nga vetvetja, por se vijnė si tė tilla nga ligjėsitė e pėrgjithshme tė mendimit shkencor progresiv universal.

Fati i kishte rėnė qė ky mendim tė emanciponte terenin mė tė thepisur njerėzor tė kontinentit.Ai ishte por mungonte sistemi qė pritej tė ndėrtohej!

Pėr kėtė arsye ky mendim nuk pėrfaqėson njė madhėsi konstante tė izoluar provincialiste, sepse konstantja nuk ka derivate, por bazuar nė faktin si ky realitet njerėzor, antropologjik e historik ėshtė nga gjeneza e vet pellazgjike pjesė me kontribute e pazėllit europian gjithėkohorė, mendimi shqiptar ėshtė europian. Ai mund tė njihet e studjohet, interpretohet e pėrcillet vetėm brenda kuadrit shkencor dhe institucionalizmit europian.

Kėtė detyrim i kishte vėnė vetes dhe e barti me arritjet dhe mungesat, mendimi shqiptar.Veēoria e universit tonė nė kontinuitetin historik, antropologjik e institucional ka qenė, se mendimi elitar-i elitės shqiptare, nuk vinte si produkt i realitetit social, politik dhe institucional tė pėrparuar vendor, por se kishte vetėdetyrimin qė ta bėnte atė tė tillė.

Ky mendim kishte si objektiv krijimin e Shqipėrisė europiane.

Ai pėrfaqėsonte njė produkt krijimtarie tė elitarėve tė kohės por pėr gjithkohėrat, tė edukuar, shkolluar dhe kualifikuar nė shkollat e perėndimit.

Me veprėn e tyre ata kishin qendėrzuar si objektiv madhor kalimin nga lindja nė perėndim tė njeriut, tė antropologjisė dhe shoqėrisė shqiptare.E gjithė kjo pėrmes kulturės, me emancipim dhe qytetarizim gjithėshoqėror.

Ky lloj kurimi antropologjik vjen vetėm nga mendimi dhe edukimi shkollor e kulturor, ndaj raporti bashkėpunues me kėtė trashėgimi ėshtė njėherėsh qėndrim ndaj europianizimit tė pandėrprerė tė antropologjisė sonė.

Mangėsia historike e mospėrputhjes sė ndėrgjegjes civile tė masės dėrmuese tė popullėsisė me ndėrgjegjen institucionale si detyrim ligji, si shtrėngim racional rregulli, si korektesė dokumentacioni, e si kohezion bashkėjetese, e sjellin situatėn edhe sot pėr shumė shtresa tė shoqėrisė dhe pėr disa struktura antropopsikike tė antropoindividit, nė detyrimin e gjetjes sė nyjėzimit tė munguar pėr tė kryer lidhjen e vijimėsisė historike.

Shumė vende tė ish-lindjes komuniste, kur dolėn nga ai sistem totalitar e patėn mė tė lehtė nyjėzimin me sitemin borgjez si qytetrim, sepse nė historitė e tyre e kishin patur kėtė traditė tė krijuar nė dekada, me arritjet dhe me produktin institucional e kulturor tė prekshėm e funksional.

Pėr ne nuk ėshtė e njėjta situatė. Kthimi pas nė histori pėr ta kryer nyjėzimin ishte i vėshtirė. Si sistem borgjez i kapitalizmit vlenė vetėm eksperienca e rreth njė dekadė e perjudhės sė mbretėrisė. Vetė mbreti nė intervistėn qė jepte pėr Daily Telegraph nė tetor 1928 shprehej se:

“Ne jemi shekuj tė tėrė mbrapa pjesės tjetėr tė Europės sė qytetruar.

Njerėzit nuk janė nė gjendje as tė shkruajnė as tė lexojnė; ata u binden shumė pak ligjeve tė shkruara; gjakmarrja vazhdon tė jetė e pėrhapur nė shumė krahina tė vendit.Unė jam i vendosur ta civilizojė popullin tim dhe ta fus atė sa mė shumė nė rrugėn e mėsimit tė zakoneve dhe mėnyrės sė jetesės perėndimore”. Me hyrjen nė shoqėrinė e demokracisė institucionale ne gjetėm njė masė antropologjike me strukturė 2 breza tė perjudhės sė komunizmit. Ja pėrse nė kėta vite tė liberal-demokracisė, ne kemi takuar edhe deformime si lirianarkinė, provincializmin, shpagimin e verbėr, vetėgjyqėsinė, ngujimin, njė lloj ksenofobie arkaike ndaj njė bote tė hapur dhe tipareve tė saj nė lidhje me lirinė e individit, bashkėshoqėruar ky qėndrim me sjelljen brenda disa virtyteve tė respektit thjesht njerėzor ndaj njeriut tė njė kombėsie tė huaj! Eshtė kjo njė problematikė qė vjen nga e kaluara dhe mbi tė cilėn ka hulumtuar dhe ka deduktuar mendimi shqiptar, duke anticipuar edhe pėr sot duke rekomanduar se si do duhet tė veprohet.

Shoqėria qė ne po ndėrtojmė bazohet nė njė filozofi tė caktuar politike, ka rregulla strikte tė kodifikuara dhe prodhon njė vetėdije tė caktuar tė ligjit.

Problemi ėshtė se tek “njeriu mesatar” dhe shtresat nėn tė, kjo lloj vetėdije hyn nė ndėrgjegjen e tyre si njė “imperativ institucional”, por del si udhėrrėfyes i tyre ashtu si/ose (keq) kuptohet, ashtu si/ose (para) gjykohet, ashtu si/ose (keq) interpretohet.

Distanca kulturore mes nivelit tė pėrgjithshėm tė formimit dhe kėrkesave substanciale tė vetėdijes demokratike institucionale ėshtė ē`eshtja pezull qė pikėrėndon empancipimin kulturalisht tė antropologjisė sonė.

Europianizim pėr t’u integruar dhe jo integrim pėr t’u europianizuar.

Nyjėzimi nis dhe duhet tė kryhet tek mendimi shqiptar qė ka tipare europianizuese nė raportet e tij me nje valencė antropologjike vendore.

Kur u krijua ai, ne kishim mendimin, por nuk kishim sistemin.Sot kemi sistemin por ne nuk kemi mendimin. Ikja prej mendimit nė emėr tė tregut, nevojės dhe utilitares, nuk jep garanci pėr njė shoqėri tė qėndrueshme, demokratike dhe tė lirisė! Ndaj ky mendim ėshtė shtylla jonė kurrizore dhe jo apendiks! Tė rifillojmė atje ku edhe ėshtė ndalur ecuria e mendimit, sepse atje ėshtė ndėrprerė edhe ecuria historike. Kėshtu realizohet njėherėsh edhe urėzimi me mendimin e pėrparuar europian e botėror tė kohės sonė, qė nė vetvete ėshtė njė sintezė historike e vet mendimit nė rrugėtimin e tij.

* * *

Le tė marrin fare pak shėmbuj ku duket ky dialogim dhe koherencė mes mendimit shqiptar dhe atij global, mes atij tė djeshėm dhe kėtij tė sotmit. DOMINIQUE Schnapper ėshtė presidenti i Shoqatės Franceze tė Sociologjisė nė vitet 1991-1995.Autori i rreth 20 veprave.

Pėr librin “Bashkėsia e qytetarėve”,(Mbi idenė moderne tė Kombit) fitoi ēmimin e Asamblesė Kombėtare tė Francės.(mė 1994).

Pėrmbledhtazi pėr kombin modern ai dedukton se:” Kombi synon qė tė jetė njė bashkėsi ideale e qytetarėve. Ai njeh vetėm njerėz tė barabartė, tė cilėt kanė tė pėrbashkėt gjuhėn, historinė dhe vullnetin pėr tė jetuar bashkėrisht. Ai nuk i pėrfill fare veēoritė etnike, krahinore, kulturore, gjuhėsore dhe fetare tė gjithėsecilit. Kėsisoi kombi modern ėshtė i pandashėm historikisht nga demokracia dhe nė thelb i kundėrvihet nacionalizmit.

Njė ravijizim tė tillė pėrkufizues dhe nė detaje tė njė anatomie argumentative bazuar nė faktologjinė historike dhe nė mendimin shkencor evolutiv, e gjejmė po me tė njėjtin unitet arsyetimi dhe koherencė tek njė mendimtar shqiptar rreth 60 vite mė parė, sepse ajo qė studjuesi francez thotė sot ka njė histori tė hulumtimit. Kryesore ėshtė se qėkurse janė shtruar kėto teza mendimi shqiptar ka qenė prezentė, ka qenė aktiv dhe kontribues sa teorik aq edhe apilkativ pėr realitetin shqiptar.Kjo ka rėndėsi substanciale sepse po tė vendosen nė njė gjeometri shkencore gurrėt e themelit, e gjithė godina ėshtė nė kėnd-drejtėzim! Mė bėn pėrshtypje inspiruese, se tė dy e fillojnė arsyetimin nga beteja e Jenės mė 1806 kur Napoleoni mundi Prusianėt dhe Fichte shkruajti pamfletin pėr “Kombin Gjerman”.

Pas krijimit tė shtetit kombėtar, autori shqiptar, qė do t’ja zbulojė nė fund emrin, e kuptonte kombin modern tė tillė, e citoj:” Kombi asht njajo jetė e pėrbashkėt e perbame me elementa edhe tė ndryshėm, por t’asimiluem, pjestarėt e sė cillės, lidhė me njė histori, me njė giuhė, me njė kulturė tė perbashkėt edhe pse kan ndo’j ndryshim jete duen ta shkojn jeten n’unitet.

Ata shka bjen ma nė sy e ban me ndryshue kombet pėr sė forti asht,”forca e vullnesės pėr jetėn e perbashkėt”. Autori shqiptar nėnvizon si kushtet pėr krijimin e njė kombi modern; jo lidhjet fisnore por lidhjet e gjuhės, jo fenė por laicizmin e shtetit dhe shoqėrisė, vuajtjet e pėrbashkėta nė rrugėn e ngritjes sė shtetit kombėtar, pluralizmin kulturor, sepse kombet japin e marrin, historinė e pėrbashkėt, literaturėn e pėrbashkėt, ”vullnesa me rrnue s’bashku”, dhe nė fund sygjeron me njė drejtėpeshim shkencor!

…”Inteligjenca e jonė sa bjerrė mund e kohė, tue kujtue, se po ban njisin kombtare me zhdukje tė fevet e me lirinė dashunore, kishte me ba shum mirė me edukue ndisit e natyrshme me nierz qi i mbajm nji gjaku e shokė e pjestarė tė nji votres, per tė cillin bashkim e lidhni na flet ma i pari, ma i madhi visar i rodit tė shqiptarit, qi asht giuha e perbashktė.”

Gjejmė nė citimin e parė njė pėrputhshmėri gati apsolute teze mes dy autorėve, mendimtarit shqiptar tė viteve 30-tė tė shekullit XX dhe sociologut francez tė fund shekullit tė kaluar.

Nė citimin e dytė tė tij shohim njė orjentim praktik se si duhet vepruar pėr tė krijuar njė komb modern shqiptar, pėrball pyetjes qė 1930, ky mendimtar, i nderuari Pater Anton Arapi e shtron: “A jemi shqyptarė apo do tė bahemi”?

Nėse tezat e Dominique Schnapper dhe autorėve tė tjerė bashkėkohor do tė hynė nė kurrikulat tona shkollore duke u paraprirė dhe bashkėshoqėruar nga mendimi shqiptar i djeshmi dhe i sotmi, bashkėbisedimi shkencor vjen si njė sinergji mendimi.Qoftė bindja teorike qoftė veprimi europianizues do tė jenė mė frutplot, nė plan historik, konkret, dhe si mendim plural.

Nė mbretėri jeta varet nga klemenca e mbretit.Nė sistemet totalitare ajo njėsohet me vdekjen dhe humbet kuptimi edhe i mortit, qė kthehet nė njė gjė tė zakonshme. Nė demokraci jeta e njeriut dhe prosperimi i saj ėshtė qėllimi mė i lartė! Bota pakėsohet edhe kur vdes njė njeri thonė vargjet Talmudike.

Para ndoca pak viteve erdhėn pėr njė udhėtim nė veri tė Shqipėrisė tre studentė ēek. Ata humbėn pa nam e pa nishan.Sot nuk kanė as edhe varr.

Po tė kthehemi virtualisht nė kohė, nė vitin 1924 do tė gjejmė njė ngjarje tė pėrafėrt.Vrasjen e dy amerikanėve nė pyllin e Mamurrasit rrugės duke shkuar pėr nė Shkodėr.At Gjergj Fishta e analizon kėtė vrasje pėrtej aktit por nė dimensionet shoqėrore! Ja si shprehet ai:”…Kush po i vret kta nierz?…a veē do mizorė tė poshtem,apo tjeterkush neper dorė tė tyne”?

At Gjergj Fishta rimat krimin nė dimensionet shoqėrore, politike dhe juridiko-morale. Ai gjykon si njė antropolog shoqėror mbi baza shkencore rėndėsinė qė ka jeta nė njė shoqėri demokratike.

Pėrgjigjia do tė duhej tė vinte nga drejtėsia si edhe ndodh nė kombet e qytetruara,”por pse ktu nder ne gjykatasi, a per arsye morale a per arsye materjale nuk mund t’jetė gjithmonė i pamvarshėm,…gjykatoret tona ene nuk gzojnė sa duhet besimin e komit”. Tė emocionon ky pėrfundim gati 80 vite tė shkuara. Besueshmėria tek drejtėsia ėshtė sot kusht nė njė demokraci funksionale. Gjithashtu At Fishta nėnvizon si mbrojtes tė drejtėsisė vlerat morale tė njeriut qė punon nė kėtė sistem!

Krimi sipas At Fishtės lidhet me varfėrinė, me mungesėn e zhvillimit infrastrukturor, por edhe me mungesėn e njė edukate dhe opinioni publik tė shėndoshė. Ja si shprehet ai:”Qeveria shqyptare me faj tė vet ka lane me u prish urat e rrugat;ka ba zyret ēerdhe klikash e intrigash e shkollat agjencije propagandash partish, e ma tepėr me taksa e tatime tė paarėsyeshme ka shue tregun e fikė popullin”.

Dimensionimi e atij krimi ndaj dy amerikanėve arsyetohet nga At Gjergj Fishta me dhunėn qė ushtrohet nga organet shtetėrore tė rendit gjoja pėr tė treguar se po lufton krimin por edhe me njė faktor tjetėr.Abuzimin me ligjin!

“Kushdo pra i ven popullit nji ligjė qė nuk asht ekspresioni i shpirtit tė tij ase edhe e shklet ligjen mbas qefit tė vet, edhe financat e fuqin e shtetit e perdoron jo n’interese tė popullit, por n’interese tė vet, a tė nji kastės e parties, aj asht tirani i popullit e nuk do tė maren e tė mirėn e shtetit….

…Nji pale ksi nierzish tė shtetit tone, qi der tri katėr vjet kan pasė shitė kshteja tė xeta m’rrugė e petkat i kanė pasė arna e pejna, sod na janė veshė e na janė mbathė e po na enden e shenden mi karroca e m’automobila, thue se pernjimend janė zotni….-aq sa shum here na ka ra me na mlue marrja e turpi, kur i kemi ndie tuj folė me diplomat e politikaj tė huej”.

Injoranca e veshur me pushtet prodhon klimėn e krimit ky ėshtė antcipimi qė bėn At Gjergj Fishta. Si i quan ai; “njerėz qė djerėsijnė kur shkrujanė emrin e tyre sepse gjithė gjithė kanė vetėm njė arsim fillor”.

Njė shoqėri mund ta parandaloj krimin kur organet e specializuara popullohen nga njerėz qė janė edukuar dhe formuar nė ambjente familjare tė moralėshme, larg krimit dhe vesit. Socilogjia e sotme moderne rekomandon qė ata qė punojnė nė institucionet e rendit dhe antikrimit tė kenė njė formim kulturor mbi njeriun mesatar. Vetėm kėshtu ata janė shėmbull nė komunitet.

Gati tetė dekada tė shkuara At Gjergj fishta i kryen kėtė anatomi krimit si produktė shoqėror. …”Asht edhe tradicioni shpijak e edukata familjare. …Ky baben gjaksė, gjyshin katil, stergjyshin mizuer, rritė me katila, me gjaksė, me mizorė, me intriganta, batakēi, vagabonda, rrugaē me nierz hasem tė kulturės e tė gjytenisė…Pėr me sundue nji shtet, nuk asht mjaft dhelpnija,dredhija,intriga,batakēillėku,rrena,tradhtija,duhet nderė,dije,urti, burrni,qe se shka duhet. Po por dija, urtija, ndera, burrnija, po u zejshin nė shkollė e medje, me shumė mund e djersė…”

Ja pėrse vriten amerikanėt pėrfundon arsyetimin At Gjergj Fishta!

Ja pėrse ende nuk kujtohet kush pėr studentėt ēek, dėshiroj t’i them me turp Atit tė shtrenjtė Fishta unė pas 85 vjetėve tė ngjarjes sė shtetasve amerikanė, me pėrgjegjėsinė e njė njeriu tė shqetėsuar. Eshtė vrarė ndėrgjegjia, ndaj jeta si abc e demokracisė ende vritet At Fishta! Mendimi juaj dhe i atdhetarėve tė tjerė ėshtė pėr fatin tonė jo tė mirė sėrisht larg nesh !

Tirana Calling | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com