Albatlanta

Wolfarth raport pėr Shqipėrinė
AMBASADORI I OSBE NE TIRANE EUGEN WOLFARTH
Ambasadori i OSBE-se ne Tirane Eugen Wolfarth ka prezantuar raportin vjetor pėr Shqipėrinė para Kėshillit te Pėrhershėm te kėtij organizmi ne Vjenė, duke pėrcjellė njė sere kritikash te forta pėr klasėn politike e duke dhėnė njė mesazh se mungesa e reformave mund te rrezikoje seriozisht integrimin.

Kriza e pazgjidhur qysh nga viti 2009 dhe rreziku nga zgjedhja e presidentit ne 2012-ėn e nga gara elektorale e 2013-ės, pėrbejnė apelin e fjalės se Wolfarth.

“Ēėshtja kryesore politike ka qenė vazhdimi i ngėrēit politik, qė ka filluar qysh nė vjeshtėn e vitit 2009. Si pasojė, rrjedha normale e punės nė Kuvend u pengua, duke sjellė si pasojė mosmiratimin e asnjė prej ligjeve qė kėrkojnė shumicė tė cilėsuar prej tre tė pestash. Mė tej, axhenda e reformave ka mbetur e bllokuar nė njė masė tė madhe tė saj.”

Duke u ndalur tek zgjedhjet lokale te 8 majit, raporti vėren se palėt duhet te angazhohen me urgjence ne njė dialog te gjere, dhe reforme elektorale te plote e sa me konsensuale. “Duke pasur parasysh zvarritjen e shpeshtė tė reformave tė mėparshme zgjedhore dhe zgjedhjen e presidentit nga Kuvendi, tė planifikuar pėr nė vitin 2012, ende ekziston potenciali pėr sfida tė mėtejshme. Duke e marrė si tė mirėqenė se tė dyja palėt duan vėrtet qė zgjedhjet e ardhshme tė pėrmbushin plotėsisht standardet ndėrkombėtare, ato, ose duhet ta fillojnė reformėn qė tani ose tė pėrballen me rrezikun e njė dėshtimi tjetėr.”

Raporti ve ne fokus me tej ngjarjet e 21 Janarit, ku hetimi nuk ka pėrfunduar pėr vrasjen e 4 protestuesve dhe dhunėn e ushtruar dhe qe solli ashpėrsim te gjuhės nga politika. “Nė ditėt qė pasuan kėto trazira, u vu re gjuha mė e ashpėr e pėrdorur ndonjėherė publikisht sė fundmi nga tė dyja palėt, jo mė pak edhe nga qeveria nė sulmet ndaj Presidentit tė Republikės dhe Prokurores sė Pėrgjithshme, tė cilat veēse acaruan edhe mė tej njė situatė tanimė tė tensionuar.

Ambasadori Wolfarth tėrheq vėmendjen edhe pėr zvarritjen e procesit pėr tragjedinė e Gėrdecit, duke sjelle humbjen e besimit te publikut tek drejtėsia. Po kėshtu Wolfarth nėnvizon bllokimin e punės se Kuvendit si pasoje e mungesės se opozitės, por dhe vete Kuvendi ka paraqitur probleme ne funksionim, sidomos me mungesėn e transparencės ne lidhje me hartimin e ligjeve.

Sa i pėrket kėrkesės se opozitės pėr ndryshime kushtetuese, ambasadori Wolfarth shprehet, se palėt ne fillim duhet te bien dakord pėr reformėn zgjedhore dhe me pas te shohin ēėshtje te tjera. Duke u ndalur ne fushėn e medias, raporti thekson se qeveria po inkurajon media te caktuara pėrmes dhėnies se reklamave publike. Ndėrsa projektligji pėr transmetimet dixhitale, ka nevoje pėr rishikime.

Ambasadori Wolfarth e mbyll raportin e tij, duke dhene njė mesazh te qarte: bashkėpunim mes palėve, pasi nuk ka me kohe. “Duke pasur parasysh zgjedhjen e Presidentit nė vitin 2012 dhe njė ashpėrsim tė mundshėm tė debatit politik para zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2013, dritarja e mundėsive pėr reforma, duke filluar nga tani deri nė mesin e viti 2013, ėshtė e vogėl.

Nėse liderėt politikė shqiptarė nuk shfrytėzojnė plotėsisht atė ēka mbetet nga 2011-a dhe viti 2012, ekzistojnė tė gjitha shanset qė ngėrēi politik tė vazhdojė deri nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2013. Pėr ta shmangur njė skenar tė tillė, liderėve politikė nė Tiranė do t'u duhet tė pėrmbushin angazhimet e marra.

Mesazhi ėshtė i thjeshtė: "Mjaft kohė ėshtė humbur deri tani". Viti qė vjen do tė ndajė se ku do tė duan ta ēojnė Shqipėrinė liderėt e saj politikė - nė drejtim tė reformave, e progresit, apo do ta zhysin nė njė spirale zvarritjesh, amullie dhe mllefi politik.”
Vision Plus | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com