Albatlanta

Ambasada amerikane : Berisha qesharak, ka humbur lidhjet me realitetin
Nė kėtė kabllogram tė publikuar nga Wikileaks, ndodhet njė raport i firmosur nga ish-ambasadori Uithers pėr shefat e tij nė Uashinton. Gjuha e pėrdorur ėshtė “lisho”, mė nė fund mund tė kuptohet se sa qesharak u dukej ambasadės amerikane, kryeministri shqiptar. Mė poshtė, pjesė nga kabllogrami:
Titulli: Ambasada e Tiranės, raporti javor
Dėrguar: Nga Ambasada e Tiranės mė 25 nėntor 2008
Merr: Departamenti Amerikan i Shtetit
Autori: Ambasadori Xhon Uidhers

“…Kur kryeministri Sali Berisha nis tė flasė, ai fluturon. Deklaratat e fundit qė nisnin nga mbjellja e ullinjve deri tek platformat energjetike kanė lėnė gojėhapur shumė shqiptarė. Edhe ata qė janė mėsuar me lulėzimet e shpeshta histerike tė kryeministrit, kėsaj here mendojnė se kryeministri i ka humbur lidhjet me realitetin.

Berisha habiti si FMN-nė, ashtu edhe kėshilltarėt e tij ekonomikė kur tha se Shqipėria ka njė rritje ekonomike “dyshifrore”,- dyfishin e asaj qė mendojnė vetė kėshilltarėt e tij ekonomikė dhe FMN-ja. Nė njė tjetėr dalje publike, Berisha detajoi planet e tij pėr tė bėrė Shqipėrinė “superfuqinė energjetike tė rajonit”, njė deklaratė qė pėr shqiptarėt ishte gallatė duke pasur parasysh ndėrprerjet e shpeshta tė energjisė elektrike qė ka ky vend.

Kryeministri u zotua nė ēojė Shqipėrinė nė epokėn dixhitale duke vendosur kompjuterė nė ēdo shkollė dhe ēdo familje, kur shumė nga kėto shtėpi dhe shkolla nuk kanė ujė tė pijshėm dhe energji elektrike. Nė fund, deklarata mė e ēuditshme dhe qesharake ishte zotimi pėr ta bėrė Shqipėrinė “vendin mė tė bukur me ullinj nė Mesdhe” duke mbjellė 20 milionė pemė ulliri nė vitet e ardhshme.

Qė nga viti 2005 (kush Berisha u rikthye nė pushtet) shqiptarėt janė mėsuar tė dėgjojnė fjalime tė madhėrishme mbi projektet gjigante qė kryeministri ka ndėr mend tė bėjė njėri pas tjetrit. Kryeministri mė duket se thjesht nuk ėshtė i aftė tė mendojė pėr gjėrat e vogla. Problemi vjen kur pėrplasen fjalimet e kryeministrit pėr Shqipėrinė qė lulėzon dhe ashpėrsinė e jetės reale tė shqiptarėve tė thjeshtė.

Kjo u kujton shqiptarėve njė barsoletė tė vjetėr tė kohės sė komunizmit kur njė edukatore kopshti po i fliste fėmijėve pėr Shqipėrinė e mrekullueshme. Kur ajo mbaroi sė foluri rreth vendit qė e pėrshkroi si njė kopsht me lule, njė vend tė begatė ku njerėzit ishin mė tė lumturit nė botė, njė vend ku ēdo fėmijė kishte gjithēka, njė fėmijė nė fund nisi tė qante. Kur edukatorja e pyeti pse, djali qė po qante nisi tė bėrtasė: “Dua tė shkoj nė Shqipėri, ju lutem mė ēoni atje, ju lutem”.
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com