Albatlanta

Vajtimet e ''shqiptarėve'' pėr tė kaluarėn e ''ndritur''
Nga Fahri Xharra

Ishim nė gjumė tė gjatė shekullor. Flinim e flinim. E edhe nėse e donim zgjimin, fillonte terapia e re me sedativė edhe mė tė fortė se herėve tė kaluara qė ta na e kthenin pėrsėri gjumin, qė kurrė tė mos zgjohemi. Na e kishin frikėn?!

Nga ai gjumė shekullor, kurrsesi tė zgjohemi ngase interferencat magnetike tė antenave tė huaja po i pengojnė valėt tona, ato tė ndritjes sė mendjes sonė. E dinin mirė qė... “Rreziku mė i madh i Turqisė, nga tė gjitha kombet qė jetojnė nė perandorinė tonė janė shqiptarėt; ėshtė frikė e madhe nga ky tė mos zgjohet nga gjumi i rėndė, tė mos mėkėmbėt, tė mos marrė diturinė nė gjuhėn e vet sepse atėherė e mori lumi Turqinė’’.

(Jusuf Buxhovi, Nga Shqipėria Osmane te Shqipėria Evropiane).

E kishin frikėn nga zgjimi ynė. Ende na e kanė frikėn nga tė gjitha kėndet (alfa, beta, gama) tė trekėndėshit kundėrshqiptar brinjėndryshėm. Pra? Por, nė emėr tė ”lirisė “ sė shprehjes dhe tė folurit po shfaqim atė qė nuk ėshtė pjellė e mendjes sonė. Po e themi edhe atė qė sikur t`i lexonim nė shtypin e huaj pėr ne, do tė ofendoheshim shumė, do tė mendonim qė ende bota po na shihka me ata sy ‘’tė poshtėr’’ tė sė kaluarės.

Ėshtė trishtim i madh tė lexosh nga njė pjesė e madhe e “jazėgjive” (tur. jazėgji-shkrues, shėnues), kur e harrojnė krejtėsisht se ēfarė iu besoi historia: nxjerrja nga mjerimi intelektual dhe nga tronditja psikike e njė populli qė kishte vuajtur aq shumė dhe qė ka nevojė mė nė fund pėr jetė, pėr shėndet dhe shėndoshje shpirtėrore, me fjalė tė tjera njė pėrjetim tė lirisė shpirtėrore dhe mendore e automatikisht pėrgatitja e njė ardhmėrie shqiptare europiane.

Njė pjesė e madhe e “jazėgjive” (tur. yazici) shqiptarė si nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni e gjetiu kanė nevojė tė ngutshme tė “qytetėrohen”.

Ata janė shumė tė “varfėr” dhe tė “rreckosur” kur e shkapėrderdhin nė mėnyrė tragjike mendjen e popullit. Ngrehalucėt e pandershėm, krejtėsisht tė pandjeshėm ndaj “pėrgatitjeve” nga kuzhinat antishqiptare vazhdojnė tė jenė si tė “dehur “ apo tė “droguar” nė “ jazitė “ e tyre (tur. jazmak- me shkrue). Duhet ditur se trėndafilat, zambakėt, karafilat, tė gjitha thahen, edhe ēeliku e hekuri thyhet, por kombi i ynė as thahet e as thyhet.

Ali Asllani kishte pėr tė thėnė nė kėtė rast se koha ėshtė e maskarenjve por atdheu ėshtė i shqiptarėve. Ēudi e madhe, pėrsėritje e panevojshme kohėrash!

Derisa Ajnshtajni thoshte se e “ardhmja e njė kombi ėshtė e lidhur ngusht nga edukimi qė e merr rinia”, ne po e fatkeqėsojmė ardhmėrinė tonė duke nxjerrė nė dritė fėmijė tė parapėrcaktuar pėr tė qenė skllevėr tė kafazit tė tyre mendor.

Ja, njė nga“ jazitė” (tur.yazi: me shkrue) “Ėshtė ēmenduri... Me krijimin e shtetit tė Ismail Qemalit, qeveria e Vlorės me nė krye Luigj Gurakuqin nisi krimet e para kundėr multikulturalizmit nė vend, duke mbyllur e djegur shkollat e Komunitetit Ortodoks dhe Musliman. Dhuna qė nisi qeveria e Vlorės u vazhdua nga qeveria e princ Vidit, e cila provokoi revoltėn e muslimanėve tė Shqipėrisė sė Mesme dhe ortodoksėve nė jug. ...’’

Arsyeja pse muslimanėt dhe ortodoksėt e Shqipėrisė sė Mesme mbėshtetėn lėvizjen e Haxhi Qamilit dhe mė pas Esat Pashėn, ėshtė se kėto dy parti nuk u mbyllėn mejtepet dhe skolitė muslimanėve dhe ortodoksėve, por respektuan njerėzit me fetė dhe etnitė qė kishin.” ....E ēuditshme, ēfarė lakmie antikombėtare!

Edhe koha e Zogut, mbretit tė parė tė shqiptarėve, qė nga koha e Ilirėve, me “jazitė “ gjykohet se: “... Familja e Nasirudin Albanit dhe hoxhallarėve tė tjerė shqiptarė qė bėnė emėr nė botėn arabe, u larguan nga Shqipėria nė kohėn e Zogut, kur nacional-rilindėsit tanė implementuan njė proces terrori kombėtarist, duke u ndaluar sheriatin muslimanėve, mbyllur zyrat e kadilerėve, hequr fesėt dhe ferexhetė, mbyllur medresetė nė vend.

“.... Edhe njeriu me i madh i shqiptarisė, i kohės sė re Fan S. Noli, ofendohet nė kėtė mėnyrė e me kėtė edhe i gjithė populli shqiptar: ...” Pjesė e nacional-laicizimit tė Shqipėrisė ishte edhe krijimi i Kishės Autoqefale Ortodokse. Kush lexon bisedimet e Parlamentit shqiptar nė vitet 1920 – do tė kuptojė sesi populli ortodoks, as qė donte tė njihte Kishėn Autoqefale, qė aventurieri Fan Noli kishte ndėrtuar.

“ ... Ky ėshtė kulmimi i papėrgjegjėsisė kombėtare.

Rrjedhat e dėshirave sa do qė tė meshefura dukeshin, tani kanė filluar tė dalin haptas nga “jazegjitė” shqiptarė:” “ ..... Nacionalizmi shqiptar u projektua si dinsėz ( i padinė e imanė fxh). Nėse deri nė 1920, muslimanėt shqiptarė besonin nė Tyrqninė, e cila nėnkuptonte ymetin e Islamit, Shqyptaria qė u ndėrtua pas Kongresit tė Lushnjės kishte si bazė tė saj devizėn e Vaso Pashės “feja e shqyptarit asht shqyptaria”.... Do koment kjo.?

Vajtimi i “shqiptarėve“ pėr tė kaluarėn e “ndritur” shihet edhe nga kėta lot qė “tė thajnė zemrėn dhe shpirtin”: ”Shqiptarizim pėsuan edhe emrat e atyre qytetesh qė nacionalistėt mundėn t’i ndėrrojnė – fjala bie Shkodrės iu hoq emri zyrtar qė kishte deri mė 1912 - Iskanderije. E njėjta gjė u bė me Lezhėn, e cila mė parė quhej Selimije. U ndėrruan emrat e rrugėve e lagjeve nga osmane nė shqiptarishte. U shkatėrruan ēarshitė e qyteteve pėr tė ndėrtuar rrugė sipas modeleve perėndimore.

U shqiptarizuan edhe shumė fshatra qė kishin emra osmanė. “ Vaje e vaje, vaje qesharake, por qė tė bėjnė me tė vėrtetė tė vajtosh. Tė them tė drejtėn, kurrė s`e kam ditur qė paska pasur Iskanderlije dhe Selimije.

“Procesi i shqiptarizimit ishte mė i thellė nė gjuhė dhe emra. Nacionalistė si Mihal Grameno, Kristo Floqi, Aleksandėr Xhuvani, Kostandin Ēekrezi e mė pas Eqerem Ēabeu, Aleks Buda etj., nisėn qė tė kėrkojnė tė reformojnė gjuhėn shqipe.

Reforma nėnkuptoi procesin e “heqjes sė barbarizmave” nga gjuha, qė do tė thoshte fjalėt turke dhe greke. U zėvendėsuan me mijėra fjalė islame, qė nga araba, ēaush, hasėm, vatan, bej, penxhere, selam, hava, munafik, beledije, rais, sadrazam, vezir etj., dhe u zėvendėsuan me fjalė latine dhe perėndimore si makinė, oficer, armik, atdhe, zotėri, dritare, paqe, qiell, hipokrit, bashki, president, kryeministėr, ministėr etj “.

Siē shihet zotėrinjtė shohin ėndėrra me sy hapur nė shekullin 21. Vaji nuk ka fund aq sa nuk ka fund ironia dhe thirrja donkishotiane e autorėve tė tillė qė shkruajnė: ......” Nacional-oksidentalistėt shqiptarizuan edhe paratė, duke hequr nga qarkullimi paren dhe groshėn turke dhe monedhat tjera dhe shpikėn monedhėn shqiptare, tė cilėn deshėn ta quajnė Skėndere (pas emrit tė Skėnderbeut) e mė pas e lanė Lekė (pas emrit tė Aleksandrit tė Madh).

Po ashtu, nėpėr shkolla nisėn t’u thonė muslimanėve qė emrat Hasan e Hysein janė tė vjetėr, e i nxitėn tė vėnė emra Petrit dhe Astrit. “Dhimbshuria pėr tė kaluarėn e “ndritur” nuk ka fund, vajtimi nuk pėrfundon me kaq duke vazhduar: ”Grupi qė u godit mė sė rėndi nga procesi shqiptar-laicizues nė Shqipėri, ishin myslimanėt tė cilėve iu shkatėrrua sistemi i tyre jetėsor, ligjet, gjuha, feja, kultura dhe u oksidentalizuan me pahir.

Librat nė osmanisht nė tė cilat ata kishin shkruar historitė e tyre pėr 500 vjet me radhė u larguan nga sistemi dhe mėsimi i osmanishtes dhe shkrimi i shqipes me germa arabe u ndaluan me ligj ... Por pėrveē myslimanėve, edhe ortodoksėt u lėnduan shumė. Ata u shkėputėn me dhunė nga lidhja e tyre me Patrikanėn e Kostandinopojės, se Fan Noli e bėri Kishė Autoqefale”.

Por edhe mė e ēuditshme ėshtė kjo: “Apo mos do tė ndjekin nė Shqipėri shembullin e rugovistėve kosovarė qė Suharekėn e kanė bėrė Therandė, dhe Kosovėn e quajnė Dardani, apo arbenxhaferristėt qė Maqedoninė e quajnė Iliridė?

Por “jazegjitė” nuk kanė sė ndaluri me” jazitė e tyre akademike”: “Ēka do fotografia e Atit tė Shenjtė nė selinė e njė partie 99 pėr qind e anėtarėve tė sė cilės janė, pra, tė besimit mysliman dhe i falen njė profeti tjetėr? (?!) Pse bėhen se ndėrrojnė ngjyrėn ashtu lehtė? Pse aq lehtė duan tė tregohen ēka nuk janė? Sigurisht pėr t’iu servilosur atyre qė supozojnė, kot natyrisht, se njė servilosje e tillė iu pėlqen!

Nė Presidencėn e Kosovės janė mbajtur dhe vazhdojnė tė mbahen fotografitė e Nėnės Terezė dhe tė Papa Gjon Palit tė Dytė. Presidentėt ndėrrohen e fotografitė e Shenjtores dhe tė Atit tė Shenjtė mbahen! Ēka duan ato fotografi nė selinė e presidentėve qė kanė lindur dhe janė rritur si pjesėtarė tė besimit mysliman, qė janė zgjedhur prej votuesve numri mė i madh i tė cilėve i falet profetit Muhamet, mban ramazanin dhe festėn e bajramit? “” Shkruesi me porosi, thotė njė komentues i gazeteje ,ėshtė mė i rrezikshem se

vrasėsi me porosi. Vrasėsi e vret njė,kurse shkruesi me porosi, mundohet qė tė vret trurin,tė mbyt unin e mijėrave e mijėrave lexuesvetė tij. Komentet janė tė tepėrta.


Kėrkesa direkte dhe indirekte pėr rishkruarje, rimohim, rivarrosje tonėn janė edhe kėto:”

“Qasja jone ndaj historisė ėshtė kryekėput e shkoqitur nga realiteti.

P.sh. tė ridefinohet Skėnderbeu hundėshkabė e sypatrembur nė njė njeri normal (ose sic e pershkruajnė historianet e Tiranės jo mė tė gjatė se 1.68cm. Saktėsisht 1.68). Ku ishin dhe kush janė ata antropologė shqiptarė qė e “zbuluan” kėtė?


“”Edhe ashtu njohuria jonė per Skenderbeun ėshte deri diku njė perceptim politik.

Muslimanėt e devotshėm te Kosovės madje shkojnė pėrtej nė kėtė cėshtje. Sipas tyre miti dhe grandioziteti i Skėnderbeut janė propaganda e Krishtėrizmit perėndimor. Edhe kėtė mund ta ridefinojmė.”” T`a ridefinojmė se po e lypin tė tjerėt, e ne “kokėngritur” i marrim gjėrat tė pėrgatitura dhe vetėm iu japim shpirt. Nėse buron nga ne, ka vlerė mė bindėse. Ka efekt mė shkatėrrues, mė vetėshkatėrrues.

Edhe profesorėt qe i “mėsojne” gjenerata e reja nėpėr shumė universitete (po, po i njėjti njeri pėrshkak tė “aftėsive” tė tija nė njė dy apo mė shumė universitete) na dalin dhe me kryelartėsi na e ndajnė kėtė:” Edhe Skėnderbeu nuk ishte udhėheqės kombėtar, por vetėm njė sundimtar. Nė shekullin XIX ai u shėndėrrua nė njė kryehero kombėtar nga rilindasit shqiptarė me qėllim mitizimi. Madje lėvizjen e komb-formimit shqiptar e quajtėn Rilindje Kombėtare me demek se shqiptarėt nė kohėn e Skėnderbeut paskėshin qenė komb dhe tani po lindnin serish si komb. Por, kjo gjė nuk pėrkon me tė vėrtetėn historike sepse shqiptarėt nė atė akoma s’ishin komb. “ Zbulime epokale tė “jazėgjive” tanė.


“ Jazegjitė “e tillė ma mėsojnė djalin tim dhe t`tėndin se : “Perandoria Osmane s’ishte e turqėve por e Sulltanit.”, se edhe djali i im paska tė drejtė nė trashigimi:” Nė trashigiminė e saj shqiptarėt kanė tė drejtė po aq sa edhe turqit, boshnjakėt dhe popujt e tjerė”


“Jazitė” i kanė qėllimet e tyre, siē thotė Arbėn Xhaferi, tė tregohet se periudha osmane ishte njė rrėfim i suksesshėm dhe jo njė okupim i egėr. Se perandoria otomane nuk ishte okupuese por erdhi nė njė hapėsirė gjeografike tė pasunduar me njė popull pa krye. Qėllimi i tyre, i tyrqėve pra, tė cilit qėllim i ndihmojnė “jazegjitė” tonė ėshtė tė shlyhet kujtesa historike dhe se ishte njė bashkėqeverisje me pashallarėt, vezirėt, sadriazemėt tonė. Por tė gjitha qėllimeve dhe planeve e kemi dhėnė njė herė e pėrgjithmonė pėrgjigjen se “ JUS SOLI” (e drejta mbi token) dhe “JUS SANGUINIS” (e drejta mbi gjakun) ėshtė e jona.


Por, “jazitė” kanė edhe ngjyra tjera, ato tė kėrcėnimit: ”Prandaj, dėshira ėshtė tė dėgjojmė njė zė tė fortė nga Evropa. ...Nėse edhe ne jemi Evropė. Nėse jo - na tregoni mė herėt qė tė gjejmė njė shteg tjetėr! Kėrcnim epokal! A mos po e “frikėsojmė arushėn me shoshė”?

S`mė mbetet gjė tjetėr vetėm se tė kėrkoj atė ēka lypte R. Tagore:

“"... O, ARSIM I POPULLIT... O HYJNESHA MĖ E LARTĖ E TĖ GJITHA BESIMEVE, DHE E TĖ GJITHĖ POPUJVE TĖ BOTĖS..."

| View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com