Albatlanta

Bufi: Rama ėshtė pėrgjegjės pėr humbjet e pėrsėritura
Ish-kryeministri dhe deputeti i Partisė Socialiste, Ylli Bufi kritikon mėnyrėn se si Rama po e drejton kėtė parti. Nė njė intervistė pėr gazetėn “Panorama” ai shprehet se humbja e Ramės nė Tiranė nė 8 maj do tė thellojė krizėn politike nė vend, teksa shton se elektorati nuk e sheh PS-nė si njė alternativė tė besueshme. “Rezultatet e zgjedhjeve tė 2009-s dhe tė kėtyre tė fundit treguan se PS nuk u afirmua si njė alternativė e besueshme. Njė alternativė qeverisėse nuk mund tė personalizohet nga njė person i vetėm, qoftė ky edhe kryetari i partisė. Krijimi i njė alternative tė besueshme nuk ėshtė thjesht e lidhur me hartimin e njė programi qeverisės prej njė grupi ekspertėsh”.
Nė zgjedhjet e 8 majit, PS nė Tiranė humbi Bashkinė, por dhe shtatė minibashki. Ndikoi nė kėtė rezultat, pėrveē manipulimit tė votės nga ana e maxhorancės, siē thotė PS, rikandidimi i Edi Ramės pėr mandatin e katėrt (dihet qė brenda lidershipit tė PS ka pasur kundėrshti pėr kėtė), cilėsia e koalicionit, apo puna e dobėt e deputetėve? A ka njė pėrgjegjėsi pėr kėto humbje zoti Rama?
Tashmė po bėhet traditė nė PS qė analizat e rezultateve tė zgjedhjeve tė humbura, ndonėse thuhet se do tė bėhen nė kohėn e duhur, shmangen ose bėhen vetėm nėpėrmjet fjalimeve publike tė kryetarit tė saj. Me ē’duket, pėr lidershipin e PS-sė mė shumė rėndėsi ka justifikimi i humbjes, sesa reflektimi ndaj gabimeve tė bėra. Nė zgjedhjet e 8 majit duhet tė vlerėsohet fitorja si asnjėherė tjetėr e PS-sė nė shumicėn dėrmuese tė bashkive, sidomos tė atyre kryesore, siē duhet pranuar pėrsėritja e humbjes nė njė numėr tė ndjeshėm tė komunave tė vendit. Nė Tiranė, nė kushtet e njė diference tepėr tė ngushtė tė rezultatit, maxhoranca vendosi tė “grabisė” fitoren me ēdo ēmim, duke imponuar vendimmarrjen e institucioneve zgjedhore. Por, humbja e Tiranės (e Bashkisė dhe e disa minibashkive), pėrveē procedurave manipulative tė zbatuara nga KQZ dhe Kolegji Zgjedhor, mbetet njė humbje me peshė tė madhe politike pėr PS-nė, jo vetėm pėr shkak tė humbjes tė kryetarit tė saj, por, nė radhė tė parė, sepse Tirana ka qenė njė “fortesė” e rėndėsishme e sė majtės. Nė fakt, qysh para regjistrimit tė kandidaturave, nga brenda PS dhe nga analistė tė jashtėm ka qenė parashikuar mundėsia e humbjes nėse Rama do tė kandidonte pėr herė tė katėrt. Humbja e Bashkisė sė Tiranės, sė drejtuar pėr tri mandate nga Rama, me shumė gjasa do ta thellojė mė tej krizėn politike tė tejzgjatur tė vendit. Ashtu si edhe pas humbjes sė zgjedhjeve tė 2009-s, edhe tani lidershipi i PS-sė vazhdon tė deklarojė se PS nuk ka humbur nė Tiranė kur Bashkia tashmė drejtohet prej zotit Basha. Mospranimi i humbjes sė zgjedhjeve i shėrben vetėm zotit Rama (natyrisht dhe njerėzve rreth tij), pėr tė pritur mandatin qeverisės qė ndoshta mund tė sjellin zgjedhjet e tjera tė radhės. Rezultati i zgjedhjeve lokale mendoj se ėshtė epilogu logjik i bojkotit parlamentar qė praktikoi PS, e udhėhequr nga z. Rama pas humbjes nė 2009-n. Me kėtė bojkot PS u bė pjesė e krizės nė tė cilėn u zhyt vendi. PS po e humb identitetin e saj, ėshtė e fragmentuar dhe e ēorientuar, elektorati nuk po e sheh atė si njė alternativė tė qartė dhe tė besueshme qeverisėse, edhe nė kushtet e njė qeverisjeje problematike dhe tė zhvlerėsuar tė maxhorancės aktuale. Rruga e bojkotit tė Parlamentit dhe shpresat e stimuluara pėr zgjedhje tė parakohshme e kanė lodhur dhe dėshpėruar akoma mė shumė elektoratin. Gjithmonė e mė shumė shqiptarėt e perceptojnė kėtė situatė tė lidhur me drejtimin personal tė partisė prej kryetarit tė saj, qė veprimin e fuqishėm opozitar e ka zėvendėsuar me radikalizimin jashtinstitucional, qė ka monopolizuar vendimmarrjen duke asfiksuar forumet e saj, prandaj edhe pėrgjegjėsia pėr humbjet e pėrsėritura zgjedhore bie te kryetari i saj.
Nė dy zgjedhjet e rėndėsishme, si ato parlamentare tė 2009-s, ashtu dhe nė lokalet e 2011-s, PS pėson humbje, nuk arrin tė kthehet nė alternativė, ndėrsa nė tė dyja rastet fushata dhe zgjedhjet duket se u personalizuan nga kreu socialist. Pėrse po ndodh kjo nė PS?
Rezultatet e zgjedhjeve tė 2009-s dhe tė kėtyre tė fundit treguan se PS nuk u afirmua si njė alternativė e besueshme. Njė alternativė qeverisėse nuk mund tė personalizohet nga njė person i vetėm, qoftė ky edhe kryetari i partisė. Krijimi i njė alternative tė besueshme nuk ėshtė thjesht e lidhur me hartimin e njė programi qeverisės prej njė grupi ekspertėsh. Ekspertėt mund tė pėrgatisin njė program mė shumė apo mė pak tė mirė, por kjo nuk mjafton qė njė forcė politike tė konsiderohet alternativė qeverisėse dhe e besueshme prej shumicės sė elektoratit. Gjithmonė ėshtė shumė i rėndėsishėm procesi i formėsimit tė alternativės. Nė njė sistem demokratik, veprimtaria aktive parlamentare e njė force politike opozitare ėshtė mundėsia dhe mjeti mė i mirė qė ajo tė shpalosė programin dhe idetė e saj pėrkundrejt ballafaqimit me projektin qeveritar. Veēanėrisht nė kushtet kur opozita ėshtė e madhe numerikisht (si aktualisht), ajo ėshtė mė e motivuar tė ballafaqojė dhe tė propozojė alternativat e saj. Kur nė veprimtarinė parlamentare opozita ndien se shėrben si fasadė, arsyet duhen kėrkuar sidomos nė mangėsitė dhe dobėsitė e saj. Cilėsia e deputetėve tė Grupit Parlamentar dhe mėnyra e drejtimit tė tij gjatė debateve parlamentare ndikon sė tepėrmi nė rritjen e besueshmėrisė sė alternativės opozitare. Thuhet se rreth 80 pėr qind e besueshmėrisė ndaj alternativės qeverisėse arrihet gjatė veprimtarisė parlamentare, ndėrsa gjatė fushatės zgjedhore besueshmėria mund tė ngrihet (ose pakėsohet) vetėm nė masėn 20 pėr qind. Bojkoti parlamentar e ka dėmtuar sė tepėrmi PS dhe i ka ardhur pėr shtat vetėm PD. Vendimi pėr bojkotin e Kuvendit shėrben vetėm pėr tė treguar mosvullnetin e njė force politike pėr dialog politik. Me gjithė kritikat e ndėrkombėtarėve pėr uljen e standardeve demokratike dhe mungesėn e dialogut politik, PD e ka ndjerė veten mjaft komode nė miratimin e projekteve dhe vazhdimin e qeverisjes sė saj. Dialogu politik mungon ose pėr shkak tė njė maxhorance arbitrare dhe tė papėrgjegjshme, ose pėr shkak tė njė opozite qė tė paktėn pėrkohėsisht nuk ka objektiv tė kthehet nė njė alternativė qeverisėse. Mund tė ndodhin tė dyja rastet, atėherė sistemi demokratik nuk funksionon. Kjo ėshtė e keqja mė e madhe pėr njė vend. Besoj se aktualisht ky ėshtė rasti i Shqipėrisė.
Deputetėt socialistė qė prej shtatorit 2009 kanė qenė nė bojkot tė pėrhershėm me Parlamentin, pėrveē periudhės kur u betuan pėr shkak se rrezikonin tė humbnin mandatet. Edhe sot nė PS flitet se asnjėherė deputetėt e saj nuk kanė qenė nė bojkot, por nė marrėdhėnie tė kushtėzuar, ndėrsa kreu socialist, Rama, u shpreh nė Asamblenė Kombėtare se bojkoti ia arriti qėllimit. Ka krijuar kosto politike pėr PS bojkoti dhe cila duhet tė jetė sjellja e PS nė Kuvend me nisjen e sesionit tė ri parlamentar?
Nė sistemet partiake qė ndodhen nė stanjacion midis demokracisė dhe partitokracisė, si nė Shqipėri, mosnjohja e rezultateve tė zgjedhjes dhe bojkoti i Parlamentit janė mė tepėr praktika tė lidershipit partiak pėr tė justifikuar humbjen para elektoratit tė tyre, sesa realisht tė nevojshme pėr tė shmangur pėrfundimisht parregullsitė dhe abuzimet nė proceset zgjedhore. Kėto janė raste tė pėrsėritura disa herė nė Shqipėri. Bojkoti parlamentar, ose e ashtuquajtura marrėdhėnie e kushtėzuar me Parlamentin, ka qenė njė vendim tėrėsisht i gabuar i lidershipit tė PS. Pėrse dhe kujt i shėrbeu bojkoti? Partisė Socialiste aspak. Nė tė kundėrtėn, e dėmtoi rėndė imazhin e saj. Ndėrkombėtarizimi i vjedhjes sė zgjedhjeve tė 2009-s nga Berisha mė shumė ndėrkombėtarizoi veprimin bojkotues tė PS si njė veprim antiinstitucional duke rritur koston politike tė vetė PS. Marrėdhėnia e kushtėzuar me Parlamentin shėrben vetėm pėr tė kufizuar mundėsitė institucionale tė vetė opozitės; ajo ėshtė njė “shpikje” qė shėrbeu vetėm pėr tė siguruar marrjen e rrogave tė deputetėve. Me sa duket, PS nė shtator do tė rikthehet nė Kuvend. Por, nėse “marrėdhėnia” do tė jetė pėrsėri e “kushtėzuar”, kjo nuk ndryshon asgjė nga ajo ēka kemi parė kėto dy vjet. Kjo nuk ėshtė mė ēėshtje e vendimit politik, por ka tė bėjė me faktin se sa ėshtė realisht i pėrgatitur Grupi Parlamentar i PS-sė tė marrė pjesė nė veprimtarinė parlamentare, jo thjesht pėr t’iu pėrgjigjur pozitivisht thirrjeve tė ndėrkombėtarėve, por pėr tė bėrė tė besueshme alternativėn e saj qeverisėse para shqiptarėve. Zgjedhjet e 2013-s janė nė prag. Njė PS si ajo e paraqitur nė zgjedhjet e 2009-s dhe tė 2011-s, nuk do tė jetė nė gjendje tė fitojė as ato tė 2013-s.
Pėr nė shtator, zoti Rama ka thėnė se do tė kemi njė opozitė ndryshe, njė kurs tė ri politik, por pa bėrė njė analizė tė kursit tė vjetėr dhe pa nxjerrė pėrgjegjėsitė pėr ēfarė u bė mirė dhe keq qė prej 2009-s. Pėrsėri duket se nuk do tė ketė njė analizė tė zgjedhjeve. Cili ėshtė mendimi juaj pėr kėto qėndrime?
Rama ėshtė i pabesueshėm kur thotė se do tė ndjekė njė kurs tė ri politik. Nė njė nga mbledhjet e fundit tė Asamblesė Kombėtare tė PS ai deklaroi se kursi i ndjekur pas humbjes sė zgjedhjeve tė 2009-s, d.m.th. kursi i bojkotimit tė Parlamentit, ishte i suksesshėm. Nėse kursi i ndjekur nė kėta dy vjet ishte i suksesshėm, atėherė pėrse duhet tė ndryshojė? Flitet pėr rikthim tė PS nė Kuvend, por jo pėr njė pjesėmarrje tė saj nė procesin e reformave pėr tė cilat ka nevojė vendi. Pjesėmarrja nė reforma konsiderohet e papranueshme se “favorizon” PD. Duket se PS ėshtė e interesuar tė bėjė disa ndryshime qė lidhen me Kodin Zgjedhor, nė mėnyrė qė ajo tė jetė mė e garantuar pėr zgjedhjet e ardhshme. Edhe nė rastin e ndryshimeve tė Kushtetutės duket se PS parapėlqen tė kufizohet nė rastet qė ajo i konsideron se ka gabuar, pra, edhe kėto tė lidhura me interesat e saj mė imediate.
Me sa duket, do tė kemi njė rikthim tė opozitės nė Kuvend, jo pėr tė kryer funksionet e saj tė rėndėsishme, por njė marrėdhėnie pėrsėri tė kushtėzuar nga interesat e ngushta tė saj, qė lidhen vetėm me zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nėse ky do tė jetė kursi i ri i Ramės, nuk do tė kemi njė veprimtari normale parlamentare, nuk do tė rivendoset dialogu politik i munguar, do tė kėrkohet pėrsėri njė arbitėr ndėrkombėtar pėr tė moderuar kėtė dialog tė kushtėzuar. Unė nuk mendoj se kjo ėshtė rruga qė e sjellė PS nė pushtet.
Kur deputetė nė PS, si Kastriot Islami, Arben Malaj, Andis Harasani apo dhe Erion Braēe kėrkuan ndėrprerjen e bojkotit dhe vajtjen e PS nė Kuvend, kjo u quajt herezi dhe ata u cilėsuan si armiq tė PS-sė. Madje, Rama i ka cilėsuar Islamin dhe Harasanin si tė papranueshėm nga strukturat e PS-sė. Si i gjykoni deklaratat e kreut socialist pėr deputetėt e PS-sė dhe heshtjen e tė tjerėve, tė cilėt do tė shkojnė nė shtator nė Parlament dhe do tė bėjnė atė qė kėta deputetė kanė kėrkuar prej kohėsh?
Fakti qė disa pjesėtarė tė strukturave drejtuese tė Partisė Socialiste detyrohen tė bėjnė publike kritikat e tyre ndaj lidershipit lidhet me mėnyrėn e marrjes sė vendimeve politike nė forumet e partisė. Drejtimi autokratik e partisė nga Rama ėshtė shkaku kryesor i krizės brenda PS. Nė fakt, shprehja e mendimit ndryshe nė PS ka qenė njė fenomen i vazhdueshėm, bile gjithmonė ėshtė vlerėsuar si njė tipar pozitiv e demokratik i saj. Me sa duket, tani, zoti Islami dhe zoti Harasani konsiderohen “tė padurueshėm” apo “rebelė” sepse, pėrveē analizave shumė kritike ndaj vendimeve tė imponuara nga kryetari, ata kėrkojnė edhe largimin e tij pėr shkak tė pėrgjegjėsisė qė ai ka nė humbjet e zgjedhjeve tė 2009-s dhe tė humbjes nė Tiranė, tė cilėn ata e kishin parashikuar qysh para fillimit tė fushatės. Nė thelb ata janė kritikė ndaj lidershipit tė PS sepse janė kundėr bojkotit. Do tė ishte njė absurditet qė Grupi Parlamentar t’i pėrjashtojė deputetėt pse ata kanė marrė pjesė nė mbledhjet e Kuvendit. Pavarėsisht se debati i deritanishėm i bėrė publik ka qenė mjaft kritik, kjo nuk duhet ta pengojė Grupin Parlamentar qė mendimet e Islamit dhe tė Harasanit tė bėhen pjesė e analizave qė ai do tė zhvillojė. Grupi Parlamentar i PS-sė jo vetėm duhet tė vendosė rikthimin nė Kuvend pa marrėdhėnie tė kushtėzuar, por duhet tė caktojnė objektiva konkrete tė veprimit tė tyre opozitar. Vetėm nė kėtė mėnyrė ata mund tė jenė pjesė aktive e axhendės politike tė Kuvendit tė Shqipėrisė, dhe jo fasadė e tij.
Zoti Rama ėshtė shprehur pėr gabime lidhur me ndryshimet kushtetuese tė 2008-s, gabime qė prishėn balancat mes pushteteve, dobėsuan rolin e Presidentit, i cili nuk ka peshė as te KQZ pėrmes anėtarit tė tij. Kėto gabime nuk kanė njė pėrgjegjės, pasi ndryshimet kushtetuese tė 2008-s nuk kaluan pėrmes njė debati tė hapur publik me konstitucionalistė?
Mė duket se nė njė intervistė pėr gazetėn tuaj, Rama ėshtė shprehur se pėr ndryshimet kushtetuese s’flitet thjesht pėr ndryshim tė ndryshimeve, po edhe pėr ndonjė ndryshim tjetėr tė nevojshėm. Me sa duket, Rama i bėn llogaritjet sipas interesave tė njėanshme tė PS, gjė qė natyrshėm kundėrshtohet nga pala tjetėr e maxhorancės qeverisėse. Pėr tė ndėrtuar njė proces tė hapur dhe mirėkuptimi reciprok, para sė gjithash nevojitet njė reflektim tėrėsor i maxhorancės dhe opozitės, pėr ndryshimet e nevojshme tė Kushtetutės, qė duhet tė jenė nė interes tė vendit. Reflektimi duhet tė pėrfshijė pėrmirėsimin e funksionimit tė Kuvendit pėr tė ushtruar atributet e tij kushtetuese nėpėrmjet njė dialogu midis forcave politike, midis shumicės qė mbėshtet qeverinė dhe opozitės qė e kritikon atė dhe paraqet alternativėn e saj. Funksionaliteti i sistemit politik e shtetėror duhet tė garantohet nėpėrmjet njė baraspeshe relative tė pushteteve Ekzekutiv-Legjislativ dhe tė pavarėsisė sė institucioneve tė tjera tė pavarura kushtetuese. Njė reflektim i tillė tėrėsor mbi bazėn e pėrvojės sė deritanishme mund tė shmangė qėndrimet e njėanshme sipas interesave partiake. Natyrisht, nė kushtet aktuale tė mungesės sė plotė tė dialogut politik ėshtė e vėshtirė tė gjenden zgjidhje tė tilla tėrėsore qė mbajnė parasysh interesat e vendit. Pėrndryshe, qėndrimi nė pozicione tė njėanshme sipas interesave tė momentit, jo vetėm nuk do tė prodhojė pėrmirėsime tė Kushtetutės, por nė tė kundėrtėn, do tė ashpėrsojė mė tej klimėn politike nė vend. Vetėm dialogu i pakushtėzuar nė Parlament midis forcave politike mund tė pėrcaktojė axhendėn politike tė reformave dhe tė ndryshimeve kushtetuese pėr tė cilat vendi ka nevojė.
Nė 2009-n zoti Rama ėshtė shprehur se nuk do tė bėjė koalicion kryetarėsh, por koalicion mbi bazėn e platformave, gjė qė nuk rezultoi e tillė. Nė 2011-n, nė koalicionin e PS-sė “Aleanca pėr tė ardhmen”, jo vetėm nuk pati njė koalicion platformash, por as dhe kryetarėsh, por individėsh me ose pa parti, qė nuk pėrfaqėsonin ndonjė elektorat. Si i vlerėsoni koalicionet e deritanishme tė PS dhe ėshtė domosdoshmėri njė koalicion zgjedhor me LSI-nė pėr zgjedhjet e 2013-s?
Si nė zgjedhjet e 2009-s, ashtu dhe nė kėto tė fundit, PS nuk ka mundur tė bėjė koalicione tė frytshme zgjedhore, madje humbjet e saj lidhen kryesisht me mungesėn e koalicioneve (rasti i 2009-s), ose me koalicionet fiktive (rasti i zgjedhjeve lokale). Problemi themelor pėr koalicionin e majtė lidhet me raportet e prishura PS-LSI. Me gjithė bazėn e majtė tė saj, kalimi i LSI-sė nė koalicion me PD-nė duket se e bėri pothuaj tė pamundur bashkimin e saj me koalicionin e majtė. Megjithatė, asgjė nuk ėshtė e pamundur. Koalicioni PS-LSI do tė ishte mė i natyrshėm pėr shkak tė bazės sė njėjtė tė majtė tė tė dyja partive, si dhe tė programeve politike identike. Deri sot ajo qė e ka penguar kėtė koalicion janė pėrplasjet midis liderėve tė partive. Nė reformėn e fundit zgjedhore, PS ishte e prirė qė nėpėrmjet ndryshimeve tė sistemit zgjedhor dhe disa neneve tė Kodit Zgjedhor tė shmangte mundėsinė e rritjes sė votave nė favor tė LSI-sė, kryesisht me pėrkatėsi tė majtė. Kjo solli reagimin e kundėrt: LSI shfrytėzoi rezultatin e ngushtė midis PS dhe PD pėr t’u bashkuar me kėtė tė fundit. Duke u bėrė pjesė e maxhorancės qeverisėse, LSI-sė i u rritėn shanset pėr tė qenė mė e votuar. Ashtu si nė zgjedhjet e fundit, edhe nė zgjedhjet e 2013-s ka gjasa qė numri i votuesve tė LSI-sė tė rritet mė shumė, tė paktėn ky ėshtė objektivi i LSI-sė. Nė kėto kushte, mundėsia e realizimit tė koalicionit PS-LSI varet mė shumė nga LSI-ja, sesa nga PS-ja. Nuk janė probleme tė karakterit moral ato qė pengojnė. Nėse PS do tė ndėrronte qėndrimin ndaj LSI-sė, kjo nuk do tė mjaftonte, do tė ishte e domosdoshme qė PS tė propozonte njė marrėveshje politike mjaft serioze midis tyre. Nuk ka asnjė arsye qė koalicioni me LSI-nė tė konsiderohet nga PS si kthim prapa. Njė koalicion i tillė me siguri do ta sillte tė majtėn nė pushtet nė zgjedhjet e 2013-s. A mund tė ndodhė kjo? E vėshtirė, por jo e pamundur. Kjo do tė varet edhe se si do tė rrjedhin gjėrat nė koalicionin e sotėm qeverisės deri nė 2013-n. Sidoqoftė, unė besoj se LSI do tė ishte e interesuar tė shihte njė ndryshim nė qėndrimin e PS-sė, qė fillon nga shmangia e replikave dhe batutave tė panevojshme, sidomos tė atyre me natyrė personale. Kėtė Rama e di mjaft mirė.
Nė PS janė ngritur dy grupe pune pėr programin e ri politik, statutin dhe reformėn organizative, por emri juaj nuk figuron nė asnjė prej tyre. Ka tė bėjė kjo me qėndrimet tuaja kritike ndaj veprimeve politike tė kreut socialist?
Ėshtė njė gjė normale dhe pozitive qė PS ka ngritur grupe pune pėr programin politik dhe reformėn organizative. Ajo ka nevojė tė bėjė ndryshime dhe pėrmirėsime nė dokumentet e saj kryesore nė mėnyrė qė tė mbetet njė parti e hapur, demokratike dhe njė alternativė e besueshme pėr qeverisjen e vendit. Vetė ky proces duhet tė pėrfshijė njė pjesėmarrje tė gjerė tė anėtarėsisė, por edhe tė figurave tė saj tė spikatura brenda dhe saj dhe mė gjerė. Nuk mund tė bėj asnjė hamendje pse nuk ėshtė pėrfshirė emri im nė kėto grupe pune. Sidoqoftė, nė njė formė ose tjetėr, unė do tė gjej mėnyrėn se si tė kontribuoj, pavarėsisht nėse mendimet e mia pėlqehen apo jo nga kryetari.
Zoti Malaj ka paraqitur njė platformė propozimesh qė synojnė vendosjen e disa rregullave tė qarta qė shmangin uzurpimin e pushtetit brenda PS nga disa persona. Cili ėshtė mendimi juaj pėr propozime tė tilla si ndarja e mandateve, kufizimi i mandateve tė tė zgjedhurve jo mė shumė se dy, apo gara e hapur pėr kandidatėt pėr deputetė, kryetarė bashkish dhe komunash, madje dhe kėshilltarė socialistė?
Zoti Malaj ėshtė njė nga figurat me pėrvojė tė PS qė mund tė kontribuojė shumė nė rihartimin e kėtyre dokumenteve tė PS. Unė jam njohur me platformėn e propozimeve tė zotit Malaj dhe nė parim i konsideroj ato shumė tė nevojshme pėr pėrmirėsimin e drejtimit dhe tė funksionimit tė PS, nė mėnyrė tė veēantė pėr tė shmangur drejtimin autokratik tė strukturave tė saj. Do tė ishte njė gabim i rėndė nėse forumet e PS do tė orientoheshin pėr mospranimin e kėtyre propozimeve duke i konsideruar ato si propozime tė njė deputeti “rebel”, qė ka “shkelur” vijėn e partisė. Kritikat plotėsisht tė drejta tė kryetarit tė PS ndaj arbitrarizmit tė maxhorancės qeverisėse nė Kuvend duhet tė shėrbejnė edhe pėr reflektimin e tij ndaj propozimeve dhe iniciativave tė ndryshme brenda PS, edhe kur ato nuk parapėlqehen prej tij. Vendimet qė PS do tė marrė nė shtator dhe mėnyra se si do tė zhvillohet procesi i diskutimit dhe miratimit tė dokumenteve kryesore tė partisė, do tė tregojė nėse zoti Rama do tė ndryshojė mėnyrėn e drejtimit tė personalizuar tė partisė, apo “de facto”, pavarėsisht fjalėve tė tij, do tė vazhdojė tė njėjtin rrugė tė nisur prej tij. Gjasat janė mė shumė qė ai, nė thelb, tė vazhdojė rrugėn e nisur, pavarėsisht ndryshimeve sipėrfaqėsore, dhe kjo do tė kishte pasoja tepėr negative pėr PS.

 

Panorama | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com