Albatlanta

Berisha si rrenegat i Berishes
Andrea Stefani
Jo rrallė, Kryeministri Berisha kuturis t’i sulmojė kundėrshtarėt e tij pikėrisht nė rrafshin mė problematik pėr atė vetė, moralin. Edhe pak ditė mė parė si ironizoi liderin e opozitės duke u shprehur se tashmė nė emėr tė Edi Ramės flasin ca njerėz si Spartak Ngjela apo Preē Zogaj qė nuk janė gjė tjetėr veē renegatė tė Berishės. Por ē’ėshtė njė renegat? Ėshtė njė person qė nuk u qėndron besnik fjalėve tė veta apo qė nuk ruan besnikėri ndaj njė lideri, partie apo ideje. Dikush mund tė shkelė besnikėrinė ndaj njė lideri pėr t’i qėndruar besnik vetvetes. Ka jo pak tė tjerė qė nuk i qėndrojnė besnik vetvetes pėr t’i qėndruar besnik njė lideri. Berisha ėshtė nga ata qė nuk i qėndrojnė besnikė as vetvetes kur ėshtė fjala pėr t’u pėrjetėsuar nė pushtet. Ka fakte tė panumėrta qė dėshmojnė se marrėdhėniet me njerėzit Kryeministri i ndėrton nė funksion tė pushtetit. Nėse i shėrbejnė pushtetit tė tij, natyrisht duke pėrfituar edhe ndonjė kockė, ata janė besnikė dhe e meritojnė kockėn. Por nėse nuk i shėrbejnė gjakimit tė Kryeministrit pėr sundim atėherė janė renegatė. Dhe nė vartėsi tė kėsaj dialektike cinike pėr tė cilėn janė tė huaja vlerat e qėndrueshme morale, Berisha ka shpėrblyer dhe mė pas ka anatemuar tė njėjtėt persona. Madje, sot ai ka edhe nė kabinetin e tij qeveritar njerėz qė pak kohė mė parė i ka kryqėzuar pėr korrupsion e banditizėm. Tė pranosh si ministra njerėz qė i ke mallkuar si tė korruptuar? Kalbėzimi moral i Kryeministrit shfaqet alarmant. Ai del publikisht si njė renegat i vetvetes qė ėshtė i gatshėm tė bėjė pajtim edhe me djallin, vetėm tė qėndrojė nė pushtet. Po le t’ua lėmė radhėn fakteve…

* * *

Po e nisim me ato qė Berisha ka thėnė pėr aleatin e tij tė sotėm, Ilir Meta. Nė njė konferencė shtypi nė korrik tė vitit 2000, Berisha nė atė kohė nė opozitė deklaron: “Njė gjė ėshtė e sigurt, qeveria Meta 2 do tė jetė mė kusare, mė e korruptuar, mė antipopullore se qeveria Meta 1 dhe kėtė nuk e them pėr politikė, jo. Kėtė e bazoj nė faktin qė me kėto ndryshime Ilir Meta, shtie nė dorė tė gjitha tenderėt e mėdha tė vendit. Ndiqni pak pėrpjekjet djallėzore tė kėtij kryekusari qė nuk njeh as ligj dhe as moral pėr t’u pasuruar me shpejtėsi, sesi vepron me ministritė e tenderėve”. Kėshtu ka thėnė Berisha. Dhe sesi vepron Meta me ministritė e tenderėve njerėzit e panė nė videoskandalin me Dritan Priftin. Por ēėshtja kėtu ėshtė sesi njė politikan, njė lider qė i thotė vetes demokrat bėn bashkėqeverisje me njė “kryekusar qė nuk njeh as ligj dhe moral”? Ka dy pėrgjigje pėr kėtė problem: ose Berisha ka gėnjyer nė akuzat pėr Metėn (qenia gėnjeshtar nuk ėshtė pak) ose Berisha ėshtė mė kryekusar se kryekusari dhe nuk njeh as ligj e moral kur ėshtė fjala pėr pushtet e pasuri. Ėshtė mjerim sesi njė pjesė shqiptarėsh nuk po kuptojnė se Berisha po tallet me ta. Njė fakt tjetėr. Po me Metėn. Ja ēka thėnė Berisha pėr tė nė gusht 2001: “Meta ėshtė njeriu qė ndėrtoi pushtetin e tij mbi krimin, trafiqet dhe korrupsionin e organizuar ndaj dhe rikthimi nė Shqipėri i njė kryeministri legjitim mbetet obligimi madhor mė absolut i shqiptarėve…” Ky Kryeministėr legjitim do tė ishte Berisha. Por si e plotėsoi ai obligimin madhor mė absolut ndaj shqiptarėve? Duke bėrė zėvendėskryeministėr Metėn, atė qė kishte ndėrtuar pushtetin mbi krimin dhe trafiqet!! Kjo ėshtė tallja e Berishės me shqiptarėt dhe fatet e vendit qė disa shqiptarė nuk duan ta kuptojnė tė verbuar ose nga skamja ose nga lakmia.

* * *

Pėr Berishėn e keqja ėshtė e keqe vetėm kur nuk i shėrben pushtetit tė tij. Por nėse i shėrben, e keqja ėshtė e mirė. Faktet janė pėrsėri pambarim sikundėr ėshtė i tillė imoraliteti politik i Berishės. Kur nė fillim tė vitit 2005 Berishės i duhej njė e shtyrė pėr t’u rikthyer nė pushtet ai thirri pranė vetės Arben Imamin, Preē Zogajn, Gramoz Pashkon apo Genc Rulin, tė cilėt i kish anatemuar kohė mė parė. Gjė qė nuk i shpėtoi syrit tė qeverisė socialiste dhe gazeta e partisė nė pushtet publikoi ato ditė pjesė nga numra tė vjetėr tė gazetės RD ku kėta persona sulmoheshin si spiunė tė sigurimit, si ekonomistė tė dėshtuar, kontrabandistė apo gjeneralė tė revolucionit me kallash. Akuzat qė PD dhe ai vetė kishin lėshuar kundėr Imamit si nxitės i revoltave tė dhunshme nė Jug tė Shqipėrisė nuk e penguan Berishėn t’i japė Imamit postin e ministrit tė Mbrojtjes. Vite mė parė, nė njė numėr tė saj gazeta RD botonte kėrkesėn e drejtuar Kuvendit Popullor pėr heqjen e imunitetit tė deputetit Genc Ruli pėr shkak se kish lejuar eksportimin e 409 metėr kub trupa are duke konsumuar elementėt e veprės penale tė shpėrdorimit tė detyrės. Nė njė numėr tjetėr tė RD, pas zgjedhjeve tė vitit 1997 shkruhet: “Rreth 3 mijė votat qė Ruli, Vrioni dhe Shehi dhe tė tjerėt arritėn tė marrin nė kėto votime…ėshtė treguesi mė kuptimplotė pėr alergjinė qė ka shkaktuar tek elektorati abuzimi i dukshėm i tyre mė pushtetin… Partia Demokratike duhet tė flakė pa asnjė mėshirė tė gjithė individėt qė u korruptuan apo abuzuan me detyrėn kur kishin poste vitet e qeverisjes sė saj”. Ti flakė?! Njė fjalė goje. Berisha nuk flak askėnd qė i bėhet kėpucė dhe i shėrben nė luftėn e ulėt, tė poshtėr pėr pushtet. Pas 8 vitesh opozitė ai u rikthye pėrsėri tek i korruptuari Genc Ruli. Atė qė dje u akuzua pėr korrupsion me drurin e arrės e ka caktuar ministėr qė tė merret me strategjinė e tij tė arrorėve. Por edhe tė hajė ca nga arrat e korrupsionit tė qeverisė “Berisha”. A s’ėshtė kjo tallje me njė publik qė nuk ka kujtesė?

Thamė se faktet e renegatizmit tė Berishės janė pafund nė ato qė ka thėnė dhe shkruar Berisha. Jo vetėm pėr disa nga ata qė sot janė ministra, por edhe pėr kėshilltarė apo edhe heronj tė PD si Azem Hajdari. Askush nuk i ka shpėtuar shantazhit tė Berishės sapo ka tentuar tė mos i shėrbejė mė. Dhe askush, edhe pse i zhytur nė korrupsion e trafiqe, nuk ka mbetur pa u shpėrblyer nėse ka pranuar tė shėrbejė. Njė imoralitet, por edhe omnipotencė diktatorėsh qė s’ndalet para asgjėje, por edhe nuk pengohet nga asgjė.
24 ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com