Albatlanta

Nė Shqipėri nuk ekziston soji i Breivik-ut
Mustafa Nano
Howard Fineman, njė editorialist i website-it huffpost.com, e fillonte shkrimin e tij tė djeshėm pak a shumė me kėto fjalė: “Bėra njė udhėtim dyjavor nė Norvegji, dhe u ktheva (kėtė tė enjte qė iku) me mendjen, se ai vend ėshtė mė i sigurti, i vetmi i sigurt, nė botė; u ktheva me idenė fikse se sapo kisha vizituar vendin e fjordeve, ku njerėzit largoheshin njė copė herė nga vendi ku rrinin, e nuk kishin gajle t’i linin laptop-at e makinat e tyre ndezur, dhe dyert e shtėpive tė hapura; u ktheva me idenė se sapo kisha lėnė pas njė qoshe tė qetė e tė paqtė tė botės…. Por ca ditė mė pas mora vesh, se as Norvegjia nuk na qenka e sigurt. Asnjė vend i botės nuk ėshtė mė i sigurt”.

Ēfarė ndodhi qė e bėri Fineman-in tė ndryshojė opinion mbi Norvegjinė? Ndodhi ajo qė dimė tė gjithė: “Njė djalė i ri (“young, tall, blond, rich, well-educated, handsome” – me kėto pėrcaktorė e kanė pėrshkruar kėto orė tė fundit tė gjitha gazetat e botės 32-vjeēarin Anders Behring Breivik, autorin e plojės, duke dashur me sa duket tė nėnvizojnė tronditjen nėpėrmjet kontrastit; njė djalė i bukur e me punėt nė terezi qė vret nuk ėshtė njė gjė e zakontė), njė djalė i ri pra, pasi ka pėrgatitur prej shumė kohėsh masakrėn qė do tė bėjė, niset pėr nė ishullin Utoeya, ku njė numėr veprimtarėsh politikė tė sė majtės, laburistė norvegjezė, bėjnė prej vitesh kurse trajnimi, diskutime mbi problemet e mėdha tė vendit tė tyre, tė Europės e tė botės, pastaj argėtohen, luajnė futboll, volejboll, i bien kitarės, e pastaj prapė zhyten nė diskutime tė rėnda politike; shkon atje, nė ishullin e akademisė politike tė tė majtėve, i armatosur jo vetėm me pushkė e municion, por edhe me vrerin e tėrbimin e akumuluar prej kohėsh nė kurse tė tjera trajnimi kundėr atyre qė ai i sheh si marksistė tė urryer, si multi-kulturalistė tė shpifur, si mbrojtės tė emigrantėve, si mbėshtetės tė islamikėve etj., etj. Dhe lė tė vrarė mbi 90 vetė. “Krim i nevojshėm”, tha mė pas, i marrė nė pyetje nga policėt.

Kuptohet, ėshtė gjėja mė e lehtė pėr ta pėrkufizuar kėtė djalosh: ekstremist i djathtė, racist, anti-islamik, kristian fondamentalist, nazist. Dhe ėshtė ai vetė qė do tė binte dakord me kėtė pėrkufizim. “Dua tė perceptohem”, thotė nė njė dokument tė tijin, tė pėrkthyer nė anglisht e tė shpėrndarė online nė adresa tė ndryshme tė zyrave politike e mediatike, “si njė pėrbindėsh i frikshėm nazist, tė cilin bota nuk e ka njohur pas Luftės sė Dytė Botėrore”. Kush e ka lexuar kėtė dokument, ka mundur tė vėrė re qė ky terrorist ėshtė pretencioz edhe nė terma kulturalė. U referohet tek-tuk emrave tė tillė, si Kafka, Orwell, John Stuart Mill etj., ka njė njohje tė detajuar, s’ka gjė se tė sipėrfaqshme, tė punėve tė Europės (Njeh deri dhe faktin qė nė Shqipėri ka njė Parti Demokristiane. Ėshtė pak e ēuditshme, apo jo? Ende mund tė ketė shqiptarė qė nuk e dinė kėtė gjė). Po pėrtej patologjisė sė paranojės, qė ėshtė e dukshme, tek ai po kėrkojnė edhe disa simptoma qė flasin pėr sėmundje kolektive. Po kėrkojnė tė njohin mjedisin ku ai ėshtė rritur, dhe tė zbulojnė nėse ky mjedis ėshtė njė realitet i izoluar qė s’ka tė bėjė me botėn norvegjeze, apo ėshtė njė mjedis qė e pėrfaqėson kėtė botė.

* * * * *

“Prit kur tė mbijė dhe kėtu ky soj njerėzish”, mė tha njė i njohuri im, dhe me kėtė kishte parasysh faktin qė nė kėtė botė globale dukuritė (e ēdo natyre) janė tė bartshme; terrorizmi, tok me rrethanat e doktrinat qė e pjellin atė, ėshtė gjithashtu i bartshėm, dhe ėshtė bash pėr kėtė arsye (mendoj unė), qė Howard Fineman thotė nė krye tė shkrimit tė vet (qė e citoj nė krye tė shkrimit tim), se s’ka mė vende tė sigurta.

Mirėpo Shqipėria ėshtė njė rast mė vete, sipas meje. Dhe kėtė nuk e them nė kuptimin, qė ėshtė vend i sigurt (do mė qeshnin tė gjithė, po ta thosha), por nė kuptimin qė krimi e pasiguria janė tė tjetėr lloji. Shqiptarėt nuk janė shquar pėr krime nė emėr tė besimit nė njė fe, nė njė ide, a nė njė doktrinė. Kėtejpari vrasin pėr hiēmosgjė. Ai robi nga Berati me mbiemrin Cjapi vrau tė birin pardje; e vrau, ngaqė guxoi tė shkonte nė njė dasmė tė organizuar nga daja i vet, nė njė kohė qė i ati e kishte urdhėruar tė mos shkonte, gjė qė do tė thotė se jemi familjarė me vrasjen, me krimin e me vdekjen shumė mė tepėr se kudo gjetkė nė Europė (jemi aq familjarė me vrasjet e vdekjen, sa ndonjėherė tė vjen tė besosh se, ndryshe nga pjesa tjetėr e njerėzimit, jemi akoma duke jetuar nė state of nature). E megjithatė ėshtė e vėshtirė tė pėrfytyrohet qė ndonjė shqiptar tė vrasė nė emėr tė njė fondamentalizmi politik, fetar, a kombėtarist (flas pėr shqiptarėt e republikės sė kėtushme).

Ndonjė sy i jashtėm, qė sheh konfliktin e egėr politik tė Tiranės, s’e ka pėr gjė (e s’ka faj pėr kėtė) ta asociojė kėtė konflikt me fondamentalizmin politik, por ne qė jetojmė kėtu e dimė mirė se nė themel tė kėsaj dialektike tė egėr nuk ka asnjė ide apo ideal. Dhe kėtu ėshtė rasti tė citojmė John Stuart Mill-in, madje njė frazė tė tij qė e kishte shumė pėr zemėr pluri-vrasėsi norvegjez (ky i fundit e kishte lėnė nė shėnimet e veta online): njė njeri qė ka besime dhe ideale ka forcėn e njėmijė vetėve qė kanė vetėm interesa. Sikur ta dinte filozofi britanik i shekullit XIX, se njė thėnie e tij ka motivuar e frymėzuar dikė pėr tė vrarė 100 vetė, do tė rrotullohej nė varr. Por ja qė ndodh, qė ide tė drejta (fraza e Mill-it, e parapėlqyer prej Breivik-it, nuk ka tė sharė) tė shėrbejnė si frymėzim edhe pėr bėma tė mbrapshta. Nė Norvegji, veē. Jo nė Shqipėri. Nė Shqipėri, pėrsėris, nuk vrasin pėr ide. Vrasin pėr interesa. Nė Shqipėri nuk ka terrorizėm. Ka vrasje tė stilit mafioz; nė mos, vrasje pėr “e lagu, s’e lagu”. Nė Shqipėri nuk ka qytetarė qė vrasin pėr motive politike e ideologjike; pėrkundrazi, ka qeveritarė qė vrasin pėr tė mbrojtur pushtetin.

Kėshtu qė frika se mos soji i Breivik-ut pėrhapet edhe nė Shqipėri duket e tepėrt. Nuk ka lidhje. Ah po, e vetmja lidhje ėshtė fakti qė nė dokumentin e shkruar nga Breivik-u u kushtohet ca vėmendje edhe shqiptarėve e Shqipėrisė.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com