Albatlanta

EUROPA, DESTINACION I PAHUMBSHĖM I SHQIPĖRISĖ
Alfred Papuēiu
E ndoqa me interes si ēdo shqiptar debatin e shfrenuar lidhur me mundėsinė apo jo qė Shqipėria tė bėjė pjesė nė familjen europiane tė Brukselit. Gjakrat janė ndezur dhe shkohet deri atje, sa “pėr inat tė sime vjehrre” disa janė gati “tė flenė me mullixhinė”. Gazetat shqiptare shprehin mendime tė kundėrta dhe botojnė shkrime tė analistėve, qofshin kėta europianė, amerikanė, shqiptarė, deklarata tė atyre qė janė “kundėr” apo “pro” pėrkatėsisė europiane tė Shqipėrisė. E kuptoj se pėr interesat e tyre politike, grupime tė caktuara pėrpiqen tė imponojnė argumentet e tyre. Por kėtu nuk ėshtė fjala pėr interesat politike, ekonomike, sociale, vetėm tė njė grupimi qoftė ky i sė majtės, i qendrės, apo i sė djathtės, por kemi tė bėjmė me interesat e ligjshme tė tė gjithė kombit, popullit shqiptar: mundėsinė e futjes nė Bashkimin Europian. Ėndrra europiane e brezave tė tėrė, siē duket, pėr egoizėm tė disave, do tė shtyhet akoma. Nė kėtė kor, futen edhe grupime tė caktuara europiane, qofshin nė Bruksel, Strasburg, Luksemburg, Bukuresht, Beograd, Athinė, Madrid etj., qė kanė frikė siē duket nga ideja e Shqipėrisė sė Madhe, e cila nė fakt nuk shtrohet tani dhe nuk pėrbėn realitet imediat. Shqipėria dhe Kosova janė dy shtete tė pavarura, me President dhe qeveri tė veēanta qė i kanė rritur shkėmbimet e tyre, qė flasin njė gjuhė, ashtu siē ėshtė Zvicra me Italinė, Austrinė, Francėn, Gjermaninė, Lihtenshtejnin, ku flitet respektivisht italishtja, gjermanishtja, frėngjishtja dhe popuj tė kėtyre vendeve kalojnė lirisht dhe janė vendosur atje ku kanė gjetur punė apo ku kanė interesa dhe jetė mė tė mirė. S’ka gjė mė tė mirė se “Rruga e Kombit” qė lidh Shqipėrinė me Kosovėn dhe vende tė Ballkanit, apo nisma tė tjera qė ndihmojnė jo vetėm dy vendet pėr shkėmbime ekonomike, tregtare, kulturore, mjedisore etj., por edhe vendet e tjera europiane. E kam ngritur prej vitesh (qė nė vitet ‘90-2000 kur punoja nė njė multinacionale amerikane qė donte tė jepte ndihmesėn e saj tė ēmuar nė kėtė drejtim) se Porti i Durrėsit duhej tė ishte kthyer prej kohėsh nė njė “silos” ku tė stokoheshin mallrat qė do tė vinin nga e gjithė bota dhe pastaj tė shkonin me rrugė tokėsore edhe nė Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi e gjetiu. Kėtė rol e ka luajtur deri diku Porti i Selanikut apo porte tė tjerė nė Ballkan ose nė pėrgjithėsi nė pellgun e Mesdheut. Kėshtu do tė ishte krijuar prej kohėsh njė konkurrencė e ligjshme dhe njė mundėsi pėr ekonominė shqiptare pėr tė siguruar tregje tė tjera.

Prej mė se 40 vitesh ushtroj profesionin e gazetarit, pėrkthyesit, botuesit, funksionarit ndėrkombėtar, dikur nė Shqipėri dhe aktualisht nė Zvicėr. Kėto vitet e fundit, mė tepėr jam i prirur tė shkruaj dhe tė debatoj edhe me miqtė e mi, pėr Europėn dhe kombin tonė. Sidomos, nė kėto ēaste, kur Veriu i industrializuar nuk ėshtė akoma i prirur tė pranojė peshėn nė rritje dhe ndihmesėn qė japin fuqitė e reja tė “Europės tjetėr” jashtė saj dhe nevojėn pėr tė vendosur njė ekuilibėr tė ri midis Veriut dhe Jugut. Vetėm Shtetet e Bashkuara, nė erėn e re tė Obamės, mund tė krahasohen si komb, ndėrsa Europa e tė 27-ve, ėshtė akoma shumė larg qė tė cilėsohet nė njė ditė tė afėrme si “Shtetet e Bashkuara tė Europės”. Kontrasti ėshtė i madh midis kontinentit tė “Po, ne mundemi” dhe asaj “Ne duhej tė bėnim”, pėr arsye se europianėt qė mbajnė fatet e popujve edhe tė “Europės tjetėr” nė Bruksel apo Strasburg, refuzojnė tė pėrballojnė situatėn e tanishme qė evoluon dita ditės. Nuk mund tė vėsh nė asnjė mėnyrė, siē vėnė nė dukje analistėt, Presidentin amerikan Barak Obama me drejtuesit e Komisionit Europian, apo me protokollin e tij qė u shkon pėr hosh nostalgjikėve tė epokės sė merhumit.

Europės i duhet pėrsėri njė staf me vizion tė qartė dhe qė ėshtė i paanshėm, pasi ajo po paguan anonimatin burokratik tė drejtuesve tė saj, me ēmim tė lartė. Pėrqindja e dobėt e pjesėmarrjes sė qytetarėve europianė nė zgjedhjet e para ndėrkohė shpreh edhe faktin se ka mė pak Bashkim nė Europė dhe mė pak Europė nė botė. Nė rast se europianėt duan tė fitojnė besimin e banorėve qė e pėrbėjnė kontinentin dhe njė shpresė kolektive, ata duhet tė pranojnė zgjerimin e saj edhe me Shqipėrinė dhe Kosovėn, pasi qindra mijėra qytetarė tė tyre po e ndėrtojnė Europėn, siē dhanė kontribut tė shquar nė organizimin e Lojėrave Olimpike nė Greqi, apo nė prosperitetin e shteteve qė e pėrbėjnė atė. Shqipėria dhe Kosova nuk pėrbėjnė aspak ndonjė rrezik pėr Europėn, por njė kontribut dhe ndihmojnė pėr stabilitetin dhe frymėn e solidaritetit, mirėkuptimit tė saj.

Shumė nga shqiptarėt kanė pasur fatin, pas viteve ‘90, tė vendosen nė Europė apo SHBA, Kanada e Australi. Por pėr arsye objektive dhe subjektive, shumica kanė vendosur tė qėndrojnė aty, pėr arsye tė arsimimit tė fėmijėve, tė sistemit shėndetėsor tė pėrkryer, duke qenė nė njė shtet ku respektohet e drejta, ku ka pastėrti, siguri, mirėsi, ku u thuhet ndal “qoftėlargėve”, sherrxhinjve, sehirxhinjve, atyre qė duan ta shtyjnė futjen e Shqipėrisė dhe Kosovės nė Europė. Atyre po u lėviz toka nėpėr kėmbė.

Kam njė simpati tė veēantė pėr Zvicrėn dhe ministren e saj tė jashtme, Micheline Calmy - Rey, aktualisht presidente e Konfederatės Zvicerane, jo sepse mė ka dėrguar njė letėr tė ngrohtė, por sepse ėshtė e guximshme dhe e prerė kur ka tė bėjė me ēėshtjen e interesave tė vendit tė saj. Atė e respektojnė edhe pėrfaqėsues tė partive tė tjera politike, tė sė djathtės dhe tė majtės, apo tė qendrės, pėr probleme qė lidhen me interesat kombėtare. Zvicra nuk ėshtė anėtare e Bashkimit Europian, pasi kėshtu ka vendosur populli sovran i saj dhe nuk dihet se kur mund tė bėjė pjesė nė tė. Por ajo ka marrėdhėnie tė shkėlqyera dypalėshe me fqinjėt qė janė nė Europėn e Brukselit, apo edhe mė larg. Zvicra nuk e ndien mospraninė e saj si anėtare e Bashkimit Europian dhe ndoshta nuk ka nevojė pėr atė Europė “deri diku tė korruptuar”. (Tė mė falin zyrtarėt europianė, por kėtė e shpreh qė tė mos marrin mė nėpėr kėmbė njė popull sovran, autokton, si populli shqiptar. Mjaft mė me ndėrhyrje dhe anatema qė nuk do tė harrohen nga populli europian i Shqipėrisė).

Zėri i Zvicrės dėgjohet dhe vlerėsohet nė marrėdhėniet ndėrkombėtare. Do tė doja qė e njėjta gjė tė ndodhte edhe nė Shqipėri, nė Kosovė dhe nė vendet e Ballkanit dhe jo tė shkojmė nė Bruksel apo nė Strasburg dhe tė paraqesim argumente qesharake dhe tė kundėrta qė lidhen me ēėshtjet madhore tė kombit dhe qė brezat e ardhshėm apo edhe shumica e shqiptarėve europianė nuk i “hanė mė”. Po nuk deshėm njėri-tjetrin si vėllezėr, si miq, dashamirės, solidarė, edhe pse nuk mund ta zgjedhim fqinjin, kolegun, apo pėrfaqėsuesin e njė partie opozitare, atėherė do tė mbetemi te demokracia e brishtė e filluar qysh para gati 20 vitesh. Reformat e ndėrmarra nė kėtė periudhė tranzicioni tė zgjatur pėr shkak tė mungesės sė unisonit midis forcave politike shqiptare nuk duhen lėnė nė mes tė rrugės, paēka se Shqipėria ka akoma probleme tė korrupsionit, tė shtetit tė sė drejtės, apo i vihen gurė nėn rrota, nga lobe tė caktuara armike. Shumė parlamentarė dhe diplomatė shqiptarė deri diku marrin edhe mendimin e diasporės, duke u nisur nga pėrvoja e vendeve me demokraci shumėvjeēare, apo e miqve, diplomatėve qė jetojnė e punojnė nė Shqipėri apo e vizitojnė atė. Por a janė tė gjithė parlamentarėt apo zyrtarėt e viteve tė fundit si ata? Ndonjė parlamentar qė e njoh dhe dikur na ka thėnė se “ju tė diasporės jeni jashtė loje dhe nuk duhet tė jepni mendime pėr kombin”, tani mund tė pėrtypet. Atij i kujtoj se Zvicra i quan bashkėkombėsit e saj tė vendosur jashtė territorit helvetik, nė Europė, Argjentinė, Amerikė, Kanada, Tailandė, Singapor e gjetiu, si “ambasadorė tė nderuar” tė Zvicrės, apo “Zvicra e pestė”. Janė mbi 640 mijė zviceranė qė jetojnė jashtė shtetit. Popullsia zvicerane tanimė ka arritur rreth 7,4 milionė banorė, midis tė cilėve 20 pėr qind janė tė huaj. Nga kėta rreth 200 000 janė shqiptarė. Dhe ėshtė interesant fakti se nė disa rajone tė Amerikės sė Veriut dhe tė Jugut, zviceranėt sapo u vendosėn themeluan koloni tė tyre. Pėr shembull, nė SHBA, 16 qytete dhe fshatra kanė emrin e qytetit dhe tė kantonit zviceran tė Lucernės. I njėjti fenomen ka ndodhur edhe me Arbanasit qė u larguan nga malet e Dukagjinit, si fisi i mikut tim, arkitektit Franko Marussich, dhe u vendosėn nė Zara tė Kroacisė, ku akoma sot ka lagje me emra rrugėsh shqip dhe flitet po shqip. Ai nuk e harron trevėn e tij dhe botoi nė Shqipėri njė libėr tė bukur pėr muzetė e Zarės, ku kujtohen paraardhėsit e tij shqiptarė, i ati dhe tė tjerė qė kanė lėnė shėnime “Jam shqiptar” dhe “Di shqip”. Apo me arvanitasit, arbėreshėt, me nubianėt, me kolonitė e shqiptarėve nė ish-republikat ruse, nė Argjentinė, Australi…

A mund tė pranojmė tė heshtur qė Europa tė jetė si Shtetet e Bashkuara tė Europės, pa Shqipėrinė, Kosovėn dhe ndonjė vend tjetėr tė Ballkanit? Jo, duhet tė veprojmė sė bashku sa nuk ėshtė vonė, qė tė mos na shajnė brezat e ardhshėm shqiptarė, duke na cilėsuar si “tė mefshtė”, qė kemi parė vetėm interesat e ngushta vetjake. Tė njėjtėn gjė duhet tė bėjė mė tepėr, jo vetėm Ministria e Punėve tė Jashtme me stafin e saj diplomatik, por edhe Instituti i Diasporės pėr tė tėrhequr rreth vetes mendimin e pjekur tė atyre mijėra ekonomistėve, arsimtarėve, profesorėve, universitarėve, gazetarėve, punėtorėve, ndėrtuesve, arkitektėve, artistėve qė japin njė ndihmesė tė ēmuar pėr Europėn e tė 27-ve. “Yes, we can!” (Po dhe ne mundemi tė bėjmė diēka). Tė shohim sė shpejti flamurin me shqipen dykrenore, krahas atyre tė kombeve tė tjerė qė e pėrbėjnė atė nė Bruksel, ashtu siē e shohim me krenari, nė Kombet e Bashkuara nė Nju Jork, nė Gjenevė, Vjenė, Paris, apo nė selinė e NATO-s dhe organizmave tė tjera ndėrkombėtare, ashtu siē e shohim nė Rokfeler Center e gjetiu nė botė. Ėshtė nė interes tė Bashkimit Europian qė tė ketė Shqipėrinė nė instancat e saj dhe jo jashtė saj.

A nuk ėshtė e mjaftueshme ajo gjuhė nga mė tė vjetrat indoeuropiane, si shqipja, ajo kulturė, puna e qindra-mijėra shqiptarėve qė kanė ndėrtuar e ndėrtojnė Europėn prej dhjetėra dekadash, a nuk ėshtė e mjaftueshme Nėnė Tereza, ata guvernatorė e njerėz tė shquar tė kombit tonė qė kanė dhėnė pėr Europėn, ato sakrifica tė popullit tė vuajtur shqiptar gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, ajo ndihmė qė iu dha italianėve gjatė “kapitullimit” tė Italisė qė u strehuan te vatrat e shqiptarėve tė thjeshtė? Shqiptarėt meritojnė shumė mė tepėr se Karaburuni, ku humbėn jetėn dhjetėra njerėz tė pafajshėm vetėm se donin tė shihnin diēka tjetėr nė Europė. Europa ėshtė edhe Shqipėria, edhe vendet e Ballkanit. Edhe ata meritojnė tė shohin diēka mė tepėr, pėr vete dhe fėmijėt e tyre. Shqipėria dhe Ballkani tė mos bėhen pré e keqdashėsve qė hedhin vetėm anatema ndaj popujve tė tyre mikpritės, bujarė, punėtorė, qė kanė tė drejtėn tė lėvizin nė Europėn qė u pėrket jo vetėm gjeografikisht, por edhe ligjėrisht. Mjaft mė me pėrēarje, grindje, luftėra, pėrleshje etnike qė u shkojnė pėr hosh atyre qė nuk e duan tė mirėn e ballkanasve, qė nė njė kohė tė shkuar ua kanė pasur me tė pabesė shqiptarėve. Shqipėria, Kosova, si shtete tė pavarura dhe shqiptarėt kanė miq tė mirė nė Francė, Zvicėr, Angli, Austri, Gjermani, Itali e kudo nė botė. Europa ėshtė e ardhmja jonė dhe jo mė nostalgji.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com