Albatlanta

MEGASKANDALI I KLONIMIT ELEKTORAL NE LISTAT E TIRANES
Andrea Stefani
Shpėrthen pėrsėri skandali i falsifikimit tė listave tė votuesve nga zyrat e gjendjes civile, i denoncuar nga Gazeta “Shqip” nė prag tė votimeve tė 8 majit. Gramoz Ruēi, kryetar i grupit parlamentar tė PS-sė ka denoncuar publikisht prezencėn e mijėra votuesve fantazmė nė listat zgjedhore. Dhe ndryshe nga dublimet klasike, nė kėtė rast kemi tė bėjmė me falsifikim tė qėllimshėm. Sepse votues, madje familje tė tėra, janė vendosur nga dy herė nė listat e zgjedhėsve duke ju ndryshuar vetėm datėlindjen dhe vendbanimin, komunėn dhe bashkinė. Ashtu sikundėr kishim denoncuar edhe nė njė shkrim mė tė hershėm, s’bėhet fare fjalė pėr pasaktėsi apo dublime qė janė tė vėshtira tė qėrohen. Tashmė ėshtė opozita qė akuzon se burokracia e shtetit, pėrkatėsisht zyrat e gjendjes civile nėn vartėsinė e Ministrisė sė Brendshme, janė angazhuar nė kryerjen e njė falsifikimi qė synon t’i japė mundėsi votimi tė dyfishtė disa prej mbėshtetėsve tė pushtetit. Dhe ndėrsa gatuhej ky mekanizėm vjedhjeje, nė krye tė Ministrisė sė Brendshme ka qenė pikėrisht Lulzim Basha. Pas skandaleve tė Rrėshen-Kalimashit, faljes sė ujėrave detare Greqisė, vrasjes sė demonstruesve nė 21 janar, si dhe njė sėrė mashtrimesh tė tjera si ai i pasaportės amerikane, Basha gjendet pėrsėri nė kokėn e njė skandali tjetėr pėr vjedhjen e votės me anė tė njė falsifikimi, qė i ngjason njė lloj klonimi zgjedhor. Dhe rruga e shpėtimit nga diktatura e hajdutėrisė qė po tenton tė instalohet ėshtė jo vetėm denoncimi dhe ndėshkimi i kėtij krimi elektoral nga organet e zbatimit tė ligjit.

* * *

E kemi thėnė me kohė se emėrimi nga Kryeministri Berisha i Lulzim Bashės nė krye tė Ministrisė sė Brendshme ka qenė pikėrisht ndėrtimi nė fshehtėsi i njė mekanizmi tė vjedhjes sė votave pėr tė marrė “kalanė” e kryeqytetit. Gjurmėt e manipulimit qė po shfaqet tregojnė se Basha nuk e ka humbur kohėn kot. Ato njėherazi konfirmojnė se sa i qartė ėshtė Berisha pėr mungesėn e mbėshtetjes nga shumica e shqiptarėve, mungesė qė pėrpiqet ta kompensojė me mitingje pakicash ulėritėse dhe propagandė “fitoreje” tė rreme. Provojnė gjithashtu, se kryeministri ėshtė i ndėrgjegjshėm qė mund ta avancojė pushtetin e tij vetėm me falsifikim tė votės. Por falsifikimi i listave, i denoncuar sė fundmi edhe nga PS-ja, i jep kuptim edhe thirrjeve qė lėshonin berishistėt (mjerisht tė mbėshtetura qorrēe edhe nga OSBE-ja dhe ambasadori Wolfarth) pėr pranimin e rezultatit tė zgjedhjeve!

Nuk ėshtė fjala vetėm pėr akuza politike apo si i pėlqen t’i quajė Berishės, pėr “fjalė kazani”. Faktet janė kokėforta. Kohė mė parė kishim denoncuar nė faqet e “Shqip” se, vetėm nė Tiranė janė zbuluar rreth 8 mijė zgjedhės tė dubluar me anė tė njė falsifikimi kriminal, domethėnė, tė ndaluar nga ligji dhe tė penalizueshėm. Mė konkretisht, rreth 4 mijė zgjedhės figuronin nė listat e votimit nga dy herė pra, edhe nė njė komunė, edhe nė njė minibashki tė Tiranės. Kishte tė tjerė qė figuronin edhe nė njė bashki tjetėr, edhe nė ndonjė komunė apo minibashki tė Tiranės. Dhe bėhet fjalė pėr tė njėjtėt njerėz nė emėr, mbiemėr dhe emėr atėsie. Por nė shumicėn e rasteve kanė tė ndryshuar vetėm datėlindjen, ose nė raste mė tė rralla, edhe atėsinė qė siē dihet, nuk pasqyrohet nė kartėn e identitetit. Nė listat e prodhuara nga dikasteri qė drejtohej nga Basha, konstaton persona qė kanė jo vetėm emra dhe mbiemra tė njėjtė, por edhe emra tė njėjtė baballarėsh. Njė dorė ka ndryshuar datėlindjen e kėtyre personave pėr t’i bėrė tė shfaqen nė lista si votues edhe nė njė vend tjetėr. Por sipas deklarimeve tė Ruēit, hetime mė tė thelluara tė PS-sė denoncojnė shifra edhe mė tė mėdha tė falsifikimit tė listave. Tashmė bėhet fjalė pėr rreth 10 mijė dublime me elementė falsifikimi vetėm nė listat e Tiranės. Duket se ndėrsa premtonte dhe propagandonte se po pastronte listat nga dublimet (gjė qė e bėri edhe ambasadorin e OSBE-sė, Wolfarth tė deklarojė naivisht se tashmė kemi lista mė tė sakta), pushteti berishist, nė fshehtėsi, i falsifikonte ato. Por nuk ėshtė e para herė qė Berisha bėn tė kundėrtėn e asaj qė premton. Ndėrkaq, nė listat mashtruese gjen familje si tė klonuara. Kjo do tė thotė qė anėtarėt e njė familjeje (babai, nėna, djali, vajza etj) shfaqen votues nė listat e njė komune tė Tiranės dhe po kjo familje, me tė njėjtėt emra prindėrish e fėmijėsh, por me datėlindje tė ndryshuara paksa (me sa duket qė tė mos kapet nga sistemi elektronik), janė votues edhe nė listat e njė prej minibashkive tė Tiranės. Dhe sa probabilitet ka qė nė dy familje tė ndryshme, babai tė ketė emėr, mbiemėr dhe atėsi tė njėjtė me babanė e familjes sė ngjashme? Po kėshtu, edhe nėna tė ketė po tė njėjtin emėr, mbiemėr, madje edhe atėsi me nėnėn e familjes tjetėr, madje tė ketė tė pėrbashkėt me tė edhe emrin e burrit?! Ndėrkaq, ēiftet e dy familjeve tė ngjashme kanė, sipas rastit, djem, vajza, xhaxhallarė, madje dhėndurė dhe nuse me emra tė njėjtė! Pra, kemi familje qė i ngjajnė njėra-tjetrės si portokalli-portokallit. Ėshtė e qartė se nuk kemi tė bėjmė mė me rastėsira tė ēuditshme, por me njė “domosdoshmėri” tė ardhur nga njė klonim elektoral apo mė saktė, nga njė falsifikim ekstremisht kriminal. Sepse ėshtė infektimi i gjeneve tė demokracisė me virusin e vjedhjes. Asnjė shtetar normal nuk do guxonte ta infektonte sistemin e votimit me njė virus tė tillė rrėnues. Falsifikimi ėshtė aty dhe mund tė verifikohet edhe sot e kėsaj dite. Mjafton tė hysh nė internet nė listat e publikuara nga Ministria e Brendshme. Mos vallė ndėrsa premtonte zgjedhjet mė tė ndershme nė historinė e Shqipėrisė, Kryeministri Berisha pėrgatiste njė falsifikim tė paparė, qė mund tė cilėsohet vetėm si njė gangsterizėm elektoral?

* * *

Janė tė pafundme “mrekullitė” qė mund tė gjesh nė listat e Tiranės. Na mbetet vetėm tė pėrsėrisim se skandali i klonimit elektoral, i denoncuar nga gazeta prej kohėsh nė “Shqip” dhe i ringjallur sot nga Gramoz Ruēi, tenton tė bėjė tė kuptohet se Sali Berisha, dhunuesi i zgjedhjeve tė 6 majit rreth 15 vjet mė parė, ėshtė i vendosur pėr tė mos lejuar zgjedhje tė ndershme nė Shqipėri. Premtimet pėr zgjedhje “tė ndershme” qė Berisha lėshonte ndėrsa vėrdallosej si ciklon destruktiv nėpėr Shqipėri, ishin taktikė edhe pėr tė mashtruar ndėrkombėtarėt, gjė qė duhet ta themi me dhimbje, e ka arritur jo pa sukses. Kjo duket ka bėrė qė edhe ambasadorė si Sequi apo Wolfarth tė nxitojnė pėr t’i sugjeruar opozitės pranimin e rezultatit tė zgjedhjeve. Por do tė qe miopi politike tė ushqesh iluzione nė vullnetin e mirė tė politikanėve tė denoncuar prej vitesh si autokratė. Njė qeveri qė nuk e mbajnė nervat dhe pėr frikė vret qytetarėt nė demonstratė, e ka tė pamundur ta bazojė pushtetin nė zgjedhje tė ndershme. Nuk ka ndodhur kurrė nė historinė e botės qė njė pushtet demokratik tė votohet nė shumicė pasi ka vrarė demonstruesit. Vetėm pushtetet diktatoriale, autokratike, qė arrijnė tė vrasin me plumba opozitarizmin votohen nė shumicė, madje 99.999%. Ata i voton frika dhe jo liria”! Por Berisha, fatmirėsisht, nuk ka arritur ta vendosė akoma diktaturėn e dytė, atė post-komuniste, nė Shqipėri. Prandaj i duhet ende “demokracia”, zgjedhje “tė ndershme” e “tė lira”, pėr tė justifikuar edhe krimet mė tė rėnda qeverisėse, me votėn e “popullit”. Kėrkon tė lajė krimet dhe korrupsionin qeverisės, qė tashmė janė sheshit, me njė tjetėr krim zgjedhor, sikundėr ėshtė falsifikimi i listave dhe krejt zgjedhjeve. Dhe nuk ėshtė e para herė qė njė krim kėrkon tė mbijetojė duke u zhytur nė njė tjetėr krim. Dhe Shqipėria nuk do mund tė dalė nga kėneta e kriminalizimit tė zgjedhjeve, ku jo rastėsisht ėshtė zhytur prej 20 vjetėsh, nėse drejtėsia nuk ndėshkon sipas ligjit vjedhjen e votės. E nėse edhe gjykatėsit janė blerė, sikundėr akuzon Ruēi, atėherė nėnshtrimi i shqiptarėve para diktaturės sė votės sė vjedhur nuk ėshtė njė opsion. Kėtė duhet ta harrojė Berisha! Edhe sikur jo ambasadorėt Wolfarth apo Sequi, por e gjithė bota ta cilėsojė atė nėnshtrim prej skllavi si njė etikė ndaj “shtetit ligjor” qė nė fakt, vetė Berisha e ka vrarė.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com