Albatlanta

NJĖQIND GĖNJESHTRA PA NJĖ TĖ VĖRTETĖ
(Pėrrallė shqiptare)
Na ishte seē na ishte. Ishte njė herė njė baba me tre fėmijė qė s’kishte gjė tjetėr veē shpirtit dhe njė kasolle tė shkatėrruar, njė kalė, njė shalė dhe njė fre. Kur i erdhi ēasti i vdekjes, thirri tė tre bijtė e u tha:
-Unė jam duke vdekur dhe gjė e mall s’po u lė; por jetoni me nder, mos e lėshoni njėri tjetrin dhe, si mbas moshės qė keni, kalin ta marrė mė i madhi, i dyti tė marrė shalėn e i treti frerin. Plaku dha shpirt.

Mbas pak kohe vėllai i madh u tha:
-Po dal me kalin qė mė ra nė pjesė tė fitoj, mbase ia gjej edhe shalėn edhe frerin.
Del dhe piqet me njė tregtar tė madh:
-Puna e mbarė!
-Mbarė e paē! Ē’e mirė tė solli nga kėto anė? – e pyeti tregtari.
-Doja t’i gjeja kalit shalė dhe frerė – pėrgjigjet ai.
-Ti jap unė – i thotė tregtari – shalė e fre, nė qoftė se di tė mė rrėfesh njėqind gėnjeshtra pa njė tė vėrtetė; pėrndryshe kali qė ke bėhet imi.
-Mirė, e thėnė e bėrė – thotė vėllai i madh. Fillon tė rrėfejė njėqind tė gėnjeshtėrta pa njė tė vėrtetė; por s’mundi tė rrėfente mė shumė se tridhjetė dhe kėshtu qė e humbi kalin.

Mbas pak kohe i shkon mendja vėllait tė dytė tė dalė me shalėn pėr tė fituar, qė t’i gjejė kalin dhe frerin. Takon tregtarin me tė cilin ishte ndeshur i vėllai.
-Puna e mbarė!
-Mbarė e paē!
-Kam ardhė - i thotė vėllai i dytė - tė fitoj; ndoshta i blej edhe kalin edhe frerin.
-Kalin dhe frerin t’i jap unė – ia kthen tregtari – nė qoftė se je i zoti tė mė tregosh njėqind tė gėnjeshtėrta pa njė tė vėrtetė; pėrndryshe shala bėhet imja.
-Mirė – i thotė vėllai i dytė.
Fillon tė tregojė njėqind tė gėnjeshtėrta pa njė tė vėrtetė; por s’mundi tė tregonte mė shumė se pesėdhjetė dhe kėshtu qė e humbi shalėn dhe u kthye nė shtėpi duarthatė.

Vėllai mė i vogėl ishte qeros, por shumė i zoti. Njė ditė prej ditėsh merr frerin dhe del pėr tė fituar pėr tė gjetur kalė e shalė.
Piqet nė rrugė me tregtarin e madh, qė ua kishte punuar tė vėllezėrve.
-Puna e mbarė!
-Mbarė e paē!
-Kam dėgjuar – i thotė qerosi – se ti fiton me gėnjeshtra dhe ti mė merr frerin, unė tė marr kalė e shalė.
-S’ka mė mirė – ia kthen tregtari – por nisja, nė qe se mė nxjerr njėqind tė gėnjeshtėrta pa njė tė vėrtetė.
“U ēova njė ditė, filloi qerosi, e s’ish ditė, kishte bletė e s’kishte, i numėrova e s’i numėrova, i numėrova e s’i numėrova e s’mund t’i numėroja; hyra dhe numėrova mizat e bletės e mė doli njė mė pak. U mėrzita edhe mė fort pse kishte humbė njė mizė blete, e mora njė gjėlpėrė dhe njė bėrthamė e shkova nė breg tė detit. Kur mbėrrita nė breg tė detit, kqyra mos e shihja kund mizėn e nuk e pashė; ngula atėherė gjilpėrėn nė tokė e hypa majė gjilpėrės e pashė pėrtej detit tė zi njė bujk qė po e lėronte tokėn me njė buall e me njė mizė blete. E njoha se ishte miza ime; por s’kisha si ta kaloja detin. Mbolla atėherė farėn e kungullit e u ula e fjeta.

Sa fjeta unė, fara kishte mbirė e kishte lėshuar njė degėzė tė hollė e tė gjatė mbi shpinėn e detit deri nė bregun pėrtej. U ēova prej gjumit e nėpėr degėz kalova detin e shkova te ai qė po punonte tokėn.
-Puna e mbarė!
-Mbarė e paē!
-Po si ma ke marrė mizėn e bletės e punon me tė? – i thashė. Be e rrufe ai, se “s’ta kam marrė, por ka ardhė vetė”.
-Mirė, - i thashė – nuk po prishemi pėr kaq gjė; por mė laj dėmin qė mė ke bėrė!
-Po ta laj, - m’u pėrgjigj –por prit sa tė mbjell farėn e tė piqet kjo qė mbolla, e ta korr, ta shij e ta hedh ndėr thasė. Sa e mbolli edhe atė qė i pat mbetur, mbiu ē’ka hodhi, u rrit, u poq, e korri, e shiu e m’i mbushi thasėt.
-Ja, -tha, -grurin pėr dėmin dhe miza jote.
Ngarkova grurin nė tė dy anėt e mizės, hypa nė mes tė barrėve, u fala me bujkun e u nisa tė kthehem. Kur mbėrrita nė mes tė detit pashė se po rėndonte njėra anė e barrės, u ula nė det, e numėrova grurin kokėrr pėr kokėrr e mė del njė mė tepėr. Mora spatėn e e ēava mė dysh, i bėra barrėt baraz e u nisa pėr shtėpi. Kur hyra nė oborr, mora vesh se mė kishte lindur babai. Lumi kush po shkon, e lum kė po gjej. U gėzova fort e mendova t’i bėja djepin babait. Mora dyqind spatarė e i vura tė presin nė njė pyll: por s’dolėn dėrrasat pėr djepin; mora njė ashkėl, qė kishte mbetur nė teh tė spatės e doli e tepėroi edhe pėr njė stol tė vogėl. Duhej tė punoheshin edhe shpėrgėjt. Thirra dyqind qethtarė e i vura tė qethnin dymijė dhėn, por s’doli leshi. Kishte mbetė njė qime e vetme nė teh tė gėrshėrėve e me tė mbarova shpėrgėjt edhe njė brez. Njė ditė mė erdhi mendimi tė dal pėr gjah. Kishim tri pushkė: dy tė thyera e njė pa ēark, e tre zagarė: dy tė ngordhur e njė pa shpirt. Mora pushkėn e paēark e zagarin e pashpirt e kėrkova nė mal e ndesha nė tre lepuj: dy tė ngordhur e njė pa kurrėfarė jete. Me tė parėn herė qė shtiva, vrava lepurin e pajetė e e vura nė krahė. Duke ecė rrugės gjeta tri shtėpi: dy tė rrėnuara e njėra kishte rėnė brėnda; hyra nė atė qė kishte rėnė brėnda e gjeta tri plaka: dy qorre e njė pa sy. Pyeta plakėn e pasy nėse shihte kund ndonjė enė e ajo mė dėftoi tre enė: dy tė thyera e njė pa bythė. Mora enėn pa bythė e zjeva lepurin e pajetė; mishi mė rrodhi, lėngun ma mbajti e hėngra vetė e hėngrėn tri plakat.............................

-Mjaft, mjaft! –tha tregtari, -se i ke kaluar njėqind gėnjeshtra pa njė tė vėrtetė. Ja kalin, shalėn, shtėpinė time e mallin tim e i gėzofsh me gjithė vėllezėr.
Vajti qerosi, mori edhe dy vėllezėrit e jetoi si mė i miri zotėri. Pėrralla nė Lesh, shėndeti prej nesh.

Pėrshtati: Hiqmet Meēaj
Kontriboi: Andi Meēaj
Per vogelushet ... | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com