Albatlanta

Pse ambasadorėt mbėshtesin Berishėn?
Mustafa Nano
Si shpjegohet qė diplomatėt perėndimorė janė vėnė nė mbėshtetje tė Berishės? Kjo ėshtė pyetja qė mė ėshtė bėrė herė pas here nga njerėz tė ndryshėm nė rrethana tė ndryshme. Kam frikė se edhe kolegėve tė mi apo dhe plot tė tjerėve qė supozohet se, pėr shkak tė “profesionit a detyrės” dinė ndonjė gjė mė tepėr lidhur me kėtė argument, u ėshtė bėrė e njėjta pyetje kohė pas kohe. Duket sikur kemi tė bėjmė me njė rebus tė madh shqiptar. Ende i pazgjidhur. Ndoshta i pazgjidhshėm.

Nė tė vėrtetė, kisha ca kohė qė s’po e vrisja mendjen mbi kėtė rebus, por kur Kolegji bėri adetin, d.m.th, i vuri vulėn falsifikimit tė rezultatit elektoral, protagonizmi i atypėratyshėm i ambasadorėve ma risolli nė vėmendje. Tė kuptohemi, nuk ėshtė se ata thanė “rroftė Berisha!”; thanė amį atė qė Berisha do donte qė ata tė thoshin, d.m.th, qė institucionet e thanė fjalėn e tyre, qė mazhoranca e opozita duhet t’i rikthehen dialogut, qė palėt duhet tė respektojnė vendimet e marra nga institucionet etj., etj. Formalisht, tė gjitha deklaratat e tyre me kėtė rast ishin tepėr korrekte (ēfarė mund e duhej tė thoshin tjetėr?), e nė kėtė kuptim, nuk ke se ku tė kapesh. Por problemi nuk ėshtė tek deklaratat e tyre tė momentit. Problemi ėshtė njė tjetėr.

Problemi ėshtė se ata e dinė qė Shqipėria po largohet frikshėm nga praktikat e demokracisė e tė shtetit tė sė drejtės, dhe nuk po bėjnė asgjė pėr ta shkurajuar kėtė zhvillim; pėrkundrazi, nė tė shumtėn e kohės janė vėnė hapur nė mbėshtetje tė sundimtarit tė Tiranės, i cili po i bėn zap njė e nga njė tė gjitha institucionet e pushtetet e pavarura kushtetuese, median, shoqėrinė civile. Ja, sapo mori Bashkinė e Tiranės; madje, nuk e mori, e grabiti; e grabiti faqe botės; dhe e festoi me fishekzjarrė, shķ si feston Robert Mugabe (ku tjetėr ėshtė parė qė pushteti tė festojė me fishekzjarrė njė rezultat elektoral?). Vitin e ardhshėm do tė marrė nė dorė (nė rrugė ligjore, kuptohet) zyrėn e Kryeprokurorit, pastaj atė tė Presidentit tė Republikės, rrjedhimisht do tė shtjerė nė dorė Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė. Ēfarė mbetet? Mbetet ndonjė gazetė e ndonjė televizion pėr tė llomotitur. Por edhe ato mund t’i marrė; nė mos, mund t’i shtrojė; nė mos, mund t’i tredhė; nė mos, mund t’i frikėsojė; nė mos, nuk ka pse tė shqetėsohet, pasi mediat joqeveritare kanė mėsuar mirė se si tė mos jenė opozitare e antiqeveritare, kanė mėsuar tė llomotisin aq sa qeveria tė mos shqetėsohet; madje, nė ndonjė rast duket se qeveria ėshtė e shqetėsuar jo ngaqė kėto media janė agresive me qeverinė, por ngaqė s’janė;edhe vetė bandės qeveritare i duhet njė fasadė demokracie.

Njė nga grupet mediatike mė tė rėndėsishme tė vendit, bajagi i zhurmshėm dhe i rreshtuar majtas qysh nė lindje (“News 24”, “Gazeta Shqiptare”, “Balkanweb”-i etj), nuk ėshtė mė as i majtė, as i zhurmshėm. Me anė tė njė takeover-i nė tregun mediatik (tė realizuar me mėnyra krejt legjitime, si gjithnjė) i ėshtė prerė njė krah i fuqishėm medias joqeveritare. Po flitet se mund tė ketė takeover-a tė tjerė. Biznesmenėt e pushtetit po bėjnė gati paratė. Operacionet financiare tė blerjes sė mediave opozitare do tė jenė sėrish legjitime, bash si procesi i grabitjes sė Bashkisė sė Tiranės (foli KQZ-ja, foli Kolegji Zgjedhor, ē’doni mė? Dini ju ndonjė rrugė mė legjitime tė nxjerrjes e certifikimit tė rezultatit elektoral?). Janė aq mirė tė kopsitura nė pikėpamje ligjore kėto operacione financiare e procedura vendimmarrjeje nė dėm tė opozitės e nė tė mirė tė fuqizimit tė regjimit putin-ian tė Tiranės, sa ambasadorėt, dashamirės nė kulm ndaj Berishės, janė tė lumtur qė ky i fundit i kopsit mirė zullumet, dhe kėshtu kėtyre nuk u duhet tė komprometojnė statusin pėr ta marrė nė mbrojtje. Po edhe sikur t’u duhej ta komprometonin pozicionin e tyre, ata s’do ta kishin pėr hall ta bėnin. Na e kanė dėshmuar nė ditėt qė pasuan 21 janarin, se janė aleatė pa kushte tė Berishės.

Pse pra? E gjithė kjo nuk ka se si dhe se pse tė ketė lidhje me antipatinė qė provokon tek ata Edi Rama. Dakord, Ramėn nuk e ēmojnė, dhe mirė bėjnė qė s’e ēmojnė (e pse do duhej ta ēmonin?), por mbėshtetja pėr Berishėn e pėr regjimin e tij ėshtė tjetėr gjė. Kėta ambasadorė, tok me qeveritė e tyre, mund tė merren vesh fare mire pėr ta mbajtur gjithė kohėn Berishėn nė pushtet, por tė paktėn le tė na bėjnė tė kuptojmė se e kanė nėn kontroll e tė domestikuar. Mirėpo, as qė bėhet fjalė: ata po bėjnė tė kundėrtėn, po e mbajnė tė tėrbuar e tė zgjidhur nga zinxhirėt.

Kori i ambasadorėve qė mban avazin e Berishės nuk ka lidhje as me gjoja kulturėn e tyre tė legalitetit. Ka ca e ca qė e hanė toptan kėtė pretendim tė tyren, dhe duket sikur kanė tė drejtė, pasi kėta ambasadorė flasin herė pas here pėr respekt tė ligjit e tė institucioneve. Ja, edhe tani, pas vendimit tė Kolegjit, me kėtė gjuhė folėn. Atėherė? Atėherė, ec e gjeje pse flasin me gjysmė zėri apo me zė tė mekur nė mbrojtje tė institucioneve, kur kėto tė fundit dhunohen e nėpėrkėmben nga Berisha. Reagimi i tyre nė kohėn kur Kryeministri ynė refuzoi hapur e brutalisht urdhrin e Prokurorisė sė Pėrgjithshme tė nesėrmen e 21 janarit (Prokuroria ėshtė gjithashtu njė institucion, ashtu si KQZ-ja e Kolegji Zgjedhor), apo kur zuri t’i hakėrrehej udhėheqėsit tė opozitės pėrpara kamerave me fjalėt: “provoje sėrish, dhe do ta shohėsh qė do tė ndėshkoj siē ndėshkohet njė bandit!”, ishte nė limitet e paturpėsisė. Doni mė? Ambasadori i OSBE-sė, Eugen Wollfarth, qė ėshtė kėtu pėr tė monitoruar, pėrveē tė tjerash, gjendjen e lirinė e masmedias, s’mbahet mend tė ketė ngritur zėrin e tė ketė shprehur ndonjė mospajtim me faktin qė televizioni ynė publik (TVSH) ėshtė shndėrruar nė njė instrument propagandistik i stilit goebbels-ian. S’e ka ngritur zėrin, me sa duket, edhe ngaqė nė ekranin e kėtij kanali, qė mbahet me paratė tona, shfaqet disa herė nė ditė maska pa shprehje e surratit tė tij. Kjo sjellje mund tė pėrkthehet e shpjegohet veē nė njė mėnyrė: atij dhe kolegėve tė tij, aq u bėn pėr institucionet.

Dhe nė kėtė pikė kemi njė shpjegim tjetėr qė dėgjohet nė xhiro: Berisha i ka hapur rrugėn protagonizmit tė shfrenuar tė ambasadorėve; kėta tė fundit vijnė nė Shqipėri, dhe pėr herė tė parė nė jetėn e tyre ndihen tė pėrfillur e objekt i kėrshėrisė e vėmendjes publike. Nė vendet e tyre ata kanė qenė e janė njė nė mes dhjetėra e qindra milionė tė tjerėve. Askush nuk kujtohet se ekzistojnė. Ndėrsa nė Tiranė e nė Shqipėri janė mė shumė se sa njė rock-star. Kėtu jetojnė si nė ėndėrr. Nuk ėshtė ēudi qė edhe njė pjesė vajzash e grash t’i kenė bėrė pjesė tė fantazirave tė tyre erotike; ose tė paktėn, nuk ėshtė ēudi qė ambasadorėt vetė ta besojnė kėtė halucinacion. “Kjo ėshtė Shqipėria e Sali Berishės”, - mendojnė ata, dhe nuk u shkon nė mendje tė besojnė se Shqipėria e ambasadorėve tė pėrkėdhelur ėshtė e tė gjitha kohėve.

Mos vallė e bėjnė nė emėr e nė tė mirė tė stabilitetit politik tė vendit? S’besoj se janė kaq tė trashė sa ta shesin mbėshtetjen qė i japin njė sundimtari si kontribut nė favor tė stabilitetit. Historia e botės, sidomos kjo e kohėve tė fundit, ka treguar se pikėrisht mbėshtetja e banditėve nė pushtet ėshtė kontributi mė i mirė pėr ta destabilizuar njė vend. Edhe historia postkomuniste shqiptare ka provuar tė njėjtėn gjė, sidomos nė vitin 1997. Udhėheqėsi i rrethuar atėmot me mbėshtetje, pavarėsisht se po ndėrtonte njė regjim policor, ka qenė po ai, Sali Berisha.

Apo e bėjnė, ngaqė Berisha ėshtė njė leader ballkanik qė di t’u thotė vetėm “Ok”? Nė tė vėrtetė, Berisha ėshtė mjeshtėr pėr t’iu qurravitur tė gjithė atyre qė kanė nė dorė nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr avenirin e tij politik. Nėse e lė nė pushtet Berishėn, ai nuk tė hap punė kurrė. Pėrkundrazi, bėhet masha jote nė ēdo kohė, qoftė dhe duke u hyrė nė hak interesave kombėtare. Por nė kėtė mes duhen bėrė dy saktėsime. Sė pari, kush tha se Rama do tė sillej ndryshe? Madje, Rama ngjan tė jetė fare i ēinteresuar pėr pėrmasėn e jehonėn ballkanike tė emrit e tė personalitetit tė vet. Rama nuk ka minimumin e kureshtjes dhe tė dijeve pėr punėt e jashtme, e kur vjen puna tek punėt e brendshme, ka pėr tė qenė njėsoj i gatshėm pėr t’i thėnė kakės, kek e kekut, kakė, nėse kėtė gjė do t’ia kėrkojnė ndėrkombėtarėt (dhe rėndom ndėrkombėtarėt, njė dreq e di pse, kėtė gjė kėrkojnė). Sė dyti, Berisha ėshtė njė yesman e gentleman sa kohė lihet i patrazuar tė konsumojė pushtet; nė momentin qė do tė ndiejė se i cenohet pushteti, Arvizu-ja, Sequi-ja e Wollfarth-i do t’i duken si gogla.

Ndonjė shpjegim qė i bėhet mbėshtetjes nė favor tė Berishės ėshtė i natyrės konspirative, dhe ky version thotė se, Berisha ka futur nė xhep ‘Bechtel’-in, Bush-ėt, Berlusconi-n, dhe ėshtė ky faktor “B” (sė fundmi u faneps dhe njė “B” e harruar: ish-sekretari i shtetit amerikan, Baker-i) qė punon pėr tė. Mund tė jetė njė limit i imi dhe i formimit tim, por shpjegime tė tilla mė ikin duarsh e mendsh. Nuk i kap dot. Nuk i bėj dot tė mijat.

Apo duhet besuar qė Berisha ka korruptuar e ka blerė njė e nga njė ambasadorėt? Nuk janė shumė. Praktikisht janė vetėm tre: Arvizu, Sequi, Wollfarth, e nė kėtė kuptim s’do ishte e pamundur, por kjo ėshtė njė pandehmė shumė e trashė, shumė folklorike, shumė shqiptare. Ėshtė njė tezė aq vulgare, sa tė vjen zor edhe ta fusėsh e llogarisėsh si variabėl nė ekuacionin me shumė zgjidhje (ndoshta pa zgjidhje) tė mbėshtetjes ndėrkombėtare nė tė mirė tė Berishės. Personalisht, do ta refuzoja kėtė shpjegim edhe sikur dikush t’ish nė gjendje t’ma dokumentonte tezėn e blerjes sė ambasadorėve.

Pėrgjigja mė e besueshme qė kam gjetur dhe kam dėgjuar nė vijimėsi pėr pyetjen qė kam shtruar qysh nė krye tė herės, ėshtė njė tjetėr. Ambasadorėt mendojnė gjithė ditėn e ditės se, kjo ėshtė Shqipėria dhe se kėta janė shqiptarėt. Ata e njohin mirė Berishėn, dhe fakti qė ky ėshtė nė pushtet, ėshtė pėr ta thjesht njė anomali mė tepėr nė njė vend ku anomalia ėshtė rregull; e pse u dashka tė shqetėsohen pėr njė situatė absurde nė mes tė njė bote absurde?

Nuk kam mundur dot tė gjej njė pėrgjigje mė tė gėlltitshme se sa kjo pėr pyetjen: pse ambasadorėt perėndimorė janė kaq tė marrosur pas njė marroku? Dhe, ėshtė i vetmi shpjegim qė i nxjerr disi tė larė nga kjo histori. Pėr turpin tonė, kuptohet.
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com