Albatlanta

Mashtrim i i Xhejms Bejkerit
Andrea Stefani
Dy ditė mė parė u publikua njė shkrim i James Baker, ish-sekretar i Shtetit i SHBA-sė, nė tė cilin i rekomandohet lidershipit tė opozitės tė pranojė vendimin e Kolegjit Zgjedhor qė duhet tė prononcohet pėr tė tretėn herė mbi rezultatin e zgjedhjeve nė Tiranė. Ta pranojė, po pėrse? Sepse, shpjegon sekretari Baker, historia mund ta gjykojė me ashpėrsi nėse do tė vendosė interesat e tij personale mbi interesat e popullit! Njė sugjerim etiko-moral qė pėr mė tepėr, duke anashkaluar tė drejtėn, nuk bind. Por mbi tė gjitha tė habisin sugjerimet qė njė figurė e konservatorizmit si Baker, jep lidhur me raportin e interesave. Tė vendosen interesat e popullit mbi ato personale?! Ndoshta zoti Baker nuk e di, se ky sakrifikim i interesave tė individit ka qenė promotori i propagandės komuniste dhe pėrligjja e lloj-lloj privacioneve nė Shqipėri pėr 45 vjet. Ndėrkaq kritikės konservatore nė SHBA, qė ēmon shumė lirinė dhe mbrojtjen e interesave tė individit, nuk i ka shpėtuar as slogani elokuent i Presidentit Kenedi: mos shiko se ēfarė vendi mund tė bėjė pėr ty, por se ēfarė mund tė bėsh ti pėr vendin! Njė slogan qė, nė njė farė mėnyre, nėnkupton sakrifikimin e interesave tė individit pėr “popullin”. Veē kjo ėshtė njė “kėngė” qė, pėr shkak tė sė kaluarės sė tyre, nuk mund tė gėzojė simpatinė e shumė shqiptarėve. Sepse a nuk do qe mė mirė qė nė vend se t’i sakrifikonin interesat personale, t’i pėrmbushin ato nė harmoni me interesin e popullit? Sekretari Baker shkruan qė “ėshtė e kotė tė sugjerosh qė tė dyja palėt duhet tė pėrpiqen tė negociojnė njė zgjidhje”. Tingėllon mė se e vėrtetė. Por ėshtė po aq e kotė t’i sugjerosh njė pale, sikundėr bėn po sekretari Baker, tė heqė dorė nga interesi i saj privat qė ajo beson se ėshtė nė harmoni me interesin publik, pra tė tradhtojė edhe veten, edhe popullin! Ndaj pėrgjigjja mbi kėtė ēėshtje tė koklavitur na shpie automatikisht te kryerrėnja e krizės shqiptare, te mungesa e drejtėsisė dhe e lirisė dhe pėr gjendjen e mjeruar tė tė cilave, shihet qartė se sekretari Baker ėshtė krejtėsisht i dezinformuar. Dhe prandaj, edhe pse bėn sugjerime tė ēiltra pėr lidershipin e opozitės, ato janė tė tilla qė nuk i shėrbejnė interesit tė popullit shqiptar.

* * *

Por cili ėshtė interesi i popullit shqiptar? Ai ėshtė shprehur shumė qartė, njėzėshėm dhe nė mėnyrėn mė masive tė mundshme 20 vjet mė parė, kur vetė sekretari Baker vizitoi Tiranėn, me thirrjet liri-demokraci dhe e duam Shqipėrinė si e gjithė Europa! Ėshtė trishtim tė shohėsh se dy dekada mė pas, kėto qėllime kanė mbetur tė parealizuara. Shqipėria ėshtė mė larg Europės se tė gjitha vendet e tjera tė Ballkanit, megjithėse hyri para tyre nė rrugėn e integrimit. Po pėrse? Sepse nuk ka demokraci. Pėrsėri pėrse nuk ka demokraci? Sepse nuk ka drejtėsi. Kjo ėshtė e vėrteta e hidhur qė sekretarit Baker duket nuk ia kanė thėnė. Nuk i kanė thėnė se nė Shqipėri liria nuk po funksionon. Po, ėshtė e vėrtetė qė shqiptarėt janė tė lirė tė mendojnė si tė duan, por edhe jo aq tė lirė tė flasin si tė duan. Ka ende jo pak frikė tė kritikosh pushtetin, qeverinė. Pėrse? Sepse mungon ajo drejtėsi qė do tė pengonte hakmarrjen e pushtetit mbi kritikėt e tij. Sekretari Baker e ka drejt kur thotė se liria funksionon mė mirė kur qytetarėt tregojnė respekt tė sinqertė dhe nė pėrputhje me sundimin e ligjit, qė ėshtė baza e njė demokracie tė rregullt. Por atij duket nuk i kanė thėnė se nė Shqipėri ėshtė krijuar njė klasė qeveritarėsh qė tashmė qėndrojnė mbi ligjin. Janė pikėrisht kėta qė nė asnjė rast nuk kanė treguar respekt tė sinqertė pėr ligjin. Dhe nuk ėshtė aspak rastėsi, por mungesė lirie, qė drejtėsia shqiptare ėshtė treguar e pafuqishme pėr tė goditur me forcėn e ligjit megaskandalet korruptive tė qeverisė deri edhe krime si masakrimin alla Gadaf tė protestuesve. Ky grup, nė fakt njė oligarki, ėshtė bėrė “pengesa e vazhdueshme politike e vendit”, tė cilėn ka dėshtuar tė thyejė jo vetėm drejtėsia, por edhe demokracia. Kjo e fundit ka dėshtuar tė imponojė, para sė gjithash, rotacionin e lidershipit nė Partinė Demokratike, ku vazhdon tė udhėheqė njė politikan i kohės sė Murit tė Berlinit! Pse? Sepse nė PD rrjedhat demokratike, qė nuk mund tė mos sjellin rotacion tė liderėve, janė tharė nga sundimi i ligjit tė hekurt tė oligarkisė! Dhe ėshtė e habitshme sesi, ndėrsa kėrkohen rrėnjėt e sė keqes kronike, neglizhohet ky ngurtėsim i rotacionit. Edhe pse Sali Berisha ka qenė dhe mbetet kryeaktor nė tė gjitha krizat politike nė Shqipėri. Pėrkundėr, kėmbėngulet qė e keqja tė shihet tek opozita dhe zgjidhja, te sakrifikimi i interesave tė opozitės pėr “interes tė popullit”. Por ky interes, sekretari Baker ndoshta nuk e di, ėshtė nė tė vėrtetė, interesi i partisė nė pushtet dhe i autokratit Berisha.

* * *

Sekretarit Baker i kanė thėnė se lideri i opozitės Edi Rama pretendon se ka fituar me 10 vota. E vėrteta ėshtė ndryshe. Dhe ajo lidhet me faktin qė vendimmarrja e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve (KQZ) nė Shqipėri, ėshtė nėn kontrollin e qeverisė. Nė mungesė tė plotė tė “respektit tė sinqertė pėr ligjin”, por nė respekt tė plotė pėr direktivat e qeverisė, KQZ nuk shpalli rezultatin qė nxori fitues Edi Ramėn. KQZ bėri sikur nuk pa njė rezultat qė, gabimisht, e brohoritėn para kamerave dhe medias edhe deputetė dhe militantė tė PD. Pastaj u tha se nuk ka pasur rezultat dhe se “loja” vazhdon. Pėrsėri, pėrse? Sepse Berisha dhe kandidati i tij Lulzim Basha ishin stėrbetuar qė do tė pranonin rezultatin. Prandaj kur ai doli jo nė favor tė tyre, preferuan tė mos kish fare rezultat. Aq e madhe dhe e frikshme ėshtė bėrė fuqia e autokratizmit nė Shqipėri sa tė zhbėjė atė qė sapo ka ndodhur dhe qė e kanė parė tė gjithė. Njė forcė “magjike” qė e ka burimin te kapja e institucioneve qė janė krijuar, sikundėr shkruan sekretari Baker, “pėr tė zgjidhur nė mėnyrė tė drejtė ēėshtjet e diskutueshme”, por qė, mjerisht, po i zgjidhin nė mėnyrė tė padrejtė nė favor tė qeverisė, duke sakrifikuar tė drejtėn, pra edhe “interesin e popullit”. Kėshtu, nė zbatim tė vullnetit tė qeverisė dhe Kryeministrit, KQZ ndryshoi rregullat e lojės dhe iu fut rinumėrimit tė fletėve tė hedhura nė kuti tė gabuara. Dhe kėtu vijmė tek analogjia qė sekretari Baker bėn me rastin George W. Bush-Al Gore. Shihet qartė se e kanė mashtruar, prandaj edhe vetė sekretari “mashtron”. Sekretari Baker sugjeron qė pėr zgjidhjen e krizės pėr zgjedhjet e Tiranės tė ndiqet shembulli i shtetit tė Floridės, kur nė fakt kriza pėr Tiranėn ka ndodhur pikėrisht nga se qė nė krye tė herės, nuk ėshtė ndjekur shembulli i Floridės. Gjykata e Lartė e SHBA-sė i dha fund krizės duke ndaluar qė nga rinumėrimi elektronik tė kalohej nė rinumėrimin me dorė tė votave. Ajo gjykoi qė edhe pse njė numėrim i tillė ishte teorikisht i drejtė, ishte i padrejtė nė praktikė. Sepse qe njė ndryshim i rregullave nė fund tė lojės nė favor tė njėrės palė dhe nė dėm tė palės tjetėr. Konkretisht nė favor tė Gore dhe nė dėm tė Bush. Ironia ėshtė se argumentet e ofruara nga Gore “pėr numėrimin e ēdo vote” janė shumė tė afėrta me ato tė ofruara nga Berisha pėr “numėrimin e ēdo vote”. Dallimi ėshtė se ndėrsa nė SHBA pretendimi i Gore u shpall i paligjshėm nga Gjykata Supreme, nė Shqipėri pretendimi i Berishės u shpall i ligjshėm nga Kolegji. Edhe nė Tiranė do ta kishin zgjidhur krizėn zgjedhore si nė Florida, nėse Kolegji do kish vepruar si Gjykata Supreme e SHBA, pra tė mos kish toleruar ndryshimin e rregullave tė numėrimit nė fund tė lojės, tė mos kish lejuar tė rinumėroheshin pėr t’u quajtur tė vlefshme nė favor tė kandidatit tė qeverisė Lulzim Basha ato vota qė deri nė atė moment, madje edhe nė procese zgjedhore tė mėparshme, ishin cilėsuar tė pavlefshme. Gjykata e Lartė e SHBA dha njė vendim qė diktoi rotacionin e pushtetit. Por Kolegji Zgjedhor shqiptar nuk ka atė pavarėsi, mbrojtje dhe liri, sa tė guxojė tė japė njė drejtėsi qė kėrcėnon me rotacion njė qeveri dhe lider si Berisha qė nuk i fsheh epshet pėr tė qėndruar pafundėsisht nė pushtet. Krejt nga sa po ndodh, e drejta e kėrkonte qė gjėrat tė mbaronin mė 14 maj. Dhe duhej tė qe Berisha, i njohur botėrisht edhe si truri i manipulimit tė zgjedhjeve edhe nė vitin 1996, qė tė pranonte humbjen duke vėnė “interesat e popullit” mbi gjakimin e tij pėr pushtet pa fund. Por keqinformimi ka bėrė qė sekretari Baker ta kėrkojė sakrifikimin e interesave “nė emėr tė popullit” jo te pushteti, por tek opozita! Kishim menduar se nė demokraci duhej tė qe ndryshe. Nė vende si Shqipėria me tendenca tė qarta autokratike dhe me tė kaluar diktatoriale, ku opozitat janė shfarosur nė emėr tė interesit tė qeverisė tė maskuar me “interesin e popullit”, ky ėshtė njė sugjerim i rrezikshėm.

* * *

Sekretari Baker shkruan me tė drejtė se secila palė beson qė argumentet e parashtruara prej saj janė tė sakta dhe nėse ato nuk pranohen, deklaron se zgjedhjet janė “vjedhur”. Por ky nuk ėshtė ekzaktėsisht rasti shqiptar. Nėse fitorja do i ishte dhėnė Ramės, pala qeveritare nuk do tė kishte asnjė argument pėr tė pretenduar vjedhjen e zgjedhjeve pėr organizmin e mirė tė tė cilave ėshtė ajo pėrgjegjėse. Dhe i vetmi faktor qė shpjegon precipitimin alogjik tė krizės nė Tiranė, duke neglizhuar “respektin e sinqertė pėr ligjin” dhe “interesin e popullit”, ėshtė presioni i pushtetit mbi institucionet e administrimit dhe tė drejtės zgjedhore. Madje edhe mbi ndėrkombėtarėt. Por edhe mė e keqja duket se ka ndodhur. Opozita ka denoncuar sė fundmi nė Kolegj fakte qė sugjerojnė futjen e duarve nė kuti nga njerėzit e pushtetit. Tashmė ėshtė provuar se numri i fletėve tė votimit ėshtė mė i madh se numri i atyre qė kanė votuar dhe kjo vė nė dyshim parimin kushtetues njė njeri, njė votė. Duket se sekretari Baker nuk ėshtė informuar pėr zhvillime tė tilla, prandaj edhe nė fund tė shkrimit tė tij, e shikon zgjidhjen te pranimi nga opozita tė vendimit tė Kolegjit, te sakrifikimi i interesave tė saj pėr hir tė interesave tė “popullit”. Por cili ėshtė interesi i popullit nėse faktet ulėrasin se qeveria ka manipuluar zgjedhjet? Tė pranohet njė vendim gjykate qė maskon me “drejtėsi” njė manipulim tė vullnetit tė sovranit? Do tė thoshim se pikėrisht nė njė rast tė tillė, historia do tė gjykonte me ashpėrsi njė opozitė qė nuk u tregua nė lartėsinė e momentit pėr tė penguar grabitjen e vullnetit tė sovranit qė mund tė jetė themeli i gjithēkaje, por jo i demokracisė dhe lirisė. Ajo do tė pyesė rreptė: Ja u grabitėn lirinė para hundės dhe ju i lejuat?!
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com