Albatlanta

Heroina shqiptare e Gjermanisė
nga Top Channel
Fatmira Bajramaj, e njohur si Lira, ėshtė futbollistja qė ėshtė vėnė nė qendėr tė vėmendjes nė Gjermani.

Vajzė e njė familjeje nga Kosova, ajo ėshtė pretendente pėr tė qenė futbollistja mė e mirė e kampionatit botėror pėr femra qė nis sot nė Gjermani.

Mediat gjermane e kanė cilėsuar si heroinėn e futbollit nė Gjermani. Fatmiraj Bajramaj ka lindur mė 1988 nė Kosovė dhe sot ėshtė njė prej emrave mė tė njohur tė kombėtares gjermane tė femrave nė futboll.

Familja Bajramaj vendosi tė largohej nga Kosova pas tmerreve dhe masakrave tė regjimit tė Millishevicit.

Tabloidi gjerman, Bild e ka zgjedhur nė faqe tė parė duke e cilėsuar si lojtaren mė tė bukur. Lira ėshtė sportiste dhe nė tė njėjtėn kohė ushtarake rezerviste e ushtrisė federale gjermane.

Ajo ėshtė shndėrruar nė simbolin e integrimit tė emigrantėve nė shoqėrinė gjermane, cka simulohet nga qeveria e Angela Merkel. Nga viti 2001, sot Lira, qė ėshtė 23 vjec, ėshtė shtetase gjermane bashkė me familjen e saj.

Sot nė Gjermani nis kampionati i femrave nė futboll dhe Fatmira Bajramaj ėshtė ndėr favoritet kryesore pėr tė marrė titullin e mė tė mirės. Ndeshja e parė do tė jetė mes Gjermanisė dhe Kanadasė. Kombėtarja gjermane, kampione bote prej 2003-it, synon sėrish titullin nė 2011-n.

“Do tė bėjmė c’ėshtė e mundur pėr tė marrė sėrish trofeun. Qėllimi ynė ėshtė tė jemi kampione bote”, tha pėr mediat mesfushorja kosovare, Bajramaj.
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com