Albatlanta

Pse librat elektronike e kane humbur betejen?
24-ore.com
Tė mos ketė dyshime: E-Librat do ta kenė jetėn tė gjatė. Nėse nuk ndodh diēka po aq e hatashme sa edhe rikthimi i Japonisė te pėrdorimi i shpatės, librat digjitalė janė pasardhėsi i shekullit 21 tė librave tė shtypur. E megjithatė, e-librat kanė tė meta thelbėsore. Janė disa aspekte tė kulturės sė librit tė shtypur qė e-librat nuk mund tė zėvendėsojnė ende (tė paktėn jo me lehtėsi).

Le ta fusim kėtė brenda njėfarė konteksti. Amazon i dha jetė revolucionit tė e-lexuesve me Kindle’in e tij vetėm tre vjet e gjysmė mė parė, e tani shet mė shumė e-libra seē ėshtė kombinimi i tė gjithė librave konvencionalė sė bashku. Libraria njėqindvjeēare, e pranishme fizikisht, Barnes & Noble, po shqyrtohet pėr blerje nga Liberty Media, jo pėr shkak se ka dyqane gjithandej, por ngase aparati i tij kėrkues elektronik Nook ėshtė bėrė konkurrenti mė i fortė i Kindle.

Argumentet e arsyetuara se iPad do t’i “vriste” lexuesit digjitalė (e-readers) tani duken qesharak, sepse qė tė dy lulėzojnė dhe njerėzit blejnė nga qė tė dy. Pėr njė gjė e-librat dhe librat janė njėsoj tė vlershėm: secili nė mėnyrėn e vet ata janė tė pėrputhshėm me ēdolloj platforme kompjuterike.

Mirėpo, megjithė tė mirat qė sjellin, e-librat janė ende larg premtimit se do na bėnin qė ta harronim versionin e tyre nė letėr. Tash pėr tash, nėse bėhet kalimi nga librat nė letėr nė e-libra ende mbetet diēka e paplotėsuar.

Megjithėse s’ėshtė gjithmonė kėshtu kur flitet pėr teknologjinė: ne i gėzohemi heqjes sė kabllos sė telefonit, nuk trishtohemi se sms’ėt e dobėsojnė tė shkruarit, dhe jemi tė bindur se kompjuterėt dhe telefonat po e zėvendėsojnė edhe televizorin.

Nuk po i dorėzohem variacionit me argumentin e vagullt fizik (ndjesia dhe aroma e letrės ėshtė njė pjesė integrale e pėrvojės sė tė lexuarit…) qė e dėgjon nga dikush qė me gjėra pėrshtatet vonė ose kurrė.

Rrėfimi im i plotė shkon se: kurrė s’kam pasur njė e-libėr kompjuterik, sepse kam njė kundėrshti tė ngulitur pėr mjetet njėpėrdorimėshe. Por, qė kur bleva njė i-Pod, qė nė ditėn e parė kur dolėn, ende s’kam blerė asgjė tė shtypur.

Jam i varur krejtėsisht nga ideja se librat janė objekte trashėgimie, qė ndoshta kurrė s’do tė zhduken, por janė margjinalizuar pėrjetėsisht si mediume qė shprehin njė status. Meqė ėshtė kėshtu, ja pesė shkaqe rreth e-librave qė mund t’ju bėjnė tė ndėrroni mendje sa i pėrket lamtumirės sė pėrgatitur pėr faqet e shtypura.

1) Njė e-libėr i papėrfunduar nuk paraqet njė ngacmim tė pėrhershėm qė ta mbarosh sė lexuari.

Dy muaj pas 11 shtatorit gazetarja e teknologjisė sė gazetėn ‘The New York Times’, Jenna Wortham, shkroi e ngazėllyer se ajo, mė nė fund, kishte mbaruar sė lexuari e-librin e saj tė parė. Si ėshtė e mundur qė njė individ kaq i informuar pėr teknologji tė jetė kaq i vonuar nė pėrdorimin e saj? Wortham kishte njė sqarim tė shkėlqyeshėm pėr kėtė. Ajo vazhdimisht harronte tė tė vazhdonte leximin e e-librit aty ku e kishte lėnė mė parė. U desh betimi solemn i njė vendimi pėr Vitin e Ri qė kjo tė ndryshojė.
E-librat, pra, nuk ekzistojnė brenda rrezes sate tė shikimit. Ata nuk tė mundojnė me praninė e tyre qė tė shtyn t’i lexosh. Ata nuk shėrbejnė si kujtesė e vazhdueshme dhe sikletosėse e zakoneve tua tė varfra pėr lexim. Qofshin edhe 1001 libra digjitalė, ata do tė jenė larg shikimit tėnd e, rrjedhimisht, edhe larg mendjes. Zgjidhja e mundur? Sinjalizimet qė shfaqen nė ekran, pėr tė tė kujtuar se ke mbetur nė faqen 47 tė “A Shore Thing” - pėr 17 ditė radhazi.

2) S’mund t’i mbash tė gjithė librat nė njė vend.

Librat e radhitur nė raftet e tu nuk tė vrasin mendjen se nga ē’librari kanė ardhur. Por, nė telefona raftet janė tė ndara – sepse, s’mund t’i shohėsh nė njė vend tė vetėm tė gjithė e-librat qė i posedon dhe qė i ke blerė nga shitėsit e ndryshėm. S’ka program pėr kėtė. Me e-libra je i ndėshkuar dy herė, sepse s’mund tė blesh asgjė jashtė kompanisė qė tė ka shitur mjetin lexues.

Pėr shembull, Apple nuk i lejon hartuesit dhe programeve qė tė ndėrhyjnė pėr tė krijuar atė qė do tė pėrbėnte njė librari tė vetme brenda njė programi. Nėse kjo pengesė zhduket, prapė do tė mbetej nevoja e kompanive pėr shpėrndarjen e librave pėr tė bashkėpunuar – gjė kjo jo e lehtė pėr aq kohė ata janė konkurrentė, sepse ky lloj pakti do tė ēonte nė luftėra ēmimesh.

Mirėpo, mėnyra sesi i lexojmė e-librat ėshtė e kundėrta e mėnyrės me tė cilėn lexojmė. Pėr tė marrė librin fizik tė radhės, ne pėrdorim raftet qė i kemi sistemuar vetė, prej nga zgjedhim diēka. Nė veprimin e njėjtė digjital, ne do tė shihnim ēdo libėr qė e posedojmė dhe do tė pėrzgjidhnim njėrin, gjė qė na ēon te programi qė e hapė atė libėr- me njė fjalė, nė Kindle, Nook, Borders, etj. Mjafton njė proces i tillė - hapja e programit, pėrzgjedhja e njė libri - dhe lehtėsisht mund tė harrosh ēfarė librash ke. Gjė e vogėl? Pėrpiqu tė imagjinosh Borders, tek pėrpiqet tė tė diktojė pėrmasėn dhe formėn e raftit tė librave tu, rregullėn, sipas sė cilės, ai raft mund tė mbajė vetėm librat qė i ke blerė nga ata, dhe shih nėse kjo gjė do tė tė fyente, sadopak.

3) Shėnimet nė margjina tė ndihmojnė tė mendosh.

Nuk mjafton tė kesh mundėsi qė tė nėnvizosh diēka. Njė lexues i kujdesshėm do tė debatojė me autorin, do tė zgjerojė njė argument, ose do tė shėnojė diēka i frymėzuar nga ajo qė sapo lexoi. Dhe duhet tė jetė ngjitur me origjinalin - njė bllok shėnimesh i veēantė ėshtė qesharak, qoftė edhe me njė sistem indeksimi inteligjent, qė duket si diēka e pashmangshme, por qė s’ėshtė shpikur ende.

Librat nuk ofrojnė shumė hapėsirė nė tė cilėn lexuesit mund tė shėnojnė, ndėrkaq e-librat s’kanė fare. Dhe, si i bėhet serendipitetit tė ndarjes sė mendimeve dhe informimit nga mendimet e tė tjerėve - nga mesazhet e shkruara nė margjinat e librave tė marra ose tė dhėna me hua? Pėrsėritja e kėsaj pėrvoje do tė kėrkojė njė standard tė ri, tė adoptuar univerzalisht nga konkurrentėt, teknologjia e librit tė tė cilėve - pėr dallim nga letra - ėshtė e patentuar.

4) E-librat shihen si diēka pėr njė pėrdorim, megjithėse ēmimet e tyre nuk e dėshmojnė kėtė gjė.

Kjo ėshtė diēka e thjeshtė dhe gjithashtu e lehtė qė tė anashkalohet - si e parėndėsishme, sepse ka njerėz qė duhet paguar pėr qasje nė e-libra. Por derisa e-librat tė sjellin njė vlerė tė re - siē bėri Hollywood’i me shtojcat e DVD’ve - ėshtė e bezdisshme tė shpenzosh 13 dollarė nė diēka qė s’ėshtė mė shumė se njė libėr me qira. Prodhimi i e-libravet pothuaj s’kushton asgjė, megjithėse ēmimi bazė i vendosur nga botuesit ėshtė vetėm pak mė i ulėt se i librave konvencionalė.

E-librat s’mund tė huazohen, s’mund t’i jepen donacion njė librarie lokale, e as tė rishiten. Ata nuk zėnė vend, dhe rrjedhimisht shkaktojnė ndjesi konfliktuale kur tė vije vjen koha e fshirjes sė disa prej tyre. Mirėpo, ngaqė ata nuk janė socialė, qoftė edhe nė formėn mė tė kufizuar qė e kėrkon njė nivel i kontaktit njerėzor nė botėn fizike, ata kurrė s’do paraqesin njė zgjatim tė personalitetit tėnd. Gjė qė mė ēon tek…

5) E-librat s’mund tė pėrdoren si pjesė e dekorit shtėpiak.

Para se tė rrotullosh sytė nga cektėsia e kėsaj ankese, mendoje kėtė: kur, nė jetėn tėnde prej lexuesi, nuk e pajise mjedisin tėnd me libra si mjete tė prezantimit tėnd pa asnjė fjalė me njerėzit pėrreth? Kjo mund tė jetė edhe pjesė e vanitetit, por librat – ashtu si i vendosim nė dhomat tona, dhe ata qė s’i mbajmė fare – tregojnė shumė pėr atė sesi dėshirojmė qė bota tė mendojė pėr ne. Ndoshta mė shumė se ēdo gjė tjetėr nė shtėpinė tonė, librat janė simbolet tona, tė ndėrmjetėsit mė tė mirė tė njė bisede - shpjeguesit tanė. Tė mbyllur “poshtė” bodrumit tė lexuesit tėnd digjital, ata s’mund t’i shoh askush, e as t’i dėgjojė tė flasin nė emrin tėnd.

Ėshtė aksiomatike sesi asnjė medium i ri nuk e zhduk atė qė e eklipson. Kėshtu, ne ende kemi radio, televizion dhe filma. Andaj, do tė ishte ēmenduri qė - edhe pėr shumė kohė - tė parashikojmė vdekjen e librit. Madje, ende s’e kemi parė as fundin e modeleve krijuese tė biznesit – sepse, nė botimin e librave ende s’ka njė “njė fjalėkalim me pagesė”, siē ėshtė rasti me revistat dhe gazetat. Tė marrėsh njė e-libėr bashkė me njė libėr konvencional (ose anasjelltas) do tė ishte e mira e sė mirave, ose e keqja e tė kėqijave.

Kjo, tė paktėn do tė zgjidhte problemin e dekorimit tė shtėpisė.
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com