Albatlanta

Shqiperia edhe me larg BE-se
24-ore
Shqipėria numėrohet e pesta nė renditjen e BE-sė pėr zgjerimin me vendet e Ballkanit. Pas Kėshillit tė Stabilizim-Asociimit, BE-Mali i Zi, komisioneri pėr Zgjerim Stefan Fule listoi tė gjitha vendet e rajonit, nga mė tė avancuarat pėr t’u integruar deri tek ato qė kanė nisur t'ia zbehin edhe shpresat BE-sė.

“Rregullat e lojės janė mjaft tė qarta. Kemi Kroacinė nė krye tė ngjitjes pėr nė krahun e vendeve anėtare. Me tė vėrtetė qė fundi i negociatave me Kroacinė pėrkon me fundin e presidencės hungareze, ēfarė lejon kėshtu qė tė nėnshkruhet traktati i anėtarėsimit mė vonė gjatė kėtij viti”, deklaroi Stefan Fule, komisioner Europian pėr Zgjerimin.

“Kemi pastaj ish-Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė ku Komisioni ka rekomanduar para ca kohėsh qė tė nisin negociatat pėr anėtarėsim, por mbetet ende njė ēėshtje pėr t'u zgjidhur, ēėshtja e emrit. Pas zgjedhjeve tė mira, shpresoj se ai vend do tė jetė fokusuar nė zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje, pėr tė lejuar kėshtu vendet anėtare qė tė pėrgjigjen pėr kėtė rekomandim tė Komisionit”.

“Pastaj ėshtė Mali i Zi, pėr tė cilin nė opinionin tonė tė vitit tė kaluar e bėmė tė qartė se duhej dhėnė statusi kandidat dhe vendet anėtare u pėrgjigjėn. Nėse dhe kur Mali i Zi tė tregojė rezultatet pėr ato 7 prioritete, atėherė hapi llogjik i radhės pėr Komisionin do tė ishte rekomandimi ndaj vendeve anėtare qė tė ēelen negociatat e anėtarėsimit”.

“Tani, kemi Serbinė, me dėrgimin e Ratko Mlladiē nė Hagė, ka njė momentum tė ri. E di qė autoritet serbe po punojnė shumė fort qė tė sigurohen mirė se rekomandimi nuk do tė jetė vetėm pėr dhėnien e statusit kandidat, qė pėrbėn vetėm njė pjesė tė hapit, e di qė ata me tė vėrtetė po punojnė fort qė ne tė rekomandojmė edhe nisjen e bisedimeve pėr anėtarėsim, ēfarė automatikisht nėnkupton dhėnien e statusit kandidat”.

“E mė pas kemi Shqipėrinė dhe ku vitin e kaluar opinioni ynė pėr Shqipėrinė pėrcaktoi 12 prioritete kyēe e midis tyre ishte dhe ai pėr zgjedhjet lokale. Gjatė muajve tė fundit unė vijoj tė mos shoh fundin e kėtij ngėrēi politik, por shpresoj shumė qė nėse partitė politike do tė fokusohen nė rrugėt ligjore pėr tė zgjidhur ēėshtjet e mbetura hapur. Shpresoj se ata do tė mobilizohen mbi fokusin e axhendės sonė tė zgjerimit, e tė shėnojnė kėshtu njėfarė progresi gjatė kėsaj rruge qė mbetet deri nė publikimin e raportit tė progresit”.

Pas Shqipėrisė, renditet Bosnja me kaosin e saj tė 3 qeverive brenda njė shteti, e Kosova, shteti mė i ri i Ballkanit.
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com