Albatlanta

Kreu i KiE: Rrezikohet funksionimi i institucioneve demokratike nė vend
Letra per Berishen
Sekretari i pėrgjithshėm i Kėshillit tė Europės, Thorbjorn Jagland, deklaroi se ka kėrkuar ekspertėt e Komisionit tė Venecias qė tė hartojnė njė rekomandim nė lidhje me problemet qė u hasėn nė zgjedhjet pėr Tiranėn. Ky vendim i marrė nga zyrtari i lartė i Strasburgut vjen pas refuzimit qė Kryeministri Berisha i ka bėrė kėrkesės sė ndėrkombėtarėve pėr tė ftuar Komisionin e Venecias qė tė kėshillonin KQZ-nė dhe Kolegjin nė lidhje me votat e gabuara. Ndėrkaq, Jagland i ka dėrguar njė letėr zyrtare Kryeministrit Sali Berisha. Letra i ėshtė dėrguar pesė ditė mė parė, por siē duket nuk ka marrė asnjė pėrgjigje, ndaj kabineti i sekretarit tė pėrgjithshėm e ka publikuar atė.

Letra e plotė
Z. Kryeministėr! “Po ju shkruaj tė shpreh shqetėsimin tim nė lidhje me situatėn qė pasoi zgjedhjet e fundit lokale nė vendin tuaj, dhe veēanėrisht pėrplasjet sa u pėrket zgjedhjeve pėr kryebashkiakun e Tiranės. Shumė kanė shpresuar se kėto zgjedhje do tė vendosnin standarde tė reja sa i pėrket mbajtjes sė zgjedhjeve vetė, por edhe sjelljes dhe pėrgjegjėsisė sė forcave politike dhe funksionimit tė institucioneve demokratike. Kėto shpresa u forcuan pėr shkak tė zhvillimit tė qetė dhe tė rregullt tė votimit nė ditėn e zgjedhjeve. Pėr fat tė keq, si pasojė e pėrplasjes nė zgjedhjet pėr kryebashkiak nė Tiranė, Shqipėria po pėrballet tani me njė situatė qė do t’i rėndojė mė tej ndarjet politike dhe mund tė kėrcėnojė pėrpjekjet pėr tė siguruar funksionimin e duhur tė institucioneve demokratike, qeverisjes sė mirė dhe progresit ekonomik tė mėtejshėm. Si mik i Shqipėrisė, jam i shqetėsuar. Dua tė apeloj me termat sa mė tė fortė tė mundshėm ju, zoti Kryeministėr, dhe liderėve tė tjerė tė forcave politike nė vendin tuaj tė hyni menjėherė nė njė dialog tė vėrtetė se si ta kaloni kėtė ngėrē politik, duke respektuar zbatimin e ligjit dhe principet demokratike, qė priten nga ēdo anėtar i Kėshillit tė Europės. Dua t’ju informoj ju, se pėrkundėr sfondit tė vendimit tė Kolegjit Zgjedhor, kam si synim qė tė pyes Komisionin e Venecias pėr njė opinion se si tė shmangen situata tė ngjashme nė zgjedhjet e ardhshme”.

Konteksti
Letra e sekretarit tė pėrgjithshėm tė Kėshillit tė Europės, i cili ėshtė mbėshtetur fuqishėm dje edhe nga Komisioneri i BE-sė pėr Zgjerimin, Stefan Fule, ka njė kuptim tė rėndėsishėm politik, pasi ajo vetė paraqet tri momente tė rėndėsishme, si nė formė, por edhe nė pėrmbajtje.
Formalisht, si rrallė herė nė marrėdhėniet e KiE-sė me vendet anėtare, siē ėshtė edhe Shqipėria, ėshtė marrė njė vendim qė nuk pėlqehet apo mbėshtetet nga qeveria vendase. Pra vetė zyrtari i lartė i KiE-sė i ka kėrkuar aktivizimin e Komisionit tė Venecias edhe pa pėlqimin e Kryeministrit shqiptar. Duke lajmėruar Berishėn pėr kėtė eveniment, Jagland thekson “pėrkundėr sfondit tė vendimit tė Kolegjit Zgjedhor, kam si synim qė tė pyes Komisionin e Venecias pėr njė opinion se si tė shmangen situata tė ngjashme”.
Ndėrkaq, nė aspektin politik tė saj, sekretari i pėrgjithshėm i KiE-sė, shpreh shqetėsimin dhe paralajmėron Berishėn se vendi rrezikon hyrjen nė njė kaos institucional, apo siē e cilėsoi ai: “Shqipėria po pėrballet tani me njė situatė qė do t’i rėndojė mė tej ndarjet politike dhe mund tė kėrcėnojė pėrpjekjet pėr tė siguruar funksionimin e duhur tė institucioneve demokratike”.
Dhe pėr kėtė argument qė shtron, zyrtari suedez qė drejton ekzekutivin e Kėshillit tė Europės, pėrmend qartė se shkaku ėshtė pikėrisht deformimi i rezultatit tė zgjedhjeve pėr Tiranėn, tė cilėn ai me njė gjuhė diplomatike e cilėson si “pėrplasjet e zgjedhjeve pėr kryebashkiak”. Paralajmėrimi i qartė dhe i hapur pėr rrezikimin e funksionimit tė institucioneve demokratike pėrbėn njė qėndrim tė qartė ku qeveria cilėsohet si fajtore pėr situatėn e krijuar.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com