Albatlanta

Tjetėrsimi i dyfytyrėsisė nė pafytyrėsi
Kico Blushi
Ata qė kėto ditė i bėjnė thirrje opozitės tė mos ushtrojė trysni mbi organet e pavarura, mbi KQZ-nė e Kolegjin Zgjedhor, po mėsyjnė me top Topin, Presidentin e Republikės, qė ky tė mos guxojė t’i drejtohet Venecias. Ata qė dje molisnin ‘nuk duhet tė hapen kutitė’, sot dalin e thonė zėplotė se hapja e tyre dhe rinumėrimi i votave ėshtė njė e drejtė kushtetuese, se kėsisoj respektohet vota dhe vullneti i qytetarit…Ata qė dje ishin ministra tė sė majtės, sot janė ministra tė sė djathtės. Ata qė ishin propagandistė mediatikė tė Ramės, sot janė tė Berishės…Nė pamje tė parė kjo sjellje publike ngjan e natyrshme, u mėsuam me tjetėrsimin! Vetėm se nuk kemi tė bėjmė me dyfytyrėsi, njė dukuri aq e shpeshtė e diktaturės qė shėrbente pėr mbijetesė; nė liri-demokraci ėshtė transformuar nė kėtė lloj pafytyrėsie: atė qė pėshtyn sot, mos ngurro ta lėpish nesėr dhe anasjelltas. Kėto 20 vite post-diktaturė provuan se tjetėrsimi i dyfytyrėsisė sė diktaturės nė pafytyrėsi “demokratike” tash quhet njė normė morale, normale, mjaft dobiprurėse, aspak e dėnueshme, madje e lavdėrueshme, sepse tregon zotėsi. Njeriu i menēur ndryshon, por mbetet nė hije; ndėrsa njeriu “i talentuar”, i pėrshtatshėm, di tė nxjerrė dhjamė edhe nga pleshti, sepse pranon tė shesė fytyrėn, karakterin. Fjalėn, votėn dhe tė drejtat e veta nė tezgat e partive, duke dalė pėrherė i fituar. Aleancat e partive, vendimet e gjykatave, opinionbėrėsit e opinionēbėrėsit, marrėdhėniet e krerėve me ligjin, raporti i kryetarit me kėshilltarėt, me forumet dhe anėtarėsinė mund e duhet tė kalojnė pa asnjė problem nga dyfytyrėsia nė pafytyrėsi, nga hipokrizia nė dashuri, nga miqėsia nė armiqėsi, pėrherė sipas interesit vetjak tė ēastit e nė ēdo rast nė dėm tė atij publik. Zgjedhjet pėrherė janė problematike, me tension, pa humbės, jo vetėm se kandidatėt duan me ēdo ēmim tė fitojnė, porse tek ne gjenden kollaj komisionerė tė gatshėm qė shesin veten, qė manipulojnė votėn, bashkė me procesin, nė kėmbim tė njė shpėrblimi…Pafytyrėsia ka ēmim tė lartė nė ēdo parti, nė ēdo proces! Tjetėrsimi i dyfytyrėsisė nė pafytyrėsi morale, rėndom sendėrtohet sipas parimit tė lashtė ‘dorėn qė nuk e kafshon dot, puthe!’; puthe dhe mos ngurro tė japėsh prova publike se armiku i shefit tėnd automatikisht duhet tė jetė edhe armiku yt! Mos ngurro qė atė qė e quan sot tė drejtė e tė moralshme, nesėr ta quash tė shtrembėr, tė dėmshme, nė mos njė budallallėk…E lindur nėpėr korridoret e partive, pafytyrėsia sot ėshtė leva e Arkimedit qė mundėson kollaj karrierėn, pasurim tė shpejtė, larje tė mėkateve tė diktaturės, lavdi tė pamerituar, jetėgjatėsi dhe siguri nė post…Nuk ka gjykatės qė nuk e zbaton kėtė parim ekstra juridik. Kėtė faturė mbrapshtie detyrohet ta paguajė demokracia; nė emėr tė saj e tė Ligjit, pafytyrėsia mediatike po bėn kėrdinė mbi moralin shoqėror e marrėdhėniet njerėzore!

Autoriteti moral, integriteti profesional, ndershmėria e pėrkushtimi, sipas lapėrdharėve tė sotėm mediatikė quhen mbeturina tė panevojshme e tė paarritshme! Nga kjo blerje morale shoqėria ka mbetur pa modele idealistėsh, pale tė humanizmit dhe tė solidaritetit. Kjo ėshtė merita kryesore dhe ndoshta e vetme e klasės tonė politike: njeriut tė sotėm i janė zhbėrė e zhvleftėsuar shembujt e ndershmėrisė dhe tė pėrkushtimit ndaj interesit tė pėrgjithshėm! Besimi te shteti dhe institucionet, te partitė dhe kryetarėt e tyre, pse jo edhe te sistemi demokratik, ėshtė mė i dobėt se kurrė. Vlera morale dhe intelektuale sot konvertohet me mall, me pasuri, me dukje, me llapaqenėri, me njė makinė tė shtrenjtė, me njė post, me pasuri tė patundshme, me aftėsinė pėr t’u kameleonizuar, apo pėr t’u shtirė i persekutuar…Bashkėjetesėn harmonike nė komunitet pafytyrėsia e krerėve e ka bėrė tejet tė vėshtirė, nė mos tė pamundur, pasi konfliktualiteti i tyre ushqehet me shpifje e sharje, domethėnė me pafytyrėsi, duke thelluar hendekun mes tė pasurit dhe tė varfrit, mes tė fortit dhe tė dobėtit, mes atij qė ėshtė me ne dhe atij qė ėshtė kundėr. Sot ėshtė e vėshtirė tė pėrballosh sulmin asgjėsonjės tė shembullit negativ qė tė ndjek ngado e kurdo, nga lart e nga poshtė, pa kursim, si njė bombardim. Pafytyrėsia e administratės publike, nėn shembullin e krerėve partiakė, qeveritarėve, gjykatėsve apo analistėve, tė cilėt, duke parė njėrit-tjetrin, po e pėrdorin me sukses kėtė mjet ēudibėrės: pafytyrėsinė, pėr t’u rekrutuar, pėr t’u bėrė klientė, pėr t’u shitur sa mė shtrenjtė, sepse vetėm kėshtu, mesa duket, njė hiēanak province mund tė transformohet nė Zot fuqiplotė i njė zyre, i njė prone, i mediave, madje edhe i peshores kombėtare tė vlerave! E dini sa kushton sot njė karrige nė KQZ, nė KLD, nė Gjykatėn e Lartė apo nė Kushtetuese? Nuk ėshtė fjala vetėm pėr ryshfet kesh, por mė sė pari pėr provėn qė duhet tė kesh dhėnė paraprakisht se je “yni”! Ky provim mund tė fitohet vetėm nėse e ke bėrė paraprakisht fytyrėn shollė!…Kemi pėr tė parė vitin tjetėr, qė tė mos pėrsėritet “gabimi i Topit”, Presidenti i Republikės ka pėr t’u zgjedhur me kėtė “ligj” tė pashkruar…

***

Nė ditėt qė Kolegji Zgjedhor, me zėrin e Tom Ndrecės dha vendimin, nė maternitetin e Korēės vdiq njė grua, pėr shkak, siē u tha, tė mjekimit tė gabuar, kurse mė pas, njė i plagosur nė Gėrdec, pėr njė shpėrblim prej nja dyzet mijė eurosh, tėrhoqi papritur padinė ndaj ish-ministrit tė Mbrojtjes, Mediu…Deri tani kemi dėgjuar dhjetėra raste qė familjarėt akuzojnė mjekėt pėr vdekje, pas ndėrhyrjeve tė gabuara, por nuk kemi dėgjuar asnjė rast qė tė ndėshkohet ndonjė mjek i papėrgjegjshėm! Pse? Sepse ekspertizėn do ta bėjnė po mjekėt, qofshin kėta tė Tiranės, gjė qė do tė thotė, se nė njė vend ku ligji nuk funksionon, ku drejtėsia gjeneron padrejtėsi, ku pafytyrėsia bėn moralin, ku paraja hedh jo vetėm ujin pėrpjetė, po edhe institucionet e shtetit, mjeku ėshtė i detyruar tė bėjė ekspertizė tė rremė, njėlloj si ai mjeku i spitalit Ushtarak qė tha se plumbat nuk ishin tė gardės…Pra, mjeku do tė mbrojė mjekun, gjykatėsi gjykatėsin, polici policin, hajduti hajdutin, ndėrsa tė gjithė kėta bashkė do tė mbrojnė kryetarin qė i ka emėruar, sepse vetėm kėsisoj mbrohet vetja nga ndėshkimi, ndėrsa pacienti, i cili e ka “prerė biletėn”, le tė marrė atė qė meriton…A nuk ndodhi kėshtu edhe me Gėrdecin? A nuk e votuan gėrdecarėt Berishėn dhe ky, me tė drejtė, u mburr pėr kėtė “arritje demokratike”? Qerthulli pra ėshtė i mbyllur. Shteti, si garant i tė drejtės dhe i ligjit nuk funksionon; qytetarėt gjithnjė e mė pak besojnė se organizmat e tij mund tė punojnė ndonjė ditė nė mbrojtje tė interesave tė tij, nė dobi tė mė tė dobėtit, mė tė pafuqishmit, anonimit tė ndershėm qė vazhdon, pėr inerci, t’i besojė djersės dhe nderit. Shteti ėshtė privatizuar nga kryetarėt e partive, si njė bunker diku nė Dajt, ku ardhacakėt, me njė dorė gjysmė analfabeti, kanė shkruar “pronė private”…Nė njė shtet tė tillė drejtėsia ėshtė njė thikė me dy presa qė tė vret ditėn e nuk tė qan natėn. Prandaj i plagosuri qė guxoi tė paditė Mediun e u tėrhoq nga padia, nuk ka vepruar gabim kur i pat bėrė llogaritė kėsisoj: mos ėshtė mė mirė tė fitoj ca para, se sa tė hallakatem gjyqeve nėpėr procese qė nuk do t’i fitoj kurrė?...Po edhe nėse do t’i fitoj (dhjetėra shembuj kanė provuar tė kundėrtėn, qoftė procesi i Gėrdecit apo edhe ai i katėr tė vrarėve te dyert e kryeministrisė!), ē’leverdi do tė kem unė nga kjo valle e vėshtirė?

Kjo mendėsi paralizonjėse e pafuqie drejton sot si tė pandehurit, si akuzonjėsit, si viktimat, si gjyqtarėt, si komisionerėt, ashtu edhe anėtarėt e KLD-sė, tė KQZ-sė apo tė Kolegjit Zgjedhor! Edhe biznesmeni kosovar qė vrau kėngėtaren Emi nė mėnyrė shtazarake, nė njė garazh, do tė gjykohet “nė mėnyrė tė pėrshpejtuar” qė t’i ulet 1/3 e dėnimit, pasi edhe ai “e ka kryer vrasjen nga pakujdesia”…Pra, edhe ai ka pėr tė dalė i pafajshėm, ndaj ka gjasė qė tė afėrmit e viktimės, njėlloj si gėrdecari i plagosur i Mediut, tė mjaftohen me njė dėmshpėrblim tė arsyeshėm dhe paskėsaj…i vdekuri me tė vdekurit, i gjalli me tė gjallėt! A nuk arsyetojnė kėsisoj edhe komisionerėt, pėr tė cilėt, pak rėndėsi ka se kush do tė fitojė, para faktit dhe garancisė se kush do t’i fusė nesėr djalin nė punė, apo kush do ta shpėrblejė mė shumė e mė mirė? Si mund tė sillen ndryshe anėtarėt e nderuar tė Kolegjit Zgjedhor? Apo mos vallė kėta juristė kanė zbritur nga qielli i dėlirtė i demokracisė, pėr t’i vėnė kufirin te thana njė klase politike tė korruptuar e tė pafytyrė? Mė mirė se ne ata e dinė se kur nuk jepet drejtėsi pėr gjėra tė vogla, pėr krime ordinere, pėr ēėshtje civile, nuk mund tė jepet drejtėsi pėr ēėshtje madhore, politike, qeveritare, zgjedhore, ndėrpartiake, tė cilat, rrezik tė paguhen me kokė, sepse…sepse kushtojnė disa qindra miliona euro! E pra, njė gjykatės qė blihet me njė mijė euro, si mund tė mos shitet pėr disa qindra mijė? Kur shitet njė trup gjykues, si mund tė mos blihet njė dėshmitar, njė viktimė apo njė familjar i tij? Kur gėnjen njė kryeministėr, njė kryetar partie, njė qeveritar i lartė, si mund tė mbrosh tė vėrtetėn, duke qenė anonim? Ja pra pėrse, nė kėtė klimė, e vetmja gjė qė nuk vlen asnjė grosh, madje tė dėmton, ėshtė ndershmėria dhe besimi nė tė! A nuk po jetojmė nė kėtė ngrehinė qė e quajmė, pėr tė ngushėlluar veten, “sistem demokratik”?!

***

Gjendemi nė njė molepsje mbarėkombėtare, ku qėllimisht tė gjithė ngjajnė tė ndotur, tė pistė, tė pamoralshėm, tė paburrni, tė korruptuar, hileqarė. Nė njė shoqėri ku Presidenti i Republikės bėhet leckė nga kryeministri dhe qeveritarėt e tij, ē’mund tė presin qytetarėt e thjeshtė? Si mund tė sillen ndryshe, me dinjitet e profesionalizėm, anėtarėt e Kolegjit Zgjedhor, tė Kushtetueses, tė Gjykatės sė Lartė apo edhe tė KLD-sė sė Kreshnikut kuqezi, i cili nuk ka hallin e drejtėsisė, nė pikun mė tė zi tė saj, po tė nacionalizmės, tė regjistrimit ose jo tė popullsisė? Gjithė kėta nėpunės tė lartė tė drejtėsisė a mund tė fajėsojnė veten pėr vendime e qėndrime tė padrejta, domethėnė a i vret ndėrgjegjja kur japin padrejtėsi, teksa shohin se si trembet e zbythet edhe qytetari i parė, Presidenti i Republikės, pas sulmeve tė paskrupullta? Por, nėse edhe Presidenti Topi hesht e pajtohet me kėtė gjendje mjerane, pa guxuar tė ēojė ēėshtjen e “fletėve tė gabuara” nė komisionin e Venecias, le mė tė mbledhė urgjentisht KLD-nė, si mund tė bėhet i palėkundur i plagosuri i Gėrdecit apo edhe gjykatėsi Ndreca? Nuk ka paralizė mė ndjellakeqe se kur shoqėria nuk ka fuqi dhe as energji tė mjaftueshme pėr tė pėrmirėsuar jetėn, ngaqė qytetari i zakontė, ashtu si nėpunėsi, nėpėrmjet shembujve negativė, janė bindur se tė kėrkosh drejtėsi, se tė luftosh pėr tė drejtat, madje edhe tė shkosh tė votosh, ėshtė njė punė e kotė, njėlloj si t’i biesh murit me kokė! Nė kėtė derexhe kemi mbėrritur ne shqiptarėt e sotėm tė Sali-demokracisė! A kini dėgjuar pėr ndonjė gjykatės a trupė gjykatėsish qė tė jetė ndėshkuar pėr vendime tė padrejta edhe kur vendimet e tyre janė hedhur poshtė nga njė gjykatė mė e lartė? A ėshtė bėrė ndonjėherė verifikimi i pasurive tė gjykatėsve? Jo dhe jo, se sado profesionist tė jesh sot, po shfaqe integritet, ndershmėri, parimėsi, nuk mund tė quhesh nėpunės i sigurt, i qetė, i besuar…Kriza morale tek ne, edhe pse nuk e shohim e nuk i japim rėndėsi, ėshtė mė e rėndė se kriza ekonomike, paēka se nuk e ndjejmė, nuk e shohim e nuk na bėn pėrshtypje, ndoshta ngaqė nuk e dimė se prej krizės morale buron rrėnimi i pashmangshėm ekonomik, kulturor, social dhe familjar. Mėrzitemi kur pėrballemi me njė administratė publike tė pafytyrė, qoftė ky polic, mjek, mėsues, gjykatės, etj, po nuk e dimė qė tė gjithė kėta ushqehen jo vetėm nga sistemi kleptokrat, por edhe nga ne; jo vetėm nga taksat tona, po edhe nga heshtja, pafuqia, ryshfetet, votat dhe duartrokitjet tona, tė cilat ne nė mos i falim, i shesim pėr hiēmosgjė! Prandaj, sistemi ynė ėshtė kaq i shfytyruar…Nuk ka fazė transitore pėr administratėn publike, veēanėrisht atė tė drejtėsisė, e cila, fund e krye, nga lart poshtė, nė tė gjithė piramidėn e saj, duke qenė e rekrutuar politikisht, nuk ka asnjė mundėsi pėr korrigjim, pėr drejtėsi, sepse nuk mė turp, as ndėrgjegje profesionisti; nuk ka gjykatės tė ketė frikė as nga Kushtetuta, as nga e nesėrmja se mos, largqoftė! -I ndotet emri…Sepse kėtė biēim nėpunėsi pa din e pa iman, pa fytyrė tė vetėn, nėpėr institucione e mbron, e kultivon dhe e stimulon ai qė e ka pėrzgjedhur, i plotfuqishmi, i pagabueshmi, i pandėshkueshmi, i pazėvendėsueshmi, Zoti qė ėshtė lart, kryetari i partisė, shefi i qeverisė, “modeli zyrtar” i suksesit dhe i dėshtimit, i iluzionit dhe i rrėnimi tonė! Prandaj sot mund tė thuhet: lum kush ėshtė i pafytyrė!
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com