Albatlanta

PERSEKUTIMI I PRONARĖVE TĖ BREGDETIT
Prof. Dr. Ago Nezha
Odiseja e pronave, njė telekomedi e pafund, nė kalvarin e padrejtėsive qė mbartin me vete pronarėt e tokave. Sistemet, ndryshojnė mes tyre nga forma e pronėsisė dhe marrėdhėniet ekonomiko-shoqėrore. U bėnė 20 vjet qė problemi i pronave rrotullohet nė orbitėn e politikės diabolike shqiptare. Padrejtėsitė ndaj pronarėve, janė ligjėruar nė Parlamentin shqiptar, me ligjin famėkeq 7501. Sistemi i centralizuar qė lamė pas, sanksiononte nė mėnyrė eksplicite mbi bazėn e statutit tė kooperativės bujqėsore, se pronat e shoqėrizuara, nė rast se shpėrbėhej kooperativa, apo dilej prej saj, secili individ merrte pronėn sipas pėrkatėsisė, pėr aq sa kishin dorėzuar nė pragkrijimin e pronės sė grupit.
Ndryshe nga gjithė vendet e lindjes, ku pronarėve ju njoh prona, fantazia shqiptare krijoj njė hibrid tė shėmtuar, ku pronarėt legjitimė i shpronėsoi dhe krijoi mostra me pronarė tė rinj, me prona tė pamerituara. Padrejtėsitė u vendosėn nė zinxhirin e formėsimit tė njė sistemi tė ashtuquajtur demokratik, por qė nė tė vėrtetė, ėshtė autokratik. Qėndrimi ndaj pronarėve legjitimė, duke i etiketuar si ish-pronarė, ėshtė dhunim i tė drejtave tė qytetarit dhe shprehje e qartė e njė diktature shtetėrore, qė nuk pėrfill trashėgiminė pronėsore tė individit. Pėr ironinė e ligjit, u aplikuan dy standarde mbi shpėrndarjen e pronave. Nė qytet ju njohėn nė pronėsi objektet e paluajtshme, si dhe toka, ndėrsa nė fshat, jo. Ky model diskriminues, pėr njė komunitet dominues nė popullatėn shqiptare, flet qartė pėr njė anomali ligjore dhe institucionale, qė shkel hapur liritė dhe tė drejtat e njeriut.
Pėr mė tepėr, ky ligj ekstremist, u avancua pėr zonat turistike, ku u injoruan dhe u privuan nga tė gjitha tė drejtat mbi trashėgiminė pronėsore tė tė parėve tė tyre. Ndryshe nga vendet me demokraci tė zhvilluar, ku shteti ėshtė rregullator nė marrėdhėniet midis individėve dhe shoqėrisė, nė Shqipėri shteti ėshtė pronar dhe tutor ndaj qytetarit. Kjo ka bėrė, qė kėtė privilegj tė natyrės bujare e tė bukur tė bregdetit, politika dhe shteti e ka konvertuar nė njė fatkeqėsi shoqėrore. Zona abrazive, qė pėrshkon si njė gjerdan i artė, bregdetin shkėmbor duke filluar nga fshati Radhimė e duke mbaruar nė Ksamil, pėrbėn njė njėsi tė vetme natyrore, perlėn e rivierės shqiptare. Ky peizazh, ėshtė produkt i njė pune antropogjene, humane, i sendėrtuar nė truall, me investimet e punės sė gjallė dhe tė materializuar, tė banorėve tė stėrmunduar nė shekuj, tė atyre trevave. Nė kėto zona tė brishta, tė virgjėra, shteti dhe shoqėria, nuk ka pasur asnjė aktivitet apo investim, me fondet publike.
Toka, nė kėto vende tė ashpra, siē thotė dhe kėnga popullore me vargjet brilante tė Lefter Ēipės, “bregu ėshtė vėnd i ashpėr, mos u nxit o zok i shkathėt”, ėshtė tjetėrsuar nga gurė, nė tokė pėr tė siguruar ekzistencėn e banorėve tė kėtyre zonave, tė pangjashme me asnjė profil tjetėr natyror nė Shqipėri. Investimet e bėra, pėr ta kthyer gurin nė mjedis prodhues, u ėshtė dashur shekuj banorėve tė atyre zonave, qė tė robtohen me burra, gra e fėmijė, derisa tė kafshėrohen e skllavėrohen gratė, duke transportuar dhe natyral e pleh bagėtish, me thasė nė shpinė, pėr ta tjetėrsuar masivin shkėmbor, nė formacion amnor prodhues. Janė ngritur tarraca, me ledhe gurore, duke transportuar gurė si skllevėrit, qė ngjan punės pėr tė ndėrtuar piramidat e Egjiptit tė lashtė.
Kjo punė titanike, e stėrmundimshme, e shumė brezave tė banorėve tė bregdetit, rrėzohet si njė piramidė me rėrė, nga ligjet e pushtetit demokratiko-despotik. Natyra e ashpėr e bregdetit, me kosto tė lartė jetese, i ka detyruar banorėt e atyre zonave qė tė lenė familjet, e tė marrin rrugėt e kurbetit, pėr tė siguruar mjet tė nevojshme jetese, nė kushte tė vėshtira. Kursimet, nga thėrrimet e fituara nė emigrim, i kanė investuar pėr tė krijuar bazėn e jetės, nė shkėmbinjtė e bregdetit. Shpenzimet e kryera, pėr tė pėrfituar njė copė tokė nė gjirin e shkėmbinjve, ka pasur njė kosto shumė mė tė lartė, se ndėrtimi i njė ngrehine pėr t’u strehuar.
Pra, investimi ėshtė pėr mjete themelore, qė sigurojnė ekzistencėn e banorėve nė kushte tė pazakonta, tė pakrahasueshme, e tė pangjashme me asnjė terren nė truallin shqiptar. Kjo veēori, pėrbėn njė precedent unik nė vendin tonė, qė duhet konsideruar e trajtuar me specifikat e veta nga politika e shtetit, pėr brezaret e bregdetit, qė janė tė barabarta me koeficientin e ēdo banese e trualli qė vlerėsohet nga ligji nė fuqi. Tė parėt e kėtyre anėve, mundimet, vuajtjet, pėrpjekjet pėr mbijetesė, i kanė derdhur nė vargjet popullore: “Bregu i detit gurė gurė, qaj o breg e qaj o lumė”.
Sakrifica nė kėto anė, ish e pa shoqe. Nė tėrė historinė njerėzore dhe regjimeve qė kanė pėrcjellė periudha kruciale pėr vendin tonė, qysh nga mbretėria, e deri nė socializėm, shteti nė kėto zona nuk ka kryer investime themelore, qė ishin akumulime tė pasurisė shoqėrore. Krejt ndryshe ka ndodhur nė zonat fushore, ku janė bėrė investime kapitale nga shteti, pėr sistemime, bonifikime e hapje tė tokave tė reja. Janė tė njohura veprat e mėdha bonifikuese, si nė Tėrbuf tė Myzeqesė, nė Maliq tė Korēės, nė Vrinė e Vurg tė Sarandės, nė Thumanė tė Krujės, nė Torivicė tė Lezhės, e plot e plot vepra tė tjera qė kanė ndryshuar konfiguracionin dhe ekologjinė e vendit tonė.
Tregu i tokės nė bregdet, nė kohėn e Mbretit Zog, ėshtė shitur e blerė me flori. E kjo marrėdhėnie ėshtė kryer deri nė ardhjen e pushtetit popullor, ku toka u shtetėzua. Ky ndryshim kategorik, i administrimit tė tokės sė bregdetit me zonat e tjera tė vendit, ka qenė i kushtėzuar me faktorėt natyrorė e socialė.
Nė kėtė sfond, nuk mund tė ketė barazi ligji dhe aplikim unik me zonat e tjera. Po t’i vendosim nė rreshtim fshatrat e bregut, duke filluar nga Radhima, Tragjasi, Dukati, shtatė fshatrat e Himarės, e duke pėrfunduar nė Borsh, do shohim se ato kanė tė njėjtin profil natyror, me gjymtyrė tė ndryshme. Pellgu i Dukatit, qė ėshtė integruar nė Bashkinė e Orikumit, kryesisht ėshtė marrė me shumė me blegtori e mė pak me frutikulturė. Kėtė e motivojnė edhe toponimet, siē ėshtė rasti i 700 ha tė fushės sė Dukatit, qė quhej fusha e ēobanit. Le tė kujtojmė njė fakt, se vetėm nga ky fshat nė kohėn e Zogut, ishin tė regjistruara 120 mijė krerė bagėti, pa folur pėr ato qė s’deklaroheshin, se paguhej detyrim ndaj shtetit. Njė pjesė e vogėl e kėsaj toke, ėshtė kthyer nė tokė buke pėr nevoja jetese nga dukatasit, duke paguar punėtor me mėditje, pėr ta tjetėrsuar masivin shkėmbor tė mbuluar me shkurre. Emėrtimet diabolike tė shtetit tė zonės turistike, i gjejmė tė shprehura nė Dukat, nė njė kaos heterogjen. Zonėn e Orikumit e quajnė turistike, Karaburunin, zonė e mbrojtur dhe pjesėrisht ushtarake, dhe Llogoranė park kombėtar. Me kėtė filozofi, Dukati kthehet nė njė “fshat ajror”, qė duhet tė lėvizė me avion se tokat janė pronėsuar nga afiet e pushtetit. Ndėrsa zona e Himarės, ishte e prirur mė shumė nga agrumet dhe ulliri dhe mė pak nga blegtoria.
Por, njė traditė karakteristike midis kėtyre zonave, ishte se ato kishin miqėsi midis familjeve dhe bėnin shkėmbim tė prodhimeve nė natyrė. Ligji 7501, duhesh tė kishte interpretim krejt ndryshe pėr zonėn e bregdetit, e krahasuar me zonėn intensive me pėrparėsi, nė vendet e ulėta fushore. Kėtė eksperiencė, e transmeton fare qartė veprimi i zonės veriore, qė secila familje u vendos nė pronėn e tė parėve tė tyre, duke mos respektuar ligjėsitė qė vendosi Parlamenti pėr ndarjen e tokės.
Ky ligj, i zbatuar kundėr interesave tė pronarėve nė bregdet, u ka hapur shteg abuzimeve korruptive dhe ka prishur marrėdhėniet sociale, duke armiqėsuar brenda familjes, vėllanė me vėllanė, prindin me fėmijėn, fisin, fshatin, komunitetin e deri veriorėt qė kanė ardhur pėr njė jetė mė tė mirė, me bregasit siē i quajmė ne, tė mirė e tė menēur. Pėrjetimi i kėsaj situate, ka bėrė qė rinia tė ikė pa kthim, e tė shkombėtarizohet, e abandonohet njė nga perlat e bukurisė shqiptare.
Ligji i tokės nė kėto 20 vjet, ka prodhuar tragjedi shekspiriane dhe pėrgjegjės pėr kėtė situatė tė pazakontė nė historinė e kėsaj treve, ėshtė politika dhe shteti qė e mban peng shoqėrinė, pėr afera korruptive. Eksperienca e viteve nė demokraci, ka treguar se manipulimet me pronat janė njė odise pa fund, qė me ndėrgjegje lihen pa rrugėzgjidhje, qė tė ketė hapėsira manipulimi.
Nė rast se prona, do kishte shkuar te pronari legjitim, nuk do krijohej vakum pėr tė adaptuar, manipuluar, mbivendosur toka, e tjetėrsuar me vetėgjyqėsi, e gjyqe tė stisura, nė rrugė korruptive. Konfuzioni qė ekziston me pronat, po e shoqėron shoqėrinė shqiptare si njė virus kanceroz dhe po e trazon harmoninė qytetare, duke ngjallur ndėrkohė konflikte midis individėve dhe grupeve shoqėrore, me interesa tė kundėrta. Nė kėtė sfond, janė shfaqur rebelime tė herėpashershme tė turmave tė komunitetit tė Dukatit, Himarės, tė Borshit, tė Kakomesė etj., qė si fuqi shoqėrore, shpreh nė thelb padrejtėsitė qė u bėhen kėtyre banorėve autoktonė nga shtetarė tė korruptuar, qė kanė energji shpėrthyese nė emėr tė ligjit.
Reagimet e banorėve, ndaj provokimeve tė strukturave tė shtetit, ka bėrė qė tė ketė pėrplasje me organet e rendit, qė kanė degjeneruar nė dhunė, e nė veprime mesjetare tė ushtrimit tė forcės, nė emėr tė ligjit. Politikanėt e liderėt e tė dy forcave kryesore politike, gjatė fushatave elektorale, kanė premtuar, e janė zotuar se me tė ardhur nė pushtet, do normalizojnė padrejtėsitė e trashėguara dhe do zgjidhin kėrkesat e elektoratit. Kėto premtime, janė kthyer nė fosile qė kultivojnė gėnjeshtra pambarim dhe qė inteligjenca e atyre banorėve, ėshtė nė gjendje tė kuptojė lojėn e thurjes sė merimangės sė pushtetit tė radhės.
Politika dhe shteti, duhet tė arrijė tė kuptojė, se demagogjia dhe hilet, qė pėrdoren nė labirinthet e kulisat e pushtetit tė pushtimit tė pronave, do dėshtojė me turp para rezistencės aktive tė pronarėve tė persekutuar, nga njė bandė nė kupolėn e profecive tė piramidės qė ėshtė instaluar. Prona nuk ka pėrkatėsi partiake, e as bindje ideologjike.
Themeli i demokracisė, fillon te njohja e pronės pronarėve, qė e trashėgojnė atė nė shekuj dhe kanė toponime qė tregojnė pėr autoktoninė e tyre nė ato troje. Fytyra e kėtij ligji, ėshtė mė e shėmtuar se tė gjithė e ligjet e komunizmit, qė s’bėnin dallim midis pronarėve, apo zonave urbane e rurale. Ligji mbi tokėn ėshtė antishkencor, antinjerėzor, antikombėtar, antiekologjik dhe antidemokratik.
Ky ligj, ka paralizuar tėrė veprimtarinė e njeriut mbi tokėn. Pėrfituesi i tokės, sipas kėtij ligji, ėshtė i pasigurt tė bėjė investime kapitale, nė njė kohė qė njė pjesė e ka nė pronėsi pa identitet, e zona e ish-fermave bujqėsore, e ka nė pėrdorim. Pronarėt e rinj, me qėndrimin e dyzuar kanė bėrė qė tė tjetėrsohet biodiversiteti. Janė braktisur agrumet, ullinjtė, pemėtoret, nga pasiguria dhe padituria e poseduesve. Ėshtė sosur durimi, ėshtė pakėsuar gjykimi, ėshtė shuar besimi.
Kjo rrėnojė shpirtėrore, ka bėrė qė pronarėt e gėnjyer dhe tė zhgėnjyer, nė kėta 20 vjet maratonė premtimesh e ofertash false, tė ndėrgjegjėsohen, tė maturohen e zgjohen tė kthjellėt para njė odiseje pa fund, qė kėrkon vetėreflektimin, jo vetėm tė banorėve qė aktualisht jetojnė nė ato troje, por tė gjithė pjellės sė tyre kudo qė janė, brenda dhe jashtė vendit, nė Europė e nė botė.
Kjo situatė, ėshtė njė apel i qartė pėr tė gjithė intelektualėt e bregdetit, qė tė bashkojnė energjitė mendore, pėrvojėn profesionale dhe orientimin e komunitetit tė bregdetit, nė njė forum solidar, pėr t’i dhėnė pėrgjigje gjithė tė panjohurave qė serviren nga pushteti dhe pėr tė gjetur rrugėn e kompromisit, nė favor tė interesave tė pronarėve. Njė aleancė gjithėpėrfshirėse e intelektualėve tė bregut, ėshtė imperativi i kohės, qė nuk pret heshtje, ngadalėsi, amulli, apo qetėsinė e tejkaluar nė kohė. Ky forum i intelektualėve bregdetas, duhet tė bėjė bilancet e premtimeve, angazhimeve dhe realizimeve qė kanė ndodhur nė kėta 20 vjet demokraci, nga pushtetet qė kanė qarkulluar. Nė kėtė sfond, tė pėrcaktojė strategjinė dhe objeksionet qė do realizojė pėr njė qėllim final, qė nuk pret mė premtime, por kėrkon realizime tė prekshme nga klasa e privuar, pėrbuzur, e bojkotuar, e pronarėve legjitimė. Kur kemi bindje dhe jemi tė bashkuar, gjithēka arrihet. Horaci thotė se: “Nuk ka asgjė tė pamundur pėr njerėzit.”

Tė mos ketė asnjė aluzion, prej askujt dhe nga askush, se nė njė demokraci anarshiste, tė deformuar, klienteliste si kjo e jona, qė e ka treguar profilin e saj kondraversal, nuk mund tė prodhojė drejtėsi, parime respekti reciprok, pluralizėm interesash, integritet dhe kulturė institucionale si nė demokracitė pėrparimtare moderne nė vendet perėndimore.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com