Albatlanta

KOLEGJI, KALLAUZI PER FSHATIN QE DUKET
Andrea Stefani
Njė fshat qė duket, nuk do kallauz – thotė njė shprehje e moēme shqiptare. Shkelja e ligjit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pėr tė konsideruar tė vlefshme votat e hedhura nė kuti tė gabuara, ėshtė pikėrisht njė “fshat” i tillė. E megjithatė, edhe pse duket qartė, ai ėshtė njė fshat qė kėrkon kallauz. Sepse, kėshtu e kėrkon ligji.
Dhe ky kallauz, qė do tė na tregojė me anė tė njė vendimi atė qė tashmė e dimė dhe e shohim, pra, dhunimin e ligjit nga njė KQZ e dominuar nė shumicė nga pushteti, ėshtė Kolegji Zgjedhor.
Por nėse pėr habi, jo vetėm tė njė pjese tė mirė tė opinionit vendas, por edhe tė jo pak prej “ndėrkombėtarėve”, Kolegji do tė vazhdonte nė shtegun e KQZ-sė duke shpallur fitues Lulzim Bashėn? Atėherė, do konfirmohej edhe me njė tjetėr fakt skandaloz; kapja e shtetit nga pushteti, do konfirmohej se nė Shqipėri nuk ekziston drejtėsia, institucionet e pavarura, pra as edhe liria e demokracia.

* * *

Po si kėshtu, dėgjojmė tė thėrrasin “demokratėt”, nėse Kolegji merr njė vendim pro Edi Ramės do tė qe e drejtė dhe nėse merr njė vendim pro Bashės qenka e gabuar nė avancė?
A nuk kemi tė bėjmė me njė paragjykim tė njė institucioni, pra edhe me njė padrejtėsi ndaj tij? Pėrkundrazi! Ajo qė shumė avoketėr tė pushtetit berishist e quajnė njė paragjykim tė Kolegjit Zgjedhor, ėshtė nė fakt njė gjykim i shėndoshė i bazuar nė pėrvojė dhe fakte. Sepse, ėshtė fakt i hidhur qė nė mbarim tė zgjedhjeve tė vitit 2009, ishte ky Kolegj qė u sinkronizua me shumicėn berishiste nė KQZ duke keqinterpretuar ligjin. Gjė qė ēoi nė bllokimin e transparencės dhe rinumėrimin e votave tė kėrkuara nga opozita.
Dhe pikėrisht ai vendim i Kolegjit u bė edhe guri i themelit i njė krize tė stėrgjatė, qė nuk ėshtė mbyllur edhe sot e kėsaj dite. Ai vendim ėshtė nė zemėr tė njė konflikti politik qė ēoi deri edhe nė vrasjen e protestuesve nė 21 janar tė kėtij viti.
Kjo pėrvojė negative ėshtė e mjaftė pėr ēdo logjikė tė shėndoshė, pėr ta pritur me skepticizėm atė qė mund tė bėjė Kolegji Zgjedhor sot. Por ndėrkaq, po pėr logjikėn e shėndoshė, nuk mund tė mos ekzistojė shpresa se, meqenėse faktet e shkeljes sė ligjit nga KQZ-ja janė shumė evidente, Kolegji Zgjedhor nuk do tė mund tė guxojė tė dalė kundėr asaj qė shihet qartė nga tė gjithė.
E pėrsėrisim, kemi tė bėjmė me njė ēėshtje qė ėshtė si njė fshat qė duket dhe nuk do kallauz. Kolegji do japė njė vendim gjyqėsor pėr njė krim elektoral qė e kanė parė tė gjithė. Nuk ėshtė fjala pėr njė krim apo incident qė ha diskutime. Dhe jo vetėm shumė juristė vendas janė shprehur nė media pėr shkeljen e ligjit nga KQZ-ja, por nuk kanė munguar as kritikat e vėzhguesve vendas dhe tė huaj si edhe ato tė “ndėrkombėtarėve”. Koalicioni i vėzhguesve vendorė, nė njė deklaratė tė tij flet edhe pėr “veprimet joligjore tė ndėrmarra nga KQZ-ja” dhe pėr shkeljen nga kryetari dhe shumica nė KQZ tė “tė gjitha procedurave ligjore” nė rastin e vendimmarrjes pėr konsiderimin tė vlefshme tė votave tė hedhura nė kuti tė gabuara. Madje, pėr kėtė Koalicion, rastet e moskorrespondimit tė vulave tė sigurisė, tė gjetjes sė njė flete votimi tė njė QV-je nė kutinė e njė QV-je tjetėr si dhe njė numėr faktesh tė tjera, “po ngrenė dyshime mbi paprekshmėrinė e kutive tė votimit”.
Ndėrkaq, nė raportin e vet paraprak edhe OSBE/ODIHR-i konstaton atė vartėsi tė KQZ-sė nga PD-ja dhe Kryeministri Berisha. Nė raport konstatohet se, pas rezultateve paraprake qė nxirrnin fitues Ramėn me 10 vota (dhe qė KQZ-ja ia dha vetė vėzhguesve tė OSBE/ODIHR-it) ishte Berisha qė i kėrkoi KQZ-sė “tė konsideronte si vota tė vlefshme pėr kryetar Bashkie tė Tiranės ato qė u gjetėn gjatė numėrimit pėr zgjedhjet pėr kryetar minibashkie”. Tashmė ėshtė fakt se KQZ-ja ju pėrmbajt direktivės sė Kryeministrit me njė besnikėri aspak nė frymėn e shtetit ligjor, qė binte nė kundėrshtim me ligjin dhe praktikat e deriatėhershme tė vetė KQZ-sė.
Shkelja arrogante e ligjit nga KQZ-ja e detyroi edhe Baroneshėn Ashton dhe Komisioinerin Fule tė deklarojnė se, “ēėshtja e logjikės ligjore tė vendimeve tė KQZ-sė pėr tė numėruar tė ashtuquajturat vota tė hedhura gabimisht, ėshtė njė ēėshtje shqetėsuese”. Nė tė njėjtėn linjė ishte edhe ndihmės zėvendėssekretari amerikan i Shtetit, Tomas Kantrimen kur deklaroi se: “Ēėshtja e votave tė hedhura nė kuti tė gabuara nuk u trajtua siē duhet. Ne thamė qė nė fillim qė rregullat duhet tė jenė tė qarta dhe duhen zbatuar nė mėnyrė tė drejtė dhe transparente”.
E ndėrsa Berisha vazhdon tė betohet pėr “shtetin ligjor” dhe “transparencėn”, shihet qartė se e vetmja gjė vėrtet transparente nė kėto zgjedhje ėshtė pėrpjekja e Berishės pėr tė manipuluar rezultatin nė shkelje tė hapur tė Kodit Zgjedhor, duke vėnė nė lėvizje institucione tė kapura si KQZ. Ėshtė njė pėrpjekje nga e cila ai nuk do heqė dorė deri nė minutėn e fundit. Por ndėrkaq, ndėrkombėtarėt, pasi nuk kanė shfaqur dyshim mbi praktikat e ndjekura nga KQZ-ja pėr rinumėrimin e votave nė kuti tė gabuara, kanė nėnvizuar se presin qė Kolegji Zgjedhor tė marrė vendim nė pavarėsi dhe nė pėrputhje me kuadrin ligjor tė vendit.
Prandaj, Kolegjit i mbeten vetėm dy rrugė: ose tė zhgėnjejė Berishėn duke vėnė nė vend drejtėsinė, ose tė kėnaqė Berishėn duke zhgėnjyer drejtėsinė. Por po tė bėjė kėtė tė fundit, do detyrohet t’i thotė shqiptarėve dhe ndėrkombėtarėve se nuk ekziston ajo qė ata e kanė parė dhe e shohin shumė qartė: fshatin qė nuk do kallauz!
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com