Albatlanta

Problemi ėshtė regjimi, jo Lulzim Basha
Mustafa Nano
Po vihet re se letra e hapur e Ismail Kadaresė po merret pėr atė qė duket, d.m.th, pėr njė letėr dėrguar Lulzim Bashės, nė tė cilėn kėtij tė fundit i kėrkohet tėrheqja nga njė garė qė ka mbjellė sherrin e n-tė mes shqiptarėve. E marrė kėshtu, letra ėshtė njė gjest krejt naiv, e nė kėtė kuptim e meriton pėrgjigjen “pėrtace e zhvleftėsuese” tė kandidatit Basha. Mirėpo, kjo letėr nuk duket se ka pasur pėr qėllim tėrheqjen e Bashės. Ėshtė e zorshme tė besosh se Kadareja nuk e di qė Basha nuk e ka hiē nė dorė tėrheqjen nga njė garė e tillė. Basha nė kėtė histori e ka lėshuar veten nė dorė tė tjetėrkujt; ėshtė boss-i i tij qė kolaudon ēdo dalje tė tij nė publik, ēdo veprim, ēdo fjalė, bash ashtu siē ka kolauduar e ka shpikur nga hiēi tė gjithė karrierėn e kanakarit tė vet; edhe pėrgjigjja nė adresė tė Kadaresė ėshtė miratuar germė pėr germė prej Berishės, dhe me kėtė shpjegohet njė si zemėrim e shpėrfillje qė vihej re nė atė pėrgjigje, gjė qė Basha nuk do t’ia lejonte kurrė vetes. Madje, thellė-thellė, Basha ėshtė duke e vuajtur atė pėrgjigje, qė nė anale ėshtė regjistruar tanimė si e tij. Oh, sa shumė do donte ky njeri tė kish pakėz independencė, bash aq sa do lipsej pėr t’u thėnė tė tjerėve se, “dakord, do t’i them ‘jo’ kėrkesės sė Kadaresė, por mė lini dobare ta formuloj plot mirėsjellje refuzimin qė po mė kėrkoni t’i bėj”. Mirėpo, s’ka asnjė minimum independence; edhe dalja e djeshme nė njė konferencė pėr shtypin pėr tė komentuar verdiktin e KQZ-sė ka qenė tėrėsisht njė gjė e programuar, prej fillimit deri nė fund, nga Berisha. Pėrsėris: Kadare duhet ta dijė kėtė, pasi ėshtė njė gjė qė ia bėn mu; prandaj jam i prirur tė mendoj se letra nuk i dėrgohet atij, por Berishės; dhe kėtij tė fundit i dėrgohet jo pėr t’i kėrkuar tė tėrheqė nga gara kukullėn e vet (s’ka dhe aq kuptim kjo kėrkesė, nė fakt), por pėr ta bėrė me dije se marrėdhėnia e tyre ka marrė njė tė krisur tė madhe. Dhe ky ėshtė njė lajm i mirė nė kėtė Shqipėrinė tonė, ku gjėja qė bie mė sė shumti e mė sė shpeshti nė sy ėshtė intelligentsia e bėrė njėsh me pushtetin.

Ėshtė bėrė mė shumė se njė dhjetėvjeēar qė Kadare nuk ėshtė dėgjuar tė shprehet nė tė mirė (apo nė dėm) tė njėrės palė apo tjetrės. Ai thotė nė letėr se, “prej kohėsh jam i paanshėm dhe ky qėndrim mė shumź se ndonjė meritė apo mosmeritė e imja, ka tė bėjė me profesionin tim”, por nuk duhet besuar. Ai s’ka qenė asnjėherė i paanshėm. Po, ėshtė e vėrtetė, nuk ėshtė dėgjuar shpesh tė shprehet, por nuk ėshtė i paanshėm. Nuk mund tė jetė i paanshėm. E ka demonstruar vazhdimisht qė, shkon nga shkon e bėn ēfarė bėn, mendja i rri tek punėt e koklavitura tė vendit tė tij tė mbrapshtė. Kush e njeh apo kush ka pasur rast tė bisedojė me tė, mund ta ketė vėnė re qė ai elektrizohet patriotikisht prej ēdo lajmi me burim Tiranėn e Prishtinėn; elektrizohet, bash si tė jetė njė UĒK-ist me katėr klasė fillore. Kėshtu qė mos e besoni, kur ju thotė se, “ėshtė i paanshėm prej njė kondicionimi profesional”! Ai ma merr dhe mua po tė jetė puna pėr anshmėri. Gjithė kohėn kėtė ka bėrė. Edhe kur ka heshtur.

Fillimisht ka mbėshtetur demokratėt e Berishės; e ka bėrė kėtė pėr disa vite rresht (1992-199…), ngaqė ka qenė me idenė se riardhja tak-fak nė pushtet e ish-komunistėve nuk do tė ishte as e dobishme brenda, as e mirėpritshme jashtė. As e drejtė, nė fund tė fundit. Dhe ka qenė kjo logjikė qė mund ta ketė bėrė atė, por edhe mijėra shqiptarė tė tjerė, tė mos kenė vėnė re atomote mbrapshtitė e regjimit tė ri, qė u shfaq si njė surogato e regjimit tė Hoxhės. Nuk foli asnjė fjalė edhe kur u burgos Fatos Nano, edhe kur SHIK-u i Gazidedes zuri tė luante njė rol furacak nė punėt e shtetit e tė shoqėrisė shqiptare, edhe kur Berisha organizoi lojėn elektorale tė 26 majit 1996, edhe kur urdhėroi dy ditė mė pas qė tė ushtrohej dhunė mbi deputetėt e opozitės, edhe kur mbolli kaosin nė Shqipėri me synimin pėr tė shpėtuar karrierėn e vet politike etj. Mbaj mend qė, nė njė bisedė qė kam pasur me tė andej nga viti 1999, pyetjes sime se, “pse heshti mė 28 maj 1996, kur u rrahėn deputetėt nė sheshin ‘Skėnderbej’?”, ai iu pėrgjigj: “nuk e bėra pėr tė madhe kėtė punė, pasi kjo ishte hera e parė nė historinė e kėtij vendi qė komunistėt i rrahu dikush”. E tha kėtė gjė si me tė qeshur; e tha si me tė qeshur, ngaqė me siguri i ėshtė dukur e tepėrt ta lėshonte toptan njė afermacion kaq tė fortė. Por, ia bėnte mu qė kėtė gjė e kish menduar dhe e mendonte. Kam frikė se e mendon edhe sot e kėsaj dite. Mė duhet tė them se kėtė vėzhgim e kam gjetur krejt tė boshatisur prej mendimit politik e prej vetėdijes demokratike.

Pas vitit 1997, Kadare nuk e la veten gjatė nėn ndikimin e kėsaj marrėdhėnieje idhnake me ish-komunistėt. Ngadalė-ngadalė i iku kėtij kurthi. Nuk ėshtė se sot i ka pėr zemėr, por nuk i sheh mė si mė parė. Nė periudhėn 2000-2005 ai nuk ėshtė bėrė i gjallė e nuk ka dhėnė konsiderata pėr politikėn shqiptare (pėrjashtohet kėtu ndonjė opinion pozitiv si pa dashje pėr Edi Ramėn, gjė qė s’ia komprometonte “asnjanėsinė”, pasi Rama ishte ende njė “personazh lokal”). Mirėpo nė kėtė periudhė e mė pas, pikėrisht duke mos mbajtur anė, ai praktikisht ka mbajtur anė. Njerėzit ishin mėsuar qė Kadare tė lėshonte vend e pa vend mesazhe mbėshtetjeje pėr Berishėn, dhe fakti qė kėto mesazhe mungonin, ishte baras me njė qėndrim tė qartė. Janė bėrė vite qysh nga momenti kur ai ėshtė takuar pėr herė tė fundit me Berishėn, e bėn vaki qė ajo herė e fundit tė mbetet e fundit in assoluto.

E ka kursyer Berishėn faqe botės, megjithatė. Kurrė s’e ka kritikuar, nėse s’quhet kritikė ndonjė qortim i rrumbullakosur nė adresė tė “tė gjithė klasės politike tė papėrgjegjshme” (edhe sot e kėsaj dite nuk i ka bėrė asnjė kritikė tė drejtpėrdrejtė). Por nuk mund tė thuhet mė se ėshtė nė anėn e tij. Pėrkundrazi, ėshtė nė anėn e opozitės. Pas 21 janarit ai e pa tė udhės mė nė fund tė mbante anė, jo duke heshtur, por duke ngritur zėrin. Me siguri, katėr shqiptarėt e vrarė nė bulevard nga gardistėt duhet ta kenė bėrė Kadarenė tė shock-ohet. As nė kohėn e Hoxhės nuk kish ndodhur qė regjimi tė ekzekutonte nė mėnyrė kaq plateale kundėrshtarėt e vet. Do tė duhej tė ish shock-uar mė parė, dreqi ta hajė, por mė mirė vonė se kurrė (e kam shumė zėt kėtė shprehje, por nuk mund tė rrija pa e pėrdorur nė kėtė rrethanė). Ndėrsa letra dėrguar Lulzim Bashės ėshtė sinjali i dytė i fortė. Dhe kėtu dua tė nėnvizoj edhe njėherė idenė e fillimit: “Lulzim Basha nuk hyn fare nė kėtė mes. Kandidati demokrat pėr kreun e Bashkisė sė Tiranės ka nė kėtė rast po atė vlerė qė do kish njė kuti postare. Kjo ėshtė njė letėr e dėrguar nė adresė tė Berishės”.

Sikur dikush mjaft i informuar tė mė thoshte se ėshtė bash e kundėrta, se Kadare ka pasur njėmend pėr qėllim t’i japė njė kėshillė Lulzim Bashės, qė ai ka besuar se ky i fundit mund t’ia vėrė veshin etj., etj, unė do tė gjeja rast pėr tė shkruar njė letėr tė hapur, gjithashtu. Do t’i shkruaja Kadaresė. Dhe nė thelb do t’i thosha: “zotėri, problemi nuk ėshtė Lul Basha. Problemi ėshtė ai qė sa herė qė qeveris, nuk di tė bėjė gjė tjetėr, veēse tė na vėrė ne tė gjithėve pėrballė vetėm dy opsionesh njėsoj tė nėmur: o tė pranojmė sundimin e pėrjetshėm tė tij, o ta hedhim vendin nė luftė. Kjo ėshtė situata. Dhe, kjo situatė nuk zgjidhet duke i dėrguar letra Lul Bashės. Kjo situatė zgjidhet duke ngritur zėrin kundėr kėtij regjimi”.

Por shyqyr qė nuk ėshtė ky rasti. Them unė.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com