Albatlanta

Sali, ndalu !
24-ore
Stalini, qė kurrė nuk ka pretenduar se ishte "demokrat", mendonte se pak rėndėsi kishte kush votonte, apo si votonte, sepse sipas tij rėndėsi kishte se kush numėronte votat. Nė Tiranė, nė 2011, po tejkalohet stalinizmi.

Nuk ka rėndėsi as kush voton, e as si del numėrimi, por ka rėndėsi vetėm konfirmimi i etjes sė pashuar pėr pushtet i njė njeriu, qė quhet Sali Berisha. Ky nuk ėshtė Stalini dhe nuk ka fuqinė e tij sigurisht. Ky nuk ėshtė as demokrat, as teoricien.

Nuk ėshtė as diktator, as anti-fashist. Ėshtė veē njė rishfaqje, njė shekull mė vonė, e Esad Pashės, mitomanit injorant qė s'ka as besė as atdhe, meritė e vetme e sė cilit qe ofrimi i terrenit heroik pėr njė djalosh idealist.

Zoti Berisha, lėrini hiletė provokuese mbi votėn e shqiptarėve! Do tė dėshironim t'ju drejtoheshim sot nė funksionin institucional qė mbani, si kryeministėr i Shqipėrisė e i shqiptarėve, mirėpo nuk mundemi. Sepse ju e qeveritė tuaja kukulla, keni larė duart me gjak shqiptarėsh, si nė 21 janar, si nė Gėrdec, apo si nė 1997.

Ju keni trafikuar e shitur vendimmarrjen e qeverisė sė Shqipėrisė, keni zaptuar hapėsirėn pėr ēdo perspektivė zhvillimi, keni shkatėrruar moralin, besimin dhe unitetin kombėtar, keni tentuar tė shisni e tė dhuroni tek tė huajt, tokė e det.

Tė gjitha kėto, e bėjnė tė pamundur cilėsimin tuaj si kryeministėr i Shqipėrisė e i shqiptarėve, siē deshėt ta cilėsonit veten para dy ditėsh, kėsisoj, ju drejtohemi veē nė instancė personale, meqenėse vetė ju e keni ngritur personin tuaj mbi secilin institucion e mbi secilin prej nesh, duke i shndėrruar zyrtarėt tuaj dhe qytetarėt e lirė nė subjekte tė nėnshtruara ndaj njė padroni.

Zoti Berisha, ju nuk do tė mund tė manipuloni sėrish vullnetin e zgjedhėsve! Jo mė! Tė gjithė e panė numėrimin e votave prej ekraneve televizive, nė njė proces qė sė paku transparencėn e kishte tė siguruar (sigurisht jo pėr meritė tėnden).

Nuk mjaftuan miliardat qė tė shtini Tiranėn nė xhepat tuaja, nuk do tė mjaftojnė as kėto hile tė lira prej tufės sė ristanėve qė fatkeqėsisht kanė uzurpuar institucionet kushtetuese.

Vetėm se me kėto pėrpjekjet tuaja, po e ēoni sėrish kėtė vend nė buzė tė humnerės. Ky atdhe ėshtė i dobėt e i sėmurė sepse soji yt nuk i ka lėnė kurrė kohė tė shėndoshet, shpirtėrisht e moralisht, por ky atdhe ėshtė i tė gjithėve.

Shpresojmė qė t'i thėrrisni nė kohė arsyes. Hiqni dorė nga provokime kaq fort tė rrezikshme , sepse kėsaj radhe Shqipėria nuk do t'ua falė!

Historia e largėt dhe e afėrt jo vetėm nė Shqipėri, ėshtė njė mėsim i madh pėr diktatorėt e kallėpit tuaj. Drejtėsia popullore do tė veprojė me gjithė fuqinė e shpirtit tė trazuar, pėrdhunuar e tradhėtuar deri nė palcė. Mendohu edhe njė herė sot nė mėngjes kur tė lexosh kėto rreshta, Sali Berisha.
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com