Albatlanta

Berisha , ose humbesi qe ndryshon rregullat e lojes
Nga Andrea Stefani
Kėrkesa pėr numėrimin e ēdo flete votimi tė hedhur jo nė kutinė e duhur sugjeron jo vetėm njė dhunim tė Kodit Zgjedhor, jo vetėm njė manipulim pėr tė shndėrruar njė humbje nė fitore, por pėrbėn edhe njė tjetėr fakt alarmant se Sali Berisha mbetet i vendosur, si pėrherė, qė tė mos respektojė ēdo vullnet tė shprehur me votė, qė cenon pushtetin e tij. Dhe nėse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), i dominuar qartė nga njė shumicė berishiste, do zbatonte pėrsėri direktivat e Kryeministrit, Shqipėria do zhytej pėrsėri nė njė krizė edhe mė tė thellė pėr ēėshtjen e votės dhe stabiliteti i saj politik do tė ishte edhe mė i rrezikuar.

* * *

Lulzim Basha pėrpiqet ta legjitimojė taktikėn e tij dhelparake me sloganin se ēdo votė duhet tė numėrohet. Por, nė fakt, kjo ėshtė njė gjė qė tashmė ka ndodhur. Ēdo votė ėshtė numėruar dhe disa nga ato janė cilėsuar tė pavlefshme pėr parregullsi apo gabime nga mė tė ndryshmet tė votuesve. Njė nga kėto gabime ėshtė edhe hedhja e fletės sė votimit jo nė kutinė e duhur. Ėshtė njė dukuri e ngjashme me atė tė njė lojtari futbolli qė bėn gol nė portėn e vet. Nė vetvete, pretendimi i Bashės dhe Berishės duket sikur ka njė logjikė: nėse fleta e votimit nė kutinė e gabuar shpreh qartė vullnetin e votuesit, pėrse tė mos llogaritet si e tillė? Dhe nė rast se njė rregull i tillė do tė ishte fiksuar qė nė nisje tė procesit tė votimit, do tė ishte e ndershme tė veprohej pikėrisht kėshtu. Por faktet tregojnė tė kundėrtėn. Tregojnė se numėruesit janė udhėzuar qė tė klasifikojnė si tė pavlefshme, votat e hedhura nė kutitė e gabuara. Dhe prandaj ato janė cilėsuar si tė tilla nė tė gjitha tavolinat e numėrimit tė votave. Ky ka qenė rregulli pėr tė gjithė. Dhe ėshtė pikėrisht respektimi i rregullave ai qė ruan barazinė mes forcave konkurruese. Sepse, sado e logjikshme tė duket kėrkesa e Bashės pėr t’i dhėnė vlerė njė vote tė hedhur keq, ajo dhunon njė rregull tė pranuar nga tė gjithė nė fillim tė procesit. Ne jemi tė bindur se Basha nuk do kėrkonte atė qė po kėrkon sot, sikur ato 10 vota qė e ndajnė nga Rama t’i kishte marrė ai. Madje, jemi tė sigurt qė edhe KQZ do kishte vrapuar tė pasqyronte rezultatin paraprak nė njėsinė 5, ashtu sikundėr kishte bėrė me njėsitė e tjera, dhe jo ta censuronte pėr turp. Por sado e logjikshme tė jetė njė kėrkesė nė fund tė njė procesi, ajo nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me tė drejtėn pėr sa kohė bėhet nė dhunim tė njė mėnyre tė vepruari qė ėshtė fiksuar si rregull i procesit tė numėrimit. Dhe rregulli i gjithėpranuar (edhe nga Basha e Berisha) ishte qė votat e hedhura gabim duhet tė shpallen tė pavlefshme.

* * *

Vullneti i Berishės nuk mund tė tolerohet tė bėhet aq absolut sa tė dhunojė, si t’ia dojė qejfi, Kodin Zgjedhor dhe precedentėt e sjelljes sė KQZ. Pėr shembull, nuk mund tė tolerohet qė nė vitin 2007 votat e hedhura gabim tė cilėsoheshin tė pavlefshme, sepse kėshtu donte Berisha dhe nė vitin 2011 tė cilėsohen tė vlefshme, sepse kėshtu i intereson sot Berishės. Ajo qė mbi tė gjitha e bėn njė rregull tė padrejtė nuk ėshtė thelbi i tij, por fakti qė ai nuk zbatohet njėlloj pėr tė gjithė. Vėrtet Rama nuk mund tė dalė sot kundėr hapjes sė kutive por, nėse Berisha do kėrkojė hapjen e kutive sot, duhet t’u tregojė shqiptarėve se pėrse e kundėrshtoi njė gjė tė tillė pėr 2 vjet me radhė, duke i shkaktuar Shqipėrisė njė krizė tė paparė e cila edhe u pėrgjak mė 21 janar. Kėrkesa e Berishės dhe Bashės bie nė kundėrshtim edhe me Kodin Zgjedhor. Nė njė nen tė kėtij tė fundit shkruhet se quhen tė pavlefshme edhe votat kur “fleta e votimit nuk ka tė njėjtėn madhėsi, ngjyrė ose formė me fletėn e votimit tė miratuar nga KQZ”. Nė kuptim tė kėtij neni tė KQZ, numėruesit nuk kanė pasur asnjė rrugė tjetėr veēse t’i vlerėsojnė votat e hedhura gabim si tė pavlefshme. Sepse kanė gjetur nė kuti tė ndryshme fletė votimi me ngjyrė dhe pėrmbajtje tjetėr nga fleta e miratuar nga KQZ pėr ato kuti. Dhe e ka kot Njazi Kosovrasti qė pėrpiqet tė argumentojė tė kundėrtėn. Por atė e kundėrshton nė mėnyrė bindėse Klement Zguri, pjesėtar i shumicės nė KQZ, me njė deklaratė bėrė qysh nė vitin 2007. Nė atė kohė Zguri deklaroi dhe duket se Kosovrasti ka qenė dakord, sepse nuk e kemi dėgjuar tė shprehej kundėr, qė fleta e votimit e gjetur nė kutinė e gabuar duhet tė konsiderohet e pavlefshme, pasi gabimet gjatė votimit mund tė jenė tė gjithanshme dhe procedurat qė ndiqen janė tė pėrcaktuara me ligj. Ndėrkaq, tė zbatosh kėrkesat e Berishės dhe Bashės do tė thotė tė bėsh lesh arapi tė gjithė procesin tashmė tė pėrfunduar. Do tė thotė tė ndryshosh jo vetėm rezultatin pėr kreun e Bashkisė sė Tiranės, por edhe atė tė organeve tė tjera. Sepse nėse ka pasur vota pėr Bashėn apo Ramėn tė hedhura gabim nė kutitė e tjera, kjo do tė thotė qė ka pasur edhe vota tė kutive tė tjera tė hedhura gabim nė kutinė pėr Ramėn dhe Bashėn. Por mbi tė gjitha ėshtė tė privilegjosh palėn qė ka rezultuar humbėse duke ndryshuar njė rregull tė fiksuar qysh nė nisje tė procesit. Dhe kjo ėshtė tė prishėsh demokracinė, thelbi i sė cilės, ėshtė barazia para rregullave dhe ligjeve.
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com