Albatlanta

Kapardisje Shqiptare
Nga Ismail Kadare
Kapardisja ėshtė njė cilėsi e pėrgjithshme njerėzore. Atė e gjen kudo nė botė, por te ballkanasit veēanėrisht. E veēanėrisht te shqiptarėt. Kronika e gjatė e gadishullit tonė nuk mund tė kuptohet pa tė. Madje shpesh ėshtė vėshtirė tė dallohet ku mbaron kufiri i njė bėme dinjitoze, madje trimėrore e ku nis kapardisja. Kjo e fundit ėshtė e ndėrthurur shpesh me tė gjitha ato tipare, tė mbara e tė mbrapshta tė njeriut ballkanas, duke i dhėnė njė theksim tė veēantė si veseve, si virtyteve tė tij. Si e tillė ajo pasqyrohet gjithsesi nė vizionin pėr jetėn, nė mėnyrėn e sjelljes, tė tė menduarit, tė tė vepruarit e gjer nė gjėra tepėr tė pėrditshme, siē janė veshja ose ecja e njeriut. Megjithatė, pėr njė habi tė madhe, po tė hetojmė me gjakftohtėsi historinė e gjatė tė popullit shqiptar, vėrejmė se ndėrsa ka qenė tepėr e pranishme nė jetėn e pėrditshme, kjo sėmundje nuk ėshtė dėshmuar aq sa pritej nė atė sferė, ku dėmtimet e saj janė vėrtet fatale: midis prijėsve shqiptarė, ata qė sot quhen “liderė”. Duke mos u ndalur te trillet ose kapardisjet e princave dhe feudalėve shqiptarė tė mesjetės, tė cilat nuk ishin as mė tė pakta e as mė tė shumta se ato tė sivėllezėrve tė tyre europianė e bizantinė, kronika historike nuk jep as dėshmi krenarie boshe e as veprime kapardisėse tė prijėsit mė tė shquar tė shqiptarėve e tė krejt Ballkanit, Gjergj Kastriotit. Dhe, ky kont shqiptar, qė u ngrit befas nė njė lartėsi marramendėse, qė u rrethua me legjenda pėr sė gjalli, qė iu dhanė tituj e cilėsime, qė do t’i ėndėrronte ēdo princ i kohės, sė fundi, qė u prit disa herė me triumf nė qendrat e Europės e nė Vatikanin e fuqishėm, e ka pasur rrezikun qė tė binte nė dashuri me veten si rrallėkush.

Jo vetėm Skėnderbeu, por as rilindėsit e shquar shqiptarė mė pas, qoftė prijėsit e mendimit, qoftė ata tė veprimit, nuk dhanė asnjėherė shenja tė njė krenarie a vetėkėnaqėsie tė zbrazėt. Dhe, kjo vetėpėrmbajtje, ky dinjitet i madh, ka vetėm njė shpjegim: ata ishin tė pėrgjegjshėm pėr fatin e rėndė tė popullit tė tyre. Me fjalė tė tjera, ata kishin kuptuar se historia i kishte vėnė ata nė krye tė njė populli tė rrezikuar e tė goditur rėndė, ndaj as mburrjet e as ethet e lavdisė s’mund tė kishin vend nė kokat e tyre.

Shpallėsi i pavarėsisė sė Shqipėrisė, Ismail Qemali, ndonėse vinte nė njė vend tė vogėl, nga poste tė larta tė njė perandorie tė madhe, nuk u shqua asnjėherė pėr delire mendjemadhėsie. E po ashtu, pas tij, nuk dha shenja tė tilla peshkopi Fan Noli, ndonėse ishte i ndėrgjegjshėm se ishte kryeministri mė i kulturuar i Ballkanit dhe njė nga krerėt e kulturės europiane tė kohės.

Ėshtė folur mbarė e mbrapsht pėr Mbretin Zog, por kurrkush nuk ka pėrmendur gjėkundi sjellje ngrehaluce tė tij e as dehje nga lavdia, ndonėse vinte nga njė mjedis ku ato kultivoheshin e, ndonėse u shpall mbreti i parė i shqiptarėve.

Nė periudhėn komuniste, mburrjet verbale tė udhėheqjes, kėrcėnimet ndaj botės perėndimore dhe vetėdehja pėr tė ashtuquajturin lulėzim tė vendit, mbetėn mė tepėr nė sferėn teorike, si pjesė e njė sistemi politik tė dėshtuar. Ato nuk shoqėroheshin dot me sjellje e bėma tė rrokshme nga individėt e udhėheqjes, ngaqė kėtė gjė nuk e lejonte ankthi politik, pré e tė cilit ata ishin tė gjithė.

Koha e kapardisjes sė madhe u erdhi shqiptarėve, ose mė mirė klasės politike tė tyre, atėherė kur ajo pritej mė pak: pas rėnies sė regjimit komunist. Mund tė thuhet pa frikė se pėr dhjetė vjet njerėzit e politikės shqiptare u mburrėn e u ngrefosėn mė shumė se gjithė paraardhėsit e tyre, gjatė dhjetė shekujve.

Ishte njė trishtim i madh tė vėreje se si njė pjesė e kėtyre politikanėve harruan krejtėsisht se ēfarė u besoi historia: nxjerrja nga mjerimi e nga tronditja psikike e njė populli qė kishte vuajtur aq shumė e qė kishte nevojė mė nė fund pėr jetė, pėr shėndoshje trupore e shpirtėrore, me fjalė tė tjera pėr normalitet.

Tė pajisur jo vetėm me njė mendje tė varfėr, por edhe me karakter tė dobėt (shpesh pasojė e logjikshme e sė parės), pa kurrfarė ngrehe morale, kėta njerėz tė rėndomtė nuk e pėrballuan e as mund ta pėrballonin misionin qė iu vuri koha. Nė vend tė ulnin kokėn pėrpara dramės sė popullit tė tyre, tė ulnin kokėn jo pėr “pėrvujtni” morale, por pėr tė kuptuar mė mirė pėrse janė nė krye tė vendit kėto natyra tė varfra qė u dehėn nga shija e pushtetit, nga veturat, rojet, pritjet e kamerat e televizionit. Kjo do tė shoqėrohej natyrisht, ashtu siē u shoqėrua, nga njė mllef i verbėr ndaj kundėrshtarėve politikė, nga njė korrupsion i pafund, dhe nga njė shpėrfillje e plotė ndaj interesave dhe tragjedisė sė vendit.

Me gjithė kėtė sjellje tė papėrgjegjshme, kapardisja kishte pėrherė pjesėn e saj. Stili i jetės sė njė pjese tė politikanėve shqiptarė ishte i papranueshėm pėr ēdo kohė e ēdo shoqėri. Pozat e tyre, dėshira pėr t’u bėrė “stare”, hidhėsia prej mistreci, rrezatimi i urrejtjes e gjer tek e folura “sensacionale”, kinse me metafora (e atyre qė aq keq e flasin gjuhėn shqipe, sa s’dinė pėrdorimin e njėjėsit e shumėsit dhe njė frazė qė e fillojnė me “ju” e mbarojnė me ti).

Njė pyetje bėhet kudo nė Shqipėri, nė Kosovė e jashtė tyre: si ėshtė e mundur njė ngrefosje e tillė? Sepse sėmundja e kapardisjes sė njė pjese tė “liderėve” ėshtė bėrė e pėrgjithshme kudo nė viset shqiptare. Njerėzit kanė tė drejtė tė habiten, sepse ngrefosje do tė thotė verbėri, do tė thotė shurdhėri, do tė thotė shpėrfillje e plotė pėr atė qė po ndodh me popullin shqiptar. Mjafton tė jesh disa ditė nė Shqipėri, mjafton tė shikosh sfilitjen e vendit, varfėrinė, nervozizmin, mungesėn e rendit, mungesėn e dritave, mungesėn e ujit, qė ēdo krenari e zbrazėt, ēdo kapardisje, tė fluturojė nė ēast, pėr t’ia lėnė vendin njė brenge tė thellė. Kjo, pėr sa i pėrket vendit amė. Kurse pėr Kosovėn e pėr “liderėt” e saj mjafton pamja e katundeve qė digjen, e fėmijėve tė vrarė, e njerėzve qė shpėrngulen nėn vėrshėllimėn e predhave, pėr tė hequr dorė njėherė e pėrgjithmonė nga ēdo mburrje e pozė pėrpara kamerave tė TV.

Mirėpo, njė pjesė e “liderėve”, si nė Shqipėri, si nė Kosovė, nuk heqin dorė nga mburrjet. Ngrehalucė tė pandreqshėm, krejtėsisht tė pandjeshėm ndaj dramės sė popullit qė i ka nxjerrė, tė dashuruar pas vetes dhe pas fjalėve tė tyre tė papėrgjegjshme, vazhdojnė tė jenė si tė dehur nga telefonat celularė, nga mikrofoni qė u afron ēdo gazetar, nga nderimet me tė cilat i presin andej-kėndej. Harrojnė se ai interesim e ato nderime nuk janė pėr ta, por pėr popullin martir shqiptar.

Ky qėndrim i papėrgjegjshėm shoqėrohet me trille e me gjeste kinse tė bujshme. Njėri mburret se ėshtė ai qė e ka nė dorė ē’do tė vendoset nė Rambuje, se po tė mos dojė ai, e tė mos shkojė ai, gjithēka duhet tė prishet. E njė tjetėr qė nuk ka shkelur kurrė nė Kosovė, jep mėsime patriotike, bėn thirrje qė nė emėr tė kėsaj apo asaj, Kosova tė bėhet shkrumb e hi. E kėshtu me radhė e kėshtu pa fund. Dhe ėshtė gjithmonė populli shqiptar qė paguan, qė mjerohet, qė digjet e kullon gjak. Kurse kėta “biznesmenė tė lirisė” s’pėsojnė kurrė asgjė.

Asgjė nuk i prek shpirtrat e tyre, veē smira dhe etja e pushtetit. Ato janė e vetmja gjė qė e gjallėron mendjen e tyre tė varfėr: Jam unė qė vendos e jo ti, jam unė qė duhet tė hipi nė avion, qė duhet tė pyetem, qė duhet tė nderohem, qė duhet tė thirrem nė gosti, qė duhet tė shpallem shef etj., etj.

Ndėrkaq, si gjithmonė, nė Ballkanin tonė sa heroik, aq edhe servil nuk mungojnė kurrė puthadorėt, sejmenėt dhe lajkatarėt. Pas Rambujesė, njė pjesė e mediave shqiptare, nė vend tė merreshin seriozisht me analizėn e asaj qė ndodhi, e sidomos, asaj qė do tė ndodhte, filluan lajkat pėr bėmat e njėrit apo tė tjetrit. Ca legjenda, ca fakte tė neveritshme, imorale e tė pabesa filluan tė serviren si heroike. Kėshtu, sahanlėpirėsit nisėn tė ekzaltohen qė X–i nuk pyeste fare pėr ministrat e Europės, apo qė Y- i e la ministren amerikane Ollbrajt tė priste orė tė tėra te dera etj., etj. Edhe sikur kėto dokrra tė ishin tė vėrteta, ato do tė ishin jo lavdia, por turpi ynė nė Rambuje. Dhe jo vetėm turpi: ato do tė ishin njė njollė e zezė, dėshmi e maēizmit, e injorancės dhe e paburrėrisė sonė pėrpara njė ministreje dhe njė gruaje.

Njė pjesė e “liderėve” shqiptarė, si nė Shqipėri, si nė Kosovė e gjetkė, kanė nevojė tė ngutshme tė qytetėrohen. Ata janė shumė larg nivelit tė pėrfaqėsimit qė meriton populli shqiptar. Ky popull ėshtė i varfėr e ėshtė i rreckosur, por ėshtė drama e tij e rėndė qė kėrkon, ashtu si ēdo tragjedi, njė nivel tė lartė tė pėrfaqėsimit.

Mėsimi numėr njė qė duhet tė nxjerrin “liderėt” shqiptarė, ėshtė se nuk ka dhe nuk mund tė ketė lavdi pėr askėnd, nė qoftė se populli yt ėshtė nė mjerim e nė robėri. “Liderėt” shqiptarė duhet tė rrijnė kryeulur pėrpara kėsaj gjėme qė ende nxin nė sytė tanė. Tė rrish kokulur, nuk do tė thotė tė rrish pa dinjitet. Pėrkundrazi, pa dinjitet gjykohen ata qė nė njė ceremoni varrimi zgėrdhihen.

Populli shqiptar ka pėrpara ditė tepėr vendimtare pėr fatin e tij. Nė qoftė se “liderėt” shqiptarė e ndiejnė se janė tė paaftė tė kuptojnė peshėn e pėrgjegjėsisė qė kanė, ata duhet t’ua lenė vendin tė tjerėve. Gjithmonė do tė ketė njerėz qė do ta kuptojnė mė mirė kėtė popull, qė do tė kenė mė shumė dhembshuri pėr tė, me fjalė tė tjera, qė do ta prijnė siē duhet.

Paris, 24 shkurt 1999, “Courrier International”

Ribotuar nė librin “Krimet nė Ballkan”, botimi mė i fundit i shtėpisė botuese “Onufri”, maj 2011
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com