Albatlanta

Kur flitet me votė
Mimoza Dervishi
Sot, 20 vjet pas pėrmbysjes sė regjimit, fitorja historike e socialistėve nė Tiranė dhe gjithė Shqipėrinė, ėshtė si njė lloj pėrmbysjeje tjetėr regjimi. Atij regjimi qė shkurt ėshtė etiketuar nga bota perėndimore me dy fjalė: “regjim hibrid”. Nė mos tė jetė pėrmbysur krejt, ėshtė tronditur seriozisht.

Ka fituar morali qytetar, njė standard i rėndėsishėm, qė shumė herė, pėr shkak tė vjedhjes sė votės sė shqiptarėve, mė sė shumti nga Sali Berisha, mendonim se gati po zhdukej ose ishte aq i tulatur sa nuk bėnte dot ndryshimin. Shqiptarėt treguan se nuk mund ta durojnė dot arrogancėn kur vjedh dhe vrasjen kur kapesh me presh nė duar. Shqiptarėt gjithashtu kanė zgjedhur liderin e tyre, duke votuar unikalisht, si kurrė mė parė nė historinė e Partisė Socialiste, pėr Edi Ramėn.

Edi Rama ėshtė politikani mė i votuar sot nė Shqipėri, por kjo nuk ėshtė merita e vetme dhe kryesore. Ajo qė e veēon nga gjithė ata qė kanė qenė nė pozicionin e tij apo pėrballė tij, ose mė saktė nga tė gjithė ata qė vuri para, ėshtė se ai ka marrė mė shumė risqe dhe pėrgjegjėsi politike mbi vete se askush nė historinė e Shqipėrisė.

Mjaft tė kujtoni se Sali Berisha ka vėnė kandidaturėn e tij ose nė Kavajė kur ndihej i sigurt, dhe kur Kavaja nuk i mjaftonte, pėrdorte Tiranėn gjithmonė si i pari i listės. E njėjta gjė me ish-kryetarin e PS-sė apo kryetarė tė tjerė qė sot s’kanė asnjė peshė politike. Askush prej tyre s’ka treguar ndonjėherė guximin tė pėrplaset dhe tė provohet personalisht nė gara tė mėdha, ballė pėr ballė. Politikanėt, kjo i dallon nga njerėzit e zakonshėm, marrja nė kurriz e risqeve, jo kush bėn poza mė tė bukura.

Tirana nuk votoi ndryshe nga Shqipėria, Tirana votoi njėsoj si Shqipėria, duke i dhėnė Ramės mijėra vota mė shumė se nė 2007-n. Se ku i gjeti votat Lulzim Basha, konkluzionet i kanė nxjerrė vetė shqiptarėt, duke parė maskaradėn e gjatė tė numėrimit. Por para se tė arrinim te tė fundmet pėrpjekje tė dėshpėruara tė pushtetit, njerėzit tani kanė kuptuar aq mirė transferimin e gjithė kontingjentit lėvizėz, nga njė ministėr i Brendshėm qė ka nė dorė jetėn e njerėzve, numrat e telefonit, e-mail-et, adresat, ditėlindjet e gjithēka tjetėr. Tė gjitha u denoncuan nė media me fakte dhe dokumente, por tani e kuptojmė mė mirė se ē'paskan bėrė.

Meqė ra fjala dhe unė u atakova nga e-mail-et e Lul Bashės dhe ju siguroj maksimalisht qė nuk ia kam dhėnė e-mail-in tim, po ashtu nuk kam llogari nė “Facebook”. E vetmja herė kur unė jam regjistruar nė njė fushatė politike, ka qenė pėr zgjedhjet presidenciale nė Shtetet e Bashkuara nė 2008-n dhe kur me kėnaqėsi prisja dhe lexoja ēdo e-mail qė mė vinte nga shtabi i fushatės. Se ka dhe njė kuptim kjo puna e e-mail-eve, u dėrgohet atyre qė duan tė jenė pjesė e fushatės tėnde. Tani imagjinoni kur kanė nė dorėzim dhe e-mail-in tim, qė e kam shpallur publikisht vlerėsimin tim pėr kėtė kandidat, se sa thellė ka hyrė ky njeri nė jetėn personale tė gjithkujt, e sidomos tė atyre qė punojnė nė administratė e jetojnė nė Tiranė.

Mendoj se hetimi i votave tė Tiranės do tė jetė edhe mė interesant se hetimi i votave tė 29 qershorit 2009. E sidomos nė 2013-n do ta marrim vesh nėse kemi kaq votues nė kryeqytet. Dhe investigimi duhet bėrė. Sepse sot, besoj qė pavarėsisht se nuk u hapėn kurrė kutitė qė opozita kėrkoi pėr dy vjet me radhė, pikėrisht ajo luftė e pandalshme bėri tė mundur qė vota tė numėrohej faqe tė gjithėve.

Sistemi i pėrēudnimit tė votės nė Tiranė kur shteti, pushteti dhe gjithė bataku i politikės shqiptare u bė bashkė kundėr Edi Ramės, ėshtė pa diskutim njė temė e gjatė analizash dhe komentesh, qė nuk mund tė kalohet me britmat entuziaste tė analistėve tė djathtė pėr diferencė kaq tė ngushtė. Pėr asnjė sekondė nuk besoj se ishte e ngushtė. Nuk ka sot asnjė mundėsi reale, kur njė Shqipėri e tėrė, nga skutat mė tė thella tė Veriut e tė Jugut, voton kundėr atyre qė gjakosėn Bulevardin e Tiranės, dhe tiranasit, ata qė e panė dhe jetuan “live” tronditjen dhe masakrėn shtetėrore, tė votonin pėr buzėqeshjen false tė njė kandidati tė montuar, qė si njė kėngėtar(e) me superpozim, nuk pranoi tė bėjė asgjė “live” gjatė fushatės sė tij.

E prirur gjithashtu, tė respektoj atė qė u lexua faqe tė gjithėve, them se triumfi politik, zgjedhor dhe moral ėshtė i Edi Ramės dhe opozitės. Nuk mund tė jetė fitues moral, njė kandidat qė kishte gjithė shtetin me vete dhe qė nė fund tė ditės edhe humbi. Pėr tė gjithė ata qė nuk e dinė akoma, fituesi ndahet dhe me njė votė dhe rėndėsi ka kush merr ēelėsat e zyrės pėr tė cilėn lufton. Po tė kishte dy emra fitorja, atė tė dytin le ta mbajė Lulzim Basha.

Lajmi i madh ėshtė qė pushteti nuk ia arriti dot tė “eliminonte” kryetarin e opozitės, paēka se nė Tiranė u transportua gjithė makineria manipuluese e votave qė ndryshe mund tė pėrshkruhet si “emigrimi” i madh drejt kryeqytetit. Sali Berishės kėsaj radhe i duheshin edhe votat e familjes Hoxha pėr tė rrėzuar Edi Ramėn, sepse “emigrantėt” qė solli me avion apo me qerre, nuk i mjaftonin. Duke i bėrė kėshtu demokratėt gazin e botės, tek u shndrinte fytyra sa herė shihnin njė votė prokomuniste.

Nė njė palė zgjedhje ka shumė pėr t’u analizuar dhe reflektuar, por mė nė hall janė tė djathtėt, tė cilėt kur panė qė po dilnin jashtė dyerve tė bashkive tė mėdha tė Shqipėrisė, shpikėn argumentin e votave popullore. Bėjnė sikur harrojnė qė kėto janė zgjedhje pėr kryetarė komunash e bashkish dhe votat popullore nuk kanė si tė jenė pjesė e analizės. Argumenti i vetėm ėshtė kush do tė qeverisė nė pjesėn mė tė madhe tė Shqipėrisė. Pikėrisht aty ku ėshtė pėrqendruar e gjithė forca punėtore dhe ekonomia e vendit. Dhe mos u habisni kur nė studiot e televizioneve proqeveritare tė ndiqni analiza pėr komuna qė s'ua kemi dėgjuar emrin dhe tė harrohet tė bėhet analiza e gjithė qyteteve tė mėdha tė Shqipėrisė. Njėsoj siē u morėn me sondazhin e Gani Bobit. (Nuk e imagjinoj dot se si ky emėr tė jetė njė njeri real, ka tre vjet qė duket mė shumė si pseudonim).

Ideja tjetėr e mbivendosjes sė pushteteve ėshtė njė argument luksi nė njė Shqipėri tė drobitur, me njė opozitė tė persekutuar tash dy vjet, dhe pėr mė tepėr me njė Kryeministėr qė ka nė dorė gjithė pushtetet e mundshme, ose kur kujton se nuk i ka i nxjerrė tė gjithė puēista. Ky argument nuk bėn asgjė tjetėr, veēse lartėson Edi Ramėn, pėr risqet qė mori mbi vete. Imagjinoni pėr njė ēast sikur tė mos kandidonte pėr Bashkinė e Tiranės dhe i ulur qetė-qetė nė kolltuk, tė shihte sesi nė krye tė PS-sė fitonte gjithė Shqipėrinė. A nuk do kishte luks mė tė madh pėr tė? Por opozita dhe Rama nuk kishte rrugė tjetėr dhe pushteti nuk i la shteg tjetėr. Dhe jam e sigurt qė, nėse nuk do tė kishte kandiduar, do tė ishte sulmuar sot mė shume se mė parė, sepse nė njė Shqipėri qė mbisundohet nga mediat e pushtetit, ēdo gjė qė bėn Edi Rama, ėshtė e paragjykuar dhe gjykohet pėr keq. Madje po duan t’i zbehin dhe fitoren, e pėrmasave spektakolare nė gjithė Shqipėrinė pėr nga shtrirja, dhe nė Tiranė pėr nga lloji. Por nuk ėshtė as pėr t’u habitur, as pėr tė pritur mė shumė nė njė vend ku edhe pushtetin e katėrt me shumicė e ka nė dorė pushteti politik. Dhe kėtu gjej vend t’i kthehem intervistės sė ambasadorit amerikan pėr VOA-n, qė kur u pyet nė ka demokraci nė Shqipėri, tha, po, ka, sepse ka “Top Channel”. Nuk kam lumturi mė tė madhe sesa tė shpreh mirėnjohjen pėr krijesėn e Dritan Hoxhės, njė institucion mediatik pėr tė cilin duhet tė jenė krenarė, jo vetėm ata qė punojnė aty, por ēdo shqiptar, pavarėsisht bindjeve politike.

Trupa e “Top Channel” ėshtė vatra mė perfekte qė mund tė gjesh sot, nė njė media edhe pėrtej Shqipėrisė. Nuk e bėj dot krahasimin me askėnd tjetėr brenda atyre kufijve nė fakt. Dhe mjafton vetėm momenti i fundit kur ishte nė lojė jo vetėm Tirana, por gjithė Shqipėria, korrektėsia dhe profesionalizmi i kėsaj media, bėri tė mundur jo vetėm rezultatin perfekt, por parandaloi dhe atė qė mund tė kishte shkaktuar tė paparashikueshmen mes militantėsh. Absolutisht asnjė televizion tjetėr nuk i korrigjoi shifrat pėr njė kohė mjaft tė gjatė dhe kjo ėshtė e pafalshme. Tė reklamoje shifrat e KQZ-sė nė kėto zgjedhje, ishte njėsoj sikur t’i merrje ato nga shtabi i Bashės.

Kur mė duhej tė kontrolloja nėpėr televizione tė tjera, (sa herė “Top”-i shkonte nė publicitet), dėgjoja vetėmburrje tė ēuditshme dhe gati habi tė drejtuesve tė ndryshėm se sa mirė po ndiqnin procesin e numėrimit. Po ē'mund tė bėsh tjetėr nė fakt, kur ka zgjedhje dhe procese tė tilla delikate dhe kur profesioni yt tė ka vėnė para mikrofonin dhe kamerėn? Ah, po, pėr shembull nė njė moment kur fati i Tiranės pritej tė zyrtarizohej dhe tė gjithė ishin ende nė ankth pėr tė marrė vesh se ē’po ndodhte, nė njė TV qeveritare pashė qė jepej njė “show” qė quhej “Gjeniu i vogėl”. Mesa duket, televizioni filloi menjėherė tė mendonte pėr tė ardhmen se “gjenitė” e mėdhenj aq e patėn.

Por falėnderimi pėr “Top Channel” vjen edhe pėr njė fakt tjetėr, qė kurrė nuk ra preh e simetrisė ku donin ta shtynin, me ndonjė kanal tjetėr aq pro pushtetit, sa ėshtė turp tė tregohet me fjalė. Profesionalizmi nuk ka simetri partiake. Dhe “Top Channel” qėndron nė krahun e profesionalizmit. Ndaj nuk kishte si tė ndodhte ndryshe qė lajmin mė tė saktė, nga fillimi deri nė fund, arritėm ta marrim vetėm pėrmes kėsaj media, madje vetėm kėtu u zbuluan dhe ato gabime tė ashtuquajtura “njerėzore” tė KQZ. Jo, Sokol Balla dhe stafi i tij nuk bėri asnjė gabim, pėrkundrazi, ndihmoi dhe korrektoi aty ku gabimi “njerėzor” i njė arroganti deri nė halabakėri si Ristani, mund tė kishte shpallur tjetėr fitues sot. Nė lėmin mediatik, kėto zgjedhje nuk bėnė gjė tjetėr, veēse thelluan distancėn mes “Top Channel” dhe gjithė tė tjerėve.

Nė lėmin politik, ato provuan edhe njė herė thelbin e tyre: qė nuk ishte Edi Rama pėrballė Lulzim Bashės, por Edi Rama pėrballė Sali Berishės. Aq i dėshpėruar ishte Kryeministri pėr tė marrė Tiranėn, sa u duk se harroi qė sapo kishte humbur Shqipėrinė. Tirana do t’i mjaftonte tė shpallte fitoren. Kjo tregon dhe njė herė se ēfarė lloj beteje ishte kjo e Tiranės duke pėrmbysur mesazhin njėmujor tė fushatės sė pushtetit, se kjo ishte njė garė thjesht lokale. Po kurrė s'kemi parė mė parė, qė pėr njė garė lokale, tė vihet nė dispozicion i gjithė shteti, policia dhe makineria e pushtetit. E aq mė pak kemi parė njė impenjim maksimal, jo vetėm tė publikut qė pėr shtatė ditė rresht ndoqi maskaradėn e prodhuar nga selia e PD-sė, por ngriti nga buka dhe nga gjumi, duke ulur nė stolin e rreptė tė arbitrit ndėrkombėtar, ēdo diplomat tė rėndėsishėm tė Tiranės.

Sigurisht qė kjo fushatė nuk i shpėton dot ngjyrimit analitik se lojėrat politike u bėnė nga tė dyja palėt. Kjo ėshtė diēka mjaft kompleksive pėr t’u thėnė, qė nuk tė bėn tė paanshėm, sepse ėshtė krejt e pavėrtetė. Loja ishte pėrgatitur vetėm nga PD-ja dhe fakti qė njėsia 5 u bė strumbullari i gjthēkaje, flet nė volum. Pėr tė gjithė ata, qė quajnė lojėra faktin qė PS-ja ishte gati nė paranojė pėr ēdo votė, le tė kujtojnė pak votat e 2009-s, tė djegura maskarisht nė Erzen.

Kėto zgjedhje ishin referendare dhe shqiptarėt folėn si tė thirrur nė referendum. Ka fituar Edi Rama dhe Partia Socialiste me aleatėt e saj. Ka humbur Sali Berisha bashkė me Partinė Komuniste.

P.S: Sa pėr Lulzim Bashėn, pasi adrenalina tė bjerė, Berisha do kuptojė qė ishte njė investim maksimal, mė i madhi qė ka bėrė ndonjėherė nė jetėn e tij pėr njė person tjetėr brenda Partisė Demokratike... dhe qė i shkoi dėm. Bėni kujdes tė ndiqni karrierėn e mėtejshme tė Bashės dhe kujtohuni se kur dikush afėr Berishės “merr kot”, bėhet mė popullor sa duhet, me buzėqeshje babaxhani, me flokė tė zeza, me apo pa balluke... fundi dihet. Edhe president i Shqipėrisė mund tė bėhesh, por katandisesh thjesht nė njė shpėrndarės dekoratash.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com