Albatlanta

Te ndertosh Evropen? S'eshte pune asfalti elektoral!
Nga Andrea Stefani
Kryeministri Berisha po zhvillon kėto ditė njė fushatė, duke u betuar publikisht se ai dhe qeveria e tij do ndėrtojnė Europėn kudo nė Shqipėri. Nga Tropoja e deri nė Sarandė. Sikur kėrkon tė bindė votuesit se tė ndėrtosh Europėn do tė thotė thjesht tė ndėrtosh rrugė, tė shtrosh asfalt apo tė bėsh gjėra qė Berisha i premton pa doganė nė raste fushatash. Nė tė vėrtetė, nuk ėshtė fare ashtu. Infrastruktura e vėrtetė e Europės nuk ėshtė ajo materiale, por nė radhė tė parė ajo ideale, ėshtė fryma e lirisė qė ngjiz njė politikė europiane si dhe parimet e kėsaj politike qė e bėjnė tė qėndrueshme kėtė liri. Ėshtė fjala pėr parime tė tilla, si ai i ndarjes dhe balancimit tė pushteteve dhe qė autokrati Berisha ka mbi 20 vjet qė gjakon t’i obstruktojė nė Shqipėri. Dhe ky ėshtė treguesi mė thelbėsor qė denoncon nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme se politikani Berisha, nė ēfarėdo posti qė tė ndodhet dhe sado qė tė brohorasė pėr Europėn, nuk ka njė axhendė tė vėrtetė pėr europianizimin e Shqipėrisė. Sepse, thelbi i europianizmit ėshtė t’i bėsh njerėzit tė lirė, tė bėsh shqiptarėt tė lirė. E si mund tė mendohet qė njė gjė tė tillė mund ta ofrojė njė politikan qė pėr mbi 2 dekada pėrpiqet veēse t’i sundojė ata?

* * *

Berisha duket ėshtė i vendosur qė edhe nė kėtė fushatė zgjedhore tė luajė me dėshirėn e shqiptarėve, shprehur nė sloganin e hershėm: E duam Shqipėrinė si gjithė Europa! Por kur brohorisin kėtė slogan si protestė nė bulevardet e komunizmit, pak shqiptarė e dinin se ē’do tė thoshte ta bėje Shqipėrinė si Europa. Shumica protestonin si konsumatorė tė uritur qė me “Europė” kuptonin makina luksoze, ushqim, veshje apo banesa mė tė mira, deri edhe argėtime tė ndaluara nė Shqipėrinė komuniste. Sot jo pak shqiptarė kanė ushqim dhe veshje mė tė mira, kanė edhe makina, jo rrallė luksoze, edhe banesa mė tė mira se ato tė komunizmit. Por Shqipėria nuk ėshtė bėrė ende Europė, madje ėshtė shumė prapa saj. Sepse Europa nuk ėshtė thjesht ajo materialja, ajo e konsumizmit apo e makinave luksoze. Europa ėshtė mbi tė gjitha shtet ligjor, me ligje tė mira tė miratuara nė liri dhe pa tė cilat nuk mund tė ketė liri. Dhe Shqipėria, edhe pse shumė e prapambetur materialisht nga Europa, do tė ishte sot shumė mė pranė saj nėse politikanė autokratė si Sali Berisha nuk do tė ishin bėrė pengesė e instalimit tė shtetit ligjor nė Shqipėri. Por shteti ligjor dhe drejtėsia e pavarur kanė qenė pėrherė objektiva qė kanė rėnė dhe bien ndesh me synimin e Berishės pėr sundim dhe pushtet absolut. Shteti ligjor dhe drejtėsia e pavarur janė tė rrezikshme edhe pėr korrupsionin, qė nuk mund tė mos jetė simptomė thelbėsore e ēdo pushteti absolut. Prandaj Berisha e ka kundėrshtuar dhe do ta kundėrshtojė deri nė fund, instalimin e shtetit ligjor dhe tė drejtėsisė sė pavarur. Dhe prandaj themi se ky Kryeministėr nuk ka dhe nuk mund tė ketė njė axhendė europiane pėr Shqipėrinė. Tė gjitha premtimet pėr “Shqipėrinė europiane” qė ai lėshon lart e poshtė, janė thjesht racionalizmi dhe artikulime qė kėrkojnė tė gabojnė jo vetėm opinionin publik vendas, por edhe ndėrkombėtarėt. Ato kėrkojnė tė trukojnė kontradiktėn e papajtueshme qė ekziston mes aspiratės europiane tė shqiptarėve dhe gjakimit autokratik tė Berishės dhe klanit tė tij tė korruptuar.

* * *

Dhe qė Europa nuk ėshtė vetėm autostrada dhe industri, por mbi tė gjitha njė shpirt social lirie i mbrojtur edhe nga njė pushtet i pavarur drejtėsie, vėrtetohet nga shembuj tė sė shkuarės dhe tė sė sotmes. Ndėrtimi i Europės nis shekuj mė parė, me Kartėn e Madhe tė lirive, atėherė kur autostradat nuk ekzistonin. Ndėrkaq, autostrada dhe industri tė fuqishme ndėrtuan dhe krijuan edhe diktatorė si Hitleri dhe Musolini. Por pikėrisht me anė tė njė infrastrukture tė tillė materiale, me anė tė mirėqenies materiale qė i sollėn pėrkohėsisht gjermanėve dhe italianėve, ata varrosėn lirinė nė shpirtin e tyre. Pėr fat tė mirė, jo pėrfundimisht. Jo pak infrastrukturė kanė ndėrtuar edhe diktatorėt dhe autokratėt e vendeve arabe si Gedafi apo Ben Aliu, por liria, ajo qė ėshtė thelbėsore dhe e dallueshme pėr qytetėrimin europian dhe perėndimor, nuk dukej gjėkundi nė shtetet e tyre. Prandaj dhe popullata e kėtyre shteteve u ngrit nė protesta tė fuqishme kundėr kėtyre autokratėve, jo se ata nuk kish ndėrtuar dhe asfaltuar, por sepse nuk kishte liri. Dhe aty ku nuk ka liri, nuk ka drejtėsi. Dhe aty ku nuk ka drejtėsi, edhe prosperiteti material i shtetit polarizohet nė pak duar, duke e lėnė shumicėn nė mjerim. Pa liri dhe drejtėsi ndodh pashmangshėm ajo qė ka ndodhur kėto 20 vjet nė Shqipėri. Pasuria akumulohet me ritme galopante nė pak duar qė vjedhin pa pushim, ndėrkohė qė nė krahun tjetėr, jo pak njerėz detyrohen tė mbijetojnė nė kufijtė e mjerimit. Aty ku nuk ka drejtėsi, nuk mund tė ketė liri. Sepse ai qė guxon tė shprehet i lirė, ndėshkohet padrejtėsisht, flaket nga puna, i obstruktohet biznesi apo i dhunohet prona. Dhe mė sė fundi, goditet me plumb kur proteston pėr liritė, mirėqenien dhe lumturinė e munguar. Janė tė gjitha kėto dhunime tė lirisė qė kanė ndodhur dhe po ndodhin edhe nė Shqipėrinė e drejtuar nga politikanė si Berisha, qė megjithatė, vazhdojnė tė premtojnė Europėn nė kėrkim tė votės sė shqiptarėve. Prandaj Shqipėria nuk po bėhet dot Europė.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com