Albatlanta

Shqipėria bėn sikur voton dhe bota bėn sikur na beson
Zamira Cavo
Tė fitojė Basha nė Tiranė ėshtė si tė fitojė Jocker te Batman Nė 20 vjet demokraci, nė tė gjitha proceset elektorale, Shqipėria ka pasur gjithnjė pothuaj tė njėjtat probleme, tė njėjtėn pamje festive dhe luftarake njėkohėsisht dhe po tė njėjtin pėrfundim: asnjėherė zgjedhjet nuk janė pranuar nga pala humbėse. Nga ana tjetėr, ndėrkombėtarėt gjithnjė kanė pėrmbyllur raportimin e tyre me shprehjen gati fikse:” Kėto zgjedhje ishin mė tė mira, por nuk pėrmbushėn standardet”.

Nė 20 vjet ne nuk mėsuam kurrė se cilat ishin standardet dhe cilat ishin defektet, pasi askush dhe asnjėherė nuk u fol pėr kėto.

Sot jemi sėrish nė pikėnisje. Fushata ėshtė tashmė nė kulmin e saj dhe problemet duken tė mos kenė ndryshuar. Lista tė pabesueshme, manipulime tė jashtėzakonshme, “blerje” votash me para, me tollona, me karta identiteti. Mesazhe qė u drejtohen tė punėsuarve nga “partia” me pėrmbajtje tė tillė: “Ti, si i punėsuar nga partia, ke detyrimin moral qė tė sjellėsh 50 vetė, tė konfirmuar me numra karte identiteti, qė do votojnė pėr ne”. E gjithė kjo pamje nuk ėshtė se pėrcjell ndonjė gjė tė re, tė ndryshme nga ato ēka kemi parė dhe denoncuar nė fushata tė tjera zgjedhore. Mjetet kanė ndryshuar formė, drejt pėrmirėsimit tė “ofertave” qė u bėhen njerėzve pėr tė votuar pėr njėrin apo tjetrin kandidat. Nė vend tė thesit me miell (qė edhe ai ka vlerė), nė qytet pamja shkon drejt ofertave mė tė “qytetėruara”, si tollon, kupon apo euro.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sėrish shfaqet po aq partiak sa ėshtė shfaqur gjithnjė. Sėrish kompetencat nuk kanė fare lidhje me institucionet qė duhet t’i pėrdorin ligjėrisht. Tė njėjtat kaseta qė janė pėrdorur edhe nė fushatėn paraardhėse e qė pėrcillet tek opinioni publik si “e freskėt”. Madje, edhe fytyrat e kandidatėve janė nė shumicė, po ato qė kemi vite qė i shikojmė. Shkurt, asgjė nuk ka ndryshuar.

Ndoshta ka ndryshuar vetėm fjalori i zotit Berisha, i cili duket se nė kėtė fushatė ka hedhur supeve lėkurėn e qengjit, por qė kurrsesi nuk mund tė fshehė dot ujkun nėn kėtė lėkurė. Sidomos kur ka pėrpara njė goxha publik qė duket se e mbėshtet, ai harron qengjin dhe nxjerr dhėmbėt. Megjithatė, dhuna verbale ėshtė “kompensuar” mė se mjaftueshėm me dhunėn fizike, e cila duket me shumicė nė kėtė fushatė. Shkurt, mjafton vetėm njė vėzhgim kaq i pėrciptė pėr tė treguar se edhe kjo fushatė nuk ka ndryshuar aspak nga fushatat e tjera. Pėr rrjedhojė, do tė ketė tė njėjtin pėrfundim: pala humbėse nuk do ta pranojė rezultatin. Dhe si gjithnjė, faktori ndėrkombėtar do tė thotė se: Zgjedhjet ishin mė tė mirat e kėtyre viteve, por... nuk u arritėn standardet!

Kėta ndėrkombėtarė, qė janė me shumicė nė ēdo fushatė elektorale, qė i shikojnė tė gjitha defektet e qė nuk artikulojnė asgjė me rėndėsi, janė tė gatshėm nė fund t’i certifikojnė. Sigurisht, ata vetė janė pjesė e kėsaj situate, qė prej 20 vitesh po zvarrit Shqipėrinė. Ata janė kėtu, me komoditetin e tyre mė tė mundshėm, janė kėtu ku shihen dhe respektohen si nė asnjė vend tjetėr. Trajtohen si tė ishin mbi tė gjithė e mbi ēdo gjė. Nė asnjė vend tjetėr nuk do tė ndjeheshin kaq mirė, aq mė tepėr nė vendet e tyre. Ata shohin, dėgjojnė, vlerėsojnė, dhe mė sė fundi shikojnė nga do anojė peshorja. Kur arrijnė tė dallojnė fitoren e njėrės palė, moderojnė dhe modifikojnė qėndrimin ndaj saj. Sigurisht, ata do t’i certifikojnė zgjedhjet, pavarėsisht mangėsive tė mėdha qė ato shfaqin, pavarėsisht se vota shtrembėrohet me mėnyra nga mė tė ēuditshmet. Ata do jenė sėrish nė krah tė fituesit. Kjo ka rėndėsi. Pra, nuk u interesojnė standardet, por vetėm fituesi dhe marrėdhėniet e tyre nė tė ardhmen me kėtė fitues. Prandaj mbyllin sytė pėrpara ēdo lloj “dhune” para ēdo komprometimi, para ēdo lloj shkelje lirie. Dhe kur tė vijė koha, dhe koha pėrkon me interesat e tyre, Shqipėria do “t’i ketė plotėsuar standardet” dhe do tė hyjė nė Europė!

Shqipėria nė thelbin e saj qytetar, nuk ėshtė mė si e para 20 viteve. Njerėzit janė bėrė mė tė “menēur” dhe mė tė informuar. Lirinė nuk jua merr dot mė shqiptarėve, edhe pse demokracinė mund t’ua vjedhėsh! Kjo situatė e shoqėrisė shqiptare ka shumė mundėsi t’i japė njė mėsim tė mirė politikės, jo vetėm tonės, por edhe ndėrkombėtarėve. Pjesa gri qė ka humbur besimin, tashmė ėshtė “dy” pjesė. Ajo, nė vend qė tė zvogėlohet, po rritet. Shoqėria shqiptare po pėrpiqet tė dalė vetė nga qerthulli i demokracive tė certifikuara pėr kėdo, por jo pėr shqiptarėt. Ne kemi nevojė pėr njė demokraci tė vėrtetė, qė ta prekim, ta ndiejmė dhe tė mos na pėrēmojė.

Dikur, kur njė politikan u vėrsul mbi tavolinat e Parlamentit pėr t’ju “gėrhushur” Kryetares sė Parlamentit, dhe kur tė tjerėt e kritikuan, ai tha: ”Unė e di qė kėtė e pėlqejnė njerėzit, sa pėr ndėrkombėtarėt, ata bashkėpunojnė me fituesin”.

Kjo ėshtė logjika e politikės shqiptare. Kjo logjikė nuk ka ndryshuar.

Zgjedhjet do tė mbahen, tė lira e me pak incidente, si zakonisht. Por ajo ēka ėshtė gatuar gjatė kėtyre ditėve, qė ne tė gjithė i shohim e ndiejmė ēdo orė, do tė mbulohet nga certifikimi. Sėrish do mbetemi nė udhėkryqin e historisė, me shpresė se zgjedhjet e tjera do jenė vėrtetė tė lira e demokratike.

Ndoshta ka ardhur koha kur forcat e vėrteta intelektuale tė kėtij vendi tė ndalen seriozisht e tė analizojnė me vėrtetėsi gjendjen e tė gjejnė rrugėn e duhur. Cilado qoftė forca politike fituese e 8 majit, fituesja e vėrtetė nuk ėshtė demokracia! Sepse, nuk duhet tė bėjmė mė sikur votojmė dhe nuk dua qė dhe bota tė bėjė sikur na beson.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com