Albatlanta

Rexhep Qosja: Berisha, skenarist i gjenocidit
Nga: REXHEP QOSJA
Nė Muzeun Historik Kombėtar, nė Tiranė, domethėnė nė Muzeun e historisė sė shqiptarėve, pjesėtarė tė tė cilit jetojnė jo vetėm nė Shqipėrinė shtetėrore, por edhe nė Kosovė, nė Maqedoni, nė Mal tė Zi, nė Luginė tė Preshevės, nė Itali, nė Greqi, nė Turqi, nė njė varg vendesh evropiane, nė SHBA, nė Kanada, nė Australi, nė Zelandė tė Re e nė vende tė tjera, gjendet PAVIJONI I GJENOCIDIT. Sado nuk e dija saktė se cilėn ditė, cilėn javė, cilin muaj dhe cilin vit ėshtė hapur, kėto ditė mėsova se ėshtė hapur nė vitin 1996, kur kryeministri i sotėm i Shqipėrisė ishte ende kryetar i Shqipėrisė.
Nė kohėn kur flitej pėr nxjerrjen e ligjit pėr gjenocidin komunist nė Shqipėri dhe pėr krijimin e, nuk mė kujtohet tani, Institutit, Muzeut a PAVIJONIT TĖ GJENOCIDIT, nė njė artikull pėr njė ēėshtje tjetėr kisha shkruar disa fjalė edhe pėr kėtė "gjenocid". Meqenėse ligji pėr gjenocidin nuk u nxor dhe nuk u nxor sepse, siē u pa shpejt, propozuesit e tij, gjenocidit ia caktonin kuptimin siē donin vetė e jo siē ia ka caktuar OKB-ja, kurse nisma pėr krijimin e Institutit, Muzeut a Pavijonit tė gjenocidit u sendėrtua me krijimin e PAVIJONIT TĖ GJENOCIDIT, unė e harrova gati plotėsisht ēėshtjen e "gjenocidit", qė shqiptarėt paskan bėrė ndaj vetvetes nė kohėn e komunizmit, dhe vazhdova tė merrem me ēėshtje tė tjera politike nė Shqipėri, me dhunėn shtetėrore serbe nė Kosovė dhe me politikėn paqėsore, nė tė vėrtetė nėnshtruese tė disa partive tona, nė krye me LDK-nė, ndaj asaj dhune.
Tani, rreth pesėmbėdhjetė vjet mė vonė, diku nė pjesėn e tretė tė shkurtit tė kėtij viti, institucioni nė tė cilin ruhen dėshmitė e "gjenocidit" qė paskan bėrė shqiptarėt ndaj vetvetes, papritmas mė del parasysh: nė njė emision, nė njėrin prej televizioneve tė Tiranės, pėr Muzeun Historik Kombėtar, shoh se si mbi njė derė ishte shkruar me shkronja posaēėrisht tė dukshme: PAVIJONI I GJENOCIDIT .
E pyes veten: a po shoh mirė? A po shoh mirė apo mė bėjnė sytė? I heq syzet, i fshij kujdesshėm, i vė prapė dhe ngrejė kokėn e shikoj prapė televizionin: shoh prapė ēka kisha parė pak mė parė: PAVIJONI I GJENOCIDIT. Kamera televizive ėshtė pėrqendruar pikėrisht nė tė: nė PAVIJONIN E GJENOCIDIT. Dhe, dėgjoj: do tė jetė gati, nė katin e tretė tė Muzeut Historik Kombėtar, deri nga fundi i prillit, kur fillon sezoni turistik; dhe do tė jetė gati nė atė kohė me qėllim qė tė plotėsojė, qė tė kėnaqė interesimet e turistėve pėr gjenocidin komunist!
Nuk mund ta di a ka edhe tani gjė dhe nė qoftė se ka - ēka ka para se tė hapet solemnisht, nė atė pavijon. E di, ndėrkaq, se krijimi i kėtij pavijoni, qė quhet PAVIJONI I GJENOCIDIT, mė parė sesa gjykimit tė shėndoshė e larghedhės i detyrohet gjykimit tė errėsuar, dritėshkurtėr politizues. Dhe, e di se krijimi i kėtij pavijoni nė Muzeun Historik Kombėtar nė Tiranė e ballafaqon mendjen, ndėrgjegjen dhe etikėn kombėtare shqiptare me njė sėrė pyetjesh, tė cilat pashmangshėm kėrkojnė pėrgjigje, natyrisht nė qoftė se duam tė mendojmė drejt, objektivisht, pėr pėrmbajtjen, pėr domethėnien dhe pėr ndikimin e tij, nė njėrėn anė, nė marrėdhėniet brendashqiptare e, nė anėn tjetėr, nė mendimet e tė tjerėve pėr ne.

Ja disa prej kėtyre pyetjeve.
1. A ėshtė shkruar nė histori pėr ndonjė popull, i cili mund tė ketė bėrė gjenocid ndaj vetvetes?
Deri sot nuk kam lexuar tė ketė ndonjė popull tė tillė, i cili ka bėrė gjenocid ndaj vetvetes. Ėshtė shkruar kur e kur nė shtypin botėror pėr gjenocidin e kmerėve tė kuq ndaj kmerėve nė Kamboxhia gjatė viteve 1975-1979, por nė Kamboxhia, nė Pnom Pen a nė ndonjė qytet tjetėr tė kėtij shteti, nuk e di se ėshtė ngritur institut, muze a pavijon nė kuadrin e ndonjė instituti a muzeu, pėr gjenocidin e kmerėve ndaj vetvetes.
Nė Rusi, pas rėnies sė diktaturės komuniste, ėshtė shkruar shumė, shumė pėr terrorin stalinist, pėr internimet masive tė rusėve e pjesėtarėve tė kombėsive tė tjera tė Bashkimit Sovjetik nė Siberi, pėr likuidime masive, sidomos pėr likuidime tė shumė intelektualėve, midis tė cilėve edhe tė shumė shkrimtarėve, shkencėtarėve dhe oficerėve tė lartė, por rusėt nuk kanė themeluar as farė instituti, as farė muzeu, as farė pavijoni nė kuadrin e farė institucioni a muzeu pėr gjenocidin e rusėve ndaj vetvetes. Nė Ēeki, mė shumė se nė disa vende tė tjera ish komuniste, ėshtė shkruar pėr dhunėn komuniste, sidomos pėr dhunėn e tmerrshme pas pėrpjekjeve tė dėshtuara pėr reforma nė vitin 1968, por ēekėt nuk pranojnė se kanė bėrė gjenocid ndaj vetvetes, prandaj kanė themeluar jo institut, jo muze, jo pavijon tė gjenocidit nė kuadėr tė tyre, por njė muze qė e kanė quajtur Muzeu i dhunės komuniste.
Pėr dhunėn nė kohėn e komunizmit ėshtė shkruar shumė nė Hungari, nė Poloni, nė Rumani, por as nė Hungari, as nė Poloni, as nė Rumani nuk ėshtė themeluar farė instituti, muzeu a pavijoni nė kuadrin e tyre pėr gjenocidin e hungarezėve, polakėve a rumunėve ndaj vetvetes.
Nė histori dihet pėr popuj qė kanė jetuar gjatė, qė kanė pasur njė qytetėrim sado kudo tė zhvilluar, por dikur janė zhdukur. Njė popull i tillė, i njohur, qė kishte njė qytetėrim pak a shumė tė zhvilluar, qė kishte shtet njė kohė, janė edhe hazarėt. Janė zhdukur vonė, diku rreth shekullit XI, dhe janė zhdukur jo pse kanė bėrė gjenocid ndaj vetvetes, por pse janė tretur, janė pėrngjashmuar me popujt e tjerė fqinjė.
Pėrpos se nuk di pėr popull qė ėshtė zhdukur sepse ka bėrė gjenocid ndaj vetvetes, historia nuk di as pėr popull qė mund tė ketė bėrė ndonjėherė farė gjenocidi ndaj vetvetes, ndėrsa vazhdon tė jetojė sot.
Nė qoftė se u besojmė historive tė popujve tė tjerė, tė zhdukur a tė gjallė, del, kėshtu, se shqiptarėt janė i vetmi popull nė planetin e Tokės, tė cilėt paskan bėrė gjenocid ndaj vetvetes! Shteti i sotėm shqiptar synon qė ky pohim tragjik me "tė dhėna" tė shqiptohet nė PAVIJONIN E GJENOCIDIT nė Muzeun Historik Kombėtar, nė Tiranė!

2. A mund tė thuhet se nė Shqipėrinė komuniste kishte program politik dhe shtetėror pėr zhdukjen e pjesėtarėve tė ndonjė bashkėsie racore, tė ndonjė shtrese shoqėrore, tė ndonjė bashkėsie etnike, tė ndonjė bashkėsie fetare apo tė pjesėtarėve tė ndonjė pėrkatėsie tjetėr?
Jo. Program i tillė nuk ėshtė zbuluar deri sot sepse njė program i tillė nuk ekzistonte - kurrė nė Shqipėrinė komuniste a jokomuniste.

3. A mund tė thuhet e tė faktohet se dhuna shtetėrore nė Shqipėrinė komuniste ka sjellė gjenocid ndaj shqiptarėve, ndaj ndonjė bashkėsie tjetėr racore, ndaj ndonjė bashkėsie tjetėr etnike, ndaj ndonjė bashkėsie fetare, ndaj pjesėtarėve tė ndonjė shtrese shoqėrore a tė ndonjė pėrkatėsie tjetėr?
Jo. Kurrė. Nė Shqipėrinė komuniste ushtrohej dhunė ndaj vetjeve tė ndryshme, tė cilėt mė pak a mė shumė shkelnin ligjet shtetėrore, mohonin ideologjinė, politikėn a rendin nė fuqi, por dhunė masive pėr dėbim a zhdukje ndaj ēfarėdo bashkėsie a grupi etnik, racor, fetar, klasor e tė tjera nuk kishte. Nė kohėn e komunizmit kufijtė e Shqipėrisė shtetėrore ruheshin jashtėzakonshėm, ku e ku edhe me tela tė elektrifikuar, sa prej armikut tė jashtėm aq pėr tė penguar largimet vetjake a grupore tė qytetarėve tė Shqipėrisė nė vende tė tjera, qė mund tė ndikonin nė dobėsimin demografik tė vendit. Hajde, ta krahasojmė sjelljen e kėtillė tė regjimit komunist, i cili bėn ēmos qė t'i mbajė nėnshtetasit nė vendin e vet, duke u dhėnė punė po thuaj tė gjithėve, me sjelljen e regjimit tė sotėm, i cili bėn ēmos qė sa mė shumė shqiptarė tė shpėrngulen nė botė, qoftė pėr t'u krijuar ashtu hapėsirė punėsimi anėtarėve tė partive nė pushtet, qoftė pėr tė marrė sa mė shumė dėrgesa financiare prej atyre tė shpėrngulurve nė botė!

Nė Shqipėrinė e Enver Hoxhės, si edhe nė vendet tjera komuniste, si edhe nė njė varg vendesh tė demokracisė tradicionale, joliberale, shteti shqiptar shumė mė tepėr kujdesej pėr tė drejtat dhe interesat e shoqėrisė si tėrėsi, pėr zhvillimin e pėrgjithshėm tė saj, pėr arsimin, pėr kulturėn, pėr shėndetėsinė, pėr emancipimin e saj, e shumė mė pak pėr tė drejtat njerėzore e interesat e vetjeve tė veēanta. Nė tė vėrtetė, nė emrin e interesave tė shoqėrisė si tėrėsi, cenoheshin, shpesh, pa arsye shumė tė qėndrueshme tė drejtat e interesat vetjake. Por, e gjithė kjo as nuk mund tė ishte politikė, as nuk mund tė ishte ideologji, as nuk mund tė ishte praktikė e gjenocidit, siē do tė donin tė bindnin opinionin shqiptar projektuesi, organizuesit dhe merenduesit e PAVIJONIT TĖ GJENOCIDIT. E gjithė kjo tregon qartė, ndėrkaq, se projektuesi, organizuesit dhe merenduesit e PAVIJONIT TĖ GJENOCIDIT ose nuk dinė se ēka do tė thotė nocioni gjenocid, ose e shtrembėrojnė, e keqpėrdorin, e falsifikojnė ēdo kuptim shkencor tė tij. E nocioni gjenocid, si thuhet, shkurt, nė numrin mė tė madh tė fjalorėve tė sociologjisė, tė politikologjisė a tė filozofisė ėshtė: "ēdo veprimtari pėr zhdukje ose shfarosje tė paramenduar dhe sistematike tė krejt njė kombi, grupi etnik, racor ose kulturor".
Ta supozosh njė veprimtari tė tillė, qė sjell gjenocid, nė cilėndo periudhė tė shtetit shqiptar, Shqipėrisė, prandaj edhe nė periudhėn e komunizmit, ėshtė njė ēmenduri kundėrkombėtare.

4.Sa mund tė jetė numri i shqiptarėve tė pėrndjekur e tė zhdukur nė kohėn e komunizmit nė Shqipėri?
Sa mė ka rėnė tė lexoj, tė dhėna tė sakta pėr numrin e shqiptarėve tė pėrndjekur dhe tė likuiduar nė kohėn e komunizmit nė Shqipėri ende nuk janė dhėnė. Shifrat e botuara nė gazeta, nė revista, nė libra tė veēantė deri tani, si e thonė edhe autorėt e atyre shifrave, mė sė shpeshti janė tė pėrafėrta, domethėnė tė hamendėsuara. Po tė krahasojmė numrin e shqiptarėve tė pėrndjekur dhe tė likuiduar nė Jugosllavinė komuniste, e cila nė Perėndim quhej diktaturė e mėndafshtė, nė qoftė se kėtė krahasim e bėjmė, natyrisht, duke pasur parasysh numrin e banorėve tė njėrit vend - tė Shqipėrisė dhe numrin e banorėve tė vendit tjetėr - tė Jugosllavisė, do tė shohim se dhuna nė Jugosllavi, sidomos, nė njėzet vitet e para pas Luftės sė Dytė Botėrore, ishte shumė mė e pėrshtrirė dhe mė e madhe se nė Shqipėrinė shtetėrore. Pas rėnies sė komunizmit janė botuar tė dhėna qė dėshmojnė se vetėm nė kampet e pėrqendrimit, siē ishte kampi nė ishullin famėkeq Goli Otok, ku ēoheshin kundėrshtarėt politikė, qė e kundėrshtonin prishjen e marrėdhėnieve tė Jugosllavisė me Bashkimin Sovjetik pas Rezolutės sė Informbyrosė mė 1948 me tė cilėn dėnohej Jugosllavia, u janė nėnshtruar trajtave mė tė paimagjinueshme tė dhunės disa qindra mija komunistė e jokomunistė, tė cilėt adhuronin Rusinė a Stalinin, kurse janė likuiduar disa dhjetėra mijė.

Mė tej, me tė dhėna arkivore ėshtė dėshmuar se nė vitin e parė pas ēlirimit prej pushtimit gjerman vetėm nė Beograd janė pushkatuar rreth njėqind mijė veta tė konsideruar armiq ideologjikė dhe politikė, pjesėtarė tė formacionit luftarak ēetnik tė Drazha Mihailloviqit, armiq tė revolucionit, kundėrshtarė tė kolektivizimit, bashkėpunėtorė tė pushtuesit, argėtues tė pushtuesve. E tė tjerė. Midis tė pushkatuarve kishte edhe: studiues tė njohur shkencorė, shkrimtarė tė njohur, piktorė tė njohur, skulptorė, aktorė, kėngėtarė. Shkruhet se ndėr tė pushkatuarit ishte edhe aktorja mė e lavdishme e teatrit serb, e akuzuar se kishte argėtuar gjermanėt me artin e saj teatror.
Aspak mė e mėshirshme dhe aspak mė e rrudhur nuk ishte dhuna as ndaj kundėrshtarėve ideologjikė e politikė, sidomos, ndaj pjesėtarėve dhe ithtarėve tė regjimit kuisling tė ustashėve nė Kroaci.
Me gjithė kėtė dhunė shumė tė pėrshtrirė e tė shumėmėnyrshme nė Jugosllavinė komuniste, as serbėt, as kroatėt, as sllovenėt, as malazeztė, as boshnjakėt, as maqedonasit, nuk flasin dhe nuk shkruajnė se nė kohėn e komunizmit ėshtė bėrė gjenocid ndaj tyre. Si tė flasin e tė shkruajnė? Tė gjithė, natyrisht, cilėt mė shumė e cilėt mė pak, ishin nė pushtet, prandaj vetėdija politike, vetėdija historike, dinjiteti kombėtar nuk i lejon tė thonė se, ja, paskan bėrė gjenocid ndaj vetvetes.
Menjėherė pas ēlirimit tė Francės prej pushtimit gjerman, nė Francė janė bėrė shumė pushkatime: janė pushkatuar, thuhet dhe shkruhet, shumė francezė qė kanė marrė pjesė nė administratėn e regjimit kolaboracionist tė Petenit, janė pushkatuar shumė bashkėpunėtorė tė tjerė tė pushtuesve, janė pushkatuar shumė pronarė tė hoteleve, tė restoranteve, tė kafeneve, qė u kanė shėrbyer gjermanėve, janė pushkatuar shumė artistė dhe joartistė - zbavitės tė gjermanėve.
Numri mė i madh i tė pushkatuarve ishte nė Paris. Njė ditė, shpejt pas fillimit tė pushkatimeve, njėri prej bashkėpunėtorėve tė tij do t'ia tregojė Sharl De Golit numrin e tė dėnuarve me vdekje. I befasuar, De Goli do t'i thotė: ndalojeni dėnimin me vdekje se kėshtu do ta dėnojmė me vdekje gjithė Parisin!
Askush, asnjė kundėrshtar a armik i Lėvizjes Franceze tė Rezistencės dhe i Sharl De Golit nuk ka thėnė dhe nuk ka shkruar ndonjėherė se nė Francė ėshtė bėrė gjenocid.
Francezėt e menēur nuk thonė dhe nuk shkruajnė - kurrė dhe kurrkund, as se francezėt kanė bėrė gjenocid ndaj vetvetes nė kohėn e Revolucionit tė vitit 1789 kur gijotina me vite ka punuar ēdo ditė. Me tė, me gijotinėn, do tė priten kokat e mija e mija francezėve, madje edhe tė disa krijuesve e filozofėve mendjendritur qė nuk i harron historia.
Francezėt e menēur nuk thonė dhe nuk shkruajnė se francezėt kanė bėrė gjenocid ndaj vetvetes as gjatė tiranisė pesėmbėdhjetėvjeēare tė Napoleon Bonapartit, megjithėse luftėrat e tij e kishin lėnė Francėn pa rini mashkullore, e cila dhunshėm mobilizohej nė Armatėn e tij, duke e pėrgjysmuar numrin e pėrgjithshėm tė popullsisė franceze.
Pėr gjenocid tė bėrė ndaj vetvetes, ndėrkaq, nuk flasin dhe nuk shkruajnė as gjermanėt: as gjermanėt e Lindjes, as gjermanėt e Perėndimit . Pasojat e politikės naziste tė Adolf Hitlerit, qė do tė shkaktojė Luftėn e Dytė Botėrore, do tė jenė tragjike jo vetėm pėr numrin mė tė madh tė shteteve tė Evropės, por edhe pėr vetė Gjermaninė. Nė vitin e fundit tė luftės, Adolf Hitleri me bashkėpunėtorėt e tij do ta vazhdojė luftėn duke mobilizuar edhe tė rinjtė e moshės jomadhore, madje edhe katėrmbėdhjetėvjeēarėt. Fundin e Luftės sė Dytė Botėrore, Gjermania do ta presė me numėr tmerrshėm tė zvogėluar tė meshkujve. Politikanėt dhe intelektualėt e sotėm gjermanė thonė dhe shkruajnė se Gjermaninė e pasluftės e kanė ndėrtuar gratė gjermane - se meshkuj gati se s'kishte! Por as politikanėt, as intelektualėt gjermanė nuk thonė e nuk shkruajnė se nė shtetin gjerman prej vitit 1933, kur Hitleri do tė vijė nė pushtet, e deri nė vitin 1945, kur Hitleri do tė bėjė vetėvrasje, gjermanėt na paskan bėrė gjenocid ndaj vetvetes. Jo. Nazistėt kanė bėrė gjenocid ndaj hebrenjve, por jo ndaj gjermanėve.

Megjithėse komunizmi nė Republikėn e ashtuquajtur Demokratike Gjermane ishte jashtėzakonisht i egėr, shumė mė i egėr se nė disa vende tė tjera komuniste, politikanėt dhe historianėt gjermanė, qė kishin jetuar atje, sot flasin e shkruajnė pėr pėrndjekjet dhe pėr dhunėn e jashtėzakonshme, por jo pėr farė gjenocidi qė mund tė kenė bėrė gjermanėt lindorė ndaj vetvetes.

E dimė, ndoshta tė gjithė, se nė Mesjetėn e vonshme, ishte njė organizim me shtrirje nė disa vende tė Evropės, qė quhej Inkuizicion e qė - si thonė studiuesit e tij - ushtronte dhunė tė paramenduar e sistematike ndaj tė ashtuquajturve heretikė, qė nė gjuhėn e sotme do tė quheshin disidentė fetarė, ndaj grave tė trajtuara shtriga dhe ndaj rrėnjėsve tė kolonive. Viktima tė Inkuizicionit do tė jenė: nė Evropė - mbi njė milion gra dhe disa qindra mijėra meshkuj, ndėr tė cilėt edhe shkencėtarė e krijues tė tjerė tė lavdishėm dhe nė kolonitė - miliona pjesėtarė tė rrėnjėsve! Por, as anglezėt e menēur, as francezėt e menēur, as spanjollėt, italianėt e holandezėt e menēur nuk thonė e nuk e shkruajnė se organizatat e inkuizicionit kanė bėrė gjenocid jo vetėm ndaj popujve tė vet, por as ndaj rrėnjėsve tė kolonive.
Tė vazhdojmė mė tej dhe tė pranojmė pėr njė ēast se ja, Partia e Punės e Shqipėrisė, e kjo domethėnė se shqiptarėt, paskan bėrė gjenocid ndaj vetvetes, ta pranojmė, pra, pėr njė ēast kėtė marrėzi e tė shohim se ku na ēon ky pohim dhe me ēfarė obligimesh politike, shoqėrore dhe morale ngarkohen ata qė e pranojnė e, sidomos, ata qė e kanė trilluar.
5. Nė qoftė se nė Shqipėrinė shtetėrore, nė kohėn e komunizmit, na qenka bėrė gjenocid ndaj popullit shqiptar, pashmangshėm do tė shtrohet edhe kjo pyetje: a mund tė quhet i liruar prej ēdo faji, ēdo pėrgjegjėsie politike e morale pėr sendėrtimin e gjenocidit nė kohėn e komunizmit edhe ideologu politik dhe ndėrtuesi shtetėror i PAVIJONIT Tė GJENOCIDIT, kryeministri i sotėm i Shqipėrisė, Sali Berisha? A mund tė quhet i liruar prej ēdo faji, ēdo pėrgjegjėsie politike e morale, njeriu i cili ka pranuar tė bėhet sekretar i organizatės themelore tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė nė Fakultetin e Mjekėsisė, nė tė vėrtetė nė Universitetin Shtetėror tė Tiranės, i cili njėkohėsisht ka pranuar tė bėhet kandidat (i merituar) pėr anėtar tė Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė, i cili ishte mik i familjes sė diktatorit, Enver Hoxha, nė kohėn kur bėhej "gjenocidi" komunist nė Shqipėri? Njeriu me mendje sado kudo tė shėndoshė, sado kudo tė ndershme, sado kudo etike, sado kudo tė pėrgjegjshme pashmangshėm do t'i bėjė pyetje kėtij trilluesi tė gjenocidit: ku ishe ti atėherė? Pse heshtje derisa po bėhej gjenocid ndaj popullit tė cilit i pėrkisje? Pse nuk e thoshe bile njė fjalė mospajtimi me atė gjenocid dhe tė bėje njė a pesė a dhjetė vjet burg siē kanė bėrė disa qė nuk janė pajtuar me pėrndjekjet politike e shtetėrore nė kohėn e komunizmit? Pse, more shok, shikoje se si po bėhej gjenocidi ndaj popullit tė cilit i pėrkisje, ndėrsa pranoje tė bėheshe anėtar i nomenklaturės komuniste, pranoje tė bėheshe sekretar nė Partinė e Punės, qė ishte parti dhe shtet njėkohėsisht dhe, madje, kandidat pėr anėtar tė Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės, ku na qenkan ndėrtuar ideologjia, politika, taktika dhe strategjia e gjenocidit ndaj popullit tė cilit i pėrket? Pse, more shok, e shihje se si po vazhdonte gjenocidi ndaj popullit tė cilit i pėrkisje, ndėrsa bėje ēmos qė tė futeshe nė shtėpinė e kryeprojektuesit tė "gjenocidit", diktatorit Enver Hoxha?

A ka kush, a ka njeri me mendje sado kudo tė shėndoshė, me mendje sado kudo etike, me pėrgjegjshmėri elementare qytetare, me vetėdije kombėtare qė do tė thoshte se ti, mor shok, si vidhė sado e vogėl e makinerisė sė gjenocidit, na qenke plotėsisht i pastėr, plotėsisht i pastėrpikur prej ēdo pike tė gjakut tė shkaktuar nga ai "gjenocid"! A ka kush, a ka njeri me mendje sado kudo tė shėndoshė, me mendje sado kudo etike, me pėrgjegjshmėri elementare qytetare, me vetėdije kombėtare, qė do tė thoshte se ti na qenke i vetmi sekretar nė Partinė e Punės dhe i vetmi kandidat pėr anėtar tė Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės, i cili as me fajin mė tė vockėl nuk mund tė quhet bashkėpjesėmarrės nė atė "gjenocid"? Nė qoftė se pėrgjigjet nė kėto pyetje janė pėrgjigje qė nė asnjė mėnyrė, as para Krishtit e Muhamedit, as para popullit nuk mund tė tė shpallin tė pastėr, atėherė tė shtrohet edhe njė pyetje: pse, more shok, e ke shpikur gjenocidin dhe pse e lejon ekzistimin e atij pavijoni tė quajtur PAVIJONI I GJENOCIDIT nė Muzeun Historik Kombėtar? A tė shkon mendja se nė njėzet e shtatė nėnndarjet e sallės sė PAVIJONIT TĖ GJENOCIDIT prej rreth 800 metrash katrorė, mund tė gjenden edhe dokumente tė tjera pėr reshperinė tėnde politike pėr tė cilat do tė bėje ēmos qė tė mos shiheshin aty?

Sa mirė! Vizitorėt e ardhshėm tė PAVIJONIT TĖ GJENOCIDIT, numri i tė cilėve, thonė organizuesit e tij, do tė jetė i madh, do tė kenė rastin qė aty, nė nėnndarjet e superstrukturės sė gjenocidit, tė shohin e tė lexojnė procesverbalet e mbledhjeve tė organizatės themelore tė Partisė sė Punės nė Universitetin Shtetėror tė Tiranės, tė kryesuara prej Sali Berishės, si sekretar i saj, natyrisht nė qoftė se nuk i ka zhdukur SHIK-u nė kohėn kur Sali Berisha ishte kryetar i Shqipėrisė; tė shohin e tė lexojnė procesverbalin e mbledhjes sė Komitetit Qendror tė PPSH-sė, nė tė cilėn ishte pranuar kandidatura e Sali Berishės pėr kandidat tė Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė. E dokumente tė tjera qoftė si fotografi, qoftė tė shkruara pėr tė - pėr kryeministrin e sotėm tė Shqipėrisė, pėr kryetarin e djeshėm tė Shqipėrisė, pėr kryetarin njėzetvjeēar tė Partisė Demokratike tė Shqipėrisė, pėr sekretarin e organizatės themelore tė Partisė sė Punės nė Universitetin Shtetėror tė Tiranės, Sali Berisha.

Si i gjithė Muzeu Historik Kombėtar, ashtu edhe PAVIJONI I GJENOCIDIT, pėrpos strukturės, do tė duhej tė ketė edhe superstrukturėn e tij. Organizuesit e tij, merenduesit e tij, si historianė qė janė, si shkencėtarė qė janė, si intelektualė qė janė do tė jenė shkencėrisht tė obliguar qė nė tė tė paraqesin edhe atė superstrukturė tė "gjenocidit". Pse jo? Pėrpos praktikės tragjike, gjenocidet kanė edhe ideologjinė, teorinė, metodologjinė dhe propagandėn e tyre, zakonisht tė mbajtura nė vepra shkencore, publicistike, letrare e tė tjera artistike! Sa mirė! Sa mirė! Vizitorėt e ardhshėm tė PAVIJONIT Tė GJENOCIDIT do tė kenė rastin qė t'i shohin aty, nė njė vend, veprat shkencore, publicistike, letrare, muzikore, filmike, artistike-figurative nė tė cilat e me tė cilat madhėrohen rendi politik-shoqėror e shtetėror, si dhe Partia qė paska bėrė "gjenocid" ndaj popullit tė vet! E numri i veprave tė tilla ėshtė aq i madh saqė, ndoshta, do tė jetė e nevojshme qė hapėsira e PAVIJONIT TĖ GJENOCIDIT shpejt tė dyfishohet a tė trefishohet! Meqenėse Kryeideologu dhe Kryeurdhėruesi i "gjenocidit" ishte Enver Hoxha, ėshtė e kuptueshme se ai do tė jetė edhe Protagonisti i nėnndarjeve tė kėtij Pavijoni, nė tė cilat do tė paraqitet superstruktura e "gjenocidit". Aty, prandaj, vizitorėt kureshtarė, tė brendshėm e tė jashtėm, do tė kenė rastin tė shohin bustet, shtatoret dhe portretet qė pėr tė, pėr Enver Hoxhėn, kanė bėrė skulptorėt dhe piktorėt; filmat dokumentarė e artistikė qė pėr tė, pėr jetėn e tij, pėr luftėn e tij, pėr ndėrtimin e vendit nėn udhėheqjen e tij, kanė bėrė skenaristėt, regjisorėt dhe aktorėt; vjershat dhe poemat, tregimet dhe novelat, dramat dhe romanet qė pėr tė - tė frymėzuara prej jetėshkrimit tė tij, prej ideologjisė sė tij komuniste, prej politikės sė tij tė brendshme e tė jashtme, prej kolektivizimit, prej luftės sė klasave, prej luftės sė tij politike kundėr kapitalizmit dhe imperializmit amerikan, prej luftės teorike kundėr letėrsisė dhe, nė pėrgjithėsi, artit modern dekadent perėndimor - do tė shkruajnė poetėt, tregimtarėt, dramaturgėt, romancierėt. Ata qė kanė jetuar nė kohėn e komunizmit, ata do ta dinė, pa i pėrkujtuar unė, se vendi qendror nė nėnndarjet kushtuar superstrukturės nė PAVIJONIN E GJENOCIDIT do t'i takojė apologjisė letrare tė stalinizmit - romanit DIMRI I MADH, nė tė cilin Enver Hoxha madhėrohet mė dhuntishėm (mė talentueshėm) se nė asnjė roman a vepėr tjetėr artistike dhe madhėrohet prej shkrimtarit mė tė popullarizuar tė kohės, kurse prej Shtetit e prej Partisė sė Punės dhe prej vetė Enver Hoxhės mė tė stolisur me dekorata, medalje, diploma, ēmime, poste, shpėrblime, pasaporta diplomatike. E tė tjera.

Po kėtu, nė kėto nėnndarjet e superstrukturės nė PAVIJONIN E GJENOCIDIT, pashmangshėm do tė paraqiten edhe shkrimet e shumta publicistike, qoftė tė botuara nė pėrmbledhje tė veēanta qoftė tė mbetura nė gazeta e revista pėr Enver Hoxhėn, pėr jetėn, politikėn, ideologjinė dhe, nė pėrgjithėsi, veprėn e tij. Oh, sa i madh, sa i pafund e i pa skaj, ėshtė numri i kėtyre shkrimeve.

Por, nė nėnndarjet e PAVIJONIT TĖ GJENOCIDIT, kushtuar superstrukturės, vizitorėt kureshtarė do tė duhej tė mund tė shihnin edhe dokumentet - fotografi, procesverbale, diskutime, biseda, tė autorėve tė ndryshėm tė asaj superstrukture, tė ngritur nė anėtarė a nė funksione tė Partisė sė Punės, tė Frontit Demokratik tė Shqipėrisė, si levė e Partisė sė Punės, nė deputetė tė Kuvendit Popullor. Shumė pėrshtypjelėnėse pėr shikuesit do tė jenė edhe fotografitė dhe insertet televizive nė tė cilat, pėrpos deputetėve tė tjerė, shihen edhe krijuesit - deputetė duke votuar, tė shkrirė nė gaz, domethėnė tė lumtur, pėr miratimin e Nenit 55 tė Kodit Penal me tė cilin dėnoheshin pamėshirshėm agjitacioni dhe propaganda, nė Kuvendin e Republikės Popullore tė Shqipėrisė.

Dhe, kėshtu, duke e formuar PAVIJONIN E GJENOCIDIT nė Muzeun Historik Kombėtar, themeluesi dhe organizuesit e kėtij Pavijoni, Sali Berisha me pretorianėt e tij partiakė i bėn krijuesit shqiptarė qė ishin anėtarė a funksionarė tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė a tė ndonjė parti tjetėr, levė e sa, qė kishin krijuar vepra pėr Enver Hoxhėn, qė kishin krijuar vepra nė tė cilat me gjuhėn artistike a shkencore pėrkrahnin rendin politik shoqėror, Partinė dhe Shtetin, i bėn, pra, ata, krijuesit e arteve e tė shkencave tona, qoftė pėrkrahės, qoftė pjesėmarrės nė atė "gjenocid" tė cilit, ja, i ėshtė kushtuar PAVIJONI I GJENOCIDIT! E krijuesit tonė, shkrimtarėt tonė, artistėt tonė, punonjėsit tonė shkencorė, prej vitit 1996, kur ėshtė themeluar, e shikojnė kėtė PAVIJON tė gėnjeshtėrt, ndoshta disa prej tyre edhe e vizitojnė, duke heshtur si tė mos ekzistonte. A ėshtė e mundshme? O tempora! O mores!

Edhe me njė pyetje, mė nė fund, e ballafaqon PAVIJONI I GJENOCIDIT mendjen, ndėrgjegjen dhe etikėn kombėtare shqiptare dhe kjo ėshtė pyetja: 6. Ēka do tė thonė vizitorėt e huaj tė Muzeut Historik Kombėtar mbasi ta shohin lėndėn e tė gjitha nėnndarjeve tė PAVIJONIT TĖ GJENOCIDIT? Mund tė supozojmė, me tė drejtė, se, mbasi tė mėsojnė nė kėtė PAVIJON TĖ GJENOCIDIT, se shqiptarėt na qenkan mbajtur si popull i tėrėsishėm, i njėsuar, edhe nėn sundimin romak, edhe nėn sundimin bizantin, edhe nėn sundimin serb, edhe nėn sundimin otoman, edhe nėn sundimin e sėrishėm serb - njė pjesė e tyre, edhe nėn sundimin italian e gjerman ata, vizitorėt e huaj, do tė mund tė pyesnin vetveten: ēfarė populli ėshtė ky qė mbas tė gjitha atyre pushtimeve prej tė huajve, nė fund, nė pjesėn e dytė tė shekullit njėzet, tė shekullit tė krijimit tė shteteve tė reja nė botė, bėn gjenocid ndaj vetvetes? Si ėshtė e mundshme qė ky popull tė mos pėrjetojė kurrfarė gjenocidi as kurrfarė pėrpjekje pėr gjenocid as nėn sundimin romak, as nėn sundimin bizantin, as nėn sundimin e parė serb, as nėn sundimin otoman, as nėn sundimin italian dhe gjerman, as nėn sundimin e sėrishėm serb - njė pjesė e kėtij populli, por tė bėjė gjenocid ndaj vetvetes?

A kanė menduar, O Zot, trilluesit e gjenocidit tė shqiptarėve ndaj vetvetes nė kohėn e komunizmit dhe organizuesit e merenduesit e PAVIJONIT TĖ GJENOCIDIT nė kuadrin e Muzeut Historik Kombėtar se vizitorėt e huaj, mbasi t'i shikojnė dėshmitė lėndore dhe dėshmitė shpirtėrore, dėshmitė e strukturės dhe dėshmitė e superstrukturės sė "gjenocidit", do tė mund tė thoshin: po ēfarė populli na qenka ky qė aq lehtė pranon ta turpėrojė vetveten me atė pavijon: me PAVIJONIN E GJENOCIDIT?

Asnjė gazetar, asnjė publicist, asnjė sociolog a politikolog, asnjė politikan a shtetar evropian, amerikan, aziatik, afrikan a australian nuk ka folur dhe nuk ka shkruar deri sot se Enver Hoxha dhe Partia e tij paskan bėrė gjenocid ndaj popullit tė vet, domethėnė ndaj vetvetes, por ja, kėtė kretinizėm e thotė dhe e pėrsėrit ish sekretari i Partisė sė Punės nė Universitetin Shtetėror tė Tiranės, kandidati pėr anėtar tė Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė, miku i familjes sė Enver Hoxhės, kryeministri i sotėm i Shqipėrisė, Sali Berisha, me pretorianėt dhe me historianėt e tij partiakė!

A ėshtė e mundshme kjo?
Hiqeni, prandaj, sa mė parė mbishkrimin PAVIJONI I GJENOCIDIT mbi derėn e asaj salle nė Muzeun Historik Kombėtar: sepse ai mbishkrim i rrejshėm e nxin historinė shqiptare dhe e nxin Shqipėrinė e cila pikėrisht nė kohėn qė ju e quani koha e gjenocidit qė shqiptarėt paskan bėrė ndaj vetes ishte palė e kjo do tė thotė nėnshkruese e Konventės pėr parandalimin dhe dėnimin e krimit tė gjenocidit (mė 1955) dhe e Konventės pėr moszbatimin e kufizimeve statusore ndaj krimeve tė luftės dhe krimeve kundėr njerėzimit (mė 1971); sepse ai mbishkrim i rrejshėm e cenon rėndė, e fyen rėndė vetėdijen historike tė popullit shqiptar, vetėdijen kombėtare tė popullit shqiptar, etikėn e lartė, dikur botėrisht tė ēmuar, tė popullit shqiptar, nderin dhe dinjitetin e popullit shqiptar! Hiqeni sa mė parė mbishkrimin PAVIJONI I GJENOCIDIT sepse ky pavijon e komprometon rėndė Mendjen shqiptare!

Quajeni Pavijoni i pėrndjekjeve komuniste, a Pavijoni i dhunės komuniste, por jo PAVIJONI I GJENOCIDIT!
Pėr tė qenė pjesė vėrtet historike, pjesė vėrtet shkencore e Muzeut Historik Kombėtar, ky pavijon do tė duhej tė pėrfshinte shkeljen e tė drejtave tė njeriut, pėrndjekjet, dhunėn politike e pushtetore prej se ėshtė krijuar Shqipėria shtetėrore e deri sot. Mendja shkencore, prandaj, do ta quante Pavijon tė shkeljeve tė tė drejtave tė njeriut, ose Pavijon i dhunės politike dhe shtetėrore ndaj qytetarėve, ose Pavijon i dhunės pushtetore. Nuk janė shkelur tė drejtat e njeriut, nuk janė pėrndjekur shqiptarėt, nuk ėshtė ushtruar dhunė mbi qytetarėt e shtetit shqiptar vetėm nė kohėn e komunizmit. Tė gjitha kėto tė kėqija qė ua bėnte shteti qytetarėve tė vet ishin mė tė pėrshtrira, mė tė ndryshme, mė tė shumėllojshme, nė kohėn e komunizmit, por tė drejtat e njeriut shkeleshin, shqiptarėt pėrndiqeshin, mbi qytetarėt shqiptarė ushtrohej dhunė edhe nė regjimin e mbretit Ahmet Zogu, edhe nė kohėn e pushtimit italian e gjerman, edhe nė regjimin dhunėtar tė Sali Berishės prej se ėshtė nė pushtet.

Mos tė harrojmė se nėn kėqyrjen e Ahmet Zogut janė vrarė figura tė shquara historike si Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, janė pėrndjekur e gjykuar me shumė vite burgje krijues, shkrimtarė, si Haki Stėrmilli, janė dėnuar me vdekje publicistė me dhunti tė madhe si Ismet Toto. E tė tjerė. E tė tjerė.

Mos tė harrojmė se nėn sundimin e Sali Berishės dhe si fryt i zi i politikės sė tij tė ndarjeve, pėrēarjeve, tė konfliktit, shqiptarėt janė gjetur nė luftė qytetare, qė ka sjellė disa mijėra tė vrarė, shumė tė mbytur nė det, shumė e shumė tė plagosur, shumė tė shpėrngulur nė botė. Mos tė harrojmė se politika e Sali Berishės ėshtė edhe sot politikė e dhunės jo vetėm me gojė: ajo ėshtė politikė edhe e zhvendosjes sė afėr njė milion shqiptarėve nė botė, edhe e shantazheve, e trysnive politike, e vrasjeve, si nė Gėrdec, si nė protestėn e 21 janarit, e nxjerrjeve nga puna pėr shkak tė pėrkatėsisė partiake e tė punėsimit pėr shkak tė pėrkatėsisė partiake. E tė tjera. E tė tjera.

E di, sigurt, se mbishkrimi PAVIJONI I GJENOCIDIT nuk do tė hiqet menjėherė pas kėtij shkrimi, por e di se pashmangshėm do tė hiqet njė ditė, madje mė shpejt seē mendojnė projektuesi politik dhe organizuesit e merenduesit e tij, dhe e di, gjithashtu, se emrat e projektuesit, tė organizuesve dhe merenduesve tė tij, tė PAVIJONIT TĖ GJENOCIDIT, tė kėtij pavijoni tė rrejshėm, tė shpikur, kundėrkombėtar, pėr gjenocidin qė shqiptarėt gjoja paskan bėrė ndaj vetvetes, do tė kujtohen me dėshpėrim, pezėm e neveri nė kujtesėn historike tė popullit shqiptar.
(Shkrimi eshte botuar me 26 prill ne Gazeta Shqiptare)
Balkanweb | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com