Albatlanta

Pikėpresja e fushatės elektorale
Nga Artan Fuga
Fushata elektorale nė fakt deri tani ėshtė zhvilluar korrekte. Kėshtu duket sė paku nė media, por edhe nėpėr rrugėt e Atdheut. Nuk ka mbingarkesė me postera, nuk ka tė afishuara tabela me gjuhė urrejtje, madje edhe sloganet elektorale nuk ėshtė se premtojnė diellin edhe hėnėn, por janė nė kufijtė e arsyes sė shėndoshė. Incidente me dhunė duket se janė sporadikė dhe nėn kontroll. Edhe nėpėr studiot televizive nuk ėshtė se veē politikės nuk kanė dalė edhe probleme qytetare qė kanė tė bėjnė me zhvillimin dhe me pushtetin lokal.

Megjithatė, subjektivisht mė duket sikur fushata, pasi ka arritur nė njė pikė kulmore, nga tė gjitha palėt, ka nisur tatėpjetėn, sikur i ka shteruar jo pak energjitė e saj, nuk po thotė mė diēka tė re, ka njohur pėrsėritshmėri dhe ndihet si njė frazė e lėnė pėr gjysmė.

Ndėrkohė, ka edhe plot dy javė tė mira deri nė ditėn e zgjedhjeve. Nuk janė pak.

Nga pikėpamja e strategjive tė marketingut elektoral problemi ėshtė serioz.

Nė mos ta krahasojmė me njė frazė qė pasi ka arritur nė pjesėzėn e fundit shprehėse pėrmbyllet me njė pikė, pėrsėri duket si njė ēast pikėpresjeje, pra me njė pėrmbyllje kuptimore, por qė pėrsėri lė shpresė pėr vazhdim.

Mė duket se regjitė e tė gjitha palėve nuk e kanė matur si duhet ritmin e marketingut politik qė kanė parashikuar tė zhvillojnė. Si ata kuzhinierėt e mirė i kishin mbledhur tė gjithė ingredientėt e pjatės qė do tė duhej tė servirnin me lezet, me shije dhe tė bukur estetikisht, mbi njė tavolinė tė pastėr dhe tė shtruar me delikatesė.

Tė gjitha i kishin pasur prej kohėsh gati. Sobėn e ndezur, tenxheret e lara si ar, perimet e qėruara me mjeshtėri, drutė e mbledhura nė pyll pėr tė mbajtur zjarrin ndezur... gjithēka pra. Duhej qė supa tė ishte gati pėr ēastin kur mysafirėt do tė vinin ta shijojnė.

Por, mė duket se produkti ėshtė pjekur para kohe. Nxitimi pėr tė kapur kohėn e kaloi, mė duket, kontrollin e njė ritmi fushate tė gjetur saktė.

Dikush do tė pyeste, mbase: Mė mirė qė supa ėshtė bėrė mė parė, do tė ishte mė keq po tė dilte nga zjarri pasi miqtė tė kishin mbėrritur!

Nė pamje tė parė kėshtu duket, por gjithsesi ka njė rrezik, supa e gatuar mirė, duke pritur, duke pas qenė bėrė gati mė shpejt sesa duhet, mund tė ftohet. Mysafirėt mund tė detyrohen ta hanė tė ftohtė dhe nė kėtė rast nuk ėshtė e njėjta supė.

Fushata elektorale filloi shumė e shpejtė. Ndofta kėtu ndikonte edhe fakti se “zjarri” politik i stufės kishte qenė i ndezur fort nga klima politike e muajve tė fundit. Me atė vrull qė prej janarit tė kėtij viti, fushatat politike shprehnin njė dinamikė tė fuqishme energjie.

Madje njė pjesė kandidatėsh hynė nė fushatė edhe para sesa tė binte gongu i nisjes pėr sprintierėt. Nga padurimi u nisėn mė shpejt se tė tjerėt.

Tani e kemi produktin pothuajse gati. I njohim kandidatėt anė e mbanė territorit. Nė bashkitė mė tė mėdha tė vendit kandidatėt i kanė shpalosur bollshėm platformat e tyre politike. Edhe liderėt politikė tė vendit kanė folur boll qartė pėr pozicionet e tyre. Mbi tė gjitha, kanė dalė jo pak probleme tė zhvillimit tė sotėm lokal dhe tė pushtetit komunal. Analistėt nė media kanė arritur tė zhbirilojnė jo pak detaje mė pak tė dukshme tė politikės pėr elektoratin masiv dhe qė e do politikėn shumė shkoqur se nuk ka ngé tė merret gjatė me tė.

Po atėherė, do tė pyeste pėrsėri dikush, ku ėshtė problemi?

Problemi ėshtė se pas kėsaj pikėpresje, pritet fjalia pėrmbyllėse, sepse pika nuk mund tė vihet pėrpara 8 Majit apo nė vigjilje tė kėsaj dite.

Gjėrat janė thėnė, ndėrkohė ka ende kohė pėr tė folur. Problemi ėshtė se a do tė ketė informacion tė ri apo do tė ndodhė ajo qė quhet “ripėrtypje” e informacionit? Duket se “supa” e marketingut politik tani ka zier, ėshtė gati, por ėshtė shtruar nė tavolinė shumė kohė pėrpara sesa miqtė tė vijnė pėr ta shikuar. Ajo mund tė ftohet.

Sė pari, ka njė elektorat qė sensibilizohet pėr zgjedhjet vetėm javėn e fundit. Ky lloj elektorati, pėrgjithėsisht indiferent, vetėm atė javė dėshiron njė spektakėl politik me bateri tė mbushura, sepse mė pėrpara nuk ėshtė i disponueshėm tė dėgjojė. Nė atė kohė ai pret tė luhet loja aktoriale mė e fuqishme, ndėrkohė qė duket se fushata nė pjesė tė ndryshme tė territorit tė vendit duket paksa e “lodhur”.

Sė dyti, njė pjesė e elektoratit qė dėgjoi gjithēka qysh nė fillim rrezikon tė ndiejė se analizat, premtimet, pozicionet elektorale, po pėrsėriten. Kjo rrezikon qė pėrmbajtjes sė fushatės t’i heqė atė qė quhet surprizė, qė nė procesin e bindjes sė elektoratit ka njė rėndėsi tė jashtėzakonshme. Ndodh ai qė quhet proces rutinizimi i fushatės dhe kjo ul interesin e audiencės, sepse ajo rrezikon tė familjarizohet kaq shumė me mesazhin saqė humbet motivin pėr tė votuar.

Sė treti, pėrsėritshmėria e argumenteve qė po ndodh nė kėtė pikė kulmore, tė ardhur shpejt, tė fushatės, mund tė bėjė qė elektorati qė tradicionalisht nuk vjen para kutisė sė votimit, tė mos vijė edhe kėtė herė. Do tė kishim edhe kėtė herė njė votim me bazė tė gjerė militante. Elektorati gri pret argumente tė tjera, njė zbėrthim tė detajuar tė atyre ēfarė janė thėnė, pret tė prekė mė afėr vetes shqetėsimet qė ngrenė kandidatėt apo premtimet pėr vazhdimėsi tė kandidatėve qė, sikurse thuhet nė gjuhėn politike, presin tė zėvendėsojnė vetveten. Me njė fjalė, kėrkon tė dijė se ēfarė interesi personal ka praktikisht nė lojė pėr tė ardhur pėr tė votuar. Deri nė kėtė nivel zbėrthimi tė programeve tė kandidatėve, praktika tregon se njė pjesė e elektoratit, nė fakt, ajo qė vendos fatin e zgjedhjeve, nuk ndihet e bindur dhe e motivuar pėr tė ardhur fuqishėm dhe masivisht para kutive tė votimit. Duket se tani fushata elektorale mė shumė zhvillohet nga analistėt nė mediat televizive sesa nga vetė kandidatėt qė sigurisht, edhe ata, janė aktivė nė fushatat e tyre. Puna ėshtė se audienca sikurse edhe elektoratit presin kėto dy javė tė mbahen zgjuar me ide tė reja, me analiza mė tė thella, me pėrqasje persuasive tė reja, me detajime mė tė gjalla, sepse edhe pas dy javėve tė tjera rrezikohet qė mysafirėt ta gjejnė supėn tė gatuar shumė mirė, por tė ftohtė. Halli nuk ėshtė te kandidatėt. Puna ėshtė qė tė bindet qytetari pėr tė ardhur pėr tė votuar pėr atė qė konsideron tė pėlqyeshme pėr veten e tij. "Mapo"
Lajmifundit.com | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com