Albatlanta

Rexhep Qosja: Lul Basha vrasės pėr pesė vetė
Nga: REXHEP QOSJA
A ĖSHTĖ E MUNDSHME?
Njė kandidaturė dhe tri deklarata mė kanė lėnė pa gojė, por pas disa ditėsh, kur njė mik i ēmuar dhe i dashur nga Tirana mė tha tė mos ēuditem se nė kėtė kohė tė gjitha, ama bash tė gjitha, janė tė mundshme, unė e mora veten dhe e bėra kėtė shkrim me tė cilin edhe mė shumė do ta rris numrin e pretorianėve tė sundimtarit tė pėrtashėm, tė cilėt do tė hudhin shumė shigjeta nė kokėn time.
Dhe, pėr titull tė shkrimit e vura, pak tė ndryshuar, pikėrisht togfjalėshin ngushėllues tė mikut nga Tirana: a ėshtė e mundshme? A ėshtė e mundshme tė bėhet njė kandidaturė e tillė dhe a ėshtė e mundshme tė jepen deklarata tė tilla?
Nė vend se nė hetime - kandidat pėr kryetar tė kryeqytetit Anėtari i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė, Lulzim Basha, ėshtė njėri prej anėtarėve tė rrallė tė kėsaj partie, ndoshta i vetmi anėtar i kėsaj partie, i cili brenda pak vjetėsh i ka ndėrruar tri poste ministrore, kurse tani ėshtė kandidat edhe pėr postin e katėrt pak mė tė rėndėsishėm sesa postet ministrore qė kishte. Herėn e parė ishte ministėr i Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit; herėn e dytė ishte ministėr i Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Shqipėrisė; mandej, herėn e tretė, u bė ministėr i Brendshėm; kurse tash, herėn e katėrt, ėshtė kandidat pėr kryetar tė Bashkisė sė kryeqytetit tė Shqipėrisė - Tiranės.
Nė vendet e zhvilluara, sikundėr janė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, shtetet e Bashkimit Evropian - Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Spanja, Holanda, Suedia, Norvegjia, Danimarka, kėto piruete nėpėr poste tė ndryshme ministrore prej tė njėjtit person sidomos pėr njė kohė ashtu tė shkurtėr, do tė ishin tė pamundshme. Nė kėto vende, me tradita shtetėrore dhe demokratike, asnjė vetje politike nuk shpallet i aftė pėr punė ministrore nė tė gjithė sektorėt shtetėrorė. Jo. Atje shkollimi, profesioni, dhuntia politike organizuese dhe, para tė gjithave, integriteti moral politik, e pėrcaktojnė kandidatin pėr post politik shtetėror. Atje nuk mund tė ketė anėtar partie "tė aftė" pėr tė gjithė sektorėt ministrorė, sepse atje as vetė individėt nuk pranojnė tė bėhen ashtu lehtė tė pėrdorshėm pėr ēdo gjė, as vetė partitė e tyre nuk i pėrdorim ata ashtu lehtė pėr ēdo gjė! Kjo mund tė ndodhė, siē po ndodhė, sot pėr sot, vetėm nė Ballkan, ndoshta vetėm tek ne, ku pėrdorimi dhe poltronizmi janė taktika dhe etika e pėrparimit politik.
Edhe mė e pakuptueshme sesa gatishmėria e Lulzim Bashės qė brenda njė kohe fare tė shkurtėr, brenda disa vjetėsh, tė pajtohet qė tė bėhet ministėr "i aftė", i pazėvendėsueshėm, nė tre sektorė tė ndryshėm shtetėrorė, duke u bėrė ashtu nuse pėr Stasin e Partisė Demokratike, ėshtė pajtimi i tij dhe i udhėheqjes Demokratike qė ai tani tė jetė i propozuar kandidat pėr kryetar tė bashkisė sė Tiranės! Pse mund tė thuhet kėshtu?

Nė protestat e Partisė Socialiste dhe tė qytetarėve tė tjerė pas 21 janarit 2011 kemi parė mė shumė se tri pankarta nė tė cilat shkruante Lulzim Basha - vrasės! Nė mediat elektronike kemi dėgjuar dhe nė disa gazeta tė Tiranės jo njėherė kemi lexuar se si ministri i Brendshėm, Lulzim Basha, akuzohej si fajtori kryesor pėr vrasjen e katėr protestuesve nė protestėn e 21 janarit, tė cilėt, siē ėshtė dėshmuar tashmė, janė vrarė prej gardistėve jashtė perimetrit tė ndėrtesės sė Qeverisė, nė tė cilėn gjendej soditėsi kryesor i protestės, kryeministri Sali Berisha!

T'i lėmė mėnjanė pėr njė ēast ato qė pėr ministrin e Brendshėm, Lulzim Basha, shkruante nė ato pankarta dhe ato qė pėr tė dėgjoheshin dhe shkruheshin nė mediat elektronike dhe nė disa gazeta tė Tiranės, t'i lėmė anash ato dhe tė gjykojmė vetė.
Ėshtė e vėrtetė se gjatė protestave tė 21 janarit Lulzim Basha ishte ministėr i Brendshėm i Republikės sė Shqipėrisė. Ėshtė e vėrtetė se ditėn kur u vranė katėr protestues jashtė perimetrit tė ndėrtesės sė Qeverisė, Lulzim Basha ishte ministėr i Brendshėm i Republikės sė Shqipėrisė.

Ėshtė e vėrtetė se vrasja e atyre katėr protestuesve jashtė perimetrit tė ndėrtesės sė Qeverisė nuk ka mundur tė ndodhė pa dijen e ministrit tė Brendshėm i Republikės sė Shqipėrisė, Lulzim Basha e, meqenėse ministri tė Brendshėm i Republikės sė Shqipėrisė, ėshtė treguar partiak shumė i bindshėm, shumė i dėgjueshėm, shumė i pėrkushtuar ndaj kryeministrit tė Republikės sė Shqipėrisė, atėherė mund tė thuhet se vrasja e katėr protestuesve nuk ka mundur tė ndodhė pa qenė i vėnė nė dijeni edhe kryeministri se do tė shtihej me armė ndaj protestuesve.
Kėto tė dhėna, qė janė tė vetmet tė vėrteta pėr mendjen objektive politike, deshėm s'deshėm ne, deshi s'deshi udhėheqja e Partisė Demokratike tė Shqipėrisė, deshi s'deshi kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, deshi s'deshi ministri i Brendshėm i Republikės sė Shqipėrisė, Lulzim Basha, e bėjnė ministrin e Brendshėm tė Republikės sė Shqipėrisė, Lulzim Bashėn, kandidat pėr hetim nga Prokuroria e Pėrgjithshme e Republikės sė Shqipėrisė nė lidhje me vrasjen e katėr protestuesve mė 21 janar 2011. Nė vendet demokratike, nė vendet nė tė cilat, si tha kryetari i Francės, Nikola Sarkozi, protestuesit nuk vriten prej policisė dhe gardistėve, domethėnė prej shtetit, as kur bėjnė protestė tė dhunshme, ministrit tė Brendshėm, Lulzim Basha, tashmė do tė duhej t'i ishte marrė imuniteti i deputetit dhe do tė duhej tė ishte nė dispozicion tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme pėr hetime pėr shkak tė vrasjes sė katėr protestuesve nė protestėn e 21 janarit. Mund tė hamendjesohet se nė njė vend vėrtet demokratik, nė tė cilin institucionet e pavarura janė vėrtet tė pavarura, hetimet ndaj ministrit tė Brendshėm, Lulzim Bashės, tashmė do tė duhej tė ishin kryer dhe ministri i Brendshėm, Lulzim Basha, tashmė do tė duhej tė ishte duke vuajtur fajin politik, juridik dhe moral pėr vrasjen e katėr protestuesve nė protestėn e 21 janarit.
Por, shikuar nga ana morale dhe humane, ministri i Brendshėm i Republikės sė Shqipėrisė, Lulzim Basha, ėshtė fajtor jo vetėm pėr vrasjen e katėr protestuesve dhe keqtrajtimin e shumė protestuesve tė marrė nė hetime a tė burgosur, por edhe pėr vetėvrasjen e para disa ditėve tė birit njėzetedyvjear tė njėrit nga protestuesit e vrarė.
Nuk ka dyshim se tė gjitha kėto tė dhėna janė tė mjafta, madje, mė tepėr se tė mjafta, qė nė njė vend demokratik evropian tė mos i shkojė kujt mendja qė njė zyrtar tė tillė ta propozojė pėr kryetar tė bashkisė sė kryeqytetit apo tė cilitdo qytet tjetėr tė vendit. Nė ēdo vend demokratik evropian dhe joevropian, propozimi i njė ish zyrtari tė tillė pėr kryetar bashkie tė kryeqytetit a tė cilitdo qytet tjetėr do tė shikohej si provokim qė u bėhet qytetarėve. Ėshtė fyerje pėr ndėrgjegjen e tyre, pėr integritetin e tyre politik dhe moral, ėshtė fyerje pėr qytetarinė e tyre, qė t'u nxirret pėrpara, pėr ta votuar a mosvotuar, zyrtari karriera politike dhe shtetėrore e tė cilit, ndėrgjegjja njerėzore e tė cilit, ėshtė e rėnduar, shumė e rėnduar, prej vrasjes jashtė perimetrit tė ndėrtesės sė Qeverisė tė katėr protestuesve, prej keqtrajtimit dhe burgosjes sė shumė protestuesve dhe, mė nė fund, prej vetėvrasjes sė birit tė njėrit nga protestuesit.

Si qytetar i Tiranės, natyrisht, me nėnshtetėsi tė Republikės sė Shqipėrisė unė, vetė, e pėrjetoj si fyerje tė ndėrgjegjes dhe tė integritetit tim politik dhe moral kandidimin e ministrit tė Rendit Publik, Lulzim Bashės,pėr kryetar tė Bashkisė sė Tiranės. Ēka tė them mė tej? Tė them: nė jetėn tonė politike e shoqėrore, nė totalitarizmin tonė partitokratik, ende tė gjitha janė tė mundshme, prandaj, ja, ėshtė i mundshėm edhe njė kandidim i tillė!
Por, edhe diēka tjetėr do tė jetė e mundshme: kur njė ditė Shqipėria tė bėhet shtet vėrtet demokratik dhe shtet i sė drejtės, nė tė cilin do tė funksionojnė tė gjitha institucionet, prandaj edhe Gjyqėsori, do tė jetė e mundshme, madje, e domosdoshme, qė Lulzim Basha tė gjykohet pėr krimin - vrasjen e 4 protestuesve mė 21 janar 2011.

Tri deklarata tė gabuara
Sė shpejti bėhet njė muaj prej se zėvendėskryeministri dhe ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto, ishte nė Kosovė pėr vizitė zyrtare shtetėrore. Gjatė kėsaj vizite dyditore, pėrpos tė tjerash, ai dha edhe tri deklarata, qė nuk mund tė harrohen. Nė mediat e Prishtinės vetėm njėra prej tyre - ajo pėr mosndryshim tė kufijve, u pėrimtua kujdesshėm nė disa gazeta, kurse dy tė tjerat po thuaj u heshtėn. Deklarata e parė: ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto, tha, te varri i ish kryetarit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Ibrahim Rugova, se arrestimet e nėntė pjesėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, me vendimin e EULEX-it, u bėnė nė bazė tė ligjeve tė Kosovės dhe tė ligjeve tė Bashkimit Evropian! Nuk e di, nuk kam lexuar dhe nuk kam dėgjuar, se Bashkimi Evropian ka ligj tė veēantė pėr arrestimin e pjesėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, por e di se Republika e Kosovės nuk ka ligj tė tillė. Republika e Kosovės, si me Kushtetutėn e saj, ashtu edhe me ligje pėrkatėse, ka bėrė tė mundshme qė tė nxirren nė gjyq dhe tė dėnohen tė gjithė ata qė bėjnė krime dhe, ashtu, shkelin Kushtetutėn dhe ligjet e Republikės sė Kosovės. Por, si edhe shqiptarėt e tjerė nė Kosovė, ashtu edhe hartuesit e Kushtetutės dhe tė ligjeve tė Kosovės e dinė se Ushtria Ēlirimtare e Kosovės ka bėrė luftė ēlirimtare, domethėnė luftė tė drejtė, prandaj pjesėtarėt e saj nuk kanė bėrė krime. Duke mbrojtur familjen e vet, prindėrit e vet, vėllezėrit e motrat e veta, gruan dhe fėmijėt e vet, duke mbrojtur shtėpinė e vet, duke mbrojtur Kosovėn prej terrorit shtetėror tė Serbisė, prej policisė, ushtrisė dhe paramilitarėve tė Serbisė, ata vetėm sa i janė pėrmbajtur Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, nė tė cilin flitet pėr tė drejtėn natyrore tė popujve pėr vetėmbrojtje. Po tė mos kishte bėrė kėso lufte, tė drejtė, vetėmbrojtėse Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nuk do ta njihnin Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės dhe nuk do tė organizonin as Konferencėn e Rambujesė nė tė cilėn delegacioni i Kosovės ishte i udhėhequr prej pėrfaqėsuesit politik tė UĒK-sė, Hashim Thaēi, as nuk do tė bėnin fushatėn e bombardimeve ndaj objekteve ushtarake, policore tė Serbisė dhe, nė pėrgjithėsi, tė Jugosllavisė sė mbetur.

Po, pavarėsisht prej sa u tha, Zėvendėskryeministri dhe ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto, nuk do tė duhej ta bėnte deklaratėn e sipėrtheksuar edhe pėr njė arsye tjetėr, tė cilėn asnjė diplomat shqiptar a i huaj, si diplomat, nuk do tė duhej ta pohonte. Para se tė ishte nisur pėr vizitė nė Kosovė ai do tė duhej tė ishte bėrė me dije, prej bashkėpunėtorėve tė vet nė Tiranė, se nė Kosovė i madh e i vogėl, jozyrtar e zyrtar, shoqėri e parti, Kuvend e Qeveri janė kundėr kėtyre burgosjeve dhe nė deklarata tė veēanta apo nė kumtesa institucionale i dėnojnė ato, duke i quajtur ashtu edhe si duhet tė quhen ato: tė palejueshme dhe tė papranueshme pėr Kosovėn dhe pėr popullin shqiptar, sepse barazojnė tė pushtuarin, viktimėn me pushtuesin, agresorin, dhe synojnė tė njollosin luftėn ēlirimtare tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

Si shqiptar qė ėshtė, Zėvendėskryeministri dhe Ministri i Jashtėm i Shqipėrisė do tė duhej ta dinte se ēdo pėrndjekje, ēdo ndėshkim, ēdo gjykim tė pjesėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės populli shqiptar e pėrjeton me indinjatė dhe pezėm. Si diplomat, ndėrkaq, Edmond Haxhinasto, do tė duhej tė nderonte ndjenjat e kėtilla tė shqiptarėve tė Kosovės e tė numrit mė tė madh tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi dhe t'u shmangej deklaratave si kjo.

Pėr mė tepėr ai do tė duhej ta dinte se populli shqiptar, jo vetėm nė Kosovė, e pėrjeton me indinjatė dhe me pezėm tė madh terrorizimin e dyfishtė dhe tė dyhershėm qė u bėhet sot dy luftėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, qė janė ndėr luftėtarėt mė tė merituar pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės: Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt. Deklarata e dytė: Zėvendėskryeministri dhe ministri i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto, tha, duke bėrė nderime te varri i ish kryetarit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Ibrahim Rugova, se Kosova ėshtė bėrė shtet dhe po ndėrtohet shtet mbi idenė e Ibrahim Rugovės pėr pavarėsinė e saj! Nuk ka dyshim se kjo ėshtė njė deklaratė qė mund tė quhet e pazakonshme pėr dy arsye: e para, mund tė quhet e pazakonshme pėr arsye se, si e tillė, si deklaratė historike, me synim shkencor, bėhet prej njė politikani, nė tė vėrtetė diplomati qė nuk ka tė drejtė tė marrė rolin e shkruesit tė historisė. Diplomatėt e vendeve me tradita shtetėrore, politike e diplomatike, kurrė nuk mund tė dėgjohen duke bėrė hierarki tė tilla nė historinė e popujve e tė shteteve qė vizitojnė. Ata nuk i lejojnė vetes tė bėhen historianė duke mos qenė historianė; ata nuk i lejojnė vetes tė bėhen historianė duke mos qenė historianė me deklarata tė tilla, qė tingėllojnė aq propagandistike. Dhe, nuk ia lejojnė vetes kėtė rol jo vetėm pse janė diplomatė, por edhe pse nuk e dinė tė vėrtetėn. E dyta, deklarata e Ministrit Edmond Haxhinasto ėshtė e pazakonshme edhe pėr arsye se ajo qė pohohet nė tė nuk ėshtė e vėrtetė. Kryetari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe kryetari i Kosovės kur Kosova ende nuk ishte bėrė shtet nuk ėshtė njeriu mbi idenė e tė cilit ėshtė fituar pavarėsia e Kosovės dhe me idenė e tė cilit po ndėrtohet shteti i Kosovės. Jo. Jo. Kryetari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Ibrahim Rugova, nė radhėn e gjatė tė atyre qė kanė krijuar dhe kanė pėrhapur idenė e pavarėsisė sė Kosovės dhe nė radhėn e atyre qė i kanė filluar pėrpjekjet politike pėr pavarėsinė e Kosovės nuk ėshtė kurrkund, kurse nė fund tė kėtyre pėrpjekjeve ėshtė njeriu i fundit. Kjo radhė e gjatė e luftėtarėve politikė pėr pavarėsinė e Kosovės pas Luftės sė Dytė Botėrore fillon me Adem Demaēin, me organizatėn ilegale tė krijuar prej tij dhe vazhdon me tė burgosur tė tjerė politikė e me organizata tė tjera ilegale deri nė vitet nėntėdhjetė tė shekullit tė kaluar kur ideja e pavarėsisė sė Kosovės bėhet ide pothuaj e gjithė popullit shqiptar tė Kosovės e kur fillon edhe krijimi i partive tė para politike shqiptare. Zėvendėskryeministri dhe ministri i jashtėm i Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto, do tė duhej ta dinte se nė programin e saj tė parė politik, me tė cilin ėshtė themeluar Lidhja Demokratike e Kosovės, nuk kėrkohej pavarėsi, por autonomi e Kosovės, madje njė autonomi dukshėm mė e ngushtė se ajo e vitit 1974 nė kuadėr tė Serbisė e tė Jugosllavisė. Mė nė fund, LDK-ja me kryetar Ibrahim Rugovėn do tė jetė parti politike shqiptare e regjistruar nė Ministrinė e Drejtėsisė sė Jugosllavisė, me ēka dėshmohet se ideja e pavarėsisė sė Kosovės dhe LDK-ja, se ideja e pavarėsisė sė Kosovės dhe Ibrahim Rugova atėherė, kur radha e ideologėve dhe luftėtarėve politikė dhe jo vetėm politikė pėr pavarėsinė e Kosovės, ishte shumė e gjatė, ende pėrjashtoheshin mes vete!

Zėvendėskryeministri dhe Ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto, si politikan dhe si diplomat do tė duhej ta dinte: se te varri i ish kryetarit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe tė Kosovės kur ajo ende s'ishte bėrė shtet, Ibrahim Rugova, atė nuk e ēojnė meritat e vėrteta tė Ibrahim Rugovės pėr pavarėsinė e Kosovės, por propagandat partiake qė aq shumė janė duke e shtrembėruar, duke e falsifikuar, duke e zvetėnuar dhe duke e vjedhur historinė mė tė re tė popullit shqiptar nė Kosovė dhe nė Shqipėri; se nderime tė shtira, si fryt i pėrkohshėm i kėtyre propagandave dhe allishverisheve partiake para e paszgjedhore te varri i ish kryetarit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, janė edhe nderimet qė i bėjnė te varri atij edhe disa vetje qė shumėkush s'ka besuar se do tė shiheshin aty ndonjėherė!

Por, Zėvendėskryeministri dhe ministri i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto, do tė duhej ta dinte gjithashtu se historia shqiptare, historia e Shqipėrisė shtetėrore dhe e Kosovės, njė ditė, pashmangshėm, do tė pastrohet prej gėnjeshtrave, prej shtrembėrimeve, prej zvetėnimeve, prej ndotjeve tė sotme partiake dhe politike. Pėr fat, kriteret partiake dhe politike kurrė dhe kurrkund nuk mund tė bėhen kritere tė pėrhershme tė shkencės. Pėrpos nė kokat e mediokriteteve tė historisė!

Deklarata e tretė: zėvendėskryeministri dhe ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto, tha, gjatė vizitės nė Prishtinė, se ideja pėr bashkim midis shteteve apo ndryshimi i kufijve ėshtė e dėmshme pėr Ballkanin Perėndimor dhe idetė e tilla Tirana zyrtare nuk i mbėshtet! Edhe kjo ėshtė njė deklaratė fatkeqe e Zėvendėskryeministrit dhe ministrit Edmond Haxhinasto. Asnjė ndryshim i kufijve nuk mund tė quhet i dėmshėm nė qoftė se popujt qė kanė kufij mes vete pajtohen me atė ndryshim. Pėr popullin shqiptar ndryshimi i kufijve midis Kosovės dhe Shqipėrisė nė asnjė pikėpamje nuk mund tė quhet i dėmshėm as nuk do tė duhej tė quhej i papranueshėm nga Tirana zyrtare sepse ėshtė kufi midis dy shteteve shqiptare. Ideja pėr bashkim kombėtar tė shqiptarėve, prandaj, jo vetėm se nuk mund tė quhet e dėmshme - siē e quajti nė Prishtinė Zėvendėskryeministri dhe ministri i Jashtėm, Edmond Haxhinasto, por do tė ishte shumė e dobishme. Vetėm ajo do tė pėrfaqėsonte zgjidhje tė pėrhershme tė ēėshtjes shqiptare dhe vetėm bashkimi i Kosovės dhe i Shqipėrisė do ta bėnte tė mundshme shprehjen e plotė tė tė gjitha potencialeve natyrore dhe krijuese njerėzore tė Kombit shqiptar. Nuk ka dyshim se tė tri deklaratat e trajtuara kėtu tė zėvendėskryeministrit dhe ministrit tė Jashtėm tė Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto, nė Prishtinė, mė 18 e 19 mars, pra, nė prag tė vizitės sė kryetarit (tė paligjshėm) tė Kosovės nė Shqipėri, Behgjet Pacolli, janė deklarata tė paqėndrueshme, madje, tė pavėrteta, kundėrhistorike, qė nuk do tė duhej tė bėheshin. U bėnė sepse zėvendėskryeministri dhe ministri i Jashtėm i Shqipėrisė edhe ishte dėrguar pėr t'i bėrė ato nė Prishtinė. Dhe, ishte dėrguar prej kryeministrit tė shumėfytyrshėm tė Shqipėrisė, i cili, edhe Kosovėn e flijon pėr hir tė mbajtjes sa mė tė gjatė nė pushtet - nė regjimin e tij autoritar!
(Shkrimi eshte botuar sot ( 19 prill 2011) ne Gazeta Shqiptare/balkanWeb)
Ballkanweb | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com