Albatlanta

Kur ''diplomacia e stabilitetit'' pjell destabilitet
Kico Blushi
Nė Shqipėri e sidomos nė Kosovė, me njė kėmbėngulje tė padrojė, diplomacia ndėrkombėtare e veēanėrisht ajo amerikane po injekton “diplomacinė e stabilitetit” me ēdo kusht, natyrisht pėr hir tė stabilitetit nė rajon dhe sidomos tė tensioneve zinxhir e tė paparashikuara qė vijnė nga Lindja e Mesme. Shembulli mė i qartė i kėsaj dukurie ishte pėrzgjedhja me zarf e presidentes sė re tė Kosovės, zonjės Jahjaga, me ultimatumin e prerė: “Ose pranoni kėtė (emėr) zgjedhje, ose keni pėr tė humbur miqtė ndėrkombėtarė!”

Nuk ka dyshim qė klasa politike nė tė dy anėt e Shqipėrisė prej vitesh ėshtė e mėkuar tė sillet me bindje, me njė pėrulėsi tė pėrkorė ndaj “faktorit ndėrkombėtar”, jo vetėm atij amerikan, por edhe grek. Pėr shumė arsye, (ndoshta njė nga arsyet mė madhore ėshtė se klasat e kėtushme politike aktualisht po gėzojnė gjithnjė e mė pak mbėshtetje popullore), ata e lypin me ēdo ēmim mbėshtetjen ndėrkombėtare tė Fuqive tė Mėdha, ngaqė e kanė kuptuar se nuk ka tjetėr rrugė qė tė mbetesh nė pushtet pėrveēse tė sillesh si njė nxėnės i bindur edhe kur detyrat, porositė, kėrkesat apo ultimatumet e diplomatėve ndėrkombėtarė jepen tė formės sė prerė, siē ishte “firma” me ish ministren e jashtme greke Bakojanis pėr kufirin detar, kėrkesa e pėrsėritur dhe e hapur e Berluskonit pėr ca femra shqiptare, apo SMS-tė e ambasadorit Kristofer Dell, i cili, si u pa publikisht, u dėrgonte “porosi” ultimative krerėve tė Kosovės nė seancėn e Kuvendit pėr zgjedhjen e Pacollit si President i Republikės…As mėkėmbėsi i Perandorit tė Italisė, Jakomoni, nuk do tė kishte vepruar kėsisoj me emėrimet nė qeverinė kuislinge tė Tiranės… Vetėm se “diplomacia e stabilitetit” qė po ushtrohet kėto vite ngulshėm nė Ballkan deri tani po kėnaqet me arritjet e veta ngaqė ka parasysh vetėm reagimin puthador tė klasės sunduese politike, e cila, edhe para kamerave nuk tutet tė premtojė e tė zbatojė me pėrulėsi “porositė e aleatėve strategjikė”, por nuk ka asnjė dijeni se si pėrcillet dhe sa e pėrtypshme ėshtė kjo ndėrhyrje, herė brutale e mė sė shumti pa ndonjė efektivitet prej opinionit publik, i cili sa vjen e po bėhet mė i pakėnaqur e i paduruar nga standardet e munguara, nga tejzgjatja e tranzicionit, nga shtimi galopant i padrejtėsive prej organeve tė Drejtėsisė, nga niveli i mjerueshėm ekonomik, nga shkalla e lartė e korrupsionit zyrtar qė ka thelluar skajshmėrisht pabarazinė mes njerėzve, si dhe nga tensionet e sherret e pasosura mes krerėve tanė tė paskrupullt. Sigurisht qė “diplomacisė sė stabilitetit” kėto probleme i duken minore…

Dihet se kur nė njė shoqėri e dalė nga diktatura qė aspiron demokracinė punėt shkojnė keqemosmėkeq, stabilitetin e njė vendi vetėm pėrkohėsisht mund ta mbajnė nėn kontroll udhėheqėsit qė janė zgjedhur me vota tė lira dhe demokratike, ndėrsa ata qė kanė ardhur e mbetur nė pushtet me manipulime, me trafikim, me vota tė vjedhura, edhe kur kanė mbėshtetje tė fuqishme ndėrkombėtare, janė tė detyruar tė ushtrojnė nė mos dhunė, vrasje, pėr tė trembur e tulatur kundėrshtarėt. Me sa duket “diplomacia e stabilitetit” nuk ka mėsuar njė gjė mė se tė thjeshtė, e cila pa asnjė dyshim nuk ėshtė vetėm njė dukuri mirėfilli shqiptare dhe as e rrallė nė botė: ashtu si demokracia, edhe stabiliteti i njė vendi nuk injektohet dot nga jashtė.…Iraku e jo vetėm Iraku janė shembujt mė tė afėrt. Vini re: pa asnjė dallim, tė gjithė krerėt autoritarė, e veēanėrisht ata ballkanikė, sapo ndjejnė pėrkrahjen e diplomatėve dhe autoriteteve tė larta ndėrkombėtare ( njė foto me Bushin apo me Obamėn nė provincat tona nuk ka tė paguar!) nuk “zbuten”, nuk demokratizohen, pėrkundrazi, fillojnė tė bėhen edhe mė harbutė ndaj atyre qė kanė nėn vete…Gjuha e tyre e urrejtjes pėrdoret pėr tė trembur sidomos opozitėn, popullin, mediat kundėrshtare, shoqėrinė civile, pėr tė shkelur nė dritė tė diellit tė drejtat e njeriut, si dhe pėr tė abuzuar me fuqinė e pakontrolluar tė pushtetit.

Pikėrisht kjo sjellje primitive e bėn klimėn demokratike e rrjedhimisht edhe stabilitetin sa tė kufizuar, aq edhe tė brishtė, pse jo edhe tė kėrcėnuar.

***

Sapo ka nisur kėrleshja e egėr mes palėve pėr zgjedhjet “referendare” tė 8 majit. Ambasadori Arvizu e quajti kėtė fushatė “si njė ndeshje futbolli”, ku secila nga skuadrat e kėrkon fitoren me ēdo ēmim, natyrisht vetėm pėr vete. Me kėtė rast ambasadori amerikan kėrkoi edhe njė herė tjetėr qetėsi, garė tė ndershme, debat, dialog, fushatė tė qetė…Ndėrsa kreu i opozitės nė hapjen e fushatės lėshoi para ca ditėsh kėrcėnimin: nėse do tė preken sėrish zgjedhjet, ne do t’i bėjmė thirrje popullit tė pėrmbysė kėtė “qeveri antidemokratike!”. Me njė fjalė parashikohet tė ketė, jo vetėm greva urie e demonstrata, por tė tjera revolta popullore! Pasiguria e zgjedhjeve tashmė ėshtė bėrė njė atmosferė mė se e zakontė, ku rrallėkush fle nė darkė pa mėdyshjen e manipulimit tė radhės prej klanit “profesionist” tė Sali Berishės. Sot nuk ka shqiptar qė nuk dyshon se edhe kėsaj here do tė ketė allishverishe, vjedhje, trafikim votash…Por si e qysh askush nuk e di e nuk e thotė me saktėsi. Dyshimi mbetet gjithsesi i pranishėm. Ka zėra qė thonė se njė fakir fukarai mund t’i thuhet: ma jep “borxh” kartėn e identitetit mė 8 Maj qė tė pėrfitosh pėr njė kartė pesėdhjetė mijė lekė qelepir...Nuk di sa tė vėrteta mund tė jenė kėto, por fakti qė zėra tė tillė qarkullojnė, shpjegon klimėn qė na sundon. Nė kėtė klimė tė ndezur rrahjet mes militantėsh nė Kamėz, nė Bathore e nė Pogradec, sherret e pėrplasjet e ndėrsjella “pėr flamuj dhe pėr ēadra elektorale” nuk janė gjė tjetėr veē prologu i kėsaj “ndeshje futbolli”, ku luhet me riskun “pėr jetė a vdekje” e ku, prej kėsaj mendėsie “o unė o ti!” tashmė po na duken tė natyrshme…Mė tepėr se nė trafikun e ndeshjeve tė futbollit, nė politikė duket normale qė, ose tė shitet e tė blihet ndeshja dhe lojtarėt, ose tė blihen gjyqtarėt…Tash nė tė djathtė ka aleatė tė majtė, ish armiq tė betuar, jo vetėm parti po edhe analistė tė spikatur dhe anasjelltas…Sot askush nuk habitet me transvetitėt politikė, pėrkundrazi, “inkoseguenca” morale sot quhet emancipim, vlerė, zhvillim demokratik, njė mundėsi reale pėr t’u bėrė shumė shpejt edhe i pasur, edhe i famshėm!…Tė gjithė kėta tė marrė sė bashku janė embrione tė destabilitetit tė nesėrm. Nė tė vėrtetė stadiumet e futbollit tė Shqipėrisė janė lojėra kalamajsh pėrpara ndeshjeve politike, ku jo vetėm mund tė rrihesh e pastaj tė dalėsh me gisht nė gojė, por edhe mund tė vritesh! Pas vrasjes mė 21 Janar tė qytetarit Myrtaj te dyert e Kryeministrisė, kėto ditė u lajmėrua edhe “vetėvrasja”(sipas policisė) e tė birit 22 vjeēar! Njė familje e pushkatuar jo nė diktaturė, por nė demokraci! Por edhe sikur shkak tė jetė vetėvrasja, besoj se nuk dyshon njeri qė tė dy vrasjet burimin e kanė nga politika!Sidoqoftė, e sigurt ėshtė se nė ēdo rast mė tė humbur pėrherė do tė dalin tifozėt, bastexhinjtė, votuesit, qytetarėt e zakontė, ai qė quhet elektorat, pavarėsisht nga ngjyrat e “fanellės”!
Po a ka njė kufi ky durim?

***

Por ajo qė ka ndodhur nė kupolėn mė tė lartė tė Policisė sė Shtetit, mė konkretisht nė Ministrinė e Brendshme, mes ministrit nė detyrė, zotit Peka dhe komandantit tė forcave speciale, zotit Prenēi, pa asnjė dyshim ėshtė ngjarja mė domethėnėse e mė kėrcėnonjėse pėr demokracinė tonė “tė brishtė”, pėr shtetin tonė “tė sė drejtės”, pėr mėnyrėn si janė ngjizur institucionet tona tė larta; tekefundit, kjo ėshtė edhe njė tjetėr provė kokėfortė se si ėshtė gatuar stabiliteti ynė i injektuar me aq kujdes nga ambasadorėt.

Kjo ėshtė njė ngjarje e pashembullt jo vetėm nė vendet e Azisė, po edhe tė Afrikės, ku drejtojnė udhėheqėsit paranojakė e primitivė…Ky “ngėrē institucional” nė zemrėn e Policisė sė Shtetit, nga “vlera” antidemokratike i kapėrcen pėrplasjet e pėrditshme mes militantėve pėr flamuj partish, mes policisė ndėrtimore dhe asaj bashkiake, (po pėr flamuj partish)…Incidenti Peka-Prenēi ėshtė edhe mė i rėndė se refuzimi qė i bėri Policia e Shtetit kėrkesės sė Prokurorisė sė Pėrgjithshme pėr arrestimin e gardistėve; apo edhe se padia qė i bėri PS Gardės sė Republikės, ndėrsa si pėrgjigje edhe Garda kundėr PS-sė dhe Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Nuk e di si do tė ndjehej qytetari amerikan Arvizu apo edhe ambasadori i OSBE-sė, nėse nė vendet e tyre do tė kishte njė kundėrvėnie tė tillė “drumepre” mes institucioneve e titullarėve mė tė lartė tė shtetit. Nuk e di kujt do t’i shkojė pėr vizitė nė kėtė rast ambasadori amerikan, ministrit nė detyrė Peka, apo komandantit tė forcave speciale Prenēi...Nuk e di gjithashtu edhe se si do tė shpjegohen nesėr kėta diplomatė tė lartė, tek tė cilėt qytetarėt shqiptarė kanė akoma shumė besim, nėse stabiliteti i tyre i injektuar me aq mundim ka pėr tė prodhuar (qoftėlarg!) pėrsėri destabilitet, si nė vitet e mbrapshta ‘97- ‘98!

Gjithsesi e sigurt ėshtė se faturėn kemi pėr ta paguar ne qytetarėt e thjeshtė e anonimė qė rijmė e vėshtrojmė “yjet”!
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com